E merkure, 12.05.2021, 04:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Krasniqi: Një vështrim librit ''Trinomi i Lirisë''

E hene, 21.05.2012, 07:44 PM


Një vështrim librit ''Trinomi i Lirisë''

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Krijimtaria letrare sikur viteve të fundin ka mbushur vitrinat e shtëpive botuese, po ashtu ka  rrit interesin e poetëve që denjësisht ju kanë përveshur krijimtarisë letrare-shpirtërore, ajo që del nga uni i poetit.   Duke lexuar në mes shumë librave, këto ditë doli nga shtypi libri më i ri “ Trinomi i Lirisë” i autorëve Neki Lulaj dhe Hasan Qyqallës. Libri që nga kopertina ngërthen në vete një element përqasje në mes krijimtaritë dhe asaj që i përkushtohet me një lirizëm poetik, duke mos iu larguar metaforës, figurës, krahasimit, thjesht me një përkushtim artistik që nga poezia e parë e deri te ajo e fundit. Dimensioni i saj artistik sikur është ndal te një rrezatim i diellit, sikur kanjushat lidhen ngushtë me ngrohtësinë e mallit të atdheut, ku ndjeshmëria e poetëve mërgimtar sikur vë në pah një histori të madhe përmes poezisë, këngës së tyre lirike, meqë ishin dhe i mbetën besnik poezisë kushtuar martirëve.

Libri “Trinomi i Lirisë” nga vetë kopertina lë të kuptohej se i kushtohej tre martirëve të kombit, Jusufit, Kadriut dhe Bardhit, ndërsa brendësia e saj përbëhet prej 32 poetëve me poezi të ndryshme, këngë dhe balada, ku nga çdo poet që është i pranishëm në këtë përmbledhje shohim sa të përkushtuar kanë qenë dhe mbetën në ndërtimin dhe gjetjen e figurës së duhur qoftë përmes krahasimit, figurës, ta paraqet thjeshtësinë dhe shpirtin e çlirët të tre martirëve të kombit.

 

Gërvishtin gjirinë e nënës portretin e babës me plis

Ditë e gjymta pa duar e këmbë memece si ky fis

Apo :

Qilimin e blertë t’Dubovikut një vrap drenushe

Qe thyer krah dallëndysheje atë këngë kanjushe.

(A.M.Lajqi)

Duke shkëputur ca Vargjet nga Balada e autorit, A.Lajçi, më një kujdesje të veçantë hetojmë se sa fuqishëm e ka lidh shpirtin e heroit me atdheun, dhe më këtë bukur e përcakton  imagjinatën poetike të tij, sidomos ajo që shprehë poeti në unin e tij është e një rëndësie të veçantë ku arrit përmes shpendëve të përcjell fuqimisht dashurinë e madhe për atdheun që kishin martirët, njëkohësisht edhe vetë mërgimtarët që ishin pjesë e kësaj bote, botës së mërgimit, ku bashkë me ta edhe vet poeti.

 

Ndërsa te poezia:

 

Cicërimë

............

Si një bletë me kurorë

Emrat Jusuf,Kadri, Bardhosh...

Zëshëm prore kujtoj

Aroma e lirisë më pushton.

(F.Korça)

Sikur poeti në këtë rast merr një fuqi dhe me këtë fuqi guximshëm i qaset ndërtimit të poezisë dhe si i tillë hulumton ta gjen forcën e ndërtimit, sepse siç thonë edhe poetët tjerë të shkruash për njerëz të mëdhenj është sfidë e madhe.

Kur kthehemi te një tjetër poet që ka lë gjurmë të thella në krijimtarinë e tij dhe është i afërt me lexuesin, sikur e fuqizon librin me simbolikën e tij dhe njëherë merr guximin të shkruan për të dashurit e martirëve si:

........

Vasha bënë pajën e nusërisë

Mbyllur në kullë

Pa e njohur fare Jusufin.

Apo:

Foshnja lë gjirin e mëmës

Hap sy e vesh

Thua se do flasë

Lebetitet

Sikur fjala iu lidhë në fyt

Pa shqiptim ngeli. (H.Q)

 

Po, në vazhdim të kësaj poezie poetin shpesh e shohim si të rebeluar, edhe pse rebelimi i tij është më se i qëlluar, ku përmes këtyre vargjeve thotë:

O populli im/ o trualli im/ o njeriu im/ ngrehu nga gjumi

Hidhe ëndrrat mënjanë/ a nuk po sheh ç’po ndodhë sot  (H.Qyqalla)

...................

 

Madje te poezia “Çohu Jusuf”  poeti, Sylejman Qyqalla, me një mjeshtri të rrallë artistike i qaset poezisë seriozisht dhe pasqyron fuqishëm idenë e poezisë në çdo varg dhe strofë. Lirshëm mund të them se poeti në fjalë është në mesin e poetëve të kohës, poetëve të cilët kanë arrit sigurinë e të shkruarit gjetjen e vargut pa u emocionuar në shtresim. Që nga vet titulli e deri te vargu i fundit këtë poezi e mbulon vlera artistike dhe melodia e lidhshmërisë së vargut, po njëkohësisht edhe funksioni i fuqisë së vargut, ku në çdo varg gjen histori, thirrje, kushtrim.

Për ilustrim po jap ca vargje të këtij poeti:

 

Çohu Jusuf merr kitarën

Pentagramin nis shfleto

Vjenë kanjushë me pranverën

Të gjithë zogjtë nga gjumi zgjo...!

Apo:

Çohu vëlla për Ajshe Nënën

Për neve që të patëm shok

Se Shqipërisë po i thurin gjëmën

Si atëherë.... sërish edhe sot! (S.Qyqall)

 

Libri “Trinomi i Lirisë” është një libër që lexuesi ka çka lexon dhe është në mesin e atyre librave që është i pranueshëm për lexuesin dhe kritikën letrare, edhe pse te disa autor, me poezitë e tyre, shohim se nganjëherë nga vargu në varg ka humbur drejtpeshimin dhe ka raste poeti duke kërkuar simbolikën e figuracionit sikur pa dashje iu është zbehur poezia e tij, ndërsa te kënga shohim në dy tri vargje të saj sikur i ngjason vargjeve të këngëve të mëhershme me ndonjë kombinim ndryshimi. Në fakt kemi edhe poezi të cilat kanë arritur pjekurinë e saj si në gjetjen e qëlluar të metaforës, simbolit, krahasimit, por ajo çka e bëtë të qëndrueshëm është muzikaliteti i saj, në qoftë edhe te poezitë e thyera ka një harmoni vargu, një melodi veshi, poezi e lehtë po që ka arrit kulmin e saj përmes zbërthimit të idesë poetike.

Për fund e përgëzoi Neki Lulaj dhe Hasan Qyqallën që morën përsipër ta vënë në skenë krijimtarinë poetike të shkrimtarëve mërgimtar në një përmbledhje si kjo në librin “Trinomi i Lirisë”. Me që kjo përmbledhje është edhe nder për Flakën e Janarit dhe martirët e kombit, që mërgata kurrë nuk i ka harruar, u ka përkushtuar përpos krijimtarisë letrare, orë dhe recitime letrare, akademi përkujtimore, koncerte, recitale më të ndryshme të përcjellë edhe me melodi origjinale të kompozuar dhe të akorduar me kitarë nga vet heroi i Kombit Jusufë Gërvalla, dokumentare të ndryshme. Mbase, mërgimtarët, me fanatizëm kanë ruajtur besën e dhënë martirëve për ta vazhduar më tutje rrugën e tyre për çlirimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë Etnike.

Edhe vet libri “Trinomi i Lirisë” ngërthen në vete që nga kopertina e deri te poezia e fundit përcjelljen e porosisë e dëshmorëve të kombit “rrugën mos e ndalni deri te realizimi i qëllimit të vullnetit të popullit për bashkimin dhe çlirimin e të gjitha trojeve të okupuara në një Shqipëri, Shqipërinë Etnuike”. Besoi se ky libër ia ka arritur qëllimin e saj dhe shpresoi që këta dy autor dhe autorët tjerë të mos e ndalin krijimtarinë e tyre, po si një burim i pashterur të ecin drejtë qëllimit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora