Kulturë
Hasan Qyqalla: Letër Nënës
E hene, 14.05.2012, 09:09 PM
Letër Nënës:
Në vend të URIMIT
Vetëm pesë minuta…dhe Marshi i Mërgimtarit!
Nga Hasan Qyqalla
Shumë e
dashurë Nënë,
Po të shkruaj
këtë letër me zemër të thyer. Paraprakisht uroj të jesh mirë me shëndet. Nuk ka
shumë kohë që u ndamë, pas vizitës që na bëre. Megjithatë, ikën ato ditë me ty,
që tani më duken si një ëndërr e mrkullueshme. Kam edhe shumë për të thënë e
shkruar, por nuk mundem. Më mbysin lotët. Qulli m’është futur gjer në zemër. Shpresa
më mbanë të gjejë të fortë e me shëndet, t’më presësh në portë krahështrirë apo
në dritare me sy kah lindja e rrezes së parë t’agut. Mbase edhe pushimet janë afër.
Mbaju Nënë e dashur... Dhe desha të zgjatem ende, pasi dashuria për Ty s’mbaron
dot... Por, befas më reprizohet ekrani i mbrëmshëm televiziv, kur një Nënë,
fisnike e bujare, e urtë dhe trime, fjalëmbël e gjithë nur...si të gjitha Nënat
Shqiptare, kërkoi vetëm 5 (pesë) minutë të futen nën lëkurën e saj kuvendarët e
Kuvendit të Kosovës... Ajo, mesin e shumë Nënave tjera, zgjohet me sy kah
rrezja e parë, kurse erret me portën lënë hapur, duke ndezë një kandil urate për
fatin e t’birit...! Mos do merr ndoj
lajm, se mos do i kthehet i biri (ndoshta i vetëm),... mbase kaluan 13 vite, e
ende në gji ruan vetëm fotografinë dhe kujtimin gërshetuar me shpresën...! E
kuvendarët qeveritarë, thonë se votuam, por nuk dijtëm çfarë votuam...!!! Më kujtuan
kohën e Perandorisë së shëmtuar osmane, mbretërin shfarosëse serbe... kur i
detyronin dhunshëm me “dhënë gisht”! Megjithatë sfiduam e qëndruam. E prekëm ëndrrën
qindrashekullore: KOSOVA SHTET I PAVARUR E SOVRAN!!! Por, LIRINË kush e gëzon
sot, veç pushtetarëve me “zabitët” e vet. Apo “mbretëria e malit”...!!! E kjo Nënë
(përsonazhi i ekranit të mbrëmshëm), bëri apel e luti: “futuni vetëm pesë minuta
nën lëkurën time”; të vazhdoj me pyetjen: “a thua kanë Nëna këta njerzë të mdhenjë,
apo ...!!!” Ky skenar i kësaj Nëne më godet thell, më dridhë dellin e zemrës, më
prish trurin,... mbase duket të kem ngelë pengë i kësaj skene të llahtarshme! U
penduam, javën tjetër do ta votojmë prap...se i ngelet hatri Serbisë, po se
takoi Edita Tahirin!!! Çmenduri apo injorim! Antikombëtarizëm, anticivilizim
dhe antiinstitucionalizëm! Kjo është Qveria e Kuvendi!!! Ky është Kryeministri,
Ciceroni (fjalën e kam për Z. Kuqi) & Co (Behxhet Pacolli, Bujar Bukoshi,
Edita Tahiri,etj.); ky është Kryeparlamentari me “titull doktor shkence dhe
doktorët tjerë partiak” (që nuk i bjen ndryshe veç kopjim i SHKOLLËS SË KUMROVCIT
të Titos, që prodhonin kuadra partiake, kuptohet me ca përjashtime)! E une
kujtoj Nënën që i shterruan sytë nga lotët, i verbuan sytë nga hija, iu dogj
zemra nga malli, e veshët i janë bërë të shurdhër! E lënë nën mëshirën e kohës
së keqe!
Nënë,
tani më mori një miku im në celularë... Ka qenë reporter lufte... Gazetarë,
arsimtarë, historian, e mbi të gjitha një luftëtar i dinjitetshëm dhe i formuar
kombëtarisht. E quajnë Magjun SMAJLI... Është nisur këmbë nga Gjermania për në Kosovë...
dhe në telefon më tha: “bëra 1097 kilometra rrugë këmbë, në shenjë të ditënisjes së bombardimeve të NATO – s kundër
Serbisë, dhe në nderim të heronjëve, dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe Nënës
sime, gjithnjë aludonte kah përsonifikimi i Nënave, që djemt e tyre ranë n’altarin
e Lirisë, qoftë edhe atyre Nënave që ende presin, qoftë edhe në lajm për të pagjeturit
”! I dedikohet pikërisht Kryepërsonazhit të këtij artikulli... Biseduam gjatë me
mikun tim Magjunin... për t’mos thënë se loti mbylli receptorin tim dhe të tij,
pa u përshendetur fare! Vetëm pesë minuta, e Nënës mos i tregoni...!!!