E merkure, 12.05.2021, 03:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Ruzhdi Berisha – Rudi: Mitingu i poezisë në Gjakovë – 2012

E diele, 20.05.2012, 11:00 AM


Ruzhdi   Berisha – RUDI

 

MITINGU I 48 – I POEZISË NË GJAKOVË – 2012

 

100 VJET SHTET – SHQIPTAR

 

Pak fjalë për lindjen e Mitingut 

 

Mitingu i poezisë në Gjakovë lindi nga idea e një grupi të vogël entuziastësh të fjalës së shkruar të Klubit të Letrarëve ,, Gjon N. Kazazi’’ të Gjakovës që nga viti 1967. Qe nga ajo kohë e deri me tani, ky manifestim i rëndësishëm letrar-kulturorë, qe me vonë u pagëzua MITING u bë tradicional dhe për çdo vit, mbahet në muajin maj organizohet ky manifestim në qytetin e Gjakovës. Por mitingu hapi duart e përqafimit,pranoj edhe poet nga të gjitha trevat shqiptare si dhe në rrafshin ndërkombëtar.

 

POEZIA SHQIPE KËPUT TELAT LAUTËS  NË MITINGUN NË GJAKOVË -2012

 

Edhe këtë vit u mbajt mitingu i poezisë në Gjakovë. Më 12 maj 2012 duke filluar nga mëngjesi kishte aktivitete të shumta në kuadër të këtij manifestimi.

 

Tribuna shkencore filloi nga ora 17 : 00 kushtuar ‘’LETËRSIA E SHEKUËLLIT TË PAVARËSISË ‘’.

 

Me kumtesat e tyre u paraqitën shkrimtari dhe studiuesi nga Tirana , Agron TUFA, Sali BASHOTA, Besa MIFTIU, ndërsa tribunën e udhëhoqi Basri ÇAPRIQI .

 

Verbërimi kohën e ka kapluar

Ashtu edhe sytë e mi të kaltër

Mendjen time e ka mjegulluar

Shpirtin tim mundohet me robëruar

 

 

 

LETËRSIA SHQIPE NUK KA KOMUNIKIM TË MIRËFILLTË

 

Në këtë tribun u tha qe letërsia nuk ka komunikim të mirëfilltë, e si mund të ketë komunikim të mirëfilltë kur jemi bërë grupe klanore në të gjithë trojet etnike shqiptare. Nuk ka kritik qe mëren me punën e tyre për ngritjen e vlerave në letërsinë shqiptare, nuk kemi shtëpi botuese serioze qe e vlerësojnë punën e dorëshkruesve . Sot letërsia është bërë biznes e jo vlerë e domosdoshme e artit. Gati çdo botues mos te themi për të gjithë kërkojnë vetëm lekun e nuk ju intereson asgjë me shumë, kjo nuk ngrit vlerat e letërsisë , kjo na qon drejtë shkatërrimit të vlerave të mirëfillta të letërsisë.

 

Hija e Gjakovës

 

{ Kushtuar Din MEHMETIT }

 

Nder varre të pushon trungu

Lashtësia e kujtimeve arbërore

E ngritur në kurorë qiellore

Gjakova litar – zinxhir poezie

 

Në tingujt e poezisë jeton

Ka shumë vite me acar kalove

Edhe sot - nesër për mot e etur

Për një melodi lahute të vjetër

 

Zanat ne male qani për Din Mehmetin

Shpezët laroshe kujtonin poetin

Qe i fali shpirtin mitingut të poezisë

I la hije Gjakovës me mallin e dashurisë

 

Nder varre pushon poeti Din Mehmeti

Por bibliotekat mbajnë freskinë e tij

Me vargjet e falura nga vet shpirti

Na vjen pranë miku Din Mehmeti

 

Figurat e tij treguan për vdekjen

Për hijen e Gjakovës dhe të vërtetën

Për bukurit e vjetërsisë së qytetit

Për komunikimin ne mes vetit

 

Poezia bashkoj dijen kombëtare

Sjelli te vdekurit të gjallë mbi varre

I prishi shtratin të gjitha klaneve

Për fjalën e lirë qëndrojnë në varre

 

Melodia nuk shuhet nga ne qe jemi pas tij

Edhe pse koha na ka mbyllur sytë

Jemi bërë të molisur me plot dritë në duar

Çdo gjë jemi sot duke e mohuar

 

12.  maj  2012

 

Gjakovë

 

ORË E MADHE LETRARE – GJAKOVË – 2012

 

Ora letrare u mbajt në ora 19 : 00

 

Kaloj viti shumë shpejtë dhe erdhi serish koha e mbajtjes së Mitingut të poezisë në Gjakovë, mitingut të poezisë kombëtare dhe ndërkombëtare . Dallimi në aspektin e të mirës ishte se këtë vit ishte rritur numri i lexueseve të poetëve në miting, por fatkeqësia ishte se mbanin fjalime të gjata pa lexuar poezi,dhe kjo e mërziti goxha shumë edhe publikun. Ende ka nevojë të hapen dyert e bashkëpunimit me trevat shqiptare dhe të ketë përfaqësues nga të gjitha komunat shqiptare etnike. Ka shumë qytete ku nuk marinë pjesë në miting, dhe një miting i tillë ka nevojë edhe për me shumë pjesëmarrës, dhe kritik letrare, e media.

Në orën letrare lexuan mbi 30 poetë dhe mysafirë nga Bullgaria.

 

Rrufeja vrau syrin tim magjik

Nata me mbështolli me lëkur kafshe

Gjarpri larosh me zuri rrugën time

Unë me shpat në dorë kërkoja dy Luftim

 

ÇMIMET QE U NDAN NË MITINGUN NË GJAKOVË

 

Poeti Ali Podrimja nderohet për veprën jetësore.

 

Poeti Ali Podrimja , është nderuar për vepër jetësore pikërisht në vendlindjen e tij. Ai ka marrë çmim të cilin çdo vit e ndan shtëpia botuese ‘’ Fan S. Noli’’ në kuadër të mitingut në Gjakovë.

 

Poezia e titulluar ‘’ NANA’’ e autorit Agim Gjakova është shpallur poezia më e mirë e lexuar në mbrëmjen e 48-të në mitingun e poezisë në Gjakovë.

 

Shpërblimi për librin më të mirë me poezi të botuar në mes të dy mitingjeve, që prej dy vjetësh mban emrin e poetit tonë Din Mehmeti,i është ndarë Sali Bashotës për vëllimin e tij ‘’ Dorëshkrim i ngjallur’’.

 

Poetesha mysafire nga Tirana Besa Myftiu e mori çmimin ‘’ Yllka Domi’’ më poezinë e lexuar në mbrëmjen letrare, poezia ishte e titulluar ‘’ Ku janë miqtë e mi’’ ky çmim ndahet për poetesha, qe marrin pjesë për herë të parë në miting.

 

Nën hijen e përjetësisë ne po qëndroni

Trupa të trazuar nga tmerri e jo nga frika

Se betimi i dhenë para flamurit kuq-zi

Nuk ishte të frikohemi dot nga vdekja

 

 

A FITUAN ATA QE E MERITUAN

 

Unë, ka shumë vite qe me ka humbur shpresa qe janë duke fituar me të mirët, nuk janë duke u shpërblyer më të mirët por unë do i fajësoja më shumë kritiket letrar ata po heshtin para akteve të tilla, në letërsinë shqiptare ka mjaftë vlera, vetëm duhet gjurmuar dhe vlerësuar drejtë.

 

Jemi një popull qe falim shumë

Por nuk duhet të jemi qe harrojmë

Se historia do na mallkon në varr

Nga gjaku i kulluar liria është lar

 

 



(Vota: 13 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora