E shtune, 27.04.2024, 09:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Sadik Krasniqi: Përurim solemn i librit ''Imazhe të ringjallura'' në Kahl am Main

E enjte, 17.05.2012, 07:37 PM


PERURIM SOLEMN I LIBRIT "IMAZHE TE RINGJALLURA" NE KAHL AM MAIN

Në ambientin e bukur të restoranit „Seeterasse“ në Kahl am Main të Gjermanisë me një atmosferë solemne u bë përurimi i librit poetik i Sevëme Fetiqit „Imazhe të ringjallura“

Nga Sadik KRASNIQI

Në kuadër të Lidhjes së Shkrimtarëve ,Krijuesve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani,të shtunën e kaluar ,në praninë e shumë artdashësve dhe anëtarëve te kësaj Lidhjeje si dhe ne prani te Kryetarit të Lidhjes së Shqiptarëve në Botë,Z.Sebastian Nujiqit,mjekut-kirurg dhe aktivistit të njohur,Z.Dr.Safet Rexhës,këshilltarit në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt,Z.Emin Eminit,u bë përurimi i librit të ri „Imazhe të ringjallura“ i autores Sevëme Fetiqi.

Promovimin e hapi Z.Bekim Gashi,aktor shumëvjeçar i Teatrit të Prizrenit, i cili përshëndeti të pranishmit si dhe prezantoi me radhë poetët, që diskutuan për vlerat e këtij libri të kësaj autoreje ,që jeton dhe krijon në Gjermani. Poeti Z.Sadik Krasniqi duke folur për autoren në mes tjerash theksoi se, Sevëmja tashmë është një emër i afirmuar me vlera të mirëfillta letrare , e cila ka botuar tri përmbledhje poetike:“Kurorë e kaltër“,„Dëshmia e kthimit tim“ si dhe „Imazhe të ringjallura“.Poezitë e saj janë përfshirë në disa antologji poetike, janë përkthyer në gjuhën rumune dhe atë gjermane.Kjo autore është lauerate e disa çmimeve letrare.

Poeti dhe njëherit redaktori i këtij libri Z.Hasan Qyqalla ndër të tjera theksoi : “Vargjet e Sevëme Fetiqit, me gjuhë komunikuese e të kapshme transmetojnë emocione,që doemos provokojnë, jo vetëm lexuesin e pasionuar,por edhe ndjenjën e kritikës ,në kuptimësi bilineare, tërësisht përfillëse karshi përmbajtjes e mesazhit.       Përurimi i këtj libri u mbështet kryesisht në vlerësimet e begatshme që i janë bërë kësaj poeteshe nga kritikët e njohur të botuara në gazeta ,revista dhe libra kritikësh ,e që u lexuan nga disa krijues të pranishëm.       Poeti Z.Neki Lulaj, lexoi vështrimin e poetit Z.Arif Molliqit ,në të cilin vlerësohet lartë opusi poetik i Sevëmes me tematikë të larmishme, stil dhe gjuhë të zgjedhur.Ndërkaq,poetja e re Znj. Gonxhe Letmi -Begisholli lexoi vlerësimin kritik të Laureta Miftarit , një pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e librit.“Fuqia e bukuria e shprehjes dhe e vargut në poezinë e Sevëmes nuk lind nga ndonjë shkollë apo ndikim special e mësuar ose i përvetësuar nga poetë të rangjeve botërore ose kombëtare.Ajo vjen si ujë burimi nga thellësitë e përjetimeve vetanake përgjatë trazirave të njohura kombëtare dhe luftës së vazhdueshme për liri.Për më tepër konsiderojmë se këto vargje janë sublime dhe shprehin një rrugëtim historik shekullor të veshur me petk lirik tejet mbreslënës.“-veçoi në mes tjerash nga ky tekst Znj.Begisholli.

Aktori Z.Nusret Dërguti, parafrazoi pjesë nga një shkrim i gjatë i kritikut të mirënjohur Z.Ramadan Musliu , i cili është edhe recenzent i librit „Imazhe të ringjallura: “Këto poezi ,që janë pjesa komplementare veprës së saj poetike ,dëshmojnë një proces të konsolidimit të mëtejmë të shprehjes,stabilitetin e figurës dhe prerjet subjektive, që i bën aktualitetit, përmes një korrektivi imagjinativ.“

Në vazhdim u recituan disa poezi të këtij libri. Poezitë e lexuara ishin  të shoqëruara me tingujë muzikor të pianos, të ekzekutuar për mrekulli nga të vegjëlit e talentuar Jon Gashi dhe e bija e autores së librit, Brikena Preteni.Solemnitetit të këtij takimi letrar i kontriboi këngëtarja e njohur Znj. Selvete Tërstena me interpretimin e mrekullueshëm dhe plot ndjenja të këngës arbëreshe „Vajta kalova tërë Kalabrinë“ e shoqëruar nga Z.Bekim Gashi me piano.

Në fund, autorja e librit të promovuar Sevëme Fetiqi falënderoi të pranishmit si dhe lexoi disa poezi nga libri i saj i ri .Asaj iu dhuruan buqeta lulesh nga miqtë.Poeteshën, në emër të Shoqatës së Gruas “Nëna Terezë”në Hajdelberg, përgëzoi dhe përshëndeti Znj.Afërdita Dauti-Xheladini.Autores iu dha mirënjohje edhe nga Lidhja e Shkrimtarëve,Krijuesve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani ,e cila ishte edhe organizatore e këtij promovimi. Pas manifestimit autorja, e ndihmuar nga pronari i restorantit „Seeterasse“,Z.Bekim Gashi, shtroi një drekë miqësie me gatime tradicionale.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora