Reshat Kripa: Meditim para mozaikut
Një ditë isha ulur në lulishten para Muzeut Historik Kombëtar. Vështroja përqark. Këmbësorë, makina, motoçikleta dhe tek e tuk ndonjë biçikletë qarkullonin rreth e rrotull. Vështroja dy simbolet e vjetra të Tiranës, orën dhe xhaminë dhe më kujtohej fëminia ime në rrugët e këtij qyteti.. Vështroja monumentin e heroit tonë kombëtar dhe ndjeja një krenari brenda vetes. Ndjeja krenari pasi më kujtoheshin vargjet e Naimit të madh...

























