E marte, 29.07.2025, 06:55 PM (GMT+1)

Fritz Radovani: Loro Boriçi - bir i denjë i Shkodrës deri në vdekje

Loro Boriçi, ka lé në qytetin e Shkodres me 22 Gusht 1922, në qytetin ku ka lé edhe futbolli shqiptar (1905), e asht edhe fidan i atij oazi të quejtun Gjimnazi i Jezuitëve të Shkodres, ku kanë mësue dhe janë formue breza të tanë qytetarësh intelektualë dhe dijetarë të Shqipnisë.Në një oborr të vogel shkolle ku mori arsimin e mesem dhe kulturen qytetare shkodrane, dijti me nderthurë mësimin, formimin qytetar me até fizik, per me mbetë Yll i pavdekshem jo vetem per Shkodren e mbarë Shqipninë, por edhe në plejaden e vet të lojtarëve të Europës...

Aurel Dasareti: Zemra Shqiptare

Në jetën reale nuk ka gjasa të gjenden regjime që funksionojnë të veçuar.Shoqëritë e hapura dhe të mbyllura përbëjnë ideale të ushqyera nga popujt. Unë jam i zotuar tërësisht për një shoqëri shqiptare të hapur si formë e dëshirueshme e organizimit shoqëror. Por shoqëria e hapur si ideal nuk është pa cene. Paqëndrueshmëria, mungesa e vlerave, nuk janë tipare të këndshme. Ja përse shoqëria e hapur është aq e brishtë si ideal. Vizioni i ofruar nga shoqëritë e mbyllura është më joshës. Por në shoqëritë e ...

Selim Nëngurra: Vajtimi i Haxhi Hazirit në parlament

Kohet e fundit Parlamenti i Dardanisë asht ba si nji teater palaqosh apo si tendë cirkusi. Që nga themelimi i LDK-së deri sot jeten time ja kam kushtue programit të kësaj Partie që kur u themelue ishte Levizje kombëtare.Mirpo me kohën , pas ikjes në boten e Amshueshme të Dr. Ibrahim Rugovës tue pa disa nga njerzit e kreut të LDK-së , sjelljet e tyne, fjalimet e qendrimet e tyne personale e edhe si grup parlamentar per ditë e ma shumë ...

Xhelal Zejneli: Gjenerator krize në Maqedoni

Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit apo interpretimi i njëanshëm i saj - Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit nga faktori maqedonas shkakton në Maqedoni tensione ndëretnike, gjë që gjeneron krizë politike të pashmangshme. Në mënyrë të heshtur janë duke u zhvilluar dy procese:- E para, VMRO-ja e injoron Marrëveshjen e Ohrit apo e interpreton njëanshëm atë;- E dyta, faktori politik shqiptar, si reaksion ndaj moszbatimit të ...

Hasan Blakaj: Zemra, Zemrës

Si bukë valë si bukë areËshtë e dashur Zemra ShqiptareS´shkruante kush si Kadri ManiGëzim Marku e Ilir DardaniLarg shumë larg përtej oqeaniNa çon t´fala Fritz RadovaniSa e bukur sa kombëtareZemra jonë, Zemra ShqiptareO sa bukur si kokërr rrushiI thurë këngët Zeqir Lushi ...

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit

Në një prezencë të lartë të deputetëve dhe të ftuareve, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mesazhin e parë që dha në fjalën e mbajtur në Parlamentin shqiptar ishin zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ajo i cilësoi muajt që vijnë si kritikë, duke i sugjeruar spektrit politik shqiptar që të punojë për të arritur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si objektiv jetik për përparimin afatgjatë të vendit...

Marjan Sebaj-Sopi: Intervistë me Don Lorenc Sopin

Shfrytëzuam rastin dhe mirësinë e tij që në këtë numër të fletushkës sonë ta kemi bashkëbisedues Don Lerenc Sopi-n, meshtar modest, i përvuajtur, i urtë, i thjesht, por bujar, zemërgjerë, i dashur, i afërt e largëpamës… Ai edhe pse i zanun me punë të shumta këto ditë, para festave të fundvitit, si gjithmonë me zemërgjerësi, dashamirësi dhe dashuri iu përgjigj ftesës dhe dëshirës sonë...

Aristotel Mici: Karvani i Pavarësisë (Novelë)

Vjeshta e tretë e vitit 1912 ishte në mbarim. Ditët qenë shkurtuar fare dhe dukej sikur mblidheshin dhe tkurreshin gjithnjë nga retë e dendura dhe mjergulla. Frynte erë jugu dhe binin shira. Udhët qenë tërë baltë dhe fushat ngjanin si gjysme të përmbytura.. Në një mëngjes të këtyre ditëvë te vrenjtura në garnizonin e kazasë së Beratit kishte lëvizje. Zabitët i ngritën asqerët herët dhe pa bërë as talimin e sabahut, i vunë ata ...

Reagim nga Aleanca Kuq e Zi - Maqedoni

Aleanca KuqeZi - Maqedoni, reagon fuqishëm ndaj shkrimit me titull, “Agimi Kuq e Zi edhe në Manastir”, gazeta e përditshme në gjuhën maqedonase, “Dnevnik”, datë 01.11.2012, faqe 1, 2,3, në të cilën Aleanca KuqeZi krahasohet me Partinë fashiste greke “Agimi i Artë”, si dhe jepen disa vlerësime dhe insinuata në lidhje me emra të përvetcëm që gjoja përfaqësojnë qëndrime e veprimtari të Partisë Aleanca KuqeZi ...

Fehmi Kelmendi: Populli i pamposhtur shqiptar

Ky jubilar është specifikisht i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Shqiptarët pas luftërave të ashpra kundër Turqisë më 14. gusht 1912 hynë në Shkup. Me çlirimin e qendrës së vilajetit të Kosovës prej kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Porta e lartë u detyrua t’ua njihte autonominë shqiptarëve liridashës. Ibrahim pasha i dërguar nga kryeministri turk Qamil pasha me mision të caktuar nisi negociatat me udhëheqësit kryengritës shqiptarë. Në fund të  ...

Dumitru Velea: Zana në poezinë e Sali Bashotës

Erosi ekspanziv i tyre, që shëmbëllen me moshën adoleshente të autorit „rimon” me adoleshencën e Zanës, si një kurorë mbi ballin e saj të çiltër, që shkëlqen me shëmbëlltyra parajsore. Erosi shtrihet si mundësi dhe lulëzon për t’i vënë gjërat në një vend, dhe për t’u shndërruar në një platformë të shëndetshme për njeriun e hapur ndaj qenies dhe bukurisë divine/hyjnore. Ndarja rrugëve të terratisura të historisë duhet përmbysur mbi rrugët e ...

Xhevahir Cirongu: Njeriu ”flet” edhe i vdekur!

Mali i Leskovës ngre kryet lartë e "vështron"luginën e Oparit e Tomorricës. Ky mal ndan kufirin midis Korçës e Skraparit. Në lindje perëndim, tek ky mal ndodhen dy qafa:Ajo e "Qafës së gjarpërit" e " Guri i prerë". Aty në “Gurin e Prerë” janë thurur e thuren këngë e legjenda historie qysh nga lashtësia e deri sot. Ai shkëmb i bardhë e gjigant është shpallur për këto arsye monument kulture. Kurse në “Qafën e gjarpërit " janë dy lapidarë në shenjë nderimi të dëshmorëve të luftës së Dytë Botërore. Midis tridhjet e ...

Ukshin Zajmi: Simpozium shkencor në Gjilan

Në organizim të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte të kësaj komune e nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit të kësaj komune, në Gjilan, me 31 tetor 2012, u mbajt Simpozium shkencor me temë: “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen kombëtare shqiptare (1878-1912)”.Këtë simpozium me një fjalë hyrëse e hapi Fitim Rifati, kryetar i degës së Gjilanit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, ndërsa referuesit dhe pjesëmarrësit tjerë të ...

Bisedë e shkrimtarit dhe publicistit Vangjush Saro me z. Estref Resuli, Kryetar i Shoqërisë Shqiptare EAGLES LAND e BC - Kanada

V. Saro: Z. Estref, publiku i gjerë në Shqipëri dhe në diasporë është në dijeni të ekzistencës dhe të përpjekjeve afirmuese të disa shoqatave të shqiptarëve në Kanada. Lexuesit do ta ndiqnin me interes përshkrimin tuaj në lidhje me hartën në të cilën janë vendosur dhe punojnë emigrantët shqiptarë, posaçërisht këtu në BC.Estref Resuli: Komuniteti shqiptar në BC (British Columbia) është relativisht i ri, nga pikëpamja kronologjike. Me përjashtim të një numri të kufizuar refugjatësh politikë shqiptarë, rreth 50-60 vetë, që janë vendosur ...

Sejdi Berisha: Ymer Lushakaj, “Nderi i qytetit të Durrësit”

Kur e sheh njeriu nënëloken me mbi të nëntëdhjetat dhe punën e madhështinë e Lushakajt, atëherë, patjetër të imponohet si mendim apo edhe si ekuacion jo matematike: e madhe është jeta,... krenare është jeta,... madhështi është jeta,... por nganjëherë e poshtër është jeta...!Në plaketën e këtij Çmimi të cilin e ndanë Bashkia e Durrësit dhe Shoqata“Durrësi”, në mes tjerash shkruan: “Bashkia e Durrësit dhe Shoqata “Durrësi”,z. Ymer Lushakajn e nderon me Çmimin “Nderi i qytetit të Durrësit” për kontributin e rëndësishëm që jep në zhvillimin ekonomik të ...

Hilmi Saraçi: Qeveria e Kosovës dhe dialogu (i ardhshëm) me Serbinë…

Qeveria e Kosovës ka dokumente strategjike për bisedimet Kosovë- Serbi, por ajo (Qeveria) ende nuk e ka bërë të ditur ndonjë platformë të përgatitur për këto bisedime . Opozita me të drejtë kërkon që më parë platforma për bisedime të paraqitet në Kuvend , të diskutohet rreth saj dhe në fund të miratohet Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetdijshme se kemi të bëjmë me çështje të rëndësishmë për Kosovën- me bisedime që paraqesin vendime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Kosovës...

Vladimir Shyti: Makinist treni apo karrocier!

Vetëm harmonia natyrore e pjesëve të veçanta nuk i mposhti makinistët e hekurudhës shqiptare nga shkatërrimi i brendshëm, që ndodhën në shndërimet e sistemit në vendin tonë. Ata qëndruan ashtu, me vendosmëri, besnik të profesionit, nën qiellin e fatit të tyre. Janë thellësisht të bindur e të vetëdijshëm se puna e tyre është fisnike dhe e dobishme për njerzit, ciladoqoftë frytshmëria apo ndikimi i hekurudhës sot në Shqipëri. Heroizmi tyre nuk është heroizëm luftëtari, heroizëm force, megjithëatë, janë një ...

Apel Berishës dhe EULEX-it

Kanë kaluar 14 vjet nga ekzekutimi makabër, në mes të Tiranës, të ministrit të mbrojtjes të Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi. Dhe, megjithatë, deri me sot, askush nuk është marrë në përgjegjësi!Vrasjet e burrave dhe të djemëve të Kosovës në territorin e Shqipërisë londineze si dhe vrasjet seriale brenda Kosovës, kanë qenë gjysmë publike dhe si të tilla janë një e fshehtë publike. E themi këtë, sepse në realizimin e një atentatimi kanë marrë pjesë një duzinë njerëzish, madje edhe me ...

Gëzim Llojdia: Dokumente të reja për Themistokli Gërmenjin

Deputetë e parlamentit shqiptar të mbledhur sipas kronikës të shtunë më 29 mars 1924 ora 2.30 mb dreke kanë marrë një shqyrtim një sërë propozimesh nga të cilat njëra prej tyre i përkiste kërkesës së bashkëshortes së Themistokli Gërmenjit,zj Evdhoksi Gërmenji e cila i ka parashtruar këtij kuvendi një kërkesë për të paguar rreth 300 napolona ar për të marrë shtëpinë e saj vendosur peng për të paguar ushqimin e vullnetarëve shqiptarë që mbante mbledhur për shpëtimin e Korçës nga Themistokli ...

Kozeta Zylo: Vargje në mote që deshifrojnë hieroglifet e heshtjes së akullt

Mes dallgësh lundra ime/ Ndeshet, lufton/ Mes dallgësh drejt bregdetit/ Përpara shkon…Marrë nga poezia “Kjo lundra ime” Elbasan, 1945 Janë vargje që janë shkëputur nga poezia “Lundra ime”vargje që ngrehin dallgë detesh dhe behen urë për të ecur përpara. Autori me peshën e viteve mbi supe lëmon mallin, prek dhimbjen e largët që s’mund të shërohet kurrë.Plagët i bëri vargje me palcë frymëzimi që do të përkunden si foshnjë e  ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx