E diele, 04.05.2025, 09:35 PM (GMT+1)

Speciale

Kolë Tahiri: Nik-mengjajtë e Mërturit (I)

E shtune, 30.06.2012, 11:16 PM


Portret historik-folklorik i një burri e fisi legjendë

Nik-mengjajtë  e Mërturit (I)

-NIK  MENGJA, midis të urtëve kanunar (ligjvenës)-

(…Ose, koha e përafërt e vendosjes së mërturësve në Shengjergj – Lek-bibaj)

Nga Prof Kolë Tahiri

Shenim : -Per Nik Mengjen, ndonse jane ruajtur gojedhena, per me se tre shekuj pa nderprerje, me sa dime, nuk njihet as nje dokument i shkruar dhe, asnje here nuk eshte shkruar per te. Keto shenime jane te parat qe thuren per kete figure mendjendritur-

Retrospektivë

Nik Mengja mbetet një nder burrat ma zamadh të Fisit të Mërturit. Urtësia dhe mençuria e tij kane rrugetuar, në gojën e popullit, ne mjegullnajen e moteve per me se tre shekuj pander-prerje. Me nje «jetegjatesi» te tille do te krenoheshin edhe filozofet e medhenj.

Mendohet, se Nik Mengja ka lindur ne çerekun e fundit te shekullit XVII-te dhe ka mbijetuar, po-thuajse tere shekullin XVIII-te. Ne çdo gojedhene cilesohej si jetegjate, qe ka kaluar mbi 120 vjeç. Bazuar ne perllogaritjet, sipas tradites popullore, d.m.th., 10 breza te shkuar, ndry-shej afro 330 vjet.

Kete e deshmon pema (trungu) gjenealogjike, sipas se ciles del, nisur nga im bir (2012): Artani, Kola, Tahiri, Sheremeti, Delia, Marku, Zeneli, Uka, Pjetra, dhe Nikë Mengja (Pjeter-nikajt). Ketu takohen e ndahen edhe vllaznite: Vatnikaj, Dedenikaj dhe Vukaj te katundit Shengjergj, te krahines se Nikaj-Merturit.

Po të perifrazojme historianin Dodë Progni del se Mërturi qe permendet ne dokumentet (1628-1795 ) ka qene nje nga ngulimet e banoreve te ardhur nga Merturi i Gurit ne periu-dhen 1550-1795. Ardhja e tyre ka qene val-vale. Ky katund ka qene homogjen, me banore vetem mertures, prandaj i dhane emrin Mertur, qe dokumentet e shenojne Mortur. Me vone mori emrin e pajtorit te kishes Shengjergjit. Mendoj, se kisha ka qene ndertuar dhe ka fun-ksionuar perpara se aty te nguleshin te paret e shengjergjesve te sotem.

Ne ate territor u vendosen,  pjesa me e madhe e pasardhesve te Bibe Leke Pogut, i cili kishte tre djem; Mengj Biba, Pepë Biba dhe Kolë Biba.

Prej dy djemeve te Mengjes, (Nikes dhe Preçit) rrjedhin vllaznite e Shengjergjit: Nikmen-gjaj dhe Kol-preçaj.

Nga kater djemte e Nik Mengjes: Vate, Pjeter, Dede, dhe Vukë moren emrat kater vallazni te tjera me te vogla : Vatnikaj, Pjeternikaj, Dedenikaj dhe Vuknikaj . Keto vllazni perbejne Nik-mengjajt e merturit.

(Dode Progni- Zef Doda  «Nikaj-Merturi. Veshtrim historik». Shtepia Botuese «Shtje-fni». Shkoder, 2003, f. 58).

Keshtu, Nik Mengja, shfaqet, si njeri nga themeluesit, mbase kryesori i katundit  Shengjergj, i cili eshte populluar, midis viteve 1550-1795. Kjo do te thote, se Nik Mengja, me prinderit e vet duhet te jete ngulur ne keto troje pergjate çerekut te fundit te shekullit XVII- te. Sipas te dhenave te historianit D. Progni banoret e me-hereshem te kesaj zone, bjakçoret jane larguar, me deshiren e tyre prej andej, midis viteve 1768-1770.

Perllogaritjet e breznive, sipas trungut gjenealogjike gjejne perputhje te perafert, pra, aty midis 300-330 vitesh.

Nuk eshte pa interes fakti, sipas te cilit, kur plaku i urte Nik Mengja kur  i ka ndare pleqnite, te cilat mbahen mend ka qene mbi një shekullor. Gojedhenat pohojne, se Nik Mengjen e bartnin ne kosh (transportonin) nga katundi i tij Shengjergj, deri ne vendin ku do te ndahej pleqnia-(gjyqi).

Mosha e tij e madhe dhe menyra e transportimit te tij (në kosh), me sa duket u ka lene mbresa bashkekohesve, prandaj, çdo here qe flitet per kete figure i theksojne ato.

Fatekeqesisht, me sa dime deri me sot, ato jane vetem burime folklorike dhe doke zakonore. Dokumentet e shkruara te cilat i perkasin kesaj periudhe historike gjenden ne Arkivat e Vati- kanit, ne forme relacionesh, qe dergonin misionaret, fretnit jezuit, e pas tyre, ata franceskan, apo te deleguarit e veçante, te Selise se Shenjet te Romes.  Pa dyshim, se studjuesit, ndonje dite do t’i zbulojnë keto dokumente . Kjo eshte e vertetë e padiskutueshme.

Midis deshmive gojore te paharruara per Nik Mengjen e Merturit permenden :

- 1. Pleqenit qe ka ndare ky burre mendje ndritur.

- 2. Legjendat e paharruara,

- 3. Gojedhenat proverbiale,

- 4. Toponimet e mikrotoponimet monumentale etj.

Te gjitha keto shenojne gjurme te lena mbi 300 vjet me pare.

Mendja ta do, qe keto perbejne vetem majen e ajsbergut te jetes dhe trashegimisë së tij mendore (mençurisë)..

Ketu jane, vetem ato qe kam mundur te mbledh gjate viteve, per ndonjeren prej tyre me ka folur edhe studjuesi Frrok Vukaj. Besoj, se do te ruhen edhe te mjaft te tjera, te kesaj natyre, te cilat duhen hulumtuar e regjistruar, sa nuk eshte teper vone. Ato ruhen ne hapsira te largeta , madje me shume se ne fshatin e tij. Ka qene ne traditen dokesore shqiptare, qe pleqnaret te zgjidheshin sa me larg vendit ku do te behej pleqnia.

Veprohej keshtu, me qellim qe te menjanoheshin ato, te cilat sot quhen «konflikt i interesit». Nga hapsira te largeta zgjidheshin edhe pleqnaret me te shqua, siç ka qene Nike Mengja i Merturit, me vone Binak Alia i Krasniqes etj .

Nga pleqenite e Nik Mengjes, te ardhura deri tek ne permenden vetem, ato te viteve te fundit te jetes se tij. Nuk eshte larg mendjes, qe ai te kete pasur veprimtari te gjere ne fushen e ndar-jes se mosmarreveshjeve te kohes si, per çeshtje nderi, gjakmarrjen, per kufijet, ujerat, bje-shket etj. Vetem, pak, fare pak prej tyre jane ruajtur.

Dhe te ben pershtypje, se nuk jane ruajtur kenge, apo beme te tjera te keti burri. E kjo ne ko-hen, kur ne rendin e dites ka qene pushka, trimerit, ndryshej vrasjet me hak e pa hak. Atyre ua kushtonin kenget e tyre rapsodet e asaj kohe, ndersa per  mencurine, urtesite, punen per mbi-jetese nuk behej fjale, jo me te kendoheshin kenge me sa duket as nuk preferoheshin. E me gjithate kujtesa popullore ka regjistruar kete rast te veçante, pra jo te pushkes, po te mendjes se ndritur.

Ç’farë eshte ruajtur nga trashëgimia njerezore e  ketij burri legjende?

Trashegimia me e shquar e Nik Mengjes kane qene 5 djemet trashegimtare, prej te cileve kane marre emrat kater vllaznit e Shengjergjit :

1. Vat Nika(Vatnikajt)

2. Pjeter Nika(Pjeternikajt),

3. Dede Nika(Dedenikajt ose Malajt),

4. Vuk Nika(Vukajt)  dhe

5. Gjok Nika(Gjoknikajt). ?

Banoret e sotem te ketyre vllaznive te marre se bashku quhen Nikmengjajt e Merturit.

Flitet se pasardhes te tjere te ketyre vellazeive kane emigruar ne krahina te tjera si ne Tropoje, Kosove, e mbase me larg. Me keto dege te shkeputura te nikmengjajve jane ruajtur pak, ose aspak lidhjet e gjakut. Tipik paraqitet rasti i Gjokë Nikës, enigma e te cilit shpresoj, se mund te zbardhet ne te ardhmen.

Enigma e Gjokë Nikës, njerit prej djemve të Nikës. Hamendësim apo realitet ?

Gjok Nika ka qene njeri prej djemve te Nik Mengjes, per ne, më problematiku, krejtesisht i harruar prej farefisit. Vetem nje toponim i ruajtur e nje gojedhene e larget jane fare pak per te ndertuar diçka reale per kete  njeri te emigruar ne shekujt e kaluar. Per kohen dhe as vendin e emigrimit nuk dihet asgje, qofte edhe ne forme gojedhene. Me sa di, ruhet ne Shengjergj nje toponim i vetem : Shpati  i Gjoke Nikes ose i Gjokenikajve, qe eshte hamballe dushku e shtepise se Zef  Ndue Koles, dega e Nike Zenelit.

Kam degjuar, krejt rastesisht (treguar nga juristi Prel Mark Perkola), se ne Kosove gjendet nje vellazni e cila e ruan, sipas tradites mbiemrin e saj te origjines, pra, Gjoknikaj. Sipas nje perfaqesuesi te tyre pretendohet se jane me origjine Berishe dhe se jane vendosur ne Kosove rreth 200-250 vjet me pare.

Kjo perputhet mire me kohen kur mendohet se Gjoke Nika mund te jete larguar nga Shen-gjergji dhe eshte vendosur ne Kosove, sipas disa gjasave ne krahina e Llapit e Gollapit, afer Podujeves. Keto jane gojedhena qe ruhen edhe sot.

Takimi me keta pasardhes te Gjoke Nikes( gjoknikaj), njerin prej te cileve te cileve e ka takuar juristi Prel Mark Perkola, gjate nje vizite ne Zvicer,  do te mund te saktesohente enigmen qe mbeshtjell piketakimin e Gjokenikajve me vellezerit e tjere te nikmengjajve te Merturit.

Vellezer te Nik Mengjes kane qene : Preç Mengja (Kolpreçajt e Shengjergjit), Buç Men-gja ?, dhe Nike Preçi, me sa duket te emigruar ne Kosove, ose te dalun fare ne linjen e lisit te gjakut. Vazhdon te ruhet, vetem nje toponim; Çukat e Nikë Preçit, siper Lugut te Bores, bjeshke e Gegehysenit. Per deri sa, i kane dhene emrin e tij nje territori te bjeshkes se Shen-gjergjit, te blere, me vone nga Gegehyseni, mendja t’a do qe te kete qene Dikushi.

Nuk perjashtohet mundesia, qe per shkaqe te ndryshme, te kete lene edhe jeten ne kete pllaje te bukur alpine.

Me sa dime, nuk ruhen legjenda, as gojedhena per Nike Preçin dhe pasardhesit e tij. Enigme !!.

Te dhenat e Pemes (Lisit) gjenealogjike deshmojne se nga Shengjergji kane emigruar Qehajajt lagje e fshatit te  tetajve te Merturit, kufi me Shengjergjin, me te cilin edhe sot e kane bjeshken e perbashket, si dhe vllaznia e Pepkolajve te katundit Raje.( ?).

Duke ndjekur fillin e ngjarjeve mendoj, se Nik Mengjes i takon merita e vendosjes, per here te pare ne territorin e sotem te Shengjergjit (nik-mengjajve) te mbetur bosh pas largimit te bano-reve te mahereshem, d.m.th., bjakçoreve te famshem.

Prej tyre, midis shume te tjerash ruhet edhe toponimi i mirenjohur Bjakja e Merturit.

Shperngulja e merturesve nga territoret e veshtira, te dy aneve te Lumit Drin (Pertedrinia dhe Kendejdrinia) e vendosja ne kete territor te lire, ka mundesi qe te jete ide dhe merite  e te jatit, por, eshte perjetesuar i biri, burri, me i shquar qe ka bere epoke Nik Mengja, pleqnar, i urte e largpames.

Ky teritor, i cili sot quhet Fusha e Shengjergjit ka ruajtur emrin e nje kishe, shume te vjeter, të  Kishës së Shëngjergjit, dhe u quajt Katundi Shengjergj per t’a dalluar nga Btosha, Tetajt, Raja etj.. Rrenojat e kesaj kishe ruhen ende sot.

Mendoj se, nje betim i cili perdorej, nga shume njerez, e midis tyre edhe nga babaj im ka qene : «Pasha Kishen e Shengjergjit qe asht t’u shkozat», çka jep edhe adresen e sakt ku mund te behen germime arkeologjike ne te ardhmen. Zakonisht kishat ndertoheshin ne krye te varrezave.

Edhe kjo eshte nje enigme tjeter e cila prêt te sqarohet nga historianet dhe, sidomos nga arke-ologet, te cilet ende nuk i kane shtrire kerkimet shkencore ne kete territor.

./.

Fundi i pjeses së parë. Në e pjesen e dyte do lexoni :

Pleqnitë e Nik Mengjës , të ruajtura deri në ditet tona

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj-



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fotaq Andrea: Justin Godart, një mik i madh i kombit shqiptar Mërgim Korça: A mund të shkruhet historia duke mohuar e duke shfytyruar fakte? Victor Frobin: Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla e shteteve Fehmi Kelmendi: Invazioni Osman dhe manipulimet pansllaviste kundër kombit shqiptar Arif Kutleshi: Dr. Franz Baron Nopcsa – Shqipëria Katolike e Veriut Fatmira Biçaku: Një vështrim për figurën e Skënderbeut me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë Halim Purellku: Shtrirja e kryengritjes shqiptare kundër-osmane e vitit 1912 në vilajetin e Manastirit Baki Ymeri: Shenjtërimi i Kishës ''Më Një Ditë'' ku u mbajt mesha e parë shqipe Bedri Tahiri: Milosh Kopiliqi - Heroi q? sfidoi historin? Kujtim Mateli: Përpjekje për lokalizimin e Dodonës dhe pranimi i vendndodhjes së saj në jugperëndim të Janinës Shefik Shkodra: Shkolla fillore ‘’Selami Hallaçi’’ dhe mësuesi Ilmi Avzi Mustafa: Ecuritë e arsimit fillor shqip në Kërçovë e rrethinë Neki Babamusta: 26 Marsi 1990 - Vullkani që tronditi komunizmin në Shqipëri Fitim Rifati: Traktati i Shën Stefanit dhe reagimet e shqiptarëve Fritz Radovani: Dishmon atdhetari Kolonel Faik Quku... Ilmi Veliu: Letra e Skënderbeut e 31 tetorit 1460 dërguar princit të Tarentit, Johan Antoni Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane Halit Elshani: Grupi i Ajdin Muliqit, përkatësisht grupi i Enver Hadrit Lutfi Alia: Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza (III) Hilmi Saraçi: Disa të dhëna karakteristike për familjen Gergjaliu

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx