E marte, 29.07.2025, 10:14 PM (GMT+1)

Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 4/2012 (I)

Të nderuar lexues të ZemraShqiptare e të ShqiperiEtnike:I dashuri ynë, Heroi i Kosovës, i paharruari Kadri Mani na la. Sot në mëngjes erdhi nga zemra e Kosovës–Prishtinë, lajmi për ndarjen e tij nga jeta.Iku Kadri Mani. Dhe iku, siç qendroi plot 75 vjet në të gjallë. Iku i papërkulur dhe duke qeshur, duke shkruar, duke bere shaka plot humor me shokët dhe miqtë. Asnje çast dhe asnje fjalë nuk na e tha për vete, për shëndetin e tij...

Kalosh Çeliku: Xha Deralla na e hodhi

Nga Shkupi pas Takimeve poetike nën Rrap, erdhëm në Kërçovë. Dhe, e pyetëm një plak para porte në fshatin Cërvicë: O plak, ku është “Çifliku i Xha Derallës”?Plaku u ngritë më këmbë me gjithë mjekrën e bardhë dhe shkopin me kërrabë. Mirëse erdhët, gra e burra! “Çifliku i Xha Derallës” është në Kërçovë, tek ajo Çuka pas malit, drejtoi plaku në vend të gishtit tregues shkopin. E shihni atë Çukë në mes të Qytetit? Atje, është “Çifliku i Xha Derallës”...

Besnik Lajçi: Ibrahimi u bë Marin

Kur isha fëmijë, duke ecur m’u shfaqeshin shkronjat e ndryshme. Në rrugë në targa të makinave, në reklama të fabrikave etj. Si fëmijë, para se të shkoj në shkollë, nuk dijsha ta gjej një përgjigje, një shpjegim, pse kah shkon njeriu ka veç shkronja, sidomos shkronja të ndryshme të alfabetit! Fillova të shkoj në shkollë fillore. Ditën e parë më caktuan klasën. Kur hyra në mësojtore, pashë kishte shumë fëmijë aty të moshës sime, djem dhe vajza. Klasa ishte me plot shkronja të ndryshme dhe numra të ndryshëm, dhe ...

Pirro Prifti: Qemali - Toptani- Heronj dhe Tradhtarë

Historia e Pavarësisë së Shqipërisë është një xhungël faktesh e dokumentash në të cilën marrin pjesë dy tipe personazhesh Historikë: Pashallarë dhe Bejlerë që e kërkonin Shqipërinë mundësisht autonome (ose të pavarur) nga Turqia por dhe alete e saj, dhe nga ana tjetër, Intelektualët kristianë Ortodoksë, Katolikë, dhe Myslimanë që e deshën Shqipërinë të pavarur por të përkrahur nga fuqitë perëndimore Europiane.Këtu ze fill edhe përplasja e madhe e dy grupeve politike shqiptare: njëra që  ...

Pjetër Domgjoni: Tito dhe Jugosllavia e tij

Sa e sa herë kam dashtë me shkrue diçka për Titon, por kokat ishin të nxehta e tensionet ishin të mëdha sepse ashtu ishte gjendja nëpër të cilën kaloi populli ynë apo ma mirë me thanë popujtë tonë. Ashtu ishte edhe fati i Jugosllavijsë së Titos. Me themele të ndërtueme përmbi eshna të njerzve t'pa faj dhe poashtu e shkatrrueme me vrasje, rrënime, lotë e gjak e me grumbuj vorresh të njerzve t'pa faj.Tito, dihei se lindi me 7 Maj 1892, por ditlindjen e festonte me 25 Maj...

Agim Kuleta: Problemet midis Kosovës dhe Serbisë

Pa dyshim që problemi kryesor politik me të cilin është ballafaquar vendi ynë që nga paslufta, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, është problemi i veriut të vendit. Në këtë ballafaqim janë vërejtur shumë dobësi të palës sonë, të cilat pastaj kanë reflektuar fuqishëm në ndërtimin e politikës sonë në raport me këtë problem. Këto dobësi kanë rrjedhur si pasojë e një perceptimi të gabuar të realitetit. Një perceptimi më tepër emocional sesa logjik. Kësaj radhe unë do t’i veçoja vetëm dy prej këtyre dobësive, por që  ...

Ramiz Dërmaku: Formimi i Komitetit Demokratik

U kamë thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet një organizat jo balliste por,“Nacional Demokratike Shqiptare“. Kishte thënë patrioti, atdhetari, intelektuali dhe nacionalisti Gjon SerreqiBiografia e atdhetarit , patriotit e nacionalistit Gjon Serreqi.Gjon (Gjergj) Serreqi u lind më 11 shkurt 1920 në Ferizaj.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen-gjimnazin , në Prizren, në vitin shkolor 1939-40.Fakultetin Filozofik e regjistroi në Univerzitetin e Zagrebit ...

Albert Zholi: Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari

-Cila është Vilhelme Vranari?U lind në Kaninë të Vlorës, më 8 dhjetor 1944, pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti. Lufta e klasave e ka ndjekur qysh si fëmijë. Me burgosjen e babait, internohen mes viteve 1952-55, ku kreu arsimin fillor. Shtatëvjeçaren e kreu në shkollën "28 Nëntori" (Vlorë). Pasi kreu Shkollën Pedagogjike “Jani Minga“ (Vlorë, 1962-66), punoi si mësuese në fshat dhe vazhdoi studimet e larta me korrespodencë në UT (Histori- Gjuhësi). ...

Poezi nga Engjëll Koliqi

Kemi priturVetëm pakDhe kemi filluarPa humbur kohëVullnetarishtMe serinë e akteve të bekuaraTë dashurisëGarlate (Lecco), 13 maj 2011 ...

Demir Krasniqi: Në Çabrat këndon bilbili

Në Çabrat këndon bilbili –S’ lind këngëtar ma si Qamili !Këndoi me vend, këndoi me rend –N’ këngën tonë mbeti legjendë .Thuri këngët me mjeshtri ,I këndoi me dashuri .S’ mbet qytet , as fshat, as kodër –Ku s’ këndoi Qamili i Vogël ...

Selam Bajrami: Letra e dytë

I nderuar Ali të përshëndes nga Baseli dhe përmes kësaj shkrese dua t`i përshkruaj , përshtypjet e mia që fitova nga qëndrimi në vendlindje prej Datës 24.08.2012 deri më 29.10.2012. Do të vazhdoj me shkrim sepse kështu më duket ma e arsyshme që nga nëntori i 2010-tës kur t`a shruajta Letrën e parë dhe ia dhash një shoku të ngusht që të ta japë në dorë. Por, për shkak të pamundësisë që tët takojë, kishte kontaktuar Tinëzarin i cili e ...

Florim Useini: Truri pistë

Disa herë jeta është e pakuptueshme Kërkon gjëra që s’janë të nevojshme Mundohem ti plotësoj punët e jetësPunët i lehtësoi, por stresin e rëndësoi. Mundohem të gjejë zgjidhje Por të gjithë më thonë:-jeta është pa zgjedhje-.I drejtohem të Madhit ZotNë vështirësi të më ndihmojëE unë s’di në gjuhën time-lutjet ti bëjë-. ..

Xhelal Marku: Dita Botërore e Turizmit në Durrës

Është krijuar një traditë e bukur tashmë, madje në të gjithë vendin tonë, ku 27 shtatori - Dita Botërore e Turizmit, pritet me entusiazëm në mbarë hapsirat turistike shqiptare, si një ditë e shënuar, ku krahas atmosferës festive, marrin jetë e promovohen edhe strategji e projekte te reja zhvillimi, për këtë sektor të rëndësishëm e jetik të ekonomisë së vendit. Dhe, siç është bërë zakon, në këtë ditë feste, institucionet e specializuara, bashkë me partnerët privatë dhe komunitetet, jo vetëm festojnë, por dhe bëjnë bilancet ...

Ejup Ajdini: Vlerat letrare te shqiptarët e Maqedonisë

Mosnjohja e vlerave kulturore dhe letrare e një populli, apo një pjesetë një populli , troket drejt derës së humnerës për zhdukjen e tij.Kjo komplikohet edhe më tepër kur flitet për letërsinë shqipe nëMaqedoni, pasi fati historik ka qenë dhe është i padëshiruar dhe ipadrejtë, sepse ka qenë i shtrënguar të jetoj i ndarë brenda shumëkufijve administrativ shtetërorë në Ballkan. Kjo solli që të krijohet ...

Spiro Gjikondi: Fifth Avenue

Se jam e s'kam, e kam e s'kam....Te kam mallkuar, pleqeri,dhe prape te mallkojse jam e s'kame kam e s'jamKetu.atje...ne sixth and fifthand between,Rockfeler Center - Mbret,a skllav,a qen lypsar ...

Xhevdet Ukalli: Err?t e zi

Dikur, n? “lirin? e tmerrit”[1],N?n thundrat e pushtuesve,T? djegur e t? p?rv?luar,Me atdheun n? goj? –Vdisnin atdhetar?t! ...

Besim Muhadri: Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, promovuese e vlerave letrare në diasporë

“Misioni i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është t'i sjellim komunitetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari letrare të cilësisë së lartë në përputhje me standardet bashkëkohore të botës ku jetojmë. Po kështu, do të bëjmë ç'të jetë e mundur, që të zbulojmë dituri të reja e të krijojmë një art të ri letrar, për të pasuruar civilizimin shqiptar dhe për të kontribuar në mënyrë të ndjeshme edhe ndaj progresit letrar botëror”...

Zeqir Lushaj: Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova

Porta e Lartë me n’krye Sulltanin,Mehmet Pashës ja dhan’ fermanin,Grada e parë sa t’mujsh me çue,Veç shqiptarët Ti me na i’shtrue!Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,Për dritarje zgjatet kova,– Aman bre, trima shqiptarë,Një kovë uji me e ndrrrue me ar....

Cikël poetik nga Selim Nëngurra

Një shekull jemi shtetTë lumët na…, a haj medet? U ba Shqipnia e thanë djelmniaFaiku tha kur do bahet shqiptari-a. Shekull shtet, i lirë e sovranShqiptari her me Atdhe e herë me vatan. Shteti i Qemalit, apo i Esat ToptanitI princ Vidit apo pjellave të Beogradit...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx