Kulturë
Gjon Neçaj: Poeti që bashkon kulturat dhe ndjenjat
E marte, 22.05.2012, 09:02 PM
POETI QE
BASHKON KULTURAT DHE NDJENJAT
(ne 65
vjetorin e lindjes se poetit Tahir Bezhani)
Para disa vitesh kur miku dhe bashkepunetori im, poeti Lulzim Logu, me thoshte se ne Gjakove jeton dhe punon nje poet me zemer te madhe, une ate kohe kerkoja te takoheshim dhe te njiheshim..E nuk kaloj shume kohe dhe u njohem me Tahir Bezhanin per te vazhduar rrugetimin e gjate, ndonese me vonese, po me mire vone, se kurre, thone malesoret tane.
Tahir
Bezhani, sic e kam cekur edhe gjetke, i perket asaj race krijuesish qe kane
lindur dhe jetojne vetem per te krijuar, per te shkruar shume e shume qe
historia e larget dhe e re, e hidhur e
shqiptareve te mos mbetet ne hije, por brezat ta njohin nepermjet shkrimit
shqip, nepermjet vargjeve qe rrjedhin si lume prej dores mjeshterore te
Bezhanit.
E per te
kane shkruar shume poete e kritike , qe nga Din Mehmeti e deri te Ali Jasiqi, Jusuf
Buxhovi e Sejdi Berisha, Qazim Shehu e
Halil Haxhosaj, Hamit Aliaj e Lulzim Logu, Muharrem Kurti e Asllan Osmani, etj.,
etj.
Deri me tash ka botuar 12 libra, nga te cilat 7 me poezi, pra me shume se gjysmen dhe te tjerat monografi, kujtime, etj.Ai vitet e fundit pothuajse cdo vit ka nxjerre ne drite nga nje liber, xhevahir ne duart e lexuesve te shumte.Duket se po kompenson kohen e humbur te viteve ne zezonen serbosllave te ish-Jugosllavise.
Une nuk do bej kritiken e librit “Leximi I shkrumit”, , te cilin perurojme sot ne 65 vjetorin e lindjes dhe 45 vjetorit te botimit te poezise se pare, por do ceku disa qasje te krijimtarise se pergjithshme te Bezhanit.
Qe nga
libri i pare me poezi “Perplasje kohe”, 2002, e deri tek “Leximi” i shkrumit”, 2012, botuar
nga SHB Nacional , te cilen e falenderojme edhe ne emer te shoqates se shkrimtareve dhe artisteve te
Tropojes, kane kaluar vetem nje dhjetevecar, por librat e botuar me poezi, “:Perplasje kohe”, , Pelcitje e vonuar”, 2004,
”Frymezim ne erresire”, 2008, ”Piskame e heshtur”, 2009, ”Mureve te heshtjes
sime”, 2011, kane lene mbresa te lexuesit dhe poezite e ketyre librave sjellin
dhe percojme fund e krye me nje diagrame te perligjur dhe te perpunuar, e sic thote poeti Din Mehmeti, eshte poezi e
dhimbjes se thelle per nje bote me te mire, poezi qe do te lartesoje Bezhanin si poet bashkekohor dhe serioz.
Duket se
ai ka lindur enkas per te bere poezi, se:
“ Ajo rri
e strehuar,
Mureve te
heshtjes.
Furtunat
nuk ndalen,
Brendesive
e papare
Djeg
qelizat e kujteses,
Kur
shperthen,
Uragani i saj me ndrydh…”
E per ta
permbyllur kete fjale te shkurter per poetin qe bashkoi kulturat dhe ndjenjat
tona ne Malesine e Gjakoves, do citoj disa fjale te tij thene ne nje interviste
te dhimbshme pak kohe me pare, ku shpalos me mall rrenjet e gjakut te
tij : “Une cdo dite jam ne Zogaj e ne Bajram Curr, here me dajallaret.here
me shoket e koleget e mi.Jeta rrjedh ne trungun e saj e rrojme bashkarisht.