Kulturë
Ivica Mateshiq - Jeremija: Ata i quajtën
E enjte, 17.05.2012, 07:59 PM
Ata i
quajtën
Nga Ivica Mateshiq - Jeremija
I quajtën gjeneratë
e të uriturve, gjeneratë e gërmadhave. Nuk u ngritën kundër këtyre emërtimeve sepse me të drejtë ia kishin dhënë atë emër. Qyteti
ishte i djegur. Ndërtesat, shkollat, kishat e tyre të rrënuara ...ishte dyzet e
pesta. Kalelarga ishte e stërmbushur me tulla. Familje të tëra kishin pësuar. Nën
shkëmbinjtë, nën bombat..Me të vërtetë njerëzit, jetuan në gërmadha.Kanë dalur nga ato sikur minjtë... në kërkim për më të dashuritë
e tyre. Ata ishin në kërkim të ushqimit,sepse ishin vërtetë të uritur...fituesi e kërkonte kolonën e
pestë. Ndërsa ata, treqind e një fëmijë zaras i sintagmizuan me etiketën “fëmijët e armiqve
të popullit”...baballarët e tyre ishin arrestuar.. pjesëtarë të ushtrisë së mundur..
E kujtuan atë natë të ditës së vdekur .Atë
mëngjes për gjithë shenjtorët.. Këtë goditje
me kondak në qafë.. ato shikime të ngrira të fituesit...ato dëshpërime të
nënave.. Njëqind e dy dyer të thyera të shtëpive në Arbanas,Bokanjc,,Crnog..Stanovi...102
baballarë të arrestuar në atë mbrëmje..
Treqind e një fëmijë
mbeten ..me kujtimin në mendje të fjalës së babait ” Mos keni frikë fare” e përsëritur 102 herë sikur me marrëveshje. Si papagaj.. njëzëshëm:
“Shpejt do të kthehem , aspak s’jam fajtor, ky është një keqkuptim ,askujt keq si kam bërë...mos u frikoni ..” e kanë përsëritur.. “mos u frikësohuni ...kujdesuni për mamanë..”..Por, fëmijët kanë dyshuar, sepse shikimi i tyre ishte i
ashpërsuar ..Ata kanë parë.. Fëmijët kureshtarë. Të mësuar të jenë të pa dukshëm
në mes rrënojave.. Ata i kanë parë se
si i kanë rrahur deri sa i arrestuan
prindërit e tyre.. se si me tela ua lidhnin i duart .. i kanë parë fëmijët
prindërit e tyre... e kanë ditur se ata nuk
kthehen.. Që nga ai podrum,
i shkollës së tanishme
detare i shtynin në brendi të anijes. ..dhe i shpinin në pa kthim . Që një kamion me njëzetë veta të ngarkuar herët në mëngjes do të nisë kah
varrezat e qytetit. Kah
humnera pranë murit
të ortodokësis, e gropuar frik ..
fëmijët do dëgjojnë rafalët ... I kthejnë
kokat kur rreshti i ekzekutuesve u
largua. Do të pyesin ç’ do bëhet me
baballarët tjerë .Ç’ë po ndodhë??? A do
të jen gjallë...Tri ditë më vonë në shtyllat
e mbetura të rrymës i kanë frikësuar
si përmendoret fantazmë mes gërmadhave... pushteti popullor i kishte ngjitur pllakatët...njoftimin për ekzekutimet.
Janë njoftuar qytetarët
që drejtësia popullore e ka
arritur ti kap armiqtë e popullit.. Të gjithë 102 të arrestuarit. Të gjithë
treqind e një fëmijë mbetën jetim. ”Drejtësia.???”Mamaja
e Pinos kthehet nga kërkimi i ushqimit .E kishte lexuar pllakatin...Askush
nuk i kishte besuar në ekzekutimin e të pafajshmëve.
Jo pa gjyqe..jo pa gjurmë.. Ekzekutime..
Ashtu ishte e shkruar. Ia kishin hequr kokat. Ekzekutimet ishin kryer
shpejt dhe tinëz..”Drejtësia ishte e kënaqur”..
Vrasje e pastër ...Vrasje masive .. në të gjithë shenjtrit ..Në Ditën e të Vdekurve ..njëqind e dy ishin të vrarë ..treqind e një fëmijë
marrin nofkën “Armiqtë e Popullit
“ gjate ter jetës do pyesin.. Pse? Për ç’arsye? Për shkak mendimit ndryshe ..?Do të kërkojnë përgjigje ..ku janë? Ku i
kanë baballarët ?...Ku i kanë varret .Cila humnerë i fsheh ...Ndërsa humnera kishte kudo për rreth. Do ndezur
qirinj në vendet e shkreta ...Pino gjatë ter jetës do mbajë ditarë mu për “kohën e humbur”
Për atë humnerën “Golubinki”si dhe ate Radashinovaqa”...sikur të gjithë treqind e një fëmijë të tjerë... Ai protokoll i kërkimit nuk zbuloi asnjë lëvizje të jashtme.. por, vetëm mosrehati të brendshme ..Atë kërkimin të padukshëm të syve të tmerrshëm. Prej humnerës x deri te humnera Q... kërkime hulumtime. Jo qetësi të shpirtrave të fëmijëve të” armiqve të popullit” vizita të fshehta ,vendeve të shënjuara...të fëmije të shënjuar.. lëshime në gremina.Një gjendje e hutuar ishte krijuar pranë një vendi në arkipelagun e shkëmbinjve të Kornatit..E cila nga fillimi iu duk e njohur .. e njohur nga shpirti..Pagabueshëm ... s’ka mundur ta anashkaloj ..nuk ka mundur të kalojë. .Nuk ka ditur të ulërij...Nuk do të jetë si gjithherë i qetë. Ka dashur ti lajmëroj mëmës, së tij ..por ajo vetëm kishte shkuar ..ishte e vdekur... kishte qëndruar si i shtangur në shkëmbore mbi humnerën e babait tij.. me siguri se e ka gjetur.
Njëzet
vjet pas topografia e kujtimeve të tija
sikur është deformuar. Vendi
i ekzekutimimevei është dukur shumë më i vogël se s,a atëherë kur herën e parë fshehurazi
kishte vizituar Lavrnakun., kishte rrokullisur çdo gur...kur në secilin
xhep janë gjetur
gëzhojat e plumbave .Ishte përgatitur
duke menduar se, mu ai kishte qenë vendimtarë
për babin e ti. Tani më nuk është aq
lehtë ta gjesh rrugën gjer te humnera ....Kujtimi është shprehë. Koha kishte kaluar...Duke i
mbajtur për dore fëmijët “ qe baba t’i kam sjellur nipërit”.. pëshpëriti
nëpërmjet gojës së mbyllur .Sëmurja e kishte kapluar .. dhe
dëshiroi atij vendi ti vej shenjën.
Shenjen e kryqit mbi humnerë.Atë që me vite të tera e kishte ëndërruar Pinio Shojin. Përë atë që kanë ëndërruar treqind
e një fëmijë “ Armiq të popullit”. Kryqi me mbishkrimin “Kujtim për 102 të pushkatuarve, pa gjyq e porotë për ta e
ngrenë famullitarët e Abneshit
dhe treqind e një fëmijë që asnjëherë askujt
kjo mos t’i përsëritet.”...do të vdesin ndërsa kryqin mbi humnerë nuk do ta shohin...megjithatë kryqi atje
qëndron ..i pa dukshëm i madh
kryqi i popullit tonë.
kujtim për lalën Pino Bajlo Shoju,lala Lipo Mazija, lala
Mario Musap,..dhe 301 fëmijë “Armiq të popullit” të cilët gjatë ter jetës kanë kërkuar
vendin ku janë likuiduar etërit e tyre.
Fajtor vetëm pse ishin ndryshe. Me lutje që totalitarizmi i të gjitha ngjyrave kurrë njëherë mos të përsëritet!
___________
Mr.Ivica
Mateshiq (1959) shkrimtar nga Arbneshi i
Zarës , autor i shtatë veprave letrare
,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kroacisë
nga viti 2002.Luftetarë i luftës atdhetare
të Kroacisë, ushtarak, diplomat , ka shkrua disa
skenarë të filmave dokumentar. Mr.
i politologjisë, fitues i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve të ndryshme.