E hene, 29.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Unë nga kanceri nuk kam frikë

E premte, 11.05.2012, 06:26 PM


AGIM GASHI

UNË NGA KANCERI NUK KAM FRIKË

Sot ju flas unë me kurajo,
Nga askush s’kërkoj mëshirë.
Borxh ia mora grushtin Migjenit,
Do ia shqyej gabzherrin kancerit.

Kohë më parë kur isha mirë,   
Miq e shokë unë kisha plot.
Por ç’e do, sot janë me grada,   
E me ta nuk flitet dot. 

Netët i kaloj i vetëm,    
Për pa shti një sy gjumë,
Mbushë me andrra për këtë jetë,
Pa u ngop njëherë me bukë.   

Më s’do hesht, nuk ka kuptim,
Të vërtetën do them sheshit,
Unë e di që kjo dhemb shumë,
Por një kohë ma gërryet kuletën.

Sot në trupin tim të mjerë,
Kanceri hidhet e lodron,
S’di a do të ketë shpëtim,
Vetëm nëna më vajton.   

Duke qenë i shtrirë në shtrat,
Më largohen të gjithë njerëzit,
Si të isha unë lugat,  
Dhe ata pjellë e dreqit.    

S’ka hajër prej tij, këlthasin,
Dhe largohen turra – vrap,
Herë bërtasin si të çmendur,  
Dhe në derra kthehen prap.

Unë jam akoma gjallë,   
Dhe i fortë si një shkëmb, 
O, të ligën s’e harroj,
Do ju grij si bukën me dhëmbë.

Asgjë në këtë boshllëk të zi,
Si hije e mermertë rri në divan,
Diku në mërgim lëngon një dai,
Qëndron krenar, kërkon derman.

Në banesë nuk pipëtin gjë,
Ca britma të zeza lëshon nata,
Që mbështjellin shpirtin tim,
E rëndë vetmia si lëngata.

O kancer, mor djall i zi,
Çfarë kërkon prej meje sot?
A je i prekshëm a je lubi?
Mos më lodh, se e ke kot.

Unë kam mbetur i vetmuar,
Por s’kam frikë, s’jam frikacak,
Do luftoj unë me sëmundjen,
Më duken miqtë burracakë.

Zura në ëndërr të kacafytem,
Me kancerin, makthin e zi,
Do jetoj, nuk do mbytem,
Se kam lindur në Shqiptari.

Diku larg u ndje një zë,
Më erdhi në shpirt si jehonë,
Nëna ime vajton pa pra,
Dhe të birin e bekon.

Jeta ime halle shumë,
Armiku vrau birin tim,  
Porse nëna s’më harron, 
N’prehën të saj gjej ngushëllim.

Varfanjak unë pa gëzime,
Tërë një jetë pa asnjë kujtim,
Asaj ia fala dashurinë time,
Mu sikur se atdheut tim.

08.05.2012
Aachen



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora