E enjte, 17.06.2021, 11:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Albana Mëlyshi- Lifschin: Rrëfime nga fëmijët e Kosovës - Pranverë e vitit 1999

E marte, 08.05.2012, 05:45 PM


QË TË MOS HARROJMË

-Rrëfime nga fëmijtë e Kosovës –

-Pranverë e vitit 1999-

Nga Albana Mëlyshi- Lifschin

Në vitin 1999 ata ishin fëmij. Përjetuan ngjarjet tragjike të pranverës dhe dëshmuan...

Dëshmitë e tyre ndërtuan librin tim  “Children of Kosova” –stories of horror" (variant shqip ” Fëmijëri e përgjakur”), botuar në vjeshtën e atij viti. Libri u shkrua në bazën militare  të Fort Diksit gjatë verës së vitit 1999, ku qeveria amerikane kishte strehuar rreth 5000 refugjatë kosovarë. Qëllimi i librit ishte t’i tregonte opinionit anglishfolës tragjedine e Kosovës, parë nga këndvështrimi  i fëmijëve, pikërisht ashtu siç e kishin përjetuar ata. Ky libër u vlerësua dhe aprovua nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut si tekst shkollor, sugjerues për klasat 6-12, për studimet sociale. Libri ndodhet në  librarinë e Kongresit amerikan dhe në librarinë e Prishtinës.

Ky libër përmban rrëfimet e dyzet e tre  fëmijëve (shoqëruar me fotografi) dhe  i është dhuruar Presidentit Klinton, si edhe presidentit  Rugova, gjatë vizitës së tij në Nju Jork.

Rrëfyen ngjarjet:

1.     Alban Berisha,          12 vjeç, Fushë Kosovë

2.     Enesa Tafaj,              11 vjeç, Shtimje

3.     Egzona Shaqiri,          9 vjeë, Prishtinë

4.     Fatbardha Rexhepi,  12  vjeç, Pogragje, Gilan

5.     Flakron Gjikokaj,      15 vjeç, Deçan

6.     Shkabjan Hetemi,      14 vjeç, Prishtinë

7.     Dritan Bislimi,           12 vjeë, Ferizaj

8.     Adnan Murtezi,          14 vjeç, Prishtinë

9.     Alberta Mehmeti,       14 vjeç, Gilan

10.  Gentian Sadiku,             8 vjeç, Ferizaj

11.  Makbule Qerimi,         14 vjeç, Doberçan, Gilan

12.  Flamur  Rama,               9 vjeç, Prishtinë

13.  Hekuran Nikqi,            12 vjeç, Prishtinë

14.  Labinot Rexha,            13 vjeç, Prishtinë

15.  Mimoza Shaqiri,          11 vjeç, Kodra e Trimave, Prishtinë

16.  Donika Kolshi,            11 vjeç,  Drenicë

17.  Hekuran Marevci,        10 vjeç, Lipjan

18.  Besim Hysenaj,            13 vjeç,Petrovë, Shtimje

19.  Faton  Jakupi,               10 vjeç, Ferizaj

20.  Isuf Sadiku,                   13 vjeç, Ferizaj

21.  Taulant Berisha,              6 vjeç, Prishtinë

22.  Liridona Smajli,            14 vjeç, Prishtinë

23.  Bajram Latifi,                12 vjeç, Uglare, Gjilan

24.  Betim Ibrahimi,             12 vjeç, Uglare, Gjilan

25.  Edona Myrtezi,              10 vjeç, Prishtinë

26.  Shefije Latifi,                 12 vjeë, Gjilan

27.  Valon Ahmeti,               13 vjeç, Shterpcë

28.  Albulena  Zogaj,            13 vjeë, Prishtinë

29.  Remzi Gjikokaj,             10 vjeç, Deçan

30.  Ylli  Shaqiri,                  11 vjeç, Fushë- Kosovë

31.  Rifadi  Elshani,              14 vjeç, Baice, Gllokofc

32.  Shpresa Bega,                11 vjeç, Ferizaj

33.  Ikbale Ahmeti,               15 vjeç, Bred, Shterpcë

34.  Ganimete Kastrtati,        14 vjeç,Orllovic

35.  Bukurie Buçaj,               12 vjeç, Shtimje

36.  Besart Bytyçi,                11 vjeë, Ferizaj

37.  Besart Berisha,               10 vjeç, Drenovc, Prishtinë

38.  Enis Shaljani,                 11 vjeç, Sibovc, Obliq

39.  Labinot Halimi,              11 vjeç, Prishtinë

40.  Arbëresha Kryeziu,          9 vjeç, Bubavec, Malishevë

41.  Liri Avdiu,                     10 vjeç,  Xhemal Ibish, Prishtinë

42.  Arbnora Ahmeti,            10 vjeë, Ferizaj

43.  Visar Grajqevci,             13 vjeç, lagja Bregu i diellit”, Prishtinë.

 

Prindërit e femijëve konfirmuan ngjarjet e treguara. Tani, pas 13 vjetësh, shumë prej tyre janë bërë burra dhe gra.

Po sjell këtu vetëm disa  rrëfime nga ata.

 

Adnan Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë

Ushtarët serbë erdhën me maska tek shtëpia jonë dhe thirrën serbisht:

-Dilni jashtë! Shpejt!

Ishin të gjithë të armatosur me automatikë.

-Dilni jashtë! Hajt, shkoni tek Natoja! Shkoni tek Klintoni!

Pastaj shanin me fjalë të ndyra..

Ne dolëm jashtë. Ata qëlluan me automatikë në dyert e dritaret tona. Çdo gjë u thye, u shkatërua. Rrugës na shtynin përpara, na shanin dhe herë pas here shtinin me automatik nga të gjitha anët .Thërrisnin: “Ikni, zhdukuni! Kosova s'është e juaja, është e jona!”

Ushtarët serbë thyenin xhama dyqanesh e çfarë t’u dilte përpara, por nuk na tregonin se ku po shkonim. Kemi ecur kështu ndoshta 5 orë, deri sa na kane çu tek stacioni i trenit. Unë kam tre motra dhe një vëlla të sëmurë. Një motër tjetër ishte e martuar. Ajo mbeti në Prishtinë. Për të nuk dinim asgjë se ku ndodhej e si ishte. …Atë natë nuk na zuri treni të gjithëve. Ne që mbetëm, ramë për të fjetur përtokë. Por askush s’mundi të flerë atë natë. Dëgjonim krisma, të shtënat e ushtarëve serbë. Atë natë dy gra shtatëzana lindën aty, afër trenit. Të nesërmen në mëngjes herët u nisëm me tren për në Maqedoni…

 

Alberta Mehmeti, 14 vjeç, komuna e Gjilanit.

Aty, ku banonim ne, janë dy Shillova, Shillova e Shqiptarëve dhe Shillova ku banonin serbët. Natën që Nato-ja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin lajmet e televizionit të Tiranës. Aty dëgjuam se sirenat e alarmit për fillimin e bombardimit të Natos u dëgjuan mbi Beograd. Shqiptarët e Shillovës brohoritën për këtë lajm me të madhe. Këto brohoritje i dëgjuan serbët në anën tjetër dhe atëhere ata filluan të qëllojnë me armë në drejtim të Shillovës shqiptare. Atë natë u plagos një vajzë. Familja e mori për ta çuar urgjentisht në spital. Milicët serbë i ndalën familjarët rrugës dhe u kërkuan dokumentat. Familja i u lut të mos i vononin shumë se vajza kishte humbur shumë gjak e duhej çuar sa me parë tek doktori, në spital. "Ah, ashtu?! A doni ta çoni sa më parë në spital? Çojeni pra!" Thanë ata dhe e shprazën automatikun mbi gjoks të vajzës.

 

Fatbardha Rexhepi, 12 vjeç, Pogragjë, komuna e Gjilanit

Në familjen tonë, ndodhi një tragjedi të cilën s’do ta harroj gjithë jetën. Po largoheshim nga shtëpita jonë e nga Kosova të ndjekur prej policisë e ushtarëve serb. Ishte nje kolonë e gjatë njerëzish para e pas nesh. Ne  po udhëtonim me traktor. Mbi kokat tona fluturonte helikopteri sërb dhe herë pas here qëllonte. Emta e babait tim po mbante në krah fëmijën një vjeç e gjysëm. Plumbi i snajperit sërb goditi foshnjën, në kurriz. Emta e babit, që ishte gjyshja e fëmijës duke menduar që fëmija i vdiq në duar, u trondit aq shumë, sa i pushoi zëmra në vënd. Ajo quhej Nexhmije Azemi.

 

Flakron Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan

Ishim mbledhur të gjithë në shtëpi kur papritur dëgjuam të shtëna me automatik. Dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Rruga ishte e mbushur me ushtarë e milicë sërb. Ne u nxituam të hynim  nëpër podrume. Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta kur serbët nisën të qëllonin me granata mbi Deçan. Një granatë na ra në kulm të shtëpisë dhe fëmijët nisën të qanin me të madhe. Dolëm prej andej pasi nuk e ndjenim më veten të sigurtë. U nisëm në këmbë për në Kodrali, fshat afër Deçanit. Por edhe aty serbët filluan të sulmojnë me granata. E lamë Kodralinë e u nisëm për në Llukë. Helikopteri serb fluturonte mbi kokat tona e qëllonte. Nga helikopteri janë plagosur plot njerës rrugës. Një komshia jonë, plakë e paralizuar që po e mbanin djemtë, i u lut atyre që ta linin në rrugë e te mos rrezikonin jetën e tyre për të. Prej aty duke ecur gjithë kohën në këmbë arritëm në një fshat tjetër, në Strelcë. Në atë fshat banonte tezja. Edhe aty gjëndja nuk ishte më e mirë. Gjetëm një makinë e ikëm dhe prej aty. Vazhduam rrugën në drejtim të Pejës. Babai atë kohë ishte në Gjermani. Kur i dhanë lajmin që ne do shkonin në kampin e refugjatëve në Stankovec të Maqedonise e la Gjermaninë për t’u bashkuar me ne. Por nuk u takuam dot me të. Nga Stankoveci ne na prunë në Amerikë ndërsa babai tani ndodhet në Stankovec.

Shkabjan Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë

E para gjë që nuk e harroj kurrë pasi na dëbuan nga shtëpia, është momenti kur zbritëm nga treni ne Maqedoni. Ushtarët serbët na vunë në kolonë dy nga dy e na urdheruan të ecnim mbi shinat e trenit . Na thanë që askush të mos guxonte të dilte nga shinat se ndryshe do ta vrisnin. Ata ecnin anash nesh me automatik në duar. E dyta, ishte qëndrimi në Bllacë të Maqedonisë. Në Bllacë ndenjëm jashtë tre ditë. Binte shumë shi. Këmbët i kishim në llucë. I gjithë vendi rreth e qark ishte kthyer në llucë.. Maqedonët na jepnin qese plastike me u mbrojtë nga shiu. Ne i ngulnim në shkopinj druri dhe i përdornim si strehë. Ushqimin, bukën, e sillnin me traktorë dhe na e hidhnin që nga traktori, kush të mund ta kapte. Aty kemi pritë autobuzin që të na çonte në kamp. Tre ditë kemi pritur në shi. S'kishim ku flinim veçse në baltë. Mamit i ra të fikët. Vëllai na mungonte. Nuk e dinim se ku ishte. Vonë, Kryqi i Kuq na njoftoi se, ai kishte hyrë në Shqipëri.

 

Albana  M. Lifschin

http://albanalifschin.tripod.com/index.html

 

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, maj 2012)



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora