Kulturë
Faton Mehmeti: Ars klubi ‘’Beqir Musliu’’ - Një vatër e madhe kulturore
E marte, 08.05.2012, 06:21 PM
ARS CLUBI
“BEQIR MUSLIU” - NJË VATËR E MADHE KULTURORE
SHKRUAN FATON MEHMETI
Veprimtaria
kulturore në Kosovë, kryesisht pas luftës shquhet për funksionim e saj në mënyrë jo të organizuar në aspektin
institucional. Derisa shteti ynë ndanë vetëm 1 % të buxhetit për kulturë,
derisa në vendet fqinje shkon deri në 7 apo 8 %, realisht nuk mund të pritën
rezultate të kënaqshme në avancimin e jetës kulturore në vend. Duke pareë keëteë
gjendje,mendja intelektuale e Sabit Rrustemit (si ideator) dhe miqve teë tij krijues Avdush Canaj, Fehmi Ajvazi, Xhemail
Halili (Xhemë Karadaku) ndërmorën nismën për të krijuar Ars Klubin ‘’Beqir
Musliu’. Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit, thotë se misioni i këtij
asociacioni është afirmimi dhe zhvillimi i vlerave të mirëfillta letrare dhe që
mban emrin e njërit prej shkrimtarëve më të mirë shqiptarë. Veprimtarite
kryesore te Ars Klubit, janë:
Pjesa
letrare e Manifestimit, "Flaka e Janarit"
Pjesa
letrare e Manifestimit "Ditet e Agimit"
Çmimi
letrar "Beqir Musliu"
"Manifestimi
rajonal i poezise "Trekendeshi poetik i paqes" dhe
"Vjeshta
letrare e Gjilanit"
Plus,
revitsa letrare AGMIa, si organ dhe Shtëpia Botuese "Beqir Musliu, si
pjese e veprimtarise botuese..
Veprën e
parë të cilën e botoi klubi Beqir Musliu është vepra e Nuhi Ismailit me titull“
Vepra e Gjon Buzukut” e cila u botuar në vitin 2010.Është një vepër kritike, e
cila trajton çështjen e zbulimit të ‘’ Mesharit ’’ të Buzukut.Pas saj vijnë edhe
shumë vepra të tjera siç janë ajo e Albinë Idrizit “ Pergemanë e gjallë” pastaj
Sabit Rrustemi ”Zjarrmi e kthejlltë”,
Nexhat Rexha ” Pikojnë heshtjtet ”, Fahrije Kllokoqi ” Peng i Fjalës ”,
Sëveme Fetiqi ” Imazhe të ringjalllura” Vaxhid
Xhelili “ Mbuloje me shikim Hënën ”, etj. Barrën kryesore në organizimin e
veprimtarisë së Ars Klubit e bartin, Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha, Fatushe
Haliti, Albinë Iidrizi, Linditë Ramushi, Sadete Ternava etj.Të cilën me punen
dhe përkushtimin e tyre deri më tani kanë arritur të botojnë gjashtëmbëdhjetë vepra
të ndryshme,brenda një harku kohor dy
vjeçar.Që është një numër më tepër se simbolik, por që gjithësesi mjaft
kualitativë,e këte e shpreh edhe Sabit Rrustemi “Llogarisim më shumë në numër
kualitativ se sa në atë kuantitativ.” Deri më tash, me inicimin dhe përkujdesjen
e këtij asociacioni letrar, Komuna e Gjilanit ka themeluar çmimin letrar "Beqir
Musliu", i cili ndahet për vlera të dëshmuara në artin letrar. Gjithashtu
Ars klubi ka botuar edhe dy numëra te Vjeshtës letrare të Gjilanit, atë
të viti 2010 dhe 2011,si dhe një vepër në
formë simpoziumi letrar për Beqir Musliun,me titull “ Mbreti i Metaforës” ku
vihet në pah ana poetike e simbolikës së metaforës,që e karakterizojnë veprimtarinë
letrare të Beqir Musliut.Duke përmbushur kështu edhe njërin ndër synimet
kryesore të këtij klubi, i cili ishte në ndriçimin dhe figurën letrare të Beqir
Musliut, si dhe të veprës së tij, veçmas asaj të mbetur në dorëshkrim.
Duhet permendur se në Ars klubin ‘’Beqir Musliu’’ janë të grumbulluar shumë emra të dëshmuar të fjalës jo vetëm nga Komuna e Gjilanit , por edhe më gjerë si nga Ferizaj, Prishtina,.Suhareka, Obiliqi, dhe nga pjesë të ndryshme të Kosovës si dhe nga pjesa tjetër e Kosovës Lindore etj.Ndër emrat kryesor ,që janë pjesë e veprimtarisë letrare të Ars klubit janë: Musa Ramadani, Ibrahim Kadriu, Ramadan Mehmeti, Miradije Ramiqi, Ramadan Musliu (Albinë Idrizi, Nexhat Rexha, Linditë Ramushi, Xhevat Latifi,Haxhi Vokshi, Sadete Ternava, Edonë Beqiri, Ahmet Murati,Arsim Halili, Sarë Gjergji, Hasan Qyqalla, Gonxhe Letmi - Begisholli, Seveme Fetiqi, Fahrije Krasniqi, Iset Abdyli, Skënder Zogaj, Faton Mehmeti, Xheladin Rexhepi, Menduh Leka, Biser Mehmeti etj.
Aspekti kritike i veprave të botuara nga ars klubi Beqir Musliu
Ajo që bije
në sy gjatë leximit të veprave , që botohen nga Ars klubi ‘’ Beqir Musliu’’,përveç
aspektit teknik të saj janë vlerat që e shquajnë këtë shtëpi botuese. Me një staf
mjaft kualitativ,Si redaktot Sabit Rrustemi,Ibrahim Kadriu, Hasan Qyqalla etj,
recenzent Albinë Idrizi,Nexhat Rexha,Ramadan Musliu etj
Shumica e
veprave të botuare janë nga fusha e poezisë, por nuk mungojnë as ato nga fusha
e romanit.
Realizimi
strukturor i këtyre veprave,shquhet nga përdorimi i metaforës dhe gjuhë së pasur
poetike.Si kod referencial,që identifikon aturorin përmes vargjeve në poezi,respektivisht
fjalëve në prozë(roman).
Lajtmotivi
është elementi që sforcon vargun poetikë.konkrtisht
mendimin intelektual,që gërshëtohet permes
sintezës së mendimit të shquar intelektual.
Ars klubi
‘’Beqir Musliu’’ është një dëshmi,se me punë të vullnetshme mund të arrihet të bëhen
gjëra të mira në fushën e kulturës,edhe pse ajo nuk ndihmohet në masën e duhur
nga organet përgjegjëse.