Kulturë
Milazim Kadriu: Dëshmi e një kujtese historike për tragjedinë e shpërnguljes
E enjte, 10.05.2012, 07:59 PM
Dëshmi e
një kujtese historike për tragjedinë e shpërnguljes
Libri monografik “Familja Pllana Halabak” e autorit Shaban Pllana
Nga Milazim KADRIU
Historia
e popullit shqiptar është shkruar me gjak e lot, e këtë fat të zi e kanë pas
nga fqinjët serb e helen të cilët gjatë historisë patën qëllime grabitqare ndaj
tokave shqiptare. Një pjesë të kësaj historie na e sjell edhe Shban Pllana në librin
e tij monografi “Familja Pllana Hlabak” që ditë më parë doli nga shtypi. Në këtë
monografi që i kushtohet kësaj familje që jeton në fshatin Halabak të Podujevës
e që të parët e tyre kanë ardhur nga Pllana e Madhe të dëbuar në atë kohë me
dhunë nga pushtuesi serb. Në pjesën e parë të kësaj monografie autori sjell të dhëna
historike për muhaxhirët, për dhunën
serbe mbi popullatën shqiptare në
shekullin e 19-të.
Në një pjesë të këtij libri autori flet për shpërnguljen e dhunshme të muhaxhirëve gjatë luftës serbo-turke 1877-1878, si dhe vendosja e tyre nëpër Kosovë me theks të veçantë për familjen Pllana të cilës i kushtohet edhe kjo monografi.
Kësaj popullate të dëbuar nga ushtria serbe me dhunë nga trojet e tyre i takon edhe familja Pllana e cila tash është e shpërndarë në fshatra e qytete të Kosovës e më gjerë. Familja Pllana është shpërngulur nga Pllana e Madhe dhe nga Pllana e Vogël, fshatra këto që tash janë në afërsi të Prokuples në Serbi.
Autori duke u ndalur në historikun familjes Pllana të Halabakut mundohet të sjell disa fakte historike dhe gojore që janë përcjell brez pas brezi. Këto fakte të prezantuara në këtë libër janë material i mirë për studiuesit e kësaj lëmije që të kenë një material bazë jo vetëm për këtë familje por për shumë sosh që në atë kohë patën fatin e njëjtë të dëbimit nga vatrat e tyre.
Në vazhdim autori sjell të dhëna për fshatin Halabak të Podujevës ku tashmë jetojnë pasardhësit e familjes Pllana nga Pllana e Madhe. Po ashtu ai sjelle edhe një historik për jetën dhe vështirësitë me të cilat është përballur kjo familje në të gjitha etapat e më pastajme të vendit që ka kaluar nënë okupim deri në vitin 1999 kur edhe në Kosovë erdhi liria që edhe kjo familje dha kontributin e saj për këtë liri. Po ashtu autori sjell të dhëna për rrugëtimin e kësaj familje që ka bërë që nga Pllana e Madhe deri në Kosovë që fillimisht ishin ndalur në Pejë ku një pjesë mbetet aty, një pjesë në Vushtrri, një në Prugofc kurse një pjesë në Halabak me qëllim që të jenë më afër Pllanës së Madhe me shpresë se një ditë do të kthehen sërish aty. Ndonëse autori thotë se në odat tona është fol shumë herë se një pjesë e kësaj familje ndodhet në Pejë nuk kemi pas lidhje me ta dhe ai përshkruan njohjen dhe lidhjen e tyre me familjarët tjerë që tash mbajnë mbiemrin Muhaxhiri. Ndonëse me familjet në Vushtrri dhe Prugofc kishim takime më të shpeshta për shkak të afërsisë territoriale me ata në Pejë na mungonte kjo derisa autori thotë fillova që të mbledh shënimet për trungun familjar.
Më pas
autori sjell shënime të shkurtra biografike për të gjitha anëtarët e familjes
Pllana në Halabak të Podujevës.