| E hene, 21.05.2012, 07:33 PM |
Promovim
libri: Jusuf Bislimi “Flakë në zemër”
Nga Ukshin Zajmi
Në fundjavën
që shkoi, në restaurant “Luli” në Gjilan u bë promovimi i librit të tretë të Jusuf
Bislimit “Flakë në zemër”, pas atyre me poezi : “
Përndryshe,
në libër janë radhitur tregime, të cilët,
tematike trajtimi kanë ngjarje nga katrahura e shqiptarëve të Kosovës prej
vitit 1981 e deri në vitet e para të këtij shekulli. Përsonazhet, emërvendet dhe
ngjarjet janë përpunime artistike, por, që fare lehtë mund të përputhen me
ndodhi të vërteta, sepse nga shumësia e ndodhive që i përjetuan shqiptarët e kësaj
treve shqipfolëse është shumë vështirë të trajtohet shkrimi artistik nga kjo
kohë e të mos përputhet me ndonjë ngjarje reale.
Promovimi
u përcoll me deklamime të citateve nga këto tregime nga nxënësit e shkollës
fillore “Musa Zajmi” të Gjilanit: Ardit Shkodra, Besiana Shabani dhe Gresa
Zylfiu të përcjellur me kitarë nga nxënësja e po kësaj shkolle Ibadete Arifi.
Në fund të
këtij promovimi të pranishmit i përshendeti autori Jusuf Bislimi dhe për të pranishmit
u shtrua një darkë solemne.