| E hene, 21.05.2012, 07:44 PM |
Një vështrim
librit ''Trinomi i Lirisë''
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Krijimtaria
letrare sikur viteve të fundin ka mbushur vitrinat e shtëpive botuese, po ashtu
ka rrit interesin e poetëve që denjësisht
ju kanë përveshur krijimtarisë letrare-shpirtërore, ajo që
Libri “Trinomi
i Lirisë” nga vetë kopertina lë të kuptohej se i kushtohej tre martirëve të kombit,
Jusufit, Kadriut dhe Bardhit, ndërsa brendësia e saj përbëhet prej 32 poetëve
me poezi të ndryshme, këngë dhe balada, ku nga çdo poet që është i pranishëm në
këtë përmbledhje shohim sa të përkushtuar kanë qenë dhe mbetën në ndërtimin dhe
gjetjen e figurës së duhur qoftë përmes krahasimit, figurës, ta paraqet thjeshtësinë
dhe shpirtin e çlirët të tre martirëve të kombit.
Gërvishtin
gjirinë e nënës portretin e babës me plis
Ditë e
gjymta pa duar e këmbë memece si ky fis
Qilimin e
blertë t’Dubovikut një vrap drenushe
Qe thyer
krah dallëndysheje atë këngë kanjushe.
(A.M.Lajqi)
Duke shkëputur
ca Vargjet nga Balada e autorit, A.Lajçi, më një kujdesje të veçantë hetojmë se
sa fuqishëm e ka lidh shpirtin e heroit me atdheun, dhe më këtë bukur e përcakton imagjinatën poetike të tij, sidomos ajo që shprehë
poeti në unin e tij është e një rëndësie të veçantë ku arrit përmes shpendëve të
përcjell fuqimisht dashurinë e madhe për atdheun që kishin martirët, njëkohësisht
edhe vetë mërgimtarët që ishin pjesë e kësaj bote, botës së mërgimit, ku bashkë
me ta edhe vet poeti.
Ndërsa te
poezia:
Cicërimë
............
Si një bletë
me kurorë
Emrat
Jusuf,Kadri, Bardhosh...
Zëshëm
prore kujtoj
Aroma e
lirisë më pushton.
(F.Korça)
Sikur
poeti në këtë rast merr një fuqi dhe me këtë fuqi guximshëm i qaset ndërtimit të
poezisë dhe si i tillë hulumton ta gjen forcën e ndërtimit, sepse siç thonë edhe
poetët tjerë të shkruash për njerëz të mëdhenj është sfidë e madhe.
Kur
kthehemi te një tjetër poet që ka lë gjurmë të thella në krijimtarinë e tij dhe
është i afërt me lexuesin, sikur e fuqizon librin me simbolikën e tij dhe njëherë
merr guximin të shkruan për të dashurit e martirëve si:
........
Vasha bënë
pajën e nusërisë
Mbyllur në
kullë
Pa e
njohur fare Jusufin.
Foshnja lë
gjirin e mëmës
Hap sy e
vesh
Thua se
do flasë
Lebetitet
Sikur
fjala iu lidhë në fyt
Pa
shqiptim ngeli. (H.Q)
O populli
im/ o trualli im/ o njeriu im/ ngrehu nga gjumi
Hidhe ëndrrat
mënjanë/ a nuk po sheh ç’po ndodhë sot (H.Qyqalla)
...................
Madje te
poezia “Çohu Jusuf” poeti, Sylejman
Qyqalla, me një mjeshtri të rrallë artistike i qaset poezisë seriozisht dhe
pasqyron fuqishëm idenë e poezisë në çdo varg dhe strofë. Lirshëm mund të them
se poeti në fjalë është në mesin e poetëve të kohës, poetëve të cilët kanë arrit
sigurinë e të shkruarit gjetjen e vargut pa u emocionuar në shtresim. Që nga
vet titulli e deri te vargu i fundit këtë poezi e mbulon vlera artistike dhe
melodia e lidhshmërisë së vargut, po njëkohësisht edhe funksioni i fuqisë së vargut,
ku në çdo varg gjen histori, thirrje, kushtrim.
Për
ilustrim po jap ca vargje të këtij poeti:
Çohu
Jusuf merr kitarën
Pentagramin
Vjenë kanjushë
me pranverën
Të gjithë
zogjtë nga gjumi zgjo...!
Çohu vëlla
për Ajshe Nënën
Për neve
që të patëm shok
Se Shqipërisë
po i thurin gjëmën
Si atëherë....
sërish edhe sot! (S.Qyqall)
Libri “Trinomi
i Lirisë” është një libër që lexuesi ka çka lexon dhe është në mesin e atyre
librave që është i pranueshëm për lexuesin dhe kritikën letrare, edhe pse te
disa autor, me poezitë e tyre, shohim se nganjëherë nga vargu në varg ka humbur
drejtpeshimin dhe ka raste poeti duke kërkuar simbolikën e figuracionit sikur
pa dashje iu është zbehur poezia e tij, ndërsa te kënga shohim në dy tri vargje
të saj sikur i ngjason vargjeve të këngëve të mëhershme me ndonjë kombinim
ndryshimi. Në fakt kemi edhe poezi të cilat kanë arritur pjekurinë e saj si në gjetjen
e qëlluar të metaforës, simbolit, krahasimit, por ajo çka e bëtë të qëndrueshëm
është muzikaliteti i saj, në qoftë edhe te poezitë e thyera ka një harmoni
vargu, një melodi veshi, poezi e lehtë po që ka arrit kulmin e saj përmes zbërthimit
të idesë poetike.
Për fund
e përgëzoi Neki Lulaj dhe Hasan Qyqallën që morën përsipër ta vënë në skenë krijimtarinë
poetike të shkrimtarëve mërgimtar në një përmbledhje si kjo në librin “Trinomi
i Lirisë”. Me që kjo përmbledhje është edhe nder për Flakën e Janarit dhe martirët
e kombit, që mërgata kurrë nuk i ka harruar, u ka përkushtuar përpos
krijimtarisë letrare, orë dhe recitime letrare, akademi përkujtimore, koncerte,
recitale më të ndryshme të përcjellë edhe me melodi origjinale të kompozuar dhe
të akorduar me kitarë nga vet heroi i Kombit Jusufë Gërvalla, dokumentare të ndryshme.
Mbase, mërgimtarët, me fanatizëm kanë ruajtur besën e dhënë martirëve për ta
vazhduar më tutje rrugën e tyre për çlirimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë
Etnike.
Edhe vet
libri “Trinomi i Lirisë” ngërthen në vete që nga kopertina e deri te poezia e
fundit përcjelljen e porosisë e dëshmorëve të kombit “rrugën mos e ndalni deri
te realizimi i qëllimit të vullnetit të popullit për bashkimin dhe çlirimin e të
gjitha trojeve të okupuara në një Shqipëri, Shqipërinë Etnuike”. Besoi se ky
libër ia ka arritur qëllimin e saj dhe shpresoi që këta dy autor dhe autorët
tjerë të mos e ndalin krijimtarinë e tyre, po si një burim i pashterur të ecin
drejtë qëllimit.