Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E premte, 25.05.2012, 06:40 PM

ZËRI IM
Tingullin e fjalës
E ruajta
Në thellësinë e shpirtit
Në pastërtinë e zemrës
E shtëngova
Me forcën e nofullave
E ndrydha me fuqinë
E ndjenjave
Me betimin e prindërve
E blova
Si misrin
Me ujin e mullirit
Gurët për bluarjen e grurit
Me vërtitjen metaforike
Të forcës magjike të burrit.
E rrezja e diellit
Mes grilave të burgut
Puth fytyrat e etura
Për liri
Zëri im këtu
Është klithmë
Në mes të shkretetirës
Testament i pa tradhtuar
Për veriun e braktisur
Në kotarin e harresës.
ECJE VERTIKALE
Ecëm bashkë
Mbi vigun e përroit
Të tharë
Mëngjeseve në shtetrrethim
Lundruam nëpër labirinthe
Duke kërkuar zgërbonja
E prroska dhe shpella
Për shpëtim.
Kjo tokë
U la me gjak përrua
Nëpër vite e breza
Kujtimet nuk flejnë
Por perballën me mite
Dhe legjenda
Ku je moj lëndinë
E lulëzuar
Në trojet e bekuara
Të shpirtit tim?
Në shpirtërat e vuajtur
Ndezëm flakën
E dashurisë
Për të rezistuar
E këputëm vigun
Dhe ngulëm flamurin
Mbi bjeshkët e larta
Të Atdheut të bekuar.
Atje buzë përroit
Qyqet bënin roje
Gjysma kishin ngordhur
Të tjerëve nuk u bëmë
As varre
Se kjo tokë e brishtë
E lashtësisë arbërore
Zuzarët nuk i pranon
As në llogore.
IKJE MËRGIMTARE
Do të iki nga mërgimi
Do shkoj atje
Ku do të më presë dielli
Me lulet e Atdheut
Pa gjemba
Parfum shpirti liron
Nëna me dy zemra
Në krahëror
Lot mallëngjimi
Nuk duron
Dhe prehërin
Plotë gështenja
Ma dhuron.
Do të iki atje, te dielli
E dheun
Do ta hedhë mbi supe
Mallin për Atdhe
Shallin e bardhë
Të kujtesës
Ma hedh Babai
Pëllëmbë
E pëlhurë praruar
Krenari dardane
Me marshim të bekuar.
Pëlhurë atdheu
Histori e ndrydhur lavdie
Ata i përshkruan betejat
Me zjarrin e shpirtit
E ne
Baladat i kënduam
Në bjeshkët e durimit
Metaforë kohe
Ecëm te sigurtë
Sot
Dielli i shëndrit
Kujtimet tona
Për lirinë
Pranë kësaj Parajse
Me shallin e bardhë
Të dëborës së Dukagjinit.
ECËM
Ecëm një shekull
Nëpër labirinthet e jetës
Mbi shkallë
Mbi muret e legjendave
Mbi pentagramin
E lojës me fjalë.
U shndërruam
Në faqe kohe
U përbiruam
Edhe në Unazën e Zotit
Edhe mbi këneta
Me këmbet e lloqura
Nxorrëm edhe Gurë
Bregun për ta parë.
Ecëm edhe mbi
Moçalishten e vdekjes
Mbi ujin e ngrysur
Të zi katran
Shkelëm mbi fytyrat
E djajve
Mbi tokën e kalbur
Nga të qelburit tiranë.
Nëpër shtigje ecim tani
Me ndihmën e shpirtrave
Të fisnikëruar
Rrugët me rrasa shprese
Mbi tokë e drejtë qielli
Shirtrat që kurrë s´vdesin
Tokën e futën në gji
Dheun e bekuar
Vetëm me Lavdi.
LINDJE PERËNDIM
Mëngjesi
Më gjeti në lindje
E hija ime
E madhe
E kthyer kah perëndimi
Fillova rrugëtimin
Vrapimin tim
Ta zë hijen e harresës
Pa arritur në perëndim.
Rrugëtimi im
Zgjati një shekull
Nga lindja
Në perëndim
Hija sërish
U kthye kah lindja
Por unë ngela
Me feniksin tim
Këtu në perëndim
U bëra i perëndishëm.
Komentoni
Artikuj te tjere
Xheladin Mjeku: Sprovat e jetës si frymëzim lirik
Agim Gashi: E qan nëna bijën e saj
Besim Muhadri: Përkushtimi i krijuesit dhe shprehja e revoltës artistike
Lekë Mrijaj: Një Flamur Një Shtet Një Shqipëri
Bilall Maliqi: Gjuha shqipe nuk ka nevojë për fjalë të huaja!...
Gëzim Llojdia: Mardhëniet shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës
Gjon Neçaj: Lule të këputura në mes
Agim Gashi: Lamtumirë Ju vasha t´reja
Zyba Hysa: Dashuria ka kodet e saj, kode që e dallojnë nga jo dashuritë...
Keze Kozeta Zylo: Udhëtonit ju Hyjnesha…
Mustafë Krasniqi: O Shqipëri!
Violeta Gashi: Tjerrja ndaj Diellit
Përparim Hysi: Dhimbje për ata që ikën...
Neki Lulaj: Te Qafa e Vishës
Gjon Neçaj: Poeti që bashkon kulturat dhe ndjenjat
Dibran Demaku: Emrat e tyre s'do i tresë harrimi
Ramiz Dërmaku: Shkrimtari dhe regjisori Baki Krasniqi
Xhevahir Cirongu: Eradina në Nju Jork
Mustafë Krasniqi: Një vështrim librit ''Trinomi i Lirisë''
Ukshin Zajmi: Promovim libri: Jusuf Bislimi “Flakë në zemër”