E diele, 01.08.2021, 08:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Dy skica nga Xhevahir Cirongu

E shtune, 12.05.2012, 07:01 PM


Skica nga Xhevahir Cirongu

Dora e lypsit të vogël

Kudo  ka lëvizje. E, gjithçka ecën në shinat e saj. Të gjitha: njerëzit, shpendët, e çdo specie e gjallë e kësaj natyre. Edhe njerëzit e qytetit tim janë në lëvizje.Vrapoin për në punë,dikush për në pazarin e fruta-perimeve,apo për te agjensitë e biletave të udhëtarëve. Domosdo, ka nga ata që vulosin pashaportat biometrike për udhëtim tek të afrmit jashtë shtetit.Dikush me traget e të tjerët me avion.

Dua të jem prezent në të mirën e gjithçkaje! E, pse jo!?....Po,po!....Kështu duhet të  mendojmë të gjithë. Mirësitë të bëjnë me krahë e, s’bashku me ëndrrën fluturon si një zog shtegtar mbi kontinentet. Eci i vetmuar në bulevardin e qytetit.Kisha rënë në meditime.Një zë i mekur, që  dukej sikur vinte nga thellësit e një galerie, më tingëllio në timpanin e veshit.Ai zë i mbytur atë ditë të muajit shkurt,e një dite gri me shi e të ftohtë; ishte zëri i lypsit të vogël atje pakë metra më tutje buzë trotuarit.Vështrimin e treta drejt tij.Ngadalsova hapin.Dora e tij e vogël zgjatet me krahun, e diçka u kërkon kalimtarëve! Edhe unë qëndrova para portretit të lypsit të vogël,pastaj i fala një monedhë.

Ajo fytyrë e zverdhur si një ftua, një shëndetlig si një fije kashte gruri, me rrobe gjithë zhul e baltë; me monedhat e fituara anës trotuarit kërkonte jetën e ditës së nesërme!.....Monedhat e falura nga kalimtarët, i ngrohnin shpirtin lypsit të vogël, sikur të ishin rreze diellore në atë ditë gri me shi të ftohtë.Unë largohem.Me vete mora portretin e lypsit të vogël.Ai vazhdonte të thoshte:“O zot më ndihmo!“.Kokën s’bashku me sytë i mbante drejt qiellit,e i lutej zotit për të nesrmen......O zot!...O zot!....Portreti i lypsit të vogël më del para syve, duke bërtitur me fjalën     “ më ndihmoni“ o njerëz të mirë! E, ashtu në heshtjeje,  njerëzit i falin dashuri lypsit të vogël.

Këtë e di edhe vetë lypsi i vogël; ku mbrëmjet i kalon i vetmuar nëpër strehëzat e barakave të qytetit.Ai bie të flejë gjumë s’bashku me ëndrrën e së nesrmes...... Ndërsa dora hapej e mbyllej,  s’bashku me gishtat e diçka kërkonin në errësirën e natës.

Tingujt e fjalës nënë!......

Nënë! Fjala më e magjishme dhe hyjnore e të gjitha fjalëve tona.....Kjo fjalë e mistershme dhe shpikja e fjalës më të bukur në botë! Kush e shpiku? Më thuaj nga erdhi kjo fjalë e ngrohtë me llavën e një vullkani deri brenda shpirtit tonë!? Hë, pra, më thuaj kush e shpiku, që nga gjuha jonë nuk ndahet dot deri në vdekje....!? Asnjë shpegim.Asnjë shkenctar nuk mund ta shpegoi se kush e shpiku fjalën Nënë! Ajo ka vetëm ngrohtësinë hyjnore brenda sajë.

Nënë është fjala që fëmija bëbëlzon për herë të parë kur lind! Pastaj,pas kësaj fjale lindi e marrin jetë fjalët e tjera.Pranë fjalës“Nënë“ qëndron lumturia e jetës,dashuria,gëzimi,por edhe trishtimi. Vitet kalojnë e derdhin mbi kokat tona thinjat e bardhësisë së borës.Ato janë shprehje e gëzimeve dhe trishtimit tonë.Dritëza e jetës sonë,pakë e nga pakë shuhet si pa e kuptuar....!Por imazhi i fytyrës së nënës mbetet i skalitur në zemërat tona.Dashuria për nënën mbetet më e madhja dashuri!Tingujt e fjalës“ Nënë“ kanë të ëmblën dashuri! Ajo na shoqëron gjithë jetën.Dashuria për nënën s’ka limit.Ajo është  hyjnesha e krijesës sonë.Pa nënën dhe fjalën“nënë“ s’do kishte jetë,dashuri. Sa fjalë janë shkruar për nënën dhe fjalën“ Nënë“ në  gjithë gjuhët e botës!? Shumë, shumë e, prapë do të shkruhet pambarim.....Sepse është e vetme fjalë që tingëllon bukur në të gjitha gjuhët e botës.

Durrës,07.05.2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora