| E marte, 22.05.2012, 06:04 PM |
BAKI KRASNIQI
SHKRUAN EDHE DRAMA, KOHË
PAS KOHE AI
MERRET EDHE ME
REGJI
Nga: Ramiz DËRMAKU - Weingarten
Poezia ka
një origjinë një përjetim shpirtëror diku më shumë e diku më pak kompleksë, diku
posedon një emociaon, një ndjenjë një pasion, një imagjinatë, etj.
Profesori
i Gjuhës Shqipe, e poeti i ri Baki Krasniqi
lindi me 27.08,1954 në fshatin Priboc, komuna e Bujanocit. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje dhe Zarbincë ndersa Gjimnazin pjesërisht në Tërrnoc, Gjilan dhe Dardanë (Kamenicë).
Rrjedhë prej një familje të varfur fshatare, por e përkushtuar për zgjidhjen e
drejtë të çështjes sonë kombëtare.Kreu Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës
Shqipe dhe e Letërsisë në Univerzitetin e Prishtinës : Pas kryerjes së fakultetit
disa vite ushtroi detyrën e Prof. i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe pranë gjimnazit“ 9 Maji“ në Dardanë. Gjatë tërë
kohës sa ushtroi detyën e profesorit Bakiu ishte njëri ndër aktivistët më të mirë
në shkollë-gjimnaz dhe kreu detyra shumë të rëndësishme; kulturore, artistike,
në institucionet e Dardanës. Mbajti kuize të Diturisë, orë letrare, formoi
grupin e poetëve të rinjë, grupin e letrarëve, gramaticientëve, etj. Nxënësat e
Tij, dallohen kudo që janë. Momentalishtë punon si arsimtar i gjuhës shqipe dhe
i letërsisë në shkollën fillore në Petrit( Dikur Petrovc) . Jeton dhe vepron në
fshatin Petrit të Dardanës. Gjatë luftës së fundit pra në vitin 1999 forcat
paramilitare serbe e larguan nga shtëpia dhe pastaj ia vunë zjarrin shtëpisë,
posë shumë gjërave të vlefshme atij iu dogjë edhe mini biblioteka e tij..
Poeti
Baki Krasniqi shkruan edhe drama, mirëpo kohë pas kohe ai merret edhe me regji,
pra libri i tij i parë“ Në krah të Shqipes“ , është libri i tij i parë. Poeti i
ri Baki Krasniqi sipas një eseisti të huaj për dallim nga jo poeti, ky e
magjepsë lexuesin me shprehje lirike ku dominojnë vibracionet e pastra
psikologjike. Unë mendoj se poeti Baki Krasniqi, me këtë vepër e ka
konsoliduar personalitetin e tij si publicist. Në krijimet e prof. Baki Krasniqi, dominojnë tema
të ndryshme të cilat ia rrisin namin poetit . Në kuadrin e medalionit , pendë e
artë e përjetësisë, mendoj se poeti Baki Krasniqi i qëndisë fjalët (në poezi) e
kombit ne mënyrë artistike duke na e përkujtuar natyrën, trojet e bukura të Dardanisë,
Dardanës, por pa i harruar edhe ato të Arbërisë së cunguar. Të cilat së shpejti
do të bashkohen dhe do të bëhen një. Libri i tij i parë “ Në krah të Shqipes“ ,
është një libër përmbajtësor ne të cilën poeti e përshkruan jetën dhe
veprimtarinë e tij. Poeti na shkruan edhe për xixat e shpresës, Flamurin-Qefin,
në këtë poezi poeti na e përshkruan shumë bukur
jetën e një të riu I cili që nga ditët e para të lindjes deri ne vrasjen
e tij nga regjimi serbo-çetnikë në luftë
ballë për ballë me armikun bie dëshmorë, dhe kufoma e tij mbulohet me Flamurë. Pastaj
poeti si shumë të ri, bie në kthetrrat e dashurisë.., dhe na i përshkruan
takimet e tij me të dashurën deri tek martesa.
Rreshtat
që burojnë sipas stilit të tij artistik, janë dëshmi të rralla kryesishtë me
kontacione patriotike. Janë vargje që na nxisin të mendojmë për mos me e arruar
të kaluarën tonë të lavdishme. Me një ndjeshm,ëri shpirtërore të veqantë, me
shpirtë të Florinjtë dhe zemër të madhe, poeti shkruan edhe për luftëtarët e UÇK-së,
Ja se si u shkruan poeti martirëve të kombit; besnik Marocës, Sabri Krivaqës
dhe Agush Isufit ).
Në orët e
letërsië
Kur
analizonim karakterin e personalit
Nuk e
paskam ditur
Se ju do
t’ia ndërroni
Dardanës
imazhin.
Autori
shkruan me një sinqeritet të madhë dhe
me një dhembje të thellë shpirtërore për heronjët e kombit, për yjet e Kosovës, dhe Kosovën kreshnike. Baki Krasniqi posedon moral, ideal, dinjitet dhe
personalitet. Kosova sipas autorit është një burrërie me besë shqiptarie.Përmes
këtyre vargjeve autiori i këtij
libri i jep prioritet gjuhës shqipe, zërit
të atdhedashurisë dhe martirëve të kombit. Tejet impresionuese janë vargjet
kushtuar tre martirëve të kombit . Ne
fund i dëshirojmë suksese edhe më të mëdha profesorit Baki Krasniqi.
Punuar me
15.05. 2012