Kulturë
Përparim Hysi: Mbresat e një promovimi libri
E diele, 20.05.2012, 10:45 AM
Mbresat e
një promovimi libri
Nga Përparim Hysi
Dje qeshë
në Vlorë,i ftuar nga shkrimtari dhe
poeti,Luan Cipi. Promovimi u bë në një nga sallat e Universitetit"Pavarësia".
Promovimi filloi në orën 11-00.E organizonte klubi "Petro Marko" dhe
dy qenë "promotorët" e kësaj ngjarjeje kaq të bukur kulturore:zotërinjtë
Gëzim Llojdia dhe zoti Myrteza Mara,të cilët,me
që jam një nga pjesëmarrësit e atij takimi aq emocional,gjej rastin që t'i përshëndes
dhe t'i uroj për mënyrën aq mbresëlënëse
të organizimit dhe drejtimit.
Të linte
përshtypje të vecantë pjesëmarrja aq e larmishme dhe të binte në sy një harmonizim
i bukur moshash: që nga mosha e tretë dhe deri në nxënës shkollash të gjithë cikleve.
Ky pluralizëm kaq i bukur dhe ky harmonizim brezash ,vec tjerash,nxjerrë në relief
atë që fare thjesht me dy fjalë e tha kryetari i klubit "Petro Marko"
që drejtoi me urtësi e kuturë,i cili theksoi:-Klubi "Petro Marko" i
ka të hapura dyerët për të gjithë krijuesit,pa bërë"shartime"me
ngjyrime ideologjike.
Në tavolinën
kryesore,përvec drejtuesit,zotit Myrteza Mara,autorit që qe"dhëndërri"
i kësaj feste të bukur,Luan Cipit,nderonte edhe Profesor,Doktor Bardhosh Gace,i
cili,më konciz se askush, foli për vlerat e autorit Luan Cipi.
Fjalët më
të ngrohta për,Luan Cipin,i tha krijuesi
disapalanesh,Petraq Pali,që sikur kish ardhur enkas nga Amerika. Petraq
Pali,vec tjerash,vuri në dukje,gjuhën e thjeshtë dhe portretizimin e
personazheve të tregimeve dhe poezive të Luan Cipit.
* * *
Në takimin
aq të ngrohtë kish dhe politikanë ku,mes tyre,mund të vecojë zotin Kreshnik
Cipi,deputet në Kuvëndin Popullor,i cili referoi fjalët më të mira për Luan
Cipin dhe bukuria e fjalës së tij,qe në një farë druajtjeje se,vec tjerash, qe
dhe i afërt i Luanit.Por cfarë la"mangut",për shkak të modestisë,e
plotësoi bukur dhe e "tejkaloi",i Madhi Mexhit Haxhiu që me ligjëratën
aq të bukur dhe aq elokuente,tregoi,vec tjerash,se nuk ka qenë vetëm futobllist
i madh,por një njeri i madh dhe me dije e kulturë. Duke dëgjuar me vëmëndje
fjalët e të dy këtyre futbollisteve kaq të bukur,aty për aty,më lindi mendimi
se qenë të bukur se vec këmbëve që bënin cudira (njëri në mbrojtje e tjetri në sulm
),ata kanë qenë e janë të mëncëm,se
,krahas topit,kanë patur dhe librin. Lexuesi të mos habitet: sikur të kisha
mundësi t'u citoj në "vijë të drejtë"kumtesën e Mexhit Haxhiut,do të bindeshit
dhe vet.
Një ligjëratë
e bukur qe ajo e zonjave,Anila Toto,Laureta Petoshatit apo e Zybe Hysës.
* * *
Organizatorët,për
ta bërë më të gjallë e më harmonioz takimin,kishin sjell lexues e miq të shkrimeve,të
Luan Cipit që recituan me pasion poezi të Luan Cipit. Të më falin lexuesit dhe
miqtë e shkrimeve të Luan Cipit,po nuk do lë pa siell një moment kulmor të këtij
takimi,kur një nxënës i ciklit të ulët,u afrua tek foltorja dhe kërkoi dhe ai të
recitonte një poezi. I dhanë "leje" dhe nxënësi recitoi: "...dil,moj
në dritare..." duke sjellë një ilaritet,se "lutja" qe paksa e "vjetër",këtu
e pesëdhjetë vjetëve më parë,kur Luan
Cipi qe riosh dhe "griste"këpucët për të dashurën e tij,Hanëmen, e
cila qe mu përballë dhe të dukej sikur po pozonte,përsëri,për t'ia"plasur
buzën" ashikut,Luan Cipit. Unë jam ngjitur me Luanin dhe zonjën Hanëme e
kam përballë.Sado sharmante dhe plot dinjitet,tek qesh me batutën "dil,moj
në dritare",sikur ka po atë përskuqje të atëhershme. Duke vënë re me skrupulizitet se cfarë thuhet në vjershën
e mikut tim, s'kam si mos bëj atë "lidhje" aq "betonuese"-në
mund të shprehem kështu- të këtij cifti kaq të qëlluar dhe aq familjar. Pa frikë.mund t'i quaja"Cifti
i lumtur". Më vjen mirë që i kam miq dhe më konsiderojnë si mik.
* *
*
Duke
folur për ligjëratat që u mbjatën në këtë
takim të bukur,nuk kam si mos lë pa përmëndur ato të zotërinjëve të nderuar,si
të Reshat Kripës, të DR.Sadedin Gjokës,të Niko Gjyzarit, të Fatos Voshtinës apo dhe të ndonjë
tjetri,që,për arsye fare "banale"(mungesë kujtese ) nuk po i përmënd
dhe do t'ju lutem të më falin.
Nuk mund
të rri pa përmëndur,"mikun tim të ri",zotin Spiro Naqe që m'u gjend në
cdo cast i gatshëm dhe vec fjalëve të vyera që tha për ciftin Cipi,nuk kam se
si ta harroj shërbimin që më bëri mua,të vetmit "jambanxhi" ,që kisha
ardhur nga Fieri.
* * *
Unë në takim,vec
fjalëve të mia,pata "detyrën e madhe" për të lexuar dy fjalët përshëndetëse
të dy miqëve të Luanit.Ata që përshëndesnin
nga Amerika ,qenë zoti Dalan Luzaj -aktualisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-dhe zotit
Pier
Pandeli Simsia.Ju them miqëve nga Amerika që e kreva me"nder"atë detyrë.
* * *
Qe,me të vërtetë
një takim i bukur dhe u duk si një shfaqje festive. Evenimenti mbaroi me një koktei
ku,në holl,u shkëmbyen dhe libra mes krijuesëve.Dua të falnderoj Zonjën
Vilhelme Vranari-Haxhiraj që më dhuroi 4
libra të saj.Qe shumë prekëse për mua,se sa sosi zonja Vranari në shtëpi,në telefon
dikush më përshëndeti me vargje të një poezie timen erotike.Kur kërkova adresën
e tëpanjohurit,më tha që ishte Fitim Haxhiraj,bashkëshorti i zonjës Vilhelme.Një
flanderim të vecantë edhe për mikun tim që,ende,nuk e kam takauar,zotin Fitim
Haxhiraj..Zonjën Zyba Hysa efalnderojpër
librin dhe,mbi të gjithë,nuk kam si mos vecoj Zotrinë e Nderuar -të njohur vec
nga ky takim- Luan Hysni Toto që më dhuroi
mbi 10 libra:pothuaj një "bibliotekë" të tërë. Keqardhje e zonjave
Anila Toto dhe Laureta Petoshati (nuk u
ndodhej libër më vete ) ,e marrë në konsideratë dhe e kam shënuar në bllokun e "borxheve".
U them zonjave se"borxhin" e
pres,pa afat kohor.
* * *
Së fundi,
falnderoj zotin Myrteza Mara për librin që më dhuroi dhe ngrohtësinë intime që më
dha në këtë takim. Duke u larguar nga ky takim kaq mbresëlënës,uroj që Luan
Cipi,sa më parë të na ftojë për libra të tjerë dhe t'i këndojë zemra ashtu sic
i këndojë atje tek "Ujë i ftohtë",ku e lashë duke kënduar.
Dhe një urim
i vecantë,për mikun tim nga Qeparoi,Juristin,shkrimtarin e poetin,Petraq Janko
Pali që së bashku me aq njerëzorin,tepër korrektin,igjinier Spiro Naqne nuk më lanë
qoft dhe një minut vetëm.
Mbresa të
tilla,të bukura të kemi gjithmonë.
Fier, më 13
maj 2012