Kulturë
Xhelku Maksuti: Roli historik i shqiptarëve të Rumanisë
E diele, 27.05.2012, 04:28 PM
Roli
historik i shqiptarëve të Rumanisë në proklamimin e Pavarësisë kombëtare dhe
shtetërore të Shqipërisë
(Fjalim
i mbajtur në selinë e Ambasadës Shqiptare për studentët e Shqipërisë që studiojnë
në Rumani. Bukuresht, 11 maj 2012)
Nga
Dr. Xhelku Maksuti
Pavarësisht
nga rrethanat historike, që nga kohërat më të lashta kemi atestime dokumentare
lidhur me ilirët si stërgjyshër të shqiptarëve dhe dako-trakasit e rumunëve. Rumunët
për të përpunuar dhe eksploatuar xeheroret e arit të maleve të Apusenit (Roshia
Montana e sotme), kanë prurë specialistë nga rradhët e ilirëve pirustë. Mendoj
se kemi madje edhe ngjashmëri të shumta nga rendi linguistik ndërmjet shqipes
dhe gjuhës rumune. Ndoshta kështu spjegohet edhe gjesti i udhëheqësit të madh të
Vllahisë, Mihai Viteazul (Trimi), që u mundësoi 15 mijë shqiptarëve të kalojnë Danubitn
më 1595 dhe të vendosen me familjet e tyre në trojet rumune për të shpëtuar nga
turqit. Disa nga ta arrijnë në funksione të larta, siç janë ata të familjes
Gjika, nga e cila do të shndrisë emri i Elena Gjikës (Dora d’Ostria), e cila,
pas gjysmës së dytë të shek. XIX do të redaktojë e botojë në gjuhën italiane
edhe një histori të shqiptarëve të Rumanisë. Disa vjet para saj Naum
Veqilharxhi do të botojë abetaren e parë në gjuhën shqipe kurse kah fundi i
shek. XIX-të, fillojnë të krijohen shoqatat e para kulturore të kësaj kolonie në
Bukuresht, Konstancë, Brailë, Plojesht dhe lokalitetet tjera.
Kështu
mund të shpjegohet arësyeja pse Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin do të vijnë nga
Stambolli në Konstancë dhe nga Konstanca në gjirin e shqiptarëve të Bukureshtit,
të shoqëruar nga Dr. Ibrahim Themo nga Mexhidia dhe shqiptarë të tjerë, duke u
tubuar në sallën e hotelit Continental, në rrugën Victoria, ku do të mirret
vendimi historik për shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe shtetërore të atdheut
tonë etnik – Shqipërisë. Ngjarjet e Vlorës, në brigjet e Adriatikut, të përmbyllura
me proklamimin e çlirimit të Shqipërisë nga sundimi osman, u janë të njohura. Referimet
tona të shkurta ndërlidhen me kontributin e shqiptarëve të Rumanisë në këtë eveniment
krucial, si dhe në reflektimin e këtij kontributi, jo vetëm në gjirin e komunitetit tonë, por
edhe në mbarë botën shqiptare dhe atë të huaj.
Mentori
im, profesori universitar Nicolae Ciachir, në studimin e tij monumental “Një historian
rumun i ankoruar në botën bashkëkohore”, do t’u dedikojë një kapitull
bashkatdhetarëve tanë, nën titullin “Shqiptarët, komuniteti më besnik i Rumanisë:
Nga Vasile Lupu dhe Dora d’Istria, e deri te Viktor Eftimiu dhe Xhelku Maksuti”.
E citova këtë punim edhe për shkak të faktit se profesori i shquar dhe i ndjerë,
më ka shoqëruar vazhdimisht në evokimin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë, që e
kremtonin për çdo vit në sallën e Universitetit Dalles, në disa qendra e
lokalitete tjera, sidomos në Konstancë dhe Piteshti, si dhe në lokalet e
ndritura të Ambasadës së Shqipërisë. Historiani i shkëlqyer Nicolae Iorga, mik
i ngushtë i shqiptarëve, që intenciononte të krijojë një Institut rumun të studimeve
të Europës Juglindore në Sarandë, dijetari që e ka shkruar një histori të Shqipërisë
në gjuhën frenge (1919), ka mbajtur disa konferenca për rëndësinë e shqiptarëve.
Në këtë kontekst, ai dëshmon për evenimentet/ngjarjet e vitit 1912 dhe
reflektimin e tyre në botën rumune, duke theksuar:
“Sa
u përket rrethanave ballkanike, qesh i ftuar në Sinaja ta pregadis nipin e
mbretëreshës sonë, princin Wilhelm de Wied, lidhur me vajtjen e tij në Shqipëri,
qeverisjen e vendit... Ishin atje, pranë Trashëgimtarëve, edhe çifti bashkëshortor
Wied... Hijerëndë, i shqetsuar, tejet i ligështuar, mbreti konsumonte dietën pa
e shprehur asnjë fjalë. Nga ana ime, ndërmjet zonjës llafazane Bengescu, dhe
ende më llafazanes princesha Widi, e gjallërishmja e zeshktë, pasardhësja e
Cantacuzinëve, përmes shoqes së princit Sayn-Wittegenstein, memorjet e të cilit
ia kam dhuruar asaj që do të bëhet mbretëresha e parë e Shqipërisë... Dhe në fund,
princi, i lartë, i drejtë, bjond, diskret, më mori mënjanë që të më pyesë se ç’mendoj
për misionin me të cilin pason ta angazhojnë. “Shkëlqesi Mbretërore” (kështu më
thanë t’i drejtohem mbretit shqiptar), nëse Shkëlqesia Juaj Mbretërore do të sundojë
në Shqipëri, mendoj se ardhmëria do të më japë të drejt të them se Shqiptari
nuk lejon të zotërohet nga askush tjetër, veçse nga vetë Shqiptari”. (Nicolae Iorga, Ovia?? de om a?a cum a fost,
Chi?in?u, Universitas,
Ç’duhet të bëjmë ne? Asgjë tjetër veçse ta shpiem më tej këtë Flakadan të Pavarësisë, i ndezur këtu e 100 vjet më parë, së pari në Bukuresht (5 Nëntor 1912), e pastaj në Vlorë (28 Nëntor), që Shqipëria të shndrisë në të gjitha pikëshikimet, të mburret edhe pas njëmijë vitesh me këtë ditë të shenjtë, të dëshmojë se është e aftë për një bashkim të mbarë kombëtar, dhe të shquhet përmes të vërtetave të veta.