Përjetësi » Mani
Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 4/2012 (I)
E shtune, 03.11.2012, 07:26 PM
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë
e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
E përkushtuar për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj.
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë.
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar.
Viti XIII nr. 4/2012
(I) ose nr 10 për v 2012.
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku
Kryeredaktor:
Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj
Zv.Redaktorepërgjegjëse:
Zyrafete Manaj
Redaktore:
Fatjeta Muçolli
Lektor: Kadri Mani
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri
Osmani
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Lidhja Shqiptare të Prizrenit
(1878-1999) është busulla jonë
orientuese. Edhe numri i parë i
revistës tonë "ShqipëriEtnike"
doli më 10 Qershor 1999,
në 121-vjetorin e kësaj Lidhje.
./.
Kadri Mani,
iku i papërkulur
dhe duke qeshur…
-RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA-
Nga Zeqir Lushaj
Të
nderuar lexues të ZemraShqiptare e të ShqiperiEtnike:
I
dashuri ynë, Heroi i Kosovës, i paharruari Kadri Mani na la. Sot në mëngjes
erdhi nga zemra e Kosovës–Prishtinë, lajmi për ndarjen e tij nga jeta.
Iku
Kadri Mani. Dhe iku, siç qendroi plot 75 vjet në të gjallë. Iku i papërkulur
dhe duke qeshur, duke shkruar, duke bere shaka plot humor me shokët dhe miqtë.
Asnje çast dhe asnje fjalë nuk na e tha për vete, për shëndetin e tij.
Pardje
në mëngjes më shkroi (paska qene e fundit fjale ne mes nesh):
“I
dashur Koleg.
Të
falenderoj. Duket e keni parashikuar saktë se, nesër pres të dal nga spitali…”.
Por…dje,
mbesa e tij e dashur më shkruan:
“I
dashur Zeqir:
Gjyshin
nuk e lejuan të dali sot nga spitali. Më tha të ju lajmëroi se pret të dali
nesër”.
…!
Dhe
vërtetë sot do të dali, veçse jo me këmbët e tij, por në krahët e dashurve të
tij të shumtë të cilët do e përcjellin për në banesen e fundit.
(Lavdia
e Kosovës, trimi i papërkulur, publicisti e shkrimtari, politikani e veprimtari
i palodhur në shtatë dekada jetë Kadri
Mani u varros më daten
…!
Iku
Kadri Mani. Dhe iku i rrethuar me dashurinë e miqëve e të lexuesve të shumtë,
të cilët kanë rreth tre javë që bashkëbisedojnë me Kadriun çdo ditë në faqet e
ZemrësShqiptare.
Mbi
4 mijë lexime e mbi 30 e sa komente
dashamirësish e përcjellin legjendën kosovare në rrugën e pakthim të jetës së
pasosur të përtejvarrit.
RRUGË
TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA!
Do
të kujtojmë, do të flasim me Ty e për
Ty, do të nderojmë gjithmonë. Të themi rruga e mbarë, por ama, dije mirë se; - Je
midis nesh!
Me
shumë dashuri e mall, nga Amerika e largët,
Miku
jot i paharruar,
Zeqir
Lushaj
------------------
Qendresëtari i madh Kadri Osmani-Mani
Nga: Idiz Zeqiraj
Njerëzit në veprimtarinë e tyre jetësore edhe lodhën dhe e ndjejnë nevojën e pauzimit. Por, ka edhe përjashtime. Ndër të palodhurit e gjertanishëm janë SHIK-u, nga njëra anë dhe, magjistër Kadri Osmani (Mani), nga ana tjetër. Prej 20 vjetësh janë përballë njëri-tjetrit. SHIK-u është ushtri e tërë, është parti e tërë. Ndëra zoti Osmani është individ, që, tashmë, ka krijuar institucionin e vet luftarak, për t`u mbrojtur nga një armatë e tërë SHIK-ase, por duke e zgjedhur metodën se “SULMI ESHTE MBROJTJA ME E MIRE.”
Magjistër Kadri Osmani është një idealist i madh kombëtar. Prej më shumë se gjysmë shekulli ka punuar, vepruar e luftuar për këtë “copë” Kosovë (ndoshta edhe më shumë), për këtë liri dhe pavarësi. Gjatë veprimtarisë të tij ilegale e legale, mund të vritej shumë herë, por vetëm rastësia e ka kursyer. Edhe para skuadrës të pushkatimit, shqiptarët e lidhur në Tivar, ndonjërin rastësia e ka shpëtuar.
Zoti Kadri Osmani ka një biografi që ndryshon, cilësisht, nga biografia e kujtdo tjetër në Kosovë. Ishte viti 1965, kur ai, i shoqëruar nga profesori i letërsisë shqipe, hyri në klasën tonë, në Gjimnazin e Pejës. Nga çanta nxori një ekzemplar të revistës “Jeta re”, që, atëbotë, drejtohej nga i urti Esad Mekuli. Dhe, agjitoi bindshëm për t`u pajtuar në revistën e vetme letrare në Kosovë.
Një ditë gushti, pa bëzamje, lënë zyrën në “Jeta re” në Prishtinë dhe, duke përshkuar tri orë në këmbë, rrugëve herë të pluhrosura, por më shumë të baltosura, arrin në Malësinë e Gollakut, në kufi me Serbinë, për mësimdhënie. Dhe, motivi i këtij vendimi: Zoti Adem Demaçi është burgosur, heronjtë e veprës të tij “Gjarpijtë e gjakut” si dhe miq e dashamirë të tjerë, jetojnë në këtë zonë, gjithnjë e më shumë po maltretohen nga UDB-a. Duhet bërë diçka, për ta ngritur moralin e popullatës të kësaj zone të izoluar dhe për t`i trerguar UDB-së dhe Serbisë se nuk i frikësohemi askujt në vatrat tona.
As edhe një rast tjetër në Kosovë, as në Shqipëri (përjashto rastet kur Partia u thoshte mësuesëve në trasferim: ose shko në fshat, ose në burg), nuk mund të hasim me lënë zyrën dhe pagën më të mirë në Prishtinë, për të shkuar në malësi mësues, duke e lënë nusen të vetme me tre kalamaj të vegjël. Në dhjetë shkollat e zonës, me një drejtori të përbashkët, me mungesa elementare, për të zhvilluar një mësim normal, zoti Kadri Osmani i rreket punës, për ta ngritur cilësinë e mësimit. Njeri i leximit, i letrave, i librit, nuk duronte dot që në dhjetë shkollat fillore e 8-vjeçare, të mos kishte një gazetë, një revistë, një libër! Dhe, me qortimin e kujdesshëm ndaj mësuesëve kolegë, për këtë gjendje mjerane, me vetiniciativë, me shkrim e gojas, përshkoi Prishtinë e Shkup, duke aktivizuar, tashmë, edhe të tjerë, për të begatuar shkollat e zonës me literaturë ditore, dy javore, mujore dhe libra gjithfarëshe. Dhe, ia doli me sukses, duke krijuar edhe rrethet letrare.
Magjistër Kadri Osmani është veteran i ilegales të Kosovës dhe i burgjeve politike jugosllave. Atdheun edhe mund ta duan të gjithë, por, ndjenjen e lirisë nuk e kanë të zhvilluar të gjithë njësoj. Përndryshe, ne, shqiptarët, do ta kishim Shqipërinë të tërë, Shqipërinë Etnike, të paktën, në Lidhjen e Prizrenit. Përkushtimi i tij nuk ka qenë kurrë i mëdyshur, nuk ka qenë honorar. Përkundrazi, ka qenë detyrë, ka qenë parësor. Ai filloi në Prishtinë, vazhdoi në Istog e Pejë, u dënua dhe përsëri vazhdoi veprimtarinë ilegale në Prishtinë, për t´u dënuar sërishmi. Jeta ilegale, në sistemet komuniste e fashiste, është e rrezikshme, “NJERIU ËSHTË ME KOKË NË TRASTË”. Vërtet, u vranë Nuhiu (Berisha) e Rexhepi (Mala), ndërsa Kadriun rastësia e shpëtoi. Shpifjet e denigrimet aktuale të armatës “nofkaxhi” të SHIK-ut janë hakmarrje primitive e provinciale, madje me një fjalor të denjë për lukuninë komuniste. Në të gjithë Shqiptarinë tonë, zoti Kadri Osmani, do të ishte i fundit për ligështim, denoncim apo tradhti ndaj shokëve të idealit. Dhe, kjo është provuar në gjyqet e përsëritura, të zhvilluara kundër tij.
Magjistër Kadri Osmani nuk është i pafe. I gjithë rrethi familjar janë besimtarë. Ai ka agjëruar, duke ngrënë bukë bajate, me fasule të zjerë, vetëm me krypë, pa vaj fare, nga bllokimi i borës në Malësinë e Gollakut. Por, zoti Osmani është magjistër, e di edhe konvertimin e dhunëshëm nga pushtuesi i vjetër. Ai nuk mund të pajtohet me ata që kundërshtojnë ndërtimin e Katedralës Katolike në Prishtinë. Ai nuk mund të pajtohet me fanatikët fetarë të përçudnuar në veshje e sjellje, të cilët thonë: “Nënë, më fal se nuk ta jap dorën as në ditën e Bajramit, sepse para se të jesh nënë, je femër dhe më ngjallë ndjesi seksuale!”
Zoti Osmani nuk mund të vë fenë mbi kombin. Nuk i ushqen ndasitë dhe përçarjet ndërfetare, që do të ishin vetëvrasje e shqiptarëve. Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë stoli, janë dhuratë hyjnore për kombin, sepse përmasa e madhështisë të tyre, është përmasë unikale, supërspecifike, madje në shkallë botërore. Dhe, padyshim, këto dy figura madhore, janë i vetmi privilegj i shqiptarëve, duke u pasua denjësisht nga shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Njëri nga nofkaxhinjtë më brutal, për zbulimin e të cilit nuk ka pse të merakoset zoti Osmani, sepse ai është njëri nga grixha e SHIK-asëve numerikë, akuzon për konvertime partiake. Burgu i gjatë, mungesa e informacionit, kanë bërë që, herë-herë, ndjenja të triumfojë. Por, ai është energjik dhe dialektik, ecë me hapa rapid, duke e kompensuar kohën e humbur. Pavarësisht elozheve, që i bëri atij e veja e Enver Hoxhës me djem dhe kuadri tjetër i bllokmenëve në Tiranë, ai u këndell shpejt dhe denoncoi se “në Shqipërinë e Enver Hoxhës, i gjeta rrugët e Bangladeshit.”
Edhepse filloi flirtin me të majtën shqiptare, zoti Osmani, në kohë rekorde bëri konvertimin, duke u orientuar tërësisht djathtas. Dhe, këtë drejtpeshim e ka ruajtur dhe justifikuar, madje në atë masë që di vetëm ai. Dhe, kjo është vijimësi e atij qendrimi thellësisht kombëtar, në kohëzgjatjen gjysmëshekullore. Këtu e ka bazën edhe epërsia e tij absolute morale, atdhetare e intelektuale, karshi kritizerëve të rinj dhe të vjetër SHIK-as.
Zoti Kadri Osmani shquhet për kërkesa që ka ndaj vetes dhe të tjerëve. NË MOSHËN 70 VJEÇARE MAGJISTROI! Një rast i virgjër në Kosovë dhe më gjerë. Vonesa ishte kushtëzuar nga pushtuesi dhe burgu. Njeriu i privuar nga liria, e vlerëson shumë lirinë. Liria e Kosovës e rinoi burgaxhiun e stazhionuar dhe në respekt të lirisë, donte t`ia shtonte një magjistër Kosovës së lirë, Kosovës shtet, ëndërr dhe aspiratë e gjithë jetës të tij të mundimshme.
Shumëkush mendon, ndërsa SHIK-u edhe vepron, se “këtij magjistri grindavec, duhet me ia mbyllë gojën, me ia thyer pendën, me e bë të heshtë përgjithmonë!” Por, zoti Osmani nuk është indiferent për asgjë që është njerëzore. Reformatori Martin Luther King thotë: “Për zhvillimin e mbarë të shoqërisë, më të dëmshëm janë njerëzit e mirë që heshtin, se sa keqbërësit.” E vërteta është se ai është i hatëruar gjer në zemratë, sepse populli i tij nuk po e çmon lirinë në masën që kjo liri meriton. Ish i prangosuri politik ka ëndërruar se, kur Kosova do të jetë e lirë, njerëzit e saj vetëm gjumi do t`i ndajë nga puna, nga studimi. Tani që ai i sheh, duke bredhur rrugëve e kafeneve, pa qëllim e cak, tmerrohet se “SI ROBËRIA HARROHET KAQ SHPEJT!”
Magjistër Kadri Osmani është zë i veçantë në
publicistikën aktuale gjithëshqiptare. Dhe, si i tillë meriton vëmendje dhe
respekt, në masën e duhur. Shpirti i dlirë, sinqeriteti në shfrim ndaj së
keqes, çiltëria entuziaste për të mirën, ndjenja e sakrificës, atdhedashuria e
dëshmuar, përkushtimi i përhershëm për ta emancipuar e prosperuar shoqërinë,
kombin, kanë qenë e mbetën vlerë dhe moto e jetës së tij, sa të trazuar, aq
edhe të bujëshme.
./.
ALI ASLLANI, PËR ISMAIL QEMALIN
Nga DHIMITËR SHUTERIQI (1915-2003)
Vizitoj Ali Asllanin në shtëpi, bashkë me Odhise Paskalin dhe Myneverin. Ka tre
muaj sëmurë nga një virozë dhe është e para herë që e vizitoj. Më vjen zor se
nuk di si të çfajësohem që si shkova më parë. Po vetëm këto ditë e kam marrë
vesh se është sëmurë, nga piktori Abdullah Cangonji, i cili më shoqëron dhe ai.
Aliu është tretur e bërë sa një dorë. Tani është më mirë, thotë. Pjesa më e
madhe e ujit që kishte mbështjellë në bark, i kaloi. Është për tu habitur se si
e mban këtë sëmundje fatale, 84 vjeç (“jam 86 sipas hexhirës, thotë, i vitit
Biseduam për shumë gjëra. Na
tregoi se si vdiq Ismail Qemali dhe se si e varrosën në Kaninë. Odhise Paskali,
që ka qenë ahere në Vlorë në shkollë, mbante mend edhe ai disa gjëra dhe
aprovonte. Po kopjoj çtha, nga sa shkrova kur ai fliste (pasi i mora leje që të
shënoj):
- Erdhi telegram në bashkinë e
Vlorës, nga djemtë e Ismail Qemalit, se “babai vdiq dhe e ka lënë me testament
që ta varrosnin në Vlorë”. I erdhi telegram i veçantë edhe vetë Ali Asllanit, po
nga ata. Ai ishte kryetar i bashkisë, po dukej se djemtë e I. Qemalit nuk e
dinin këtë. “I mora dhe i këndova të dy telegramet. I. Qemali kishte vdekur në
Peruxhia. Mbas pak më erdhën në zyrë autoritetet italiane të pushtimit, që më
dhanë edhe ata lajmin e vdekjes dhe më sollën ngushëllimet e tyre. Përjashta u
hap lajmi se I. Qemalin e helmatisën italianët. Çtë bënim? Unë, Spiro Koleka,
Qazim Koculi, Omer Haxhiu etj, sdinim si të veprojmë. U vendos që trupi i
Ismail Qemalit të sillej në Vlorë më 9 shkurt. Ai kishte vdekur në 26 janar.
Erdhi dita. U bëra gati me të zeza
(frak) dhe lajmërova popullin. Populli u derdh në skelë që në ora 9 të
mëngjesit. Qëndruam tek është sot shtëpia muze e qeverisë së Vlorës. Komandanti
italian i bazës navale më afrohet dhe më thotë: “Signor sindaco, accomodatevi”.
Trupi ishte në ndërtesën në fjalë. U hap dera, hymë. Ushtarë të armatosur
italianë qëndronin përbrenda në nderim, te porta, te qivuri lart. Qe një qivur
i madh, shumë i bukur. E hapën, kur çtë shoh! Të vdekurit i kishin vënë
flamurin italian! Unë, me delikatesë, i them komandantit italian se nuk mundem
ta marr në dorëzim trupin ashtu, sepse “është flamuri i zotrissuaj, kurse ky
njeri është ai që kujtohet tamam sepse ngriti flamurin tonë. Kam frikë se do të
ofendohet populli dhe kjo do të jetë keq.” Ne u vonuam kështu dhe jashtë
njerëzia filluan të ziejnë. Komandanti italian më thotë “Ne ja bëmë këtë gjë
për respekt, gjer këtu. Ju mund të bëni si të doni.” Aty për aty u gjet një
flamur i Shqipërisë dhe ja vumë, duke hequr italianin.
E vumë mbi një karrocë të hequr
nga 6 kuaj dhe të përcjellë nga 6-700 ushtarë italianë përpara. E dërguam në
Vlorë. Në mes të pazarit, te xhamia kundrejt Hotel Gordonit (kjo xhami u prish
këto tre-katër vjet për të zgjeruar vendin) afër komandës italiane. Në një
tribunë hipën e mbajtën fjalimin Qazim Koculi dhe Jani Minga. U bë dhe një
fotografi. Pastaj u nisëm për Kaninë, në këmbë, popull i madh. E varrosëm në
teqen e halvetinjve, pranë Ferit Pashës, me të cilin kishte shkuar thik e
brisk.
Kur dolëm nga teqeja, vjen Elmaz
Xhaver Kanina (Mustafaraj) dhe Mahmut Myftiu, të dy miq të ngushtë të I.
Qemalit, pasanikë, dhe Elmazi na thotë të rrimë për darkë tek ai. U bëmë 20-25
vetë bashkë me të katër djemtë e I. Qemalit, të cilët kishin ardhur që nga
Italia për të varrosur babanë (qenë Tahiri, Etemi, Qazimi dhe Qamili, ky më i
vogli, 17-18 vjeç ahere). Pas buke më thonë të pyes qysh ngjau kjo vdekje e
papritur dhe pyes djemtë e I. Qemalit. Tahir beu tregon:
Ne e kalonim shumicën e kohës në Spanjë, kështu edhe babai, i cili deshi të
rronte në një vend të papërzierë në luftë. Kur e pa se fitorja po anonte nga
aleatët, babai nisi të shkojë edhe në Paris dendur. Ahere hyri në
korrespondencë me Kristo Dakon që e ftonte me këmbëngulje në Amerikë për tu takuar
me Uillsonin për punët e Shqipërisë. Babai e kish edhe ai këtë qëllim. Mirëpo
Noli dhe Konica nisën një fushatë të madhe në shtyp dhe me anë letrash kundër
atij qëllimi. Faik beu, siç e kish gojën të ndyrë, foli shumë keq e tha se
Ismail Qemalit po i mbante “era thelë” nga Amerika. Babai fillon të hezitojë,
ndërsa Dakua insistonte vazhdimisht. Ahere e vizitoi babanë ambasadori italian,
i cili tha se qeveria italiane i dinte qëllimet e tij dhe e ftonte të kapërcejë
nga Italia para se të nisej për Amerikë, se Italia është e interesuar për
mbrojtjen e çështjes shqiptare. Në Romë, ai do të takohej me kryeministrin
Salandra dhe me ministrin e jashtëm Sonini. Babai nuk mund të refuzonte, sepse
Italia ishte aleate e Amerikës e mund të prishte punë, po, nga ana tjetër,
skish besim te italianët. Hezitoi dhe së fundi vendosi të kapërcejë nga Italia
ndonëse kishte frikë se mos i dalin të pabesë italianët dhe e mbajnë në Romë.
Kaloi një natë shumë të shqetësua para se të nisej së bashku me ne të katër
djemtë.
Arritëm në Gjenevë, ku na priti
prefekti i vendit dhe iu lut babait të urdhëronte në Peruxhia se Salandra dhe
Sonini sqenë në Romë. “Ah! Më tradhtuat!”, u tha babai dhe kërkoi gazetarët që
të bëjë një deklaratë, por gazetarët nuk erdhën. Me nderime dhe me tren të
posaçëm vajtëm në Peruxhia dhe u vendosëm në një hotel. Atje qëndruam disa ditë
dhe babai kërkoi prapë gazetarë, të cilët erdhën. Po atë kohë që i ngrit të
flasë, për çudi nuk i lidhte dot mendimet! U çua dhe me ngut vajti në banjë
prej ku dëgjuam të na thërrasë: “Evladëm! Evladëm!”. E gjetëm duke vjellë e
duke pëgërë, e ngritëm dhe e vumë në shtrat. Të nesërmen vdiq dhe ne
telegrafuam në Vlorë.
Kështu na ka treguar Tahir beu thotë Ali Asllani.
Unë përsëris çkam dëgjuar dhe nuk
kam asnjë siguri se vërtet italianët e vranë I. Qemalin. Këtë se kam vërtetuar
dot. Them siç dëgjova nga djali i tij i madh, Tahir beu dhe siç e dëgjuan aty
dhe të tjerë. Populli besonte se e helmuan, po këto nuk thuheshin sheshit, se
italianët qenë brenda në Vlorë dhe kishin një pjesë të mirë të jugut.
Djemtë e I. Qemalit nga Vlora, të
nesërmen, pa pyetur njeri falënderuan me telegram Titonin se u pritën mirë në
Vlorë. “Mua që isha kryetar bashkie, padashur, më dhanë kështu një dackë. Si
tua bënim atyre njerëzve? Tu jepnim ndihma do ti bënin rrush e kumbulla nëpër
kabaretë siç e kishin zakon. U dhamë pra vetëm disa shpenzime dhe i nisëm.
Tëmën e kishin në Napoli ku rronte që kur Vidi i kishte lidhur 50 napolona në
muaj. Ajo nuk e pa Ismailin kur vdiq dhe rronte vetëm.
Këto ja kam treguar edhe Skënder
Luarasit, po ai i këmbeu. Unë sthem dot se italianët e helmuan siç më ka bërë
ai të them në librin e tij mbi I. Qemalin. Më erdhi keq kur ja këndova dhe ja
thashë. E pranoi se qe gabim shtypi. I kërkova deklaratë që unë si kam thënë një
gjë të tillë; më tha se do ta ndreq gabimin kur të shkruaj një gjë më të gjatë
për I. Qemalin. U zemëruam e u ftohëm. Skënder Luarasi ka shkruar se I. Qemali
qe nisur të vijë në Shqipëri. Kjo nuk qe e mundur. Në Shqipëri qe pushtimi
italian. Ai nuk donte të ishte nën Piacentinin, i cili do ta mbante si në kuvli
të artë. Këtë i kishte propozuar edhe Esat Toptani I. Qemalit, po ky se pranoi
dhe nuk i vajti.”
...
Kur u larguam nga shtëpia e Ali Asllanit, Odhise Paskali më tregoi: “Kur Ismail
Qemali ngriti qeverinë e parë shqiptare në Vlorë, për shef policie vuri atje
një fshatar trim, i cili punoi mirë. Kur Ismail Qemali do të largohej
përfundimisht nga Vlora e thirri shefin e policisë dhe deshi ta marrë me vete,
por shefi iu përgjigj: “Bej efendi, detyra ime është këtu, kurse ju duhet të
largoheni.”
Dhimitër S. Shuteriqi
22/02/1966
(Marrë nga VOAL)
--------------------------
Territoret shqiptare, ndryshime të
reja kufijsh në Ballkan
? Studimi: I pamundur
bashkimi i territoreve veriore të Greqisë me "Shqipërinë e Madhe”.
? Ndryshimet pa luftë, por me referendume. Turqia mund të rrisë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes Shqipërisë.
Publikuar më 28.10.2012 | 15:47
Ndryshimet që kanë
ndodhur në Ballkan gjatë këtyre 20 viteve të fundit, por edhe prekja nga kriza
ekonomike, ka nxitur kompanitë që të studiojnë klimën e biznesit dhe të
sigurisë në këto vende. Sipas studimeve të fundit, Evropa mund të jetë
dëshmitare e rishikimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Në qendër të ndryshimeve
të kufijve shtetërore paraqiten territoret shqiptare, aktualisht të ndara në
shumë shtete. Në një studim të botuar nga Toscafund LLP (Asset Management
"Toscafund") me qendër në Londër, përderisa një "Serbi e
Madhe" mund të marrë mbi nëntë milionë njerëz dhe “Kroacia e Madhe” me 5
milionë, edhe perspektiva e një "Shqipërie të Madhe" konsiderohet më
e afërt për një popullsi të llogaritur prej 5.2 milion banorë. Ekspertët
shprehen se ndërkohë që është e pamundur që territoret veriore të Greqisë të
bëhen pjesë e "Shqipërisë së Madhe", Kosova e ka një shans së bashku
me rajonet perëndimore të Maqedonisë ku shqiptarët përbëjnë rreth 95% të
popullsisë. Studimi shprehet se nuk do të ketë ndryshime të kufijve anembanë
Ballkanit Perëndimor si rrjedhojë e rinisjes së luftimeve midis grupeve etnike,
por një gjë e tillë mund të arrihet përmes zgjidhjeve ligjore, siç mund të
ishte votimi në referendum.
Një praktikë e tillë sugjerohet që të ndjekin serbët në veri të Kosovës, ashtu
sikurse serbët në Republikën Srpska. Kroatët e Bosnjës mund të bëjë të njëjtën
gjë. Ideja e bashkimit të trojeve shqiptare dhe e krijimit të një Shqipërie të
Madhe, nuk shihet e pamundur nga ekspertët ndërkombëtarë. Sipas tyre,
komunitetet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni mund të votojnë në mënyrë të
njëanshme për ndarje nga shteti ekzistues sovran dhe krijimin e një forme të
federatës me Shqipërinë. Një gjë e tillë, sipas tyre, lehtësohet edhe nga
ndryshimet jo shumë të mëdha në aspektin ekonomik ku të ardhurat për frymë mes
Maqedonisë dhe Shqipërisë janë pothuaj të njëjta, 3800 dollarë. Nga ideja
e krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe e Serbisë së Madhe, Europa pritet që të
ndjejë më shumë presionin e dy shtete të mëdha si Turqia dhe Rusia.
Sipas dokumentit të hartuar nga Toscafund LLP, Shqipëria e Madhe do të fitonte
tërheqjen dhe do të vihej nën patronazhin e Turqisë si pasojë e fuqisë së saj
ekonomike, ashtu sikurse "Serbia e Madhe" mund të përfitonte nga
dashamirësia e Rusisë. Gjithsesi, raporti shprehet se situatat në Ballkanin
Perëndimor janë të vështira, kjo si pasojë e përplasjeve gjeostrategjike midis
Lindjes dhe Perëndimit. Në një kohë që Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të
NATOs, Serbia jo vetëm që nuk është anëtare, por në përgjithësi mbetet
antagoniste ndaj saj dhe e prirur drejt Rusisë,duke hapur një dimension
krejtësisht të ri gjeopolitik. Sa për aspiratat për në NATO të Malit të Zi,
ekspertët shprehen se Rusia do të mund ta ruajë atë në orbitën e saj
strategjike. Deri më tani , studimet për ndryshime të kufijve të Ballkanit kanë
qenë të shumta nga kompani të specializuara, si në rastin e këtij studimi,
ashtu edhe nga Akademitë e Shkencave të rajonit tonë.
Aleanca shqiptaro-turke është e natyrshme
"Ndarja e Veriut të Mitrovicës nga Kosova, do të thotë rinisje e
luftës. Maqedonia të ndahet me marrëveshje shumëpalëshe"Ish-sekretari
Politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, Idejat Beqiri, deklaron se çështja e
kufijve në Ballkan mbetet ende problematike. Në një intervistë për Shekullin,
avokat Beqiri shprehet se pika më e “nxehtë” e rajonit do të bëhet Maqedonia,
që sipas tij, ka dështuar në ndërtimin e një shteti multi-etnik sikurse është
Belgjika.
Mendoni se çështja e kufijve të Ballkanit është e mbyllur?
Ballkani ka qenë dhe ka mbetur “fuçi baruti”, sepse ka disa çështje kombëtare
të pazgjidhura. Çështja kryesore kombëtare që e mban Ballkanin të mbërthyer në
një krizë të përhershme, që ka sjellë dhe ende mund të sjellë pasoja tragjike,
është edhe çështja shqiptare. Kombi shqiptar është një komb « invalid », sepse
gjysmën e trojeve etnike dhe të popullsisë së tij në Ballkan, i ka jashtë
kufijve shtetëror. Shqiptarët në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni nuk janë
“minoritet”, por janë në truallin e tyre, në shtëpinë e tyre. Prej një kombi
“invalid” nuk mund të presësh stabilitet! S’ka se si. Vetëm kriza dhe
destabilitet mund të pritet, sepse kombet u ngjajnë organizmit të njeriut, mirë
funksionojnë në se të gjitha pjesët e trupit janë të shëndetshme. Në këtë
aspekt problemi i kufijve të Ballkanit ka qenë, është dhe do të mbetet i hapur.
Sa e mundshme është një rritje e ndikimit të Turqisë përmes Kosovës dhe
Shqipërisë? Turqia ka qenë dhe mbetet një aleate e natyrshme e shqiptarëve. Ajo
kurdoherë do t’i ketë dyert e hapura në Shqipëri dhe në Kosovë. Po të kemi
parasysh edhe faktin që Turqia do të shndërrohet në një fuqi tepër të madhe
ekonomike në Ballkan dhe në pjesën Evropiane dhe Aziatike, aleancën shqiptaro-
turke duhet ta besojë, ta ushqejë dhe ta zhvillojë pa hezitimin më të vogël
politika dhe diplomacia jonë.
A rrezikon që të destabilizojë Ballkanin tentativa për një Shqipëri të
Madhe?
Kë shihni si pika më të nxehta për momentin, Maqedoninë apo Veriun e Kosovës?
Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia nuk janë “në shtëpinë e vet” në ra-
port me trojet shqiptare. Për rrjedhojë kjo sjell destabilitet dhe mosbindje të
përhershme. Minoritet serbe, malazeze, maqedonase që ndodhen në trojet
shqiptare sot, aty do të rrinë edhe nesër në Shqipërinë e Bashkuar, dhe shteti
kombëtar shqiptar, ashtu sikundër ka bërë historikisht, ashtu do të bëjë edhe
në të ardhmen, do t’i trajtojë minoritetet si miq të mirë, dhe shqiptari më
mirë mban mikun, se sa veten e tij. Trajtimi i minoritetit grek në 100 vjet
shtet shqiptar, apo trajtimi që u është bërë minoriteteve të tjera, qofshin
edhe ato serbe dhe maqedonase në Shqipëri dhe në Kosovë, flasim më mirë për
këtë gjë. Problemi i Veriut të Kosovës është zgjidhur një herë e përgjithmonë.
Shohin “ëndrra në diell” serbët për ta ndarë, apo për ta marrë Veriun e
Kosovës. Lufta e UÇK-së në vitet 1998- 1999 dhe ndërhyrja ushtarake e NATOs
kundër Serbisë, u bënë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në kufijtë e saj
historikë. Pa Mitrovicën Veriore nuk ka as Kosovë, as Shqipëri. Ndarja e Veriut
të Mitrovicës nga Kosova, do të thotë rinisje e luftës. Pika më e nxehtë” e
rajonit do të bëhet Maqedonia. I ka ardhur tashmë radha që artificialitetit të
këtij shteti, t’i jepet fund. Për 23 vjet me radhë shtetit artificial të
IRJM-së nuk ju gjet as emri, nuk ju gjet identiteti kulturor-kombëtar, e mbi të
gjitha nuk u arrit ajo që pritej, bërja e një shteti shqiptaro-maqedon në
parametrat e Belgjikës së sotme, si rruga e vetme që mund ta shpëtonte
Maqedoninë.
Pavarësia e Kosovës, hap drejt unifikimit
Sipas Gallup Balkan
Monitor 2010, koncepti i “Shqipërisë së Madhe” është mbështetur nga shumica e
shqiptarëve: në Shqipëri (63%), në Kosovë (81%) dhe në Republikën e Maqedonisë
(53%). Nocioni i krijimit të një "Shqipërie të Madhe" nuk është aspak
e re. Në formën e saj moderne daton që në 1878-n me Lidhjen e Prizrenit. Ideja
ishte që të bashkohen territoret e Kosovës, në jug të Malit të Zi, në
veri-perëndim të Greqisë (Çamëria), pjesën perëndimore të IRJ të Maqedonisë dhe
në jug të Serbisë. Italia krijoi e para dhe e vetme idenë e "Shqipërisë së
Madhe", që përfshinte pjesën më të madhe të Kosovës dhe rajoneve të
banuara me shqiptarët e Maqedonisë perëndimore. Deklarata e Pavarësisë së
Kosovës është parë nga disa si një lëvizje parë drejt unifikimit në të gjithë
rajonin e mbushur me një valë tensionet etnike. Ekzistojnë tensione të mëdha
mes shqiptarëve dhe maqedonasve në zonat perëndimore të Maqedonisë.
Raporti
Raporti mban datën 11 tetor 2012 dhe është pjesë e raportit të titulluar
"Kriza në Ballkanin Perëndimor: Një problem i mbarë Evropës ".
Hulumtimi paraqet një vlerësim të zymtë dhe të pakompromistë të asaj që
konsiderohet e pashmangshme si pasojë e ngjarjeve që po zhvillohen në Greqi,
Itali dhe më gjerësisht në të gjithë zonën e euros. Paralajmërohet varësia e
tyre nga ekonomitë më të trazuara të eurozonës, tensionet e fshehura etnike dhe
potencialet për ndryshime të rëndësishme politike dhe tejet
alarmuese.
Studiuesit
Ky dokument është botuar nga Toscafund LLP (Asset Management
"Toscafund"), që është një partneritet me përgjegjësi të kufizuar e
regjistruar në Angli dhe Uells. Kjo kompani është e autorizuar nga Autoriteti i
Shërbimeve Financiare.
Situata në Shqipëri
Megjithëse Shqipëria nuk
ka qenë e përfshirë në konfliktin etnik të viteve 1990, ka pasur më shumë
problematikën e saj të brendshme. Mjaft alarmuese konstatohet përdorimi i
vendit tonë si një rrugë tranziti për lëndët narkotike dhe për trafikimin e
njerëzve. Ndikimi i krizës është ndjerë në një mënyrë tjetër nga një rënie në
remitancat dhe eksportet. Remitancat nga 1 milion shqiptarë në Greqi dhe Itali
kanë qenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për vendin. Perspektiva e një
kthimi masiv të shqiptarëve nga Greqia dhe Italia do të japë gamën e vet të
problemeve.
Ndikimi turk dhe rus
Tensionet edhe për shkak
të krizës, priten që të sjellin edhe rritje të ndikimit të shteteve më të
fuqishme në Ballkan. Rusia ka të ngjarë të jetë rrjet sigurie për aleatët e saj
tradicional, Serbi dhe Mali i Zi. Turqia, gjithashtu, do të rrisë ndikimin e
saj me Shqipërinë dhe nga Bosnja myslimane. Sipas studimit, rritja e ndikimit
rus dhe turk do të jetë i mirëpritur në disa qarqe, por më pak në të tjerët.
/Shekulli/Luis Tanushi/
------------------------------------
Arkivat e huaj:
Si e mbrojti Ali Ibër Neza Lidhjen e Prizrenit
Udhëheqësi i Lidhjes sipas burimeve
angleze.
Parandalimi i gjakderdhjes fetare në Gjakovë dhe mbrojtja e katolikëve të
qytetit.
“Sulltani asnjëherë s’ka pasur autoritet të vërtetë, por një autoritet
nominal”. Kështu thotë për malësinë e Gjakovës Kirki Gri. Kryekonsulli austriak
Lipih thotë për trevën se gjithmonë ka qenë qendra e trazirave më të
rrezikshme. Pikërisht aty në fshatin Shipshan, të Malësisë së Gjakovës, sot
rrethi i Tropojës, lindi Ali Ibër Nezaj, por edhe udhëheqës të tjerë të lirisë
dhe pavarësisë shqiptare.
Më 1878-n, në vitin e Besëlidhjes së madhe, Kirki Grin thotë: “Autoritetet
kompetente më kanë siguruar mua se do të duhej një ushtri prej 80 mijë vetash
për të nënshtruar fiset malore të Gjakovës, Pejës, Gucisë e Plavës..”. Me një
prestigj të tillë Tropoja niste në kuvendin e Prizrenit bijtë e vet me në krye
Ali Ibër Nezën) e Binak Alinë. Më 10 qershor 1878, që të dy u zgjodhën anëtarë
të KQ të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.
Në vitet e lidhjes e më pas, aktiviteti i Ali Ibër Nezës merr përmasa shumë të
gjera dhe figura e tij poliedrike rri me dinjitet krahas tre katër figurave me
të ndritura udhëheqëse të Lidhjes Shqiptare. Që ditën e themelimit të saj,
Lidhja shqiptare u ballafaqua me një presion të gjerë e të gjithanshëm të
administratës turke nga brenda, por edhe zyrtarë ndërkombëtarë të vendeve të
ndryshme.
Ali Ibër Nezaj
Ali Ibër Nezës i takoi nderi i madh
historik që të ishte si përfaqësues e mbrojtës i Lidhjes Shqiptare në disa nga
momentet më vendimtare të saj. Një muaj pas krijimit të Lidhjes, më 22 korrik
1878, ushtria austro-hungareze marshon në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës.
Autoritetet turke u munduan që forcat e Lidhjes t’i drejtonin në Bosnjë kundër
Austro-Hungarisë e ta linin vetë Shqipërinë pa mbrojtje. Për këtë qëllim, më 19
gusht 1878 mblidhet Lidhja. Ali Ibër Nezaj në krye të disa forcave të
armatosura ngarkohet të shkojë në Novi Pazar për të marrë vesh nëse forcat
austro-hungareze kanë qëllime pushtimi ndaj Shqipërisë. Këtë fakt e vërtetojmë
me dokumentin nr.17 të konsullit anglez në Prizren, që mban datën 2 tetor 1879.
Sen Xhoni shkruan: “Pak kohë më parë kur flitej se austriakët po marshonin në
drejtim të Novi Pazarit, fisi i tij (Ali Ibrës) menjëherë propozoi t’i
kundërshtonte ata, por me propozimin e tij, ai me disa pasues të vet shkuan e u
takuan me austriakët, dhe pasi u siguruan se austriakët nuk do bënin pushtime,
ai u kthye të qetësojë popullin e vet”. Pra, largpamësia e tij si politikan
duket qartë. Me Ahmet Koronicën janë nismëtarë e udhëheqës të rrethimit të
Mehmet Ali Pashës në sarajet e Abdullah Drenit në Gjakovë, në shtator të vitit
1878. Për këtë, kryekonsulli Lipih nga Shkodra lajmëron ministrin e Jashtëm në
Vjenë, më 14 shtator 1878. Kjo ngjarje pati jehonë edhe në botë, shqetësoi
Portën e Lartë, si dhe fqinjët shovinistë.
Ndalja e masakres mbi te krishteret
Shovinistët ballkanas, serbë, malazezë etj. e panë fuqinë e Lidhjes dhe e
kuptuan se nuk mund të realizohen koncesionet që u kish dhënë Kongresi i
Berlinit. Ata përdorën gjithë arsenalin e vet për të përçarë Lidhjen. Një ndër
mjetet e efektshme ishte teza dhe qëllimi për t’i dhënë karakter thjesht
mysliman Lidhjes, për t’u futur përçarja midis shqiptarëve të krishterë e
myslimanë. Si pikë e dobët mendohej se ishte Gjakova, për shkak se disa nga
prijësit e Gjakovës ishin gjendur në mbrojtje të Mehmet Ali Pashës. U organizua
një masakër e përgjakshme kundër të krishterëve të Gjakovës nëpërmjet
makinacionesh, ku ishte përfshirë dhe kisha serbe e Deçanit. Në këtë ngjarje
figura e Ali Ibrës (Nezaj) shkëlqeu me madhështi të plotë, duke i kaluar edhe
caqet e kohës së vet. Më 2 tetor 1879, konsulli Sen Xhon shkruan: “Vitin e
kaluar pas vrasjes së Mehmet Aliut, u diskutua seriozisht për shkatërrimin e
kishës katolike të Gjakovës dhe një masakër të përgjithshme ndaj të gjithë të
krishterëve të qytetit. Dhe ishte ndërhyrja e Ali Ibrës që e ndaloi këtë
fatkeqësi. Ali Ibra më njoftoi mua se të gjitha persekutimet e tanishme kundër
të krishterëve të Gjakovës kryhen vetëm për shkak të urrejtjes fanatike që kanë
dy zyrtarë qeveritarë kundër tyre. Njëri është Kareman Beu, kajmekami dhe
tjetri Hasan Aga, një oficer i zaptijeve, djali i Sadik Agës dhe ai deklaron se
që të dy duhen ndaluar”. Këtë mision të lartë patriotik, mbrojtjen e popullsisë
së krishterë që në fakt ishte mbrojtja e Lidhjes kundër përçarjes, Ali Ibra e vazhdoi
gjithnjë duke mbetur figura qendrore e Lidhjes në këtë aspekt. Këtë fakt e
vërtetojnë shumë dokumente të viteve 1879-1880. Për të ilustruar këtë fakt,
citojmë vetëm një fragment nga dokumenti nr.22 i datës 6 tetor 1879 të
konsullit anglez në Prizren: “Ali Ibra i cili është kryetar i fisit më të
fuqishëm të të gjitha fiseve malore të kësaj krahine, ka treguar gjithmonë një
prirje dashamirësie ndaj popullsisë së krishterë dhe për më tepër ai më premtoi
se mbrojtja e tij do të vazhdojë dhe se ai do ta quajë si detyrën e tij të
ndërhyrjes për çdo rast persekutimi kundër të krishterëve”.
Fama dhe personaliteti i tij i madh zgjuan interesim të jashtëzakonshëm të
diplomacisë angleze. Ky interesim zgjati me intensitet të shtuar edhe në vitet
1880-1881. Më datë 6 tetor 1879, nr dok. nr. 22, konsulli Sen Xhon i propozon
qeverisë së Londrës që të ndërhyjë pranë sulltanit për t’i dhënë grada dhe
tituj. Përveç qëllimeve të tjera, në situatën kur popullsia shqiptare ishte
revoltuar kundër konsujve (konsulli rus Jastrebov ish i kërcënuar për vdekje)
Sen Xhoni nuk e ndien veten të sigurt dhe kërkon mbrojtje për të siguruar jetën
e vet.
Në 1879 agjenturat e huaja u hodhën dendësisht në malësitë e Shqipërisë, Mark
Milani organizoi një pikë informative në Manastirin e Deçanit. Problem kardinal
ishte ai i Plavës e Gucisë. Në fundin e tetorit të 1879-s malazezët kërkojnë
takim me më të parët e Rekës, Malësisë, Pejës, Gjakovës e Rugovës. Nga Malësia
e Gjakovës shkuan shtatë burra: Ali Ibra, Man Avdia, Qerim Binaku, Halil Brahimi,
Ali Hoxha, Ahmet Sadria e Bek Dini. Dërgata malazeze kryesohej nga Todor Milan,
ndërsa malësorët nga Ali Ibra. Të dy këta kryesuan bisedimet. Asnjë pikë
pajtimi nuk patën për çështjen e Plavës e Gucisë. Ali Ibër Nezaj mbylli
bisedimet me fjalët: “Bje në rrafsh të Velikës t’i përpjekim armët se edhe
Dukagjinin me ta lëshue nuk të duhet gja se mashkull të gjallë nuk të la, veç
ta le Cernogoren me çika e gra”. Në janar 1880 zhvillohet beteja kundër 12 mijë
forcave të Mark Milanit, betejë që ka hyrë në histori. Ali Ibra komandoi forcat
e Gashit, të cilat hynë grykës së Selbicës e dolën në Kofilace mbi Plavë.
Muhtar Pasha, valiu i ri i Kosovës, i cili ishte ngarkuar të dorëezonte Plavën
e Gucinë, jo vetëm që dështoi, por u kërcënua se do ta priste i njëjti fat si i
Mehmet Ali Pashës.
Në vitet 1880 rriten kërkesat për autonomi, por komiteti i vjetër drejtues i
Lidhjes kishte rënë në pasivitet. Në këto kushte, Sulejman Vokshi, Ali Ibra,
Ahmet Koronica e Haxhi Jonuzi krijuan më 21 mars 1881 në Gjakovë Lidhjen e re,
që në fakt këtu e tutje mori pushtetin në dorë.
Tetë ditë më vonë, më 29 mars, Ali Ibra vetë i dymbëdhjetë nga Malësia e
Gjakovës takohet në Prizren me Muhtar Pashën, takim aq shumë i dëshiruar nga
valiu i Kosovës, Muhtari. Ata i kanë deklaruar veliut se nuk largohen nga
Prizreni pa ia arritur qëllimit të tyre, autonominë.
Dekorimet e papranuara te sulltanit
Gjate mbajtjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Konsulli anglez shkruante se kishin mbi
600 veta të armatosur me vete. Lidhja e re kaloi në aktivitet të vrullshëm.
Muhtar Pasha kurrë nuk pati sukses me Ali Ibrën, edhe pse u përpoq ta tërhiqte
nëpërmjet gradave që ia akordoi Sulltani.
Më 13 ramazan 97 sipas kalendarit islamik, që i bie 18 korrik 1880, duke iu
përgjigjur shkresës që i drejton kryeministri turk për dekorimin e Ali Ibrës,
kryesekretari i pallatit të sulltanit, Ali Riza, shënon: “Ali Ibra dekorohet me
medaljen e Mexhidie të klasit IV, të cilën s’e pranoi kurrë. Brenda vitit
sulltani kishte lëshuar dy dekrete për dekorimin e Ali Ibrës, të cilat s’i
pranoi”. Ndërkaq, pas 57 vjetësh, qeveria e Ahmet Zogut, më 1937, sipas dok
I/41 që gjendet në Arkivin e Shtetit, propozon për dekorime Ali Ibrën (37 vjet
pas vdekjes).
Më 1880 kur pati disa lëkundje në disa krerë të Lidhjes, disa zyrtarë e persona
filluan të ktheheshin. Më 6 maj 1880, konsulli austriako-hungarez Valdhard nga
Prizreni njofton baronin Hajmerleper: “.. sikurse kam pasur nderin të raportoj
nga të shtatë personalitetet e dëbuara nga Prizreni nga ana e Lidhjes në kohën
e Muhtarit, Shaban Efendiu të ndodhet në Konstandinopul te djali i tij, ndërsa
adjutanti i sulltanit, Shaip Abedin Efendi, te valiu në Prishtinë, ndërsa pesë
të tjerët janë kthyer para disa ditësh nga manastiri në Prizren me pëlqimin e
Muhtar Pashës. Por ky kthim nuk u pëlqen kryetarëve të malësorëve dhe
këshillave të tyre dhe, në bazë të një kërkese të Lidhjes paraqitur dje
mysafirit Ali Efendiu me disa shokë të tij, vendosën të bëjnë një takim me
malësorët në malësi me qëllim të pajtoheshin me Ali Ibrën, Ali Pashën (e Gucisë)
dhe bajraktarët e tjerë”.
Në dhjetor 1880, riorganizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit por me një
destinacion të ri, si organ për realizimin e autonomisë së pushtetit kalon në
duart e elementëve të vendosur Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Ali Ibra dhe Shuaip
Spahiu. Avdyl Frashëri erdhi fshehurazi nga Stambolli ku mbahej në mbikëqyrje.
Komiteti i Lidhjes e shpalli veten “Guvernë të përdorme” (Qeveri e përkohshme).
Ali Ibra ishte anëtar i kësaj qeverie i ngarkuar me mbrojtjen dhe sigurinë.
Megjithëse me një autoritet paksa të kufizuar, ai është në fakt kabineti i parë
qeveritar shqiptar pas kohës së Skënderbeut. Në Gjakovë, Lumë, Kumanovë,
Tetovë, Pejë, Guci, Prizren, Prishtinë, Shkup, Mitrovicë, Vuçiternë, Gjilan,
Gostivar, Dibër u dëbuan autoritetet turke e u vendos pushteti i Lidhjes dhe
“Guvernës të përdorme”.
Mbrojtja e lidhjes
Kulla e Ali Ibër Nezajt
Por Porta e Lartë s’mund ta linte të
jetonte Lidhjen. Sulltani dërgoi gjeneralin plak e gjakatar Dervish Pashën, për
të shuar me gjak Lidhjen Shqiptare. 3000 forca nën komandën e Ali Ibrës e Mic
Sokolit zunë Shtimjen. Ndërsa forcat e tjera nën komandën e Sulejman Vokshit
zunë Cërnalevën.
Ali Ibër Nezës i takoi nderi historik që të jetë njëri ndër tre komandantët e
njërës prej betejave më të mëdha të shekullit XIX për mbrojtjen e trojeve
shqiptare. Në këtë betejë, ku ushtria turke la 1800 të vrarë, forcat e Lidhjes
u thyen. Ali Ibra u plagos rëndë në këmbën e djathtë. Epika popullore thotë:
“Ali Ibra në vraç të zi, po i shkon gjaku deri në zingji….” Qytetet e Kosovës
ranë një nga një me përjashtim të Gjakovës. E vetmja kështjellë e papushtuar
mbeti malësia e Gjakovës, Tropoja, ku erdhën edhe Sulejman Vokshi e Ymer
Prizreni. Ata qëndruan për disa kohë në shtëpinë e Ali Ibrës në Shipshan. 50
vjet më vonë do të qëndronte në të njëjtën shtëpi për shumë kohë një figurë
tjetër e shquar e historisë shqiptare, Hasan Prishtina.
Më 7 maj, konsulli Shmuker nga Shkupi njofton ministrin e Jashtëm në Vjenë se
2000-3000 malësorë të Gashit e Krasniqes janë mbledhur pranë qafës së Morinës.
Ata kanë edhe dy topa që i kanë marrë në Guci, thotë ai, dhe janë të vendosur
për vazhdimin e rezistencës.
Ndërsa më 18 qershor 1881 kryekonsulli Lipih nga Shkodra lajmëron ministrin e
Jashtëm të Vjenës, Hajmerle: “Sulejman Vokshi bashkë me Ali Ibrën mori kryesinë
dhe sot që është shpirti i opozitës në malet e Gjakovës, i refuzoi të gjitha
ofertat e marshallit dhe kanë mbetur deri tani të papërulur, por besohet se
është në plan një atentat kundër tij. Ali Ibra që u konsiderua i vdekur, u shërua
prej një plage që mori në Shtimje, e cila shkaktoi zërat e vdekjes së tij”.
Sulejman Vokshi qëndroi 5 muaj në shtëpinë e Ali Ibrës në Shipshan.
Më 9 tetor 1881, konsulli Shmuker njofton nga Prizreni ministrin e Jashtëm të
Vjenës, Hajmerle: “Të mërkurën, më 5 tetor, zbritën në qytetin e Gjakovës së
bashku me krerët e Malësisë dhe të Rekës, Sulejman Aga Vokshi dhe Ali Ibra, të
cilët në kohën e sundimit të Lidhjes konsideroheshin si shefa më me influencë
dhe më aktive të fiseve malore, duke qenë të përcjellë prej 200 të armatosurve.
Për të evituar konfliktet dhe për t’u frymëzuar besim delegatëve të tyre, ishte
dhënë urdhër që trupat të qëndronin në kazermat e tyre”. Ali Ibra e Sulejman
Vokshi me krerët e tjerë i paraqitën në formë ultimatumi qeverisë programin e
tyre, që përmbante shumë pika. Shmiker shkruan: “Për aq sa duket, Dervish Pasha
ka probabilitet që të marrë në konsideratë pjesën më të madhe të këtyre
kërkesave dhe e gjithë do të gjejë gradualisht përfundimin e saj në komandimin
e Sulejman Vokshit, Ali Ibrës…”
Më 9 nëntor 1881, në Gjakovë bëhet një mbledhje me gjithë përfaqësuesit e
malësive. Mbledhja kryesohet nga Sulejman Vokshi e Ali Ibra, dy figurat e
fundit të patundura të Lidhjes shqiptare. Mbledhja kërkon lidhjen e një bese të
re. Po ashtu më 9 tetor konsulli austro-hungarez Shmuker i shkruan Fon Kollajt,
ministrit të Jashtëm të Vjenës: “…Krahas me organet e portës, ne posedojmë edhe
një lloj qeverie provizore, kështu vazhdon të më shkruajë konfidenti im-, ose
të themi më mirë, një formë TRIUMVIRATI të përbërë nga shefat Sulejman Vokshi,
Ali Ibra dhe bajraktarit të Krasniqes, që është nominal, por në fakt organi që
i shkon me tepër fjala në rrethin e Gjakovës… Flitet se Ali Pasha është
bashkuar fshehurazi me fiset malore të Gjakovës dhe i bashkuar me ta, ai
shpreson që me kalimin e kohës të formojë një shtet të vogël brenda në shtet”…
Pra, Gjakova mbeti përherë në duart e kryengritësve. Dervish Pasha, me tituj,
grada e terror, me format e tij theu shume krerë të Lidhjes. Sipas burimeve
popullore edhe Ali Ibër Nezës i dha titullin “Pashë”, me rekomandimin e
sulltanit, por Ali Ibra e hodhi poshtë me indiferentizëm e përbuzje. Ai nuk e
zëvendësoi kapuçin, plisin e bardhë shqiptar me festen e kuqe turke.
Ali Ibër Nezaj vazhdoi përpjekjet e tij për çështjen kombëtare deri në fund të
jetës se tij. Vdiq në sarajet e tij në Osek, në dalje të Gjakovës, ndërkohë që
ky qytet do të ketë dhe një shesh me emrin dhe shtatoren e tij.
(Përgatiti: Alma Mile)
Panorama
------------------------------
Në 100 vjetorin e Pavarsisë...
DY SHPÊLLA TË THÊLLA...
Nga Fritz RADOVANI
Ndër
dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve
tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë
nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi
si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me
rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u
hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën
Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të Kosovës, mu në Zym të
Hasit të Thatë, me 13 Tetor 1929...kur serbët menduen me e lanë të përjetshëm
Emnin e fratit tue pagëzue me gjakun e Tij të Shenjtë brigjet, cungat e
stomijet e njomuna për sa shekuj nga vllaznit e Tij, dhe tue i diftue botës
mbarë se këtu njenit prej bijëve të Ilirëve sot hasmi tradhëtisht i ngriti një
monument ma të fortë se bronxit, Monumentin e At Shtjefën Gjeçovit OFM, i cili
ndër shekuj nuk do të kenë kurrma mort!
E
ç’prej asaj dite të zezë duert e Shugurueme të Tij nuk do të daltojnë kurrma
ndër zemrat e njoma shkrojlat e At Gjergjit!...E, nuk do të shkojnë gjatë kur
camerdhokëve të vegjël nuk do t’u mësojë ma kush me shkrue emnin “Gjergj
Kastrioti”...
Qysh
se fillova me marrë mend e kuptova fjalën “vrasë” tue pa me sy gjakun e derdhun
lamë në 13 Tetorin e vitit 1943 në Tiranë, kjo datë më kujtonte shprazje armësh
e bombësh mbi njerzit e pambrojtun e të pafajshëm...por kjo nuk ishte data e
parë e atij tmeri që përjetova si fëmijë kur ishe vetëm 3 vjeç, mbasi për të
gjithë Shqiptarët një 13 Tetor tjetër të përgjakun kishin përjetue 14 vjetë
para meje nxanësit e Zymit të Hasit në Kosovë, kur dora e pabesë e shovenistëve
serb në vitin 1929, plandosi përdhé Mesuesin e tyne të Gjuhës Shqipe, fratin e
përvujtë, At Shtjefën Gjeçovi, pra plot 83 vjet ma parë.
Ishte
pikërisht ajo vjeshtë e zymtë kur flladi i freskët frynte mbi gjethet e
zverdhuna të lisit, me të cilët Përenditë Pellazge thurën kunorën e
martirizimit por edhe të lavdisë së përjetëshme që me duert e Tyne Ata i vunë
mbi ballin e Heroit të Popullit Shqiptar!
Ishte
ai dru i gdhenun që i kishte lëshue ata gjeth për shtroje për daltuesin e vet,
kur në dorën e Tij iu gjet si shkop për mburojë bash atëherë kur zagart e mbarë
Ballkanit lehnin për “barbarët e egjër”, mbasardhësit e Lekës dhe të Gjergjit
të Madh.
Ai
nuk eci kurrë mbi shilte e cerga...Ai eci i zbathun me sandalet e Tija mbi gur
e shkrepa, mbi ferra e zallishta, ndër fusha, shpella e male, vetëm mbas
Kryqit, me Ungjill në dorë. Ungjill e Kanu ishin mburoja e Tij; Paqë e Drejtësi
ishin parzmorja e Meshtarit tonë...
Ai
ishte djalë i Janjevës së Kosovës, i lemë me 12 Korrik 1874, nga një familje e
thjeshtë me origjinë nga Kryeziu i Pukës, me tradita të theksueme Shqiptare.
Mësimet e para i mori në vendlindje, ku famullitari i atij vendi, tue vrejtë
cilësi të një squtësie të rrallë e mbi të gjitha një natyrë të prirun për kah
Feja e ditunia, me leje të prindëve të Tij dhe të Argjipeshkvit të Shkupit, e
merr Hilën e vogël (emni i parë i Pagëzimit ishte Mëhill ose Hilë), dhe e sjell
në Kolegjin e Françeskanëve të Troshanit. Aty vazhdoi mësimet e mesme dhe u
pergatitë që në moshen 10 vjeçare shpirtnisht për udhën e vështirë në të cilën
mendonte me vazhdue, tue ju kushtue Urdhnit të Fretenëve të Vogjel (OFM) të
Shën Françeskut të Asizit, që kanë zanë vend në Shqipni që në Shek. XIII mbas
Krishtit. Zakonisht aso kohe studentët shqiptarë mbas këtyne viteve shkollore dergoheshin në Bosnje, ku banin një plotësim
mësimesh liceale me profesorë të njohun dhe njëkohësisht edhe parapergatiteshin
për studimet e nalta teologjike, të cilat pjesa ma e madhe i kanë krye në
Austri dhe Itali. Gjeçovi studimet e nalta të filozofisë i bani në Banjaluke,
ndërsa ata të teologjisë i ka përfundue në Kreshevë, ku u njoht me letrarin e
madh epik Gegë Martiq. Si duket edhe Gjeçovi, ashtu si At Gjergj Fishta, nga
ajo shkollë e Bosnjes marrin edhe nektarin e njohun të asaj letersie e cila ma
vonë ndikoi direkt në krijimtarinë e tyne letrare, por duhet theksue të një
niveli artistik shumë të naltë e që mbetë edhe i papërsëritshëm mbas këtyne
kolosëve, që kanë lanë vepra me vlerë të madhe në fondin e kulturës sonë
Atdhetare Shqiptare.
Në
vitin 1896, porsa kishte krye studimet, vjen në Shqipni dhe fillon veprimin
fetar e atdhetar në Pejë, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, pikërisht ndër ato zona
shumë të vorfna, por që la mbresa të përjetëshme me mësimet e Tija të
Atdhedashunisë, një vepër e vazhdueshme e Urdhnit Françeskan në të gjitha
Trojet Shqiptare ku kanë shkelë ata. Folklori, doket e zakonet dhe “ligjët e
pashkrueme” të atyne viseve bahën shujta shpirtnore e Tij, me të cilat
menjëherë filloi me mbrujtë landën edukuese të “Kanunit të Maleve” të Kombit
Shqiptar. Reformat e Xhonturqëve e zanë në Gomsiqe dhe asht ndër të parët që i
zbulon pa pikë frike karakterin shtypës të tyne ndaj vendit tonë. Në Durrës ka
një korespondencë të dendun me shumë shqiptarë të Shqipnisë së Mesme që punojnë
për të njajtin qellim si Ky. Ndër të gjitha vendet ku shkon ishte lashtësia e
tyne ajo që shumë ma shpejtë se mund të mendohej e ban me vue gurt e thëmelit
të shkencës së arkeologjisë Shqiptare, Baba i së cilës asht At Shtjefën
Gjeçovi.
Mbas
vitit 1912, kur At Gjeçovi arriti me pa frutin e përpjekjeve të veta për Liri
dhe Pavarësi me ngritjen e Flamurit në Deçiq në 1911, dhe me 28 Nandor 1912 në
Vlonë, Ai nuk u pajtue si të gjithë shokët me okupacionet e hueja, kjofshin ata
edhe të pjesëshme ose edhe të përkohëshme, kështu pra, as italianët, austriakët
apo serbët nuk e donin praninë e Tij. Madje në vitin 1920 kur asht në Vlonë
bashkë me priftin Atdhetar Don Mark Vasa, janë në krahun e vendosun të
luftarëve Atdhetarë të Lirisë, kundër zaptuesëve italianë. Mospajtimi i Tyne me
të tilla vepra të fqinjëve ka ba atë Histori të Lavdishme të Tyne që
përjetësisht ka mbetë Heroike.
Në
fushën e letërsisë krijimtaria e Tij asht mjaft e gjanë por e panjohun pothuej
fare nga Shqiptarët mbas vitit 1944 për ato arësye që dihën kryesisht të
përfshimë në Gjenocidin komunist kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe
veprimtarisë Atdhetare të Veriut. Asht logjike që veprimtaria e Tij e shkrueme
në Gegënisht nuk mund të zente vend në letërsinë antiatdhetare të realizmit socialist. Mjaft dorëshkrime të Tij
u plaçkitën nga komunistët kur ata bastisën Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit
në Shkoder në vitin 1946 dhe shumë nga këto vepra të ruejtuna si dorëshkrime me
vlerë, përfunduene pjesërisht në Jugosllavi, ndersa një pjesë tjetër janë endè
sot jashta “perdorimi” per disa...në podrumet e Bibliotekës Kombëtare në
Tiranë.
At
Gjeçovi në fushen letrare asht vlersue edhe nga dijetarët e mëdhaj të kësaj
fushe si Prof. Karl Gurakuqi, i cili shkruen: “Gjeçovi botoi në Shkoder në
vjetin 1910 vëllimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtue A.
Fishtës, ndër fletët e të cilit frynë gjithkund nji erë e pastër ndiesishë të
flakta atdhetare. Asht për tu shenuem në këte vepër nji studim i hollë mbi
fjalorin e gjuhës shqipe, ku rrihet çashtja e pastrimit të fjalëve të hueja, të
kujdesit në të folun pa gabime dhe të mënyrës së mbledhjes së fjalvet nga goja
e popullit. Përveç këtij libri, kemi nga penda e tij edhe përkthimin e dramit
tri pamjesh të Pjetër Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues”
mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.”
Ja,
dhe një fragment i poezisë “E drejta!”:
“M'
kam, se Atdheu don që t' vllaznohi
E
njihni n' t' bame t' keni e n' fjal
M'
kam, se Atdheu don që t' bashkohi
Hovin
hujliut, vllaznisht me j' a ndal
...M'
kam, shqyptart, m' kam, e n' zemrat trimnohi!
M'
kam, flamurin e Shqypnis qit - e ndrit
Emnin
tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuh’
n tande, n' t' cilën Mama t' ka rrit
N'
drit me qitun, prej Zotit ke leje
...Ngrehu
prej gjumit, se mjeft t' ka topit!”
Si
thëmelues i arkeologjisë sonë kombëtare asht vlerësue dhe njohë edhe nga
dijetarë të huej të kësaj fushe si: Dr. Ugolini, drejtor i misionit arkeologjik
italian që erdhi edhe në Shqipni, nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit,
nga Prof. Nopçe etj. Ai ishte me të vertetë një shkencëtar i mirfilltë në këte
fushë ku la thesare me vlera të mëdha kombëtare të zbulueme prej Tij, të cilat
ruheshin deri në 1946 në Muzeun e Kuvendit të Gjuhadolit, si Unaza e njohtun e
Gjeçovit, armët ilire, Zoja e Zezë e daltueme në dru, enë të vjetra prej balte
etj.
Ka
botue mjaft artikuj në shumë revista e fletore të kohës mbrenda e jashta vendit
me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Shkopi i Tij i daltuem në dru asht një vepër
arti në vete. Asht ruejtë deri vonë në Muzeun e qytetit të Shkodres.
Madhështia
e At Gjeçovit ka mbetë në fletët e prarueme të vepres së çmueshme dhe të
pavdekshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, me të cilën Autori arrijti me gjujzue
shpifsit dhe mashtruesit e vazhdueshëm armiqë të Popullit Shqiptar, tue i
tregue me fakte se, kush jemi dhe nga erdhëm për qellimin e madh të ruejtjes së
identitetit tonë kombëtar.
Të
gjitha mendimet dhe vlerësimet e At Fishtës, Don Lazër Shantojës, Prof. Karl
Gurakuqit, Prof Ndoc Kamsit, ....etj. për këte Kanu do të përmblidhën mbrenda parathanjes
së kësaj vepre prej të Madhit Faik Konica,
i cili ka arrijtë me penden e Tij të artë me daltue në shkambijtë
shqiptar këto fjalë:
“At
Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më
1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë
me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për
së largu, m'u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit,
pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia,
At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po
kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të
cilën kish dituri të veçantë - si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose
vjetëritë greko-romane - At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a
dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish "famullitar", domethënë
prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i
pari katûnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n' Orosh. A i vemi musafirë At
Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin
píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa
masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi
me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat'
a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër,
ku qëndruam për të pirë kafé, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt
i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e
udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të
flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, - se katundi vetë i shpërndarë
tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj' a dy mile më tej, as që dukej.
Famullia - një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga
plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të
zotit shtëpisë - qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At
Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më
të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t'afròj e të
lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur
nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e
në vobëksí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt
këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët
e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j'
a kushtonte studimit.
Merej
ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në
ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t'i afrohej At
Gjeçovit në diturín' e këtíj Kanuni. Na tregói një dorëshkrìm nj'a dy-mij
faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të
gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme,
mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme. Në kat të
sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok
vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një
fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit.
Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore,
asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i
mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t'i mblithte lottë.
Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe
admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të
mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin…
Bir
i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár
i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim,
asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish
Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn
shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë
se fólësit e shqipes në vijën me të përparuar janë stërnípërit e atýreve që me
qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më
tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të
sharë atë që është një lavdí.
Po,
At Gjeçovi, është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë
duke u-rritur - dhe njëditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e
shënjtëruar të Shqipëtarësisë.”
***
Aty
rreth vitit 1954, 55...
I
pari njeri që më foli për At Shtjefën Gjeçovin asht kenë piktori Prof. Simon
Rrota, mësuesi i em i vizatimit...kishim përpara një portret të Tij...Aq më
bani përshtypje fjala e Mësuesit tem që po më shpjegonte vrasjen mizore të Tij,
sa gati pavetëdije i thashë:
“Profesor, po edhe këta dy sy Shqiponjet armët serbe i këthyen në dy shpella..?”
Melbourne,
2012.
---------------------------------------
-PËRKUSHTIM , MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA
SALIU-
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Nuk e kisha menduar kështu Botën Shqiptare, që të vazhdonim e të kërkonim
Njeriun e me qiri, si Diogjeni, filozofi i cinizmit. Diogjeni në mes të ditës
kërkonte me qiri Njeriun e ndershëm, atë që ne sot e quajmë njeriu me integritet,
i cili as nuk të shet dhe as nuk shitet, sepse udhëhiqet nga parimet
demokratike e humaniste të shoqërisë.
Skënderi dhe unë gjatë këtyre
njëzet viteve tranzicion, të mbushura me turbullira të mëdha, por edhe me
shpresa të mëdha, me përmbysje premtuese si kurrë më parë për kombin shqiptar
për t’u integruar në trupin e Europës, si pjesë natyrale e saj, e kemi marrë
shpesh në dorë qiririn e Diogjenit dhe vazhdojmë ta mbajmë në dorë, në kërkim
të Njeriut!
Dhe kemi gjetur, pak, por kemi gjetur. Midis tyre qëndrojn në krye Ibrahim
Rugova dhe Pjetër Arbnori, dy legjenda moderne të historisë të shqiptarëve, që
sipas kredos të John Kennedy-t dhanë
gjithçka sa kishin për vendin e tyre, duke marrë prej tij vetëm një pëllëmbë
varr dhe mirënjohjen e kombit.
Gjatë këtyre njëzet viteve
tranzicion jemi ndeshur me tyrlish profiterë politikë e biznesmenë të pashpirt,
që në qendër të vemendjes kanë vendosur egon e tyre dhe kanë dashur që Botën
Shqiptare ta sjellin rrotull tyre, por Zoti na ka takuar edhe me Njerëz, të cilët
shndrisin si konstelacione diellore sepse të mbushin me besim për të ardhmen.
Në këto njëzet vite tranzicion, me
të paktën tri konflikte në trojet shqiptare dhe gati një luftë civile në
shtetin amë, kemi kërkuar që t’i jepet fund luftës vëllavrasëse të të gjitha
llojeve, intrigave, përjashtimeve e çdo lloj përçudnie brenda llojit, për hir
të një jete të re, pa Mur Berlini ndërshqiptar dhe pa kufij e pranga sistemesh
totalitariste dhe pushtuesish. Kemi gjetur një mirëkuptim të gjerë midis
opinionit publik të shqiptarëve, pak mirëkuptim midis profiterëve politikë dhe
jemi përkrahur nga konstelacionet diellore të atyre që i japin vlerat kombit.
Shumë prej tyre nuk jetojnë më. Por shumë prej tyre janë në pritje të orës së
tyre për të dhënë kontributin e tyre të shquar.
Rruga e vështirë për
demokratizimin e politikës shqiptare, sepse kombi shqiptar është komb
europiano-perëndimor, ndërsa politika shqiptare është ortodokse, me hije,
reminishenca dhe inerci nga e shkuara, na ka bërë që të vihemi në provë, e të
vemë në provë politikanë e miq dhe të mbetemi duke mbajtur në dorë qiririn e
Diogjenit, për të gjetur Njeriun. Dhe Zoti na ka shpërbyler me Miq të denjë e
personalitete të denja, si Akademik Mark Krasniqi dhe Humanistja Rita Saliu, të
cilët janë dy nga simbolet e rrugës dramatike që ka përshkuar Kosova, midis
simboleve të përndritura.
Akademik Mark Krasniqi
bashkëpunëtor dhe aleat i pandarë i Ibrahim Rugovës është dalluar për
integritetin dhe trimërinë, të cilën nuk e ka këmbyer kurrë me asgjë, është një
nga përkrahësit e pandarë të gazetës Bota Sot, dhe të autorëve të saj, midis
tyre, shkrueses të këtyre rradhëve. Akademik Mark Krasniqi është Veterani i
Kosovës, i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës për liri e pavarësi, veterani i
pluralizmit të Kosovës, veterani i letrave, veterani i inteligjencës iluministe
të Kosovës, është njëri nga Njerëzit e Mëdhenj të Kosovës, veteran i tolerancës
dhe jetës. Zoti i dhëntë jetë!
Rita Saliu, një
Shqiptaro-Amerikane me zemrën në Kosovë e trupin në Amerikë, me shpirtin tek
zhvillimet në Kosovë dhe prapë e prapë shpirtin në Kosovë, bashkë me të shoqin
dhe djemtë e tyre, familje intelektuelësh, kanë qenë dhe janë dera e hapur për
të pritur e përcjellë politikanë e personalitet, për të pritur e përcjellë
fëmijë, shqiptarë e familje nga Kosova me probleme e pasoja prej luftës.
Rita Saliu, është shembulli dhe
modeli i gruas shqiptare në shekullin XXI, i angazhimeve pa interes personal, i
kontributeve të tilla, bashkë me një grup Figurash të ndritura në SHBA, pa të
cilat Kosova nuk do të mund të bëhej. Sot vihet e shkohet në SHBA si tek
shtëpia, por nuk ishte kështu para njëzet vitesh, përpara 15 vitesh, përpara 14
vitesh! Ishin Shqiptaro-Amerikanët që e mbështetën lëvizjen për pavarësi dhe
kërkuan përkrahje tek Aleatët tanë jetikë, dhe njëra prej tyre ishte Humanistja
Rita Saliu, e cila vazhdon në fluturimin e saj si shqiponjë e lirë mbi oqeanin
Atlantik, me zemrën në Kosovë e trupin në SHBA me gjysmën e shpirtit në SHBA,
sepse aty ka familjen e saj, e gjysmën e shpirti në Kosovë, sepse aty ka
shpresat e saj për ta parë Kosovën një shtet demokratik, të standarteve
perëndimore.
Midis këtyre dy figurave të shquara ka lidhje të ngushta, sepse nuk ka xhelozi
dhe smirë, nuk ka luftë për pushtet dhe etje për të gllabëruar e pasuruar, ka
vetëm dëshirë për t’i dhënë vendit.
Kur Humanistja Rita Saliu u ftua
në Shqipëri për t’u nderuar me dekoratën e artë të Nënë Terezës, midis njerëzve
që e shoqëruan tek Presidenti i Republikës ishin Zonja e gazetarit martir Enver
Maloku, Zonja Nusret Kumanova, që drejton shoqatën„Thirrjet e Nënave“, e
viktimave të zhdukura nga regjmi pushtues dhe Akademik Mark Krasniqi, i cili pa
marrë parasysh moshën ishte aty për të nderuar Zonjën Saliu.
Kur në Prishtinë u bë promovimin e
librit të tij “Kujtime e Përjetime, Shënime biografike 1920-2012“, (ku jam
shumë e nderuar të them se në faqet e atij libri gjendet edhe një shkrimi im
kushtuar Akademik Mark Krasniqit), në rrethin e të ftuarve të tij padyshim që
do të ishte Humanistja Rita Saliu.
Sepse Bashkëkohësit e shquar bëhen
Miq të pandarë në kudhrën e kohës, e cila të vë në provë dhe pasi i kalon këto
prova vështirësish, atëhere hyn në histori.
Ne shqiptarët sot më tepër se
kurrë kemi nevojë për Njerëz si Mark Krasniqi e Rita Saliu, për Ibrahim Rugovë
e Enver Malokë, për Fehmi Aganë e Agim Ramadanë.
Më pëlqeu në fjalën e Kryetares të Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, kur ajo duke vlerësuar rolin e gruas tha se “Unë dua që politika të ketë me mijëra zonja si Albright, me mijëra zonja si Clinton“. Ok, jam dakord, por unë do të thosha se do të desha që të kemi me mijëra Njerëz si Akademik Mark Krasniqi e si Humanistja Rita Saliu. Dhe ne jemi njëri nga kombet më të vjetra në Europë, e ndërkohë me moshë më të re, që do të thotë se kemi të drejtë që të kemi shpresë, që më në fund ta hedhim tutje qiririn e Diogjenit, në kërkim të Njeriut!
MBRETËRIA E DARDANISË
Nga MA. Sc. QAZIM NAMANI
Dardanët ishin banorët më të hershëm të Kosovës së sotme.[1] Etimologjia e
fjalës dardan rrjedh nga gjuha indoevropiane dardj-a, në gjuhën shqipe dardha
(vend i dardhave).[2] Fjala darda është fjalë shqipe që do të thotë dardhë, në
trajtën dardan-os del se është sufiks pellazgjik.[3]
Sipas arkeologes Edi Shukriu:
krijimin e fiseve dardane duhet parë në procesin integrues që u zhvillua gjatë
epokës së bronzit (2100-1100). Sipas saj të dhënat që u ruajtën gjatë historisë
për fiset më të njohura dardane janë: fisi i madh i dardanëve, galabërve,
thunatëve dhe daunëve.[4]
Pozitën gjeografike dhe
strategjike që e zotëronin dardanët ishte me rëndësi të madhe politike dhe
ekonomike për Mesdheun. Nëpër territorin e dardanëve kalonin shumë rrugë të
rëndësishme antike, pastaj interesim për tregtarët e kohës zgjonin pasuritë
minerare dhe punimi i metaleve fisnike të arit , argjendit si dhe të hekurit,
zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë etj. Duke u bazuar në këta faktor të
rëndësishëm ekonomik dardanët luajtën rol të rëndësishëm në ngjarjet politike
dhe shoqërore që zhvilloheshin në atë kohë në Gadishullin Ilirik.
Sipas shumë studiuesve qyteti ma i rëndësishëm në këtë kohë në Dardani ishte
Damastioni. Ky qytet dardan i ndërtuar pranë minierave të argjendit në tokat e
dyestëve ishte qendër zejtarësh dhe e organizimit politik dhe ushtarak të
dardanëve.[5] Luan Përzhita për këtë qytet shkruan se ishte kryeqendra e
Mbretërisë së Dardanisë.[6] Ky qytet përmendet edhe nga autori antik Straboni i
cili jep të dhëna se në këtë qytet u prenë edhe monedhat me emrin
"Damastion". Si simbole në monedha paraqitet çekani i minatorit.
Historiani antik Plini shkruan se rrathët dhe bylyzykët e arit që vinin nga
Dardania quheshin me emrin Dardan.[7]
Dardanët kishin një numër të madh
të skllavëve-daunët të cilët e punonin tokën. Dardanët në atë periudhë kohore u
bënë të njohur për prodhimin e djathit, hardhinë e rrushit, dhjamin e derrit,
pijen e njohur Sabanë etj.Të dardanët ishte i njohur për botën antike edhe
kultivimi i qenit të Sharrit, kuajve, deleve dhe kafshëve tjera. Dardanët
importonin kripë prej Autoriatëve dhe Ardiejve.[8]
Shkrimet e para për dardanët janë shënimet e historianit romak i shekullit te II para erës së re, Justinit (Pompe Trogu) me prejardhje nga Narbona e Galisë dhe bashkë kohanik i Tit Livit. Në këtë kohë ai jep të dhëna se Filipi i II i Maqedonisë i kishte nënshtruar dardanët dhe fqinjët tjerë. Justini (Pompe Trogu) ishte autor i 44 librave të titulluara Historitë e Filipit. Në librat e tij përshkruhen luftërat e Maqedonisë duke filluar nga koha para Filipit të II-të e deri më rënien e shtetit Maqedon.[9] Zef Mirdita shkruan se shkrimtari antik Straboni i përmend dy fise dardane: Galabrët dhe Thunatët, analogjia e të cilëve gjendet në jugun e Italisë. Galabrët sipas të cilëve quhet edhe regjioni Calabria dhe Daunët në Apuli.[10]
Burimet historike dëshmojnë se në
gjysmën e dytë të shekullit të IV para erës sonë Dardania përbënte një tërësi
gjeografike e politike më vete.[11] Sipas autorit Gërka Novak i cili jep të
dhëna nga libri “Geografia” e Ptolomeut, dhe shkrimtarit antik Plini ne “Storia
natyrale", por edhe te disa studiuesve te tjerë del se dardanët kanë
jetuar në luginën e lumit të sotëm Vardar, në Fushën e Kosovës, në luginën e
Moravës, në perëndim të Çaçakut, të Nishavës, në territorin rreth burimit te
lumit Pingus (Pek) dhe shtrihëshin në lindje gjerë në Timachus (Timok). Këto të
dhëna dëshmojnë se dardanët ishin një popull i madh i cili banonte edhe në
shekullin e V të erës sonë në pjesën më të madhe të Serbisë së sotme.[12]
Dardania si mbretëri u krijua në
zemër të Gadishullit Ilirik. Nëpër territoret dardane kalonin shumë rrugë të
rëndësishme antike. Rruga Lezhë-Nish ka ekzistuar që nga kohët e lashta si
rrugë e rëndësishme midis detit dhe trevave malore të pasura me minerale. Kjo
rrugë dhe shumë rrugë tjera që kalonin nëpër Dardani bënin lidhjen e skelave të
Adriatikut me Danubin, Transilvaninë, fushat pjellore të Rumanisë, të Rusisë
jugore etj.[13] Rrugë tjera me rëndësi që mund ti veçojmë në Mbretërinë e
Dardanisë janë: rruga që vinte nga Tivari, Budva e Kotori dhe zbrite në Pejë,
pastaj rrugët që vinin nga Kroacia nëpër luginën e lumit Ibër, duke kaluar
nëpër Mitrovicë, Vushtrri, Ulpianë, Janjevë etj. Në afërsi të Ulpianës
kryqëzoheshin rrugë të rëndësishme që qonin në drejtime të ndryshme, por është
me rëndësi të ceket se nga Ulpiana përmes Shkupit një rrugë e rëndësishme
lidhej me rrugën e njohur Via Egnatia.
Roli politik dhe ushtarak i Dardanisë filloi të rritej pas invadimit të keltëve
në drejtim të Maqedonisë dhe Peonisë. Duke e shfrytëzuar dobësimin e maqedonëve
dhe peonëve, dardanët e zgjeruan shtetin e tyre në rajonin e Peonisë. Sipas
disa autorëve dardanët zgjerohen deri në detin Adriatik dhe në detin Jon, duke
e mbajtur për një kohë në duart e veta edhe qytetin Epidamnos.[14]
Në fillim të shekullit të III para
erës së re Dardania del në skenë si mbretëri me një organizim politik dhe
ushtarak të rëndësishëm. Sipas njoftimeve të Justinit në vitin 279 para erës
sonë Mbretëria Dardane i kishte ofruar mbretit të Maqedonisë ndihmën prej 20000
luftëtarëve për tu mbrojtur nga sulmet e keltëve, por mbreti i Maqedonisë e
refuzoi ndihmën e ofruar nga dardanët. Duke e vëzhguar situatën në Maqedoni
dardanët morën masa mbrojtëse kundër keltëve. Keltët pas disfatës që pësuan në
Greqi provuan të kalojnë nëpër territoret e Dardanisë por u asgjësuan.[15] Pas
këtyre ngjarjeve për një kohë prej katër dekadash nuk ka lajme nga autorët
antik, por mendohet se Mbretëria Dardane gjatë kësaj kohe u fuqizua edhe më
shumë duke i zgjeruar kufijtë e saj në veri dhe në jug.[16]
Nga burimet historike mësojmë se Longari është sundimtari i parë dardan që ne e
njohim nga shkrime e autorëve antik e i cili në vitin 231 para erës sonë e
çliroi Paioninë. Duke e parë si rrezik forcimin e mbretërisë së Longarit, maqedonasit
mobilizuan shumë forca ushtarake kundër dardanëve gjë që ndikoi në dobësimin e
vet shtetit të Maqedonisë.[17]
Dardanët në vitin 229 para erës
sonë e shfrytëzuan gjendjen e vështirë në të cilën gjendej Maqedonia dhe i
sulmuan tokat e saj. Maqedonët me vështirësi e përballuan këtë sulm gjatë të
cilit u vra edhe sundimtari i tyre Demetri II.[18] Pas vrasjes se Demetrit
pasardhësi i tij Antigon Dozoni i vazhdoi luftërat për dëbimin e dardanëve nga
viset e Maqedonisë dhe Paionia. Maqedonasit dërguan një garnizon të fortë
ushtarak për ta marrë në kontroll qytetin me rëndësi strategjike të Paionisë,
Bilazora që shtrihej në luginën e lumit Ankios.[19] Pasardhësi i Dozonit,
Filipi i V i Maqedonisë e vazhdoi të njëjtën politikë kundër dardanëve. Në
vitin 219 para erës sonë kur Filipi i V ishte në luftë kundër grekëve në
Peleponez, ushtria dardane i sulmoi maqedonët dhe e çliroi qytetin Bilazora dhe
disa treva tjera të Paionisë.[20]
Filipi i V e ndërpreu luftën me
grekët dhe dërgoi ushtrinë për ta marrë në kontrollë Bilazorën. Në vitin 211
prapë Filipi e dërgoi ushtrinë e tij për ta pushtuar qytetin Sintia në pjesën
jug-përendimore të Dardanisë.[21] Në vitin 209 Filipi i V i Maqedonisë e
pushtoi prap qytetin strategjike Bilazora. Dardanët në aleancë me Areopin, sovran
i një rajoni Ilirë e sulmuan Maqedoninë. Dardanët e pushtuan Orestidën duke depërtuar deri te fushat e Argeas.
Gjatë këtij sulmi dardanët morën me vete 20.000 robër lufte.[22]
Mbretëria e Dardanisë i përballoi
të gjitha fushatat ushtarake që ndërmori Maqedonia në fund të shekullit të
III-të dhe në vitin 200 para e.s. ajo qëndronte e fuqishme në kufijtë e saj
historikë.[23] Dardanët lidhën aleancë me romakët dhe morën pjesë në luftën e
dytë romako-maqedone. Për këtë qëllim Bato, djali i mbretit Longar shkoi për të
biseduar në kampin e konsullit romak Galba.[24]
Në verë të vitit 197 para e.r.
Filipi V e dërgoi një forcë ushtarake prej 6000 këmbësorësh dhe 500 kalorësish
kundër dardanëve te qyteti Stobi dhe i mundi ata. Filipi V e dërgoi një
delegacion te bastarnët tej Danubit që të bëjë aleancë për ta shkatërruar
popullin dardan.[25]
Qëllimi i Filipit ishte që ti
zhdukte dardanët dhe ti vendoste bastarnët në tokat dardane. Falë strategjisë
ushtarake që e zbatuan dardanët duke e ndarë ushtrinë në dy formacione në
betejë kundër sulmit të bastarnëve arritën që në vitin 176 para e.r. të
largojnë ushtrinë bastarne prej 30.000 vetash nga Dardania.[26]
Në vitin 172 par e.r. mbreti
maqedon Perseu u vu në krye të ushtrisë së tij dhe e sulmoi Mbretërinë e
Dardanisë. Kjo ishte një fitore e përkohshme për maqedonasit dhe nuk i tronditi
shumë dardanët. Dardanët në këtë kohë forcuan miqësinë me shtetin Ilir
nëpërmjet të martesës së Etutës, bijës së mbretit Monum me mbretin ilir
Gentin.[27]
Genti në këtë kohë udhëhiqte politikë anti romake dhe u ofrua me shtetin
maqedonas.
Dardanët, Etiolët dhe Penestët
përkrahnin romakët kundër maqedonëve. Në këtë aleancë edhe pse dardanët morën
pjesë në koalicion me romakët dhe përfundimisht e mundën Maqedoninë, dardanët
nuk e morën Paioninë. Romakët nuk ia dhanë Paioninë Dardanisë por dardanëve ju
dha e drejta që të tregtonin kripë.[28]
Pas pushtimit të Peonisë dhe
Maqedonisë nga romakët, ndryshuan marrëdhëniet mes dardanëve dhe romakëve. Pas
largimit të skordiskëve të cilët me sulme të shpeshta e kishin dobësuar mjaftë
Mbretërinë e Dardanisë, dardanët u radhitën së bashku me medët në luftë kundër
romakëve.[29] Romakët në vitet 97 e 85 para e. re. i sulmuan dardanët dhe
medët, por përfunduan me humbje.[30] Në vitin 84 para e.s. dardanët morën pjesë
në luftë së bashku me fiset tjera të Gadishullit Ilirik dhe i sulmuan romakët
në provincën romake të Maqedonisë, duke arritur deri në Delf.[31]
Roma duke e parë si rrezik në rajon fuqinë e dardanëve e dërgoi konzullin Gai
Skribon Kurionin në provincën romake të Maqedonisë së bashku me pesë legjione
ushtarake romake që ti nënshtronin dardanët. Njëri nga pesë legjionet ushtarake
romake duke e parë si ekspeditë të vështirë kundër dardanëve, kundërshtuan të
marrin pjesë në luftë dhe u ngritën në kryengritje. Kurioni me katër legjionet
e sjellura nga Roma dhe ushtrinë romake që ndodhej në Maqedoni e sulmoi
Mbretërinë e Dardanisë. Nga burimet e mëvonshme u kuptua se ushtria romake u
soll mizorisht me dardanët. Kurioni me ushtrinë e tij arriti deri në Danub.[32]
Edhe pas kësaj ekspedite të
fuqishme ushtarake nuk ndodhi nënshtrimi i plotë i dardanëve. Dardanët hynë në
disa detyrime kundrejt romakëve. Në këtë gjendje dardanët edhe më vonë vazhduan
ta kundërshtojnë politikën pushtuese të Romës. Dardanët ju kundërvënë sundimit
të plotë romak dhe e shkatërruan ushtrinë e prokonsullit Hibrida (kolegë me
Ciceronin) i cili kishte hy në Dardani për të plaçkitur. Fitorja dardane ndaj
Hibridës patë jehonë edhe në senatin romak.[33]
Ciceroni më vonë e akuzoi
prokonsullin L. Kalpurnie Pizonin që u la thesalëve dhe dardanëv ta plaçkitin
dhe shkatërronin Maqedoninë, pasi që u shiti paqen me të holla.[34] Kalorësit
dardanë në vitin 48 para e. s. morën pjesë në luftën e triumvirëve, duke marrë
anën e Pompeut kundër Cezarit.[35]
Mark Antoni në vitin 38 para e. së
re. e dërgoi ushtrinë e tij që të luftonte kundër dardanëve. Në vitin 29
para.e.re. Mark Krasi pasi luftoi kundër dakëve dhe bastarnëve e nisi luftën
edhe kundër dardanëve.[36] Pas luftës së Mezisë në vitin 28 para e,së re.
romakët fatin e Mbretërisë së Dardanisë e lidhën me provincën e ardhshme romake
të Mezisë.[37] Me këtë romakët përfundimisht e nënshtruan Mbretërinë e
Dardanisë.
--------------
LITERATURA
1. Aleksandër Stipçeviq, Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit, Prishtinë,
1990.
2. Edi Shukriu, Dardania Antike,
Prishtinë, 2004.
3. Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, 2004.
4. Gërka Novak, Revista kulturore,“Përparimi”, nr.1, viti XVI, Prishtinë, 1970.
5. Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, 2002.
6. Ilirët dhe Iliria te autorët antike, Prishtinë, 1979.
7. Jovan Adami, Rrugët dhe objektet arkeologjike në Shqipri, Tiranë, 1983.
8. Kristo Frashëri, Historia e Qytetrimit shqiptar, Tiranë, 2008.
9. Luan Përzhita, Mbretëria Dardane, Tiranë, 2009.
10. Spiro Kondo, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë, 1964.
11. Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë, 1979.
Tekst-studiues nga Mr.Qazim Namani-Ilustroi dhe e përshtati për botim nga
Asllan Dibrani
[1] Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, 2004, fq.42
[2] Po aty, fq 42
[3] Spiro Kondo, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë, 1964, fq. 248
[4] Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, fq.42
[5] Po aty fq.28
[6] Luan Përzhita, Mbretëria Dardane, Tiranë, 2009, fq. 27
[7] Po aty fq.28
[8] Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, 2004, fq. 81
[9] Ilirët dhe Iliria te autorët antike, Prishtinë, 1979, fq.290
[10] Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë, 1979, fq. 22
[11] Historia e popullit shqiptarë I , Tiranë, 2002, fq. 145
[12] Gërka Novak, Revista kulturore,“Përparimi”, nr.1, viti XVI, Prishtinë,
1970, fq.39
[13] Jovan Adami, Rrugët dhe objektet arkeologjike në Shqipri, Tiranë, 1983,
fq. 37
[14] Aleksandër Stipçeviq, Historia jeta kultura, simbolet e kultit, Prishtinë,
1990, fq.51
[15] Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, 2002, fq 145
[16] Po aty, fq, 145
[17] Luan Përzhita, Mbretëria Dardane, Tiranë, 2009, fq.29
[18] Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, 2002, fq. 146
[19] Po aty, fq. 146
[20] Po aty fq. 146
[21] Po aty. fq. 147
[22] Edi Shukriu, Dardania Antike, Prishtinë, 2004, fq.72
[23] Kristo Frashëri, Historia e Qytetrimit shqiptar, Tiranë, 2008, fq.27
[24] Edi Shukriu, Dardania Antike, Prishtinë, 2004, fq.72
[25] Po aty, fq. 72
[26] Luan Përzhita, Mbretëria e Dardanisë, Tiranë, 2008, fq.33
[27] Historia e popullit shqiptar I, Tiranë, 2002, fq.149
[28] Po aty, fq. 149
[29] Po aty. Fq. 151
[30] Po aty, fq. 151
[31] Po aty , fq. 151
[32] Po aty, fq. 152
[33] Edi Shukriu, Dardania Antike, Prishtinë, 2004, fq. 75
--------------------------------------
Pirro Prifti: Rivendosja e regjimit te vizave?
| E Diel, 28.10.2012, 08:14 PM |
Rivendosja
e rregjimit te vizave? – një lajm i keq
por i paralajmëruar
Nga Pirro Prifti
Pavarësisht
nga përpjekjet e mundimshme të maxhorancës dhe në përgjithësi të politikës
aspak të njëhsuar shqiptare, pavarësisht nga miratimi i statusit
me kushte, pavarësisht nga dëshira e popullit shqiptar, pavarësisht nga
reklamat hipokrite të Mediave të
sponsorizuara nga `biznesi politik`, Shqipëria
mbetet një vend me shumë probleme dhe praktikisht një vend i botës së
tretë për të cilën fatkeqësisht,
është ashtu si ka deklaruar me mllef e
veja e diktatorit se `Shqipëria......
nuk është një vend i civilizuar... (dhe) .. nuk jemi të përgatitur për
demokraci....`.
Po
përse arrihet në një konkluzion të tillë në një kohë kur nga disa vende të Parlamentit Europian dhe
pikërisht në takimin e Brukselit të dt. 15 tetor nëpërmjet KE, kanë kërkuar rivendosjen e rregjimit të
vizave për 6 muaj për Maqedoninë dhe Serbinë, dhe pas tre ditësh kanë kërkuar
që edhe Shqipëria të përfshihet së bashku me të gjithë vendet e Ballkanit
Perëndimor në rregjimin e vizave?
Më
interesantja është se më 10 tetor, komisioneri për zgjerim Stefan Fyle
prezantoi pikërisht në KE propozimin për të pranuar Shqipërinë si vend me një statusin e Kandidatit, por me kushte për të realizuar tre reforma bazë:
në fushën e drejtësisë, në administratën publike, dhe në reformën parlamentare së bashku me luftën
kundër korrupsionit (http://ëëë.tiranachat.net/shqip/2012/10/lajme/politike/ke-shqiperia-merr-statusin-kandidat-ne-be/).
Dhe
pikërisht me dt. 15 tetor dhe më pas me dt.18 tetor, po KE kërkon që të hiqet
rregjimi i vizave për Ballkanin perëndimor përfshi dhe Shqipërinë?!
Një
paradoks i vërtetë dhe një lajm i keq por i paralajmëruar për Shqipërinë që pas
2009 kur janë kërkuar nga BE dhe KE, - 12 standarte për tu realizuar, standarde
të cilat nuk janë realizuar (përvec dy standarteve), jo vetëm për shkak luftës së hapur politike
midis Maxhorancës dhe Minorancës që në fakt është një luftë e pa kompromis (me
të vërtetë një vazhdim i luftës së klasave që nga koha e diktaturës; dhe këtë e
konfirmon sigurisht se kjo klasë politike vjen nga ish PPSH), por dhe
për problemet e mprehta sociale-ekonomike që ndoshta nuk përfshihen në
të 12 standartet, kanë rëndësinë e tyre në rëndimin e gjëndjes . Në këto
probleme të mprehta social-ekonomike përfshihen:
-
pagat e ulura, pensionet e ulura,
-dhe
mos përballimi i jetesës nga ana sidomos e popullatës fshtare , dhe shtresës së
varfër në qytete dhe në zonat rurale,
-
papunësia në nivele mbi 14%,
-
mos nxjerrja e minimumit jetik
-
nivelet e ulta dhe jo cilësore të
shërbimeve sociale,
-
mungesa dhe cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor spitalor dhe parësor
publik,
-
mos zgjidhja e problemeve të shtresës së
të përndjekurve,
-mos
zgjidhja e problemeve të pronës.
Janë
këto të fundit që kanë shkaktuar emigrimin masiv prej 1.2 milionë banorësh këto
20 vite, një nga emigrime me përmasa biblike, emigrim i cili ka patur pasoja
negative të mëdha sidomos nga ana sociale, etike, rritjen e divorceve, probleme
pronësie.
Anët
pozitive janë rritja e të ardhurave monetare në familjet që kanë emigracion,
dhe rritja e nivelit të ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit dhe të
rregullave.
Megjithë
këtë konglomerat problemesh, është politika shqiptare e të dy krahëve ajo që
për shkak të përplasjeve të forta politike (përplasje që janë reminishenca të
së kaluarës të luftës për pushtet), ka vonuar zgjidhjen e problemeve, ka shtuar
korrupsion dhe nëpërmjet një hipokrizie të ndyrë vazhdon të reklamojë si fitore
ato që populli i ka zgjidhur vetë nëpërmjet emigracionit, dhe përpjekjeve
personale për mbijetesë.
Gjëndja
është e rëndë dhe shteti funksion deri në orën 16.00 në qytete e në zonat
rurale, dhe duke qënë një shtet që për 22 vite ka shkaktuar një deficit
buxhetor mbi 60%, ka shitur pronën shtetërore dhe atë strategjike pa patur
miratimin konsensual politik, dhe as ndonjë strategji të qartë për të forcuar asketet shtetërore, ka ndikuar
direkt dhe indirekt në rritjen e korrupsionit nëpërmjet vendosjes në drejtim të
militantëve- në vend të teknokracisë dhe meritokracisë, e për pasojë ka shtuar
dyshimin dhe mosbesimin e BE dhe të KE të cilat në mënyrë paradokse, krahas
miratimit me kushte të Shqipërisë si vend kandidat- edhe kërkesën për të
rivendosur rregjimin e vizave gjë që do të shkaktojë një prapaktheu të fortë të
Shqipërisë. Prapaktheu e cila do të dëmtojë seriozisht popullin e pafajshën
shqiptar.
-----------------------------
FALEMINDERIT ELONA!
S’ka titull për Dritën
Nga: ELONA ÇULIQ
ELONA ÇULIQ,
ka lindur në Shkodër ku dhe
banon. Ajo ka studiuar fillimisht për piano në shkollën artistike “Prenk
Jakova” e më pas për gjuhë frënge në shkollën e gjuhëve të huaja “Shejnaze
Juka”. Studimet e larta në nivelin master i ka kryer për psikologji pranë UT.
Poezia është pjesë e pandashme e saj.
VEDIT
Fol sonte, n’kyt natë me bark
t’mbushun me lot,
e me shpirt t’gatum n’nji telajo
t’ftohtë dimni.
Fol, ngrohe largsinë me frymen
tande,
zhdavarite asgjanë para se diçka
me ardh e me t’harru ndër kujtime.
Ah, ti s’e din;
ose ndoshta e din
sa e vështirë asht me u gjetë
ndër kujtime,
edhe at’herë kur n’përmbajtje je
vetëm ti.
Rrëfenjat e tyne nuk fillojnë e
nuk mbarojnë kurrë n’nji kohë,
kujtimet s’kanë pentagram.
Asigja s’më ka randu ma shumë,
as koha nuk m’ka - ma fort,
as dhimbja s’më ka kafshue ma
padhimbshëm,
se sa ngerçi jot, lot i kapërdim
me zor.
ASHT
Buzve t’kohës e vërteta asht
psherëtimë,
kurse na, fjalë e thanun me
ngut.
Shkapërdahena n’hava si re
t’zhubrosuna t’nji qielli që lind
veç kur shpina jonë asht
përgjigja e hapave t’ngutshme
t’ndjenjës që don ma shumë se
T’due!
Kam ndi që e thonë, jo pak herë
e kam mendue
edhe un’ ç’ashtu se dashnia s’ka
si, pse, me ke dhe kur!
Po, s’ka mendojshe, por e
vërteta asht se ka,
ka si, pse, me ke dhe kur
(n’pakohësi).
Nuk mundena me e ndie n’Dashni
nji qenie tjetër
vetëm prej fjalës, dashnisë apo
t’ndjenjave t’lamshueme
n’zemër që na i drejton hapat
përballë nji pranie
që e dimë se e dona, por s’dina
pse.
Dashnia i din tana pse-të, por i
lyen buzve si psherëtimë.
Kjo asht Dashnia! Me mësue me
puth e përpie n’zgavren
e shpirtit tonë psherëtimat e
buzve t’saj.
Me ditë që syve t’përlotun
flejnë e rrjedhin frikrat, jo dobësitë.
Nji që don, që zhytet n’honet e
shpirtit t’nji tjetri,
që i mëson gjuhët e syve dhe
shijet e buzve,
nuk ka si me kenë i dobët’.
Dashnia s’asht as e dobët’,
as e fortë, as e guximshme, ajo
thjesht Asht!
Dhe Na thjesht jena gjuetarë
t’saj!
Gjuetarë me gjurmë toksorësh e
sy hyjnish
RRUGICA
Duert e diellit gatuejnë
kyt mesditë t’dalun binarsh.
N’ajrin e zhurmave t’kalimtarëve
malli fsheh sytë e thyem.
Mirë kanë ba njerzia,
i kanë sheshue tana trazimet e
ditës
mbas kanateve t’mbylluna,
e t’mbulueme me perde trasha,
në t’cilat dielli vetëm
përrshqet, s’depërton.
Pyes vedin a ka jetë aty brenda?
zagushia e parakohshme
freskohet n’hijen teme
t’shkujdesun,
e dielli i njomë buzët e
rreshkuna
me puthje t’mjegullta gërmueme
mes kujtimesh t’velun nga
lodhja.
Hapat e njipasnjishëm
kafshojnë kohën,
rr’mojnë përgjigjet poshtë
shollës
së këpucës,
që ka nji numër,
për t’panumërta hapa që
bajmë çdo ditë drejtë grackës.
Ndali hapin, mbaj frymën e
mendoj:
- A thue ka nji numër t’fundit
edhe fryma?
Du...,por s’mundem me u zhyt
n’kyt çast fryme,
realiteti n’fund t’kësaj rrugice
shumullohet,
jetët lindin me kambë n’diell,
e pëshpërisin shpresën e së
nesërmes
Buzëve t’hanës.
I tham vedit: - Ç’rrëfim ka
me iu puthë atyne buzëve sonte?
Rrugicës po i vjen fundi,
e tash dielli po gatuhet
n’flokët e mi,
avujt e dëshirave t’mesditës
dalin si tymnaja përmbi kryet
tem.
Mbaj hapin, kthej kryet e përlaj
tanë rrugicen me sy,
po ai zheg i heshtun,
me t’njëjtat ngjyra perdesh që
mbyllin sytë e realiteteve,
me t’njëjtin diell që me nge
vazhdon me gatue frymën e mesditës.
Pyetja që rri e ajërt përmbi
mue: - Po unë ç’gatueva n’kyt rrugicë?
Dje deri sot.
S’KA TITULL PËR DRITËN
I thatë më duket ky çast,
sikur nji diell që i kanë ra
rrezet,
i janë përtha hiret,
e syve t’botës i trembet
me lakuriqsinë e vet të
shëmtueme.
Më duket sikur ia ndigjoj
t’rrahunat
që buçasin venave t’thame për
nji fije zhurmë,
ia ndi e ia numëroj hapat
që shoqnojnë kastanjedat e
sekondave,
minutave ngatërruem
kambëve, njitun duerve t’ftohta,
tretun kohësh,
si nji prag deret i harruem nga
stinët.
Ia kam mbërthye frymen
n’grackën e syve,
e n’mendjen teme ia shtrydhi
deri n’marri pusin e heshtjes,
ia pi me nji frymë fjalët
buzëve,
ia ngujoj t’folunen, e Heshti!
Ashtu e du, t’heshtun,
derisa t’msojnë Dritën,
derikur t’ia pushojnë rrezet bulave t’gishtave,
t’lyhet e njyhet me te,
derikur t’mi njohin sytë me erë.
Vetëm at’herë kam me e çmendë
thatinën e këtij çasti,
e kam me e lejue me hedh shishen
e shpirtit tij
n’ujnat e syve t’mi.
GOTA E BUZËVE QË S’DINË ME PUTHË
Unë jam gota jote,
herë më mbush me lumtuni,
herë më len me u mbytë
n’ujtë e idhnimit tand.
Jam gota e zemrimit,
kristal i formtë,
i ftohtë dhe i heshtun
që s’din me iu ankue a shmangë
shtërngimeve t’pamendta,
t’forta e t’dhimbta
t’humbjeve tueja.
gota jote, që netëve
t’pagzuem me mall,
vjen e shprazë n’te zbrazëtinë
tande, len sytë peng heshtjes,
e n’memecërinë e kristalit,
kërkon gjurmë buzësh,
me shpresën nji fjalë n’to me e
gjetë.
gotë jam, e Zot kam vetëm
duert tueja, buzët e kohës, e
duhmat e harrimit
përziem me tym cingaresh
t’dredhuna.
Nuk t’i njoh sytë,
edhe pse shpesh jam mbush me
dallgët
e frymës tyne,
të njoh vetëm buzët,
e megjithatë asnji puthje nuk
t’a njoh,
ty, njëri me duer t’brengta,
që din vetëm me mbush e shprazë
zbrazëti,
por që s’din me puthë.
Unë jam gota jote,
ruej shenjat e mëkateve tueja,
mureve t’mi t’heshtuna;
kumbojnë rrëfimet e malleve
tueja
e unë t’ndi e njitun mbas duerve
tueja rri,
unë, gota e buzëve që s’dinë me
puthë.
PËRGJITHMONË
Arrna kohe jena
herë i veshena, herë na veshet
e randë,
si nji pikë vesë, prolog i
dritës,
nji çarçaf mjegull që e
mbeshtjellim syve
si ujtë e ftohtë t’nades
për me la andrrat
që na flenë përmbi qepalla.
Jena nji përgjithmonë që asht
sot,
moment që therrmohet akrepave
e mbush honet e qiellit,
gjymton krahnorin e Hyjnores me
kafshata
lutjesh, njerzish, fjala e
t’cilëve fiket
heshtjes së syve.
Atje në maje, në naltësitë e
akullta
të mosprekjes, por vetëm t’imagjinatës,
atje në picërrimin e syve,
horizontet kapërthehen, o i
heshtun!
E ngërci i tyne na lan si
pendimi
me zbrazëti që ngjitet hapave
t’kalimtarëve
për me trembë frikën e vetmisë
së fjalëve.
Ky çast i fundëm i
“përgjithmonë”,
Diç’ rrëfen me gishtat e frymtë
që m’endin lëkurës
bulëza djerse, sytha andrrash që
kanë etje.
E unë ngrihem,
n’majë gishtave të flutrimit
tem,
e përqafoj me gjithësinë e
krahëve t’mi qiellin,
atë përjetësi që e ka jeten sa
nji hap, sa nji fjalë,
sa nji shikim e nji premtim që
s’flet me.
./.
(Marrë në gazetën NACIONAL nr
169, nga redaktori ynë Zeqir Lushaj)
-------------------------------------------------
FALEMINDERIT ELONA!
(Shenim i redaktorit)
E nderuar poete:
Ciklin tuaj me vjersha e gjeta në gazeten
NACIONAL, të cilen ma dergon rregullisht miku im, poeti e shkrimtari Muj
Buçpapaj, gjë per të cilen e falenderoj.
Në kete numer, që ka dalë se fundmi, veçova vjershat tuaja dhe po i
ribotojme në ZemraShqiptare dhe ShqiperiEtnike.
Duke ju uruar shumë suksese në punen tuaj, pra
edhe në rrugen e poezisë, të them se mua më zgjove tri kujtime të paharruara:
Shkodrën,
Shkollen “Shejnaze Juka”
Migjenin e madh!
----------------
ËNDËRRAT E MËDHA TË POETESHËS SË VOGËL
-Intervistë me Ermale Ismajl Brahimi-
Nga Fazli Maloku
Zonjusha Ermale, të lutem për lexuesit e Revistës ZemraShqiptare dhe
ShqipëriEtnike na përshkruani shkurtimisht autobiografinë tënde.
Po. Me plot dëshirë.
Unë
quhem Ermale Brahimi.E lindur më 30 mars 2000 në Prishtinë. Jetoj në Prishtinë
në Lagjën Kodra e Trimave, me prindërit e mi babai Ismajli,(ish ushtar i
UÇK-së, tani oficer i FSK-së me gradën-major-FM) nëna Emine (apsolvente e
Fakultetit të Edukimit-FM) dhe vëllai Ermali të cilin e dua shumë.
Shkollimi yt i deritashëm?
Jam në klasën e shtatë dhe vijoj
mësimet në shkollen fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. Gjithashtu ndjek kurset
e matemetikës, gjuhës angleze dhe asaj franceze.
Cili është rezultati yt i deritashëm?
Rezultati im i deritashëm është të gjitha pesa. Çdo herë jap maksimumin
nga vetja për t’u përgatitur dhe të jem sa më aktive gjatë elaborimeve të
lëndëve mësimore nga arsimtarët e mi të dashur e të respektuar.
Kur keni fillu të merreni me poezi?
Me poezi kam filluar të merrem që në moshë të vogël, saktësisht nga klasa e dytë, kur fillova te
shkruaj peozi për kukullat e mia dhe vëllain tim të vogël.
Si të lindi ideja dhe kush të shtyri të
shkruash poezi?
Qysh në moshën katër vjeçare vijova
mësimet e para në bibliotekën për fëmijë “Hyvzi Sylejmani” te Prishtinës, dhe
aty edukatoret na lexonin poezi të ndryshme, nga aty mua filluan te më pëlqenin
shumë poezitë të cilat i recitojë me shumë ëndje.
Sa poezi ke shkruar deri tash?
Deri tash unë kam shkruar rreth 90 poezi të ndryshme. Kam filluar me
poezi për kukullën, fluturën, fëmijët, shkollën, Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës, dëshmoret, e për të gjitha ato
ngjarje te cilat me kane lënë mbresa e përshtypje më shumë. Jam munduar të
shkruaj vargje për to në mënyrën se si unë i kamë përjetuar dhe përceptuar.
Ku i botoje poezitë e para si dhe a keni
arritur ta botoni ndonjë libër deri tani që po flasim?
Unë kam botuar një libër me poezi në qershor të këtij viti, të cilin e
titullova “Rruga e Diturisë”, por para se ta botoja librin, kam botuar shumë
poezi edhe në revista të ndryshme për fëmijë, sidomos tek revista Pionieri,
njëra nga revistat më të dashura për fëmijë.
Keni bërë promovimin e librit të botuar,
kur dhe ku është bërë promovimi?
Po. Promovimin e librit e realizova në Amfiteatrin e Shkollës “Prenk
Jakova”, organizuar nga arsimtarët e shkollës “Elena Gjika” dhe prindërit e
mijë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjën që më kanë dhënë.
Kush mori pjesë në atë promovim dhe si u
prit libri yt nga të pranishmit?
Në promovimin e librit kanë marrë pjesë shumë të ftuar nga gjitha sferat
e jetës si: mësues, arsimtarë, shkrimtarë, oficerë, familjarë dhe gjithsesi
shokët dhe shoqet e mia.
Libri është pritur shumë mirë nga të pranishmit mbështetur nga fjalët e
shumta që u thanë në promovim dhe me këtë rast kisha dashur ta veçoja fjalën e
mësueses time të respektuar,z.Zyhrie Azemi si dhe analizën kritike nga
shkrimtari e kritiku letrar z.Sadik Pervetica, të cilët vlerësuan lartë librin
tim me poezi, të cilët shfrytëzoj rastin që përmes Revistës t’uaj t’i
falënderoj nga zemra.
Mësuesja Zyhrije për veç tjerash deklaroi:
“ Ndjehëm krenare me nxënësen time Ermalen, e cila talentin e saj të
mrekullueshëm e shtrinë po thuaj në të gjitha fushat si dhe në të gjitha lëndët
mësimore, por edhe në aktivitetet e lira. Ermalja shkëlqen dhe rrezaton
dashuri, kulturë, mirësjellje, respekt dhe është udhërrëfyese për shokë e
shoqe. Përspektiva e saj është e ndritshme...”
Ndërsa shkrimtari dhe kritiku letrar z. Sadik Përvetica pos tjerash tha:
“ Jam i befasuar me talentin e Ermales për poezitë e saja në librin që
na e dhuroj “Rruga e Diturisë”, duke u nisur nga mosha e saj ende e njomë. E
gjithë ideja e librit është puna, dashuria për njerëzit e për të gjithë ato që
na rrethojnë, dashuria për vendlindje, dashuria për tokën, dashuria për Lirinë
që shqiptarët e fituan duke derdhur lumenj të tërë gjaku, për dëshmorët dhe
luftëtarët e lirisë, me një fjalë dashuria për jetën. Ermales i dëshiroj punë
të begatë edhe në të ardhmën. Talenti i saj nuk e vë në dyshim këtë...”
A të pengon marrja me poezi në obligimet
shkollore, si dhe në kohën e lirë?
Edhe pse e dua shume poezinë, unë prioritet i jap mësimit, mirëpo kam kohë
të mjaftueshme për të shkruar gjithashtu
edhe për t’u argëtuar me vëllaun dhe
shoqet.
Vazhdon edhe më tutje të shkruash poezi?
Po. Unë jam duke vazhduar me shkrime e sidomos me poezi dhe besoj se libri im i radhës do te
jetë në dorën e lexuesit shumë shpejt.
Çfarë porosie ke për moshatarët tu?
Porosia ime për të gjithë moshatarët e mi është që të mësojmë dhe të
lexojmë sa më shumë sepse truri ynë është si një fjalëkryq i madh, një
fjalëkryq i madh që nuk ka fund, dhe vetëm duke mësuar e duke lexuar, ne do
arrijmë ta mbushim atë, sepse vërtetë libri është shoqëruesi, mësuesi, si dhe
nxitësi i njeriut për ecje drejt shtigjeve të reja.
Cili nga poetët shqiptarë të pëlqen më shumë?
Poetët të cilët më pëlqejnë janë të
shumtë, por kisha dashur ta veçoja
poetën më të talentuar shqiptare, sidomos për poezitë e saja për fëmijë Z.
Adelina Mamaqi, pastaj Xhevahir Spahiu, Rifat Kukaj, poetin e shkrimtarin për
fëmijë, të madhin Rexhep Hoxha, si dhe
fanarin e letërsisë shqiptare, te madhin Ismajl Kadare, dhe urojë shumë që ai
këtë vit ta fitojë çmimin Nobel për Letërsi.
Sa libra ke lexuar dhe cila të ka lënë
mbresa më shumë?
Kam lexuar shumë libra nga poetët që i zura në gojë më lartë e sidomos
poezitë e Adelinës, por një mbresë të
veçantë më ka lënë libri “Presidenti i Planetit të Kuq ” nga Bedri Dedja.
Po më vëllain tënd Ermalin, keni
farë bashkëpunimi dhe si e kaloni kohën e lirë?
Unë vëllaun tim e dua shumë. Luaj
me të, këndojmë së bashku, shkruajmë poezi,
por më së shumti më gëzon fakti se dhe ai ka filluar të shkruaj poezi.
Kohën e lirë e kaloj me të duke kënduar e luajtur me kitarë, të cilën Ermali e
adhuron shumë dhe i bie mirë. Duket se do të bëhet një kitarist i shquar, por
edhe s’bashku me prindërit e mi vikendeve dalim shetisim duke i shijuar
bukuritë natyrore të vendit tim.
Cili është profesioni yt i adhuruar
kur të rritesh?
Ënderrat e mia kur për të ardhmën janë të shumta. Dëshira ime e madhe
është të bëhem mjeke për t’i ndihmuar dhe për t’i shëruar ata të cilët kanë
nevojë, por duke mos i anashkaluar asnjeherë shkrimet të cilat janë frymëzim
dhe shtytje për mua.
Sa është ndihma e prindërve tu në gjithë
këtë punë tënden?
Prindërit e mi bëjnë të pamundurën për mua dhe vëllaun tim që ne të
edukohemi dhe shkollohemi. As një herë nuk me ka munguar mbështetja e tyre dhe
për këtë unë i falënderoj pa masë.
Zonjusha Ermale, në emër të stafit të redaksisë së Revistës
ZemraShqiptare dhe asaj ShqipëriEtnike,
si dhe në emër të lexuesve të tyre, por edhe unë personalisht të falënderoj për
këtë intervistë mjaftë interesante si dhe për pritjen e ngrohtë e miqësore që e
përjetova në familjen e juaj. Shpresoj se është edhe dëshira jote që një ditë
të jesh bashkëpunëtore e revistave të
mirënjohura ku edhe do të botohet kjo intervistë.
Shëndet e punë të begatshme në të ardhmën!
Për lexuesit tanë i kam shkëputur e po i botojmë këtu më
poshtë disa poezi nga libri: “Rruga e
Diturisë” së autores së re , poetes së
vogël, por me ëndërra të medha, Ermale
Brahimi.
Ushtare jam
Ushtare jam
edhe pse pushkë s’kam.
Pushkë kam lapsin me fletore,
në betejë me to
në shkollën fillore.
Luftoj me to,
sa kam fuqi
Për vetën time e dituri.
Këshilla
Babi më pat thënë
as vetë sa herë se di,
“Vetëm puna e mirë
njeriun e bën njeri...”
Ime nënë e dashur
ca herë m’ka porositur:
“Mos nxito të flasësh,
Gjërat pa i ditur...”
Në mendje kam prore
fjalët e prindërve të mi,
të sillem mirë
të bëhem vajzë për mrekulli.
17 Shkurti
Është një mburrje,
është një gëzim,
festë kombëtare
në vendin tim.
E përkujtojmë këtë ditë
e kremtojmë përherë,
është Dita e Pavarësisë
në Kosovë gjithherë.
Me gjakun e UÇK-së
e fituam shtetin e ri,
shumë e dhanë jetën
për të shtrenjtën liri.
Tash jemi të gëzuar,
ndjehemi krenarë,
por unë kur të rritem,
do të jetë i bashkuar
i gjithë populli shqiptar!
./.
Prishtinë, Tetor 2012
Marr shkas edhe nga vdekja e atdhetarit Kadri Osmani
–Mani
GAZETARËT E HASHIM KATUNDARIT…!
Nga: Selim M. Nëngurra
-Baca Kadri Mani, me vetdije i tha jo territ
afro-aziatik dhe ju këthye rranjëve të religjionit të të parëve të tij. Ai publikisht konvertojë në
fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani.
Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin
islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e
osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga
mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Osmanit- Mani-
Në të gjitha shtetet e botës ka Tv publik të cilin e financojnë taksapaguesit e
shtetit dhe ai TV, nuk ka të drejtë të bahet mjet mediativ i asnjë partie dhe
as të baj reklamime publike apo marketing sikur
per të cilat TV merr pagesa të mira.
Marketing kanë të drejtë të bajnë vetem TV-të private.
Ka tash 12 vite të plota që mediumi publik i Dardanisë ( Kosovë ) RTK-ja asht
shtylla kryesore e pushtetit, dhe partive pozitare, asht shporta ma e madhe ku
hudhen si marketing reklamat dhe mbeturinat e prodhuesve dhe prodhimeve serbe,
turke, kineze, e të tjerave vende kryesisht anmike të kombit shqiptarë.
Asht turp dhe skandal se si menjëherë pas luftës me dekret u largue njeriu që
hapi TV-në e Dardanisë dhe në vend të tij u soll biri i një komandanti partizan
të Titos i cili në vitin 1945 në Rakosh të Istogut pat dhunue kufomat e tre
Herojve të Kombit tonë që i paten vra forcat partizano-çetnike të serbve të
Istogut e të rrethines. Pra në krye të RTK-së u soll ish drejtori i TVP-së, pionieri
i Titos, OMLLADINCI i Titos djali i komandantit bastard Sahit Zatriqi, shoku /
drugari Agim Zatriqi.
Unë si qytetar çuditem se si forcat politike të dala nga lufta dhe lideri i
tyne (katunari Hashim Thaçi
) që tashma asht ba kryeminister i perjetshem në Dardani largojnë nga
posti djalin e një nga intelektualet dhe një nga shkrimtaret ma të famshem
dardanas e veç kësaj edhe baba i gazetarisë dardanase, pra largojnë z. Migjen
Kelmendi ( djal i legjendes së artit të të shkruemit Prof. Ramiz Kelmendi
) dhe në vend të ti sjellin ish titistin komunist Agim Zatriqi, djalë i ish
komandantit bastard, Sahit Zatriqi?!
Si u ba që fryma patriotike aq e reklamueme gjatë dhe
pas luftës e krahut politik apo PDK-së që doli nga ish pjestarët e UÇK-së të
largojë nga posti i të parit të RTK-së njeriun e pregaditur, ekspert për
gazetari dhe të rikthej në atë post një ish titist bolshevik?!
Nga dita kur u formue e ashtuquejtuna qeveri teknike e cila me dhunë apo ta
zbus pak, me kercnimet se do plas dhuna në Dardaninë e posa dalun nga tmerri e
dhuna serbo çetnike të forcave të Millosheviqit, nese nuk i jipet pushteti, per
postin e Drejtorit të pergjithshem të RTK-së pat mbreh dhambet njëfar i
vetquejtuni gazetar shoku Milaim Zekaj, por shefi i ti Hashim Thaçi e SHIKU ja
moren atë vend dhe ja dhanë Agim Zatriqit. Mbajti dy tri mandate ky titist dhe
tash në krye të RTK-së asht një SHIK-as dhe një envero-stalinist i perbetuem.
Veç këtij posti në RTK, ka pas panderpre linqime e menjanime të kuadrove të
pregatitun e profesioniste dhe në vend të tyne janë sjell e punsue njerz të
klaneve politiko mafioze të PDK-së kryesishtë e pak edhe të AAK-së e cila
poashtu startin e formimit të saj e ka si parti e dalë nga ata që banë luften.
Sot nese njeriu këthen kujtesen pas dhe mendon ata që u menjanuen dhe i shef
ata që i zun vendet e tyne i vjen keq pse taksapaguesit e shkret të Dardanisë
paguejn haraqin per këtë mjet publik. Më vjen keq të baj krahasimet e
personave, drejtëperdrejtë, ama do perkujtojë disa emna profesionist që u
larguen apo u detyruen të largohen dhe të ikun e të mirren me punë tjera diku
tjetër. Migjen Kelmendi, Valentina Saraçini, Mehdi Qena, Sylejman Gashi,
Avni Spahiu, Lindita Azizi, Halil Matoshi etj, etj. Dhe po menduem se kush ka
ardh në vend të tyne shef mjerimin e këti mediumi publik. Aty sot ka redaktor
që as që din cili asht rroli dhe detyra e redaktorit. Mjafton per PDK-në të jet
njeriu papagal i saj dhe interesave të lidershipit të saj dhe të SHIK-ut të
PDK-së dhe posti i redaktorit asht i siguruem. Këngëtaret ishin e janë
kryeredaktor e redaktor, janë aty se janë nga Drenica e Hashim katunarit dhe
veç atyne aty ka edhe reporterë që nuk din të flasin. Po ju pau njeriu mbiemnat
shef se të gjitha janë nga Drenica e Hashim katunarit e çerdhes së SHIK-ut.
Andaj nuk asht as çudi që RTK asht një shtëpi klanore, partiake dhe shportë ku
jan grumbullue dhe asht hudhë llomi e honraku i analfabetëve provincial, ka
mjaftue se ata janë papagal të PDK-së dhe liderit të saj Hashim Thaçit.
Sa gjanat me randësi kombtare kanë ndodhë në Dardani dhe per të vetmin mëkat
pse nuk i perkisnin interesave klanore, partiake e SHIK-ve në RTK nuk gjanë
kohë ti permendin, ti paraqesin e tu kushtojnë as një sekondë kohë. Dihet se sa
here asht anashkalue dhe perbuz pervjetori i Krye komandantit të parë të UÇK-së
Heroit të popullit Salih Çekaj, pastaj të Zahir Pajazitit, Agim Ramadanit etj,
etj figura kombtare që padyshim nuk jetojnë ma edhe per shkak të pabesive të
këtyre që sot kan pushtetin dhe kan ba HARAKIRI mediumin publik dardanas RTK-në.
Pardje i dha lamtumiren e fundit kësaj bote dhe iku në Boten e Amshueshme Prof.
Kadri Osmani-Mani, nji nga veprimtaret ma eminent dhe një nga njerëzit ma të
persekutuem dhe të pervujtun në Dardani që nga koha e pasluftës se dytë botrore dhe personalisht percolla me vemendje
RTK-në si dhe TV-të e tjera të Dardanisë dhe veç Koha-vizion-it të Veton
Surrojit që e permendi vetem në një nga edicionet e lajmeve vdekjen e ti, asnjë
tjeter medium nuk e permendi as vdekjen e as varrimin e këti burri të kombit.
Kjo nuk ka ndodhë rastësishtë. Kjo asht ba qellimisht sepse i ndjeri (tashma)
baca Kadri kishte shumë "mekate". Mëkati i tij i parë ishte se ai
ishte patrioti që me guxim burrnor ju tha jo dhe ju doli para per ti
kundershtue envero-stalinistet e paçvures BASHKIMI të Zvicrres dhe
perkrahu me tan forcat institucionet e dala nga vota e popullit në prillin
e vitit 1992, vit ky kur pushteti serb vriste e masakronte shqiptaret
gjithandej vetem po permenden LDK-në. Mëkati i bacës Kadri Mani ishte se ky u
ba me vetdije ushtar i Komandantit suprem të Forcave të Armatosuna të Atdheut
Dr. Ibrahim Rugovës, u ba ushtar i Rugovës si intelektual dhe njeri i pendës,
por ai ishte gjithmonë i gatshem ( sado në moshë të shtyeme dhe i dermuem nga
shendeti shkaku i burgjeve të gjata në kazamatet serbe diku afer 20 vjet
gjithësejtë ) të kap edhe pushken e ti zbatojë urdhnat e Kryekomandantit dhe
komandatve të tjerë të cilët pushtetaret e sotshem, SHIK-u e paçavure tjera
envero-staliniste i eliminuen dhe likuiduen edhe fizikisht njenin pas tjetrit.
Dhe mëkati tjeter i pafalshem i qeverisë
së SHIK-ut e të PDK-së së Hashim Thaçit ishte se Baca Kadri me vetdije i
tha jo territ afro-aziatik dhe ju këthye rranjëve të religjionit të të parëve të tij. Ai publikisht konvertojë në
fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani.
Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin
islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e
osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga
mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Osmanit- Mani.
Per çudi as TV tjeter TV 21 nuk e tha asnji lajm për
Kadri Osmanin-Mani! Asht ba edhe kjo shtepi mediatike bartëse e ndihmëse e
invadimit të "kultuës" islamike sepse pos fillimit të transmetimeve
të saj dy-tri vitet e para të pasluftës që ishte në rregull , ky TV me
vite po indoktrinon shqiptaret me kulturë turko islamike permes emisioneve, dhe
serialeve të kësaj kulture që panderpre i transmeton.
Ky TV (TV 21), asht si zogu i gomarit, zog i
vogël shumë i bukur e tuj u rritë bahet një gomar i madh.
Sarpsborg:11.10.2012
---------------------------------------------
PETRO NINI LUARASI “MBËRRITI”
NË ÇAIR TË SHKUPIT…
Nga prof Murat Gecaj
(Paraqitet
libri i Prof. Alfred Uçit-Akademik e dhurohen 150 kopje të tij, për shkollat
shqipe në Maqedoni) Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë
1.
Kishte kohë që Prof. Alfred Uçi ndjente në
vetëvete një shqetësim të natyrshëm. Ky lidhej me një ngjarje të shënuar jo
vetëm në kujtim të gjyshit të tij, Petro Nini Luarasi-“Mësues i Popullit” dhe
“Neri i Kombit”-por dhe të kësaj figure shumë të njohur dhe të shquar të
arsimit kombëtar shqiptar. Vitin e kaluar ai mbushi 100-vjetorin e vdekjes
dhe prandaj publikoi shkrime në shtyp e
në internet, për atë. Gjithashtu, në vijim të merakut të tij për ta përjetësuar
sa më mirë këtë figurë dhe për t’ua lënë brezave të shkruar jetën dhe
veprimtarinë e shumanshme atdhetare e arsimore, e përfundoi shkrimin e
biografisë së tij. Me atë rast, u botuan disa kopje të këtij libri, por ato
mbeten të padërguara në vendin e dukur, pra në shkollat e vendit tonë, si dhe
në ato të trojeve tjera shqiptare.
Kështu, në përgjigje të kërkesës së tij, në
prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kompania e
njohur “Taçi Oil”, aq e lidhur edhe me rrethin e Kolonjës, vendlindjen e Petro
Nini Luarasi, mori përsipër që të botonte një sasi të konsiderueshme librash të
Prof. Alfred Uçit, me titullin domethënës, “Petro Nini Luarasi- Mendimtari
martir i Rilindjes Kombëtare: 1865-1911-Jetëshkrimi, Studime, Vepra”.
Por nuk mbaronte çdo gjë me kaq, pasi duhej që ky libër të shkonte në duart e lexuesve të interesuar. Pas bisedave me intelektualin e njohur shqiptar Azis Pollozhani, ish-ministër i Arsimit e Kulturës në Republikën e Maqedonisë, ky mori përsipër që të interesohej për paraqitjen e këtij libri në Komunën e Çairit të Shkupit dhe pastaj për shpërndarjen nëpër shkollat shqipe, aty dhe në Tetovë e më gjerë. Sigurisht, për këtë gjë ai gjeti mbështetje të plotë nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe punonjësit e arsimit aty.
Petro Nini Luarasi, “Mësues i Popullit” dhe
“Nderi i Kombit”
2.
Të informuar për përgatitjet, që ishin bërë
për sa thamë më sipër, ne u nisëm së bashku për në qytetin e Shkupit. Me vete
kishim 150 copë libra kushtuar Petro Nini Luarasit, të cilat do t’i dhuronim
për kolektivat e shkollave shqipe atje. Siç kuptohet, e përjetuam rehatinë e
kalimit nëpër Udhën e Kombit, e cila po zgjatohet si arterie gjigande, brenda
Republikës së Kosovës. Pasi arritëm në Prizren, ndalesën e parë e bëmë te
Shtëpia Muze e Lidhjes së njohur historike të shqiptarëve, e cila sivjet u
përkujtua me madhështi, në 134-vjetorin e saj. Pastaj udhëtuam nëpër Grykat e Kaçanikut, ku na ranë në sy
edhe tabelat për drejtuesit e mjeteve: ”Kujdes, shkollë!” Më tej, shkuam drejt
kufirit dhe ndjemë kënaqësi, që doganjerët nuk na penguan për librat në fjalë,
pasi ato nuk i dërgonim atje për shitje a tregti.
Takimet e bisedat e rastit me mikpritësit e vëllapirtësit ishin të ngohta. Bashkë me punonjësin e arsimit në Komunën e Çairit, Nuhi Dardhishta, që është dhe kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve, kujtuam vizitën e bërë, më shumë se një vit më parë, nga një grup i Institiutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë, të kryesuar nga i ndjeri Dr. Ibrahim Gashi. Synimi i atij udhëtimi aty dhe më tej në Preshëvë, Prishtinë e Ulqin ishte që të bisedohej dhe të krijohej te të gjithë mendimi për t’i njësuar programet dhe tekstet për shkollat shqipe. Tashmë, jemi dëshmitar që kjo punë ka hyrë në udhë të mbarë dhe fëmijët e Shqipërisë e Kosovës po i mësojnë sivjet shkronjat e alfabetit të gjuhës amtare, me Abetaren Mbarëkombëtare. Sigurisht, shpresojmë e besojmë që kjo punë e dobishme, atdhetare, arsimore e profesionale do të vazhdojë drejt arritjeve të reja, në këtë fushë të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve.
3.
Për tubimin e organizuar në shtëpinë e
kulturës së Komunës së Çairit, ku do të
paraqitej libri kushtuar Petro N.Luarasit, kishin marrë njoftim dhe ishin të
pranishëm mësues e drejtues të shkollave shqipe, si dhe nga media e shkruar e
ajo elektronike etj. Fjalën e rastit e mbajti Prof. Ali Aliu-Akademik, i cili e
vlerësoi lart këtë nismë vullnetare të Shoqatës “Lisi i Arbërit” dhe Shoqatës
së Arsimtarëve të Shqipërisë, për të organizuar veprimtari të tilla dhe për të
dhuruar libra të ngjashëm, me temë atdhetare e arsimore, për shkollat shqipe në
të gjitha trojet tona amtare.
Në vazhdim, autori i librit Prof.Alfred Uçi u
ndal në disa çështje, që trajtohen në të dhe theksoi se, për ta paraqitur sa më
të saktë jetën dhe veprimtarinë atdhetare e arsimore të Petro Nini Luarasit, ka
përdorur mjaft dokumente arkivore, shtypin e kohës, studimet dhe botimet e
ndryshme etj. Ndërsa Prof. Murat Gecaj foli si për vlerat e çmuara të këtij
libri, por dhe për simbolikën, që përfaqëson Petro N. Luarasi, në udhën plot
safkrifica të martirëve dhe gjithë mësuesve të gjuhës amtare, si në Shqipëri e
Kosovë, por dhe në trojet tjera shqiptare, në Maqedoni, Mali i Zi, Preshëvë, Çamëri
etj.
Tubimin e përshëndeti edhe Mustafa Taçi,
përfaqësuesi i Kompanisë “Taçi Oil”, e cila bëri të mundur botimin e këtij
libri, mjaft të dobishëm për të gjitha shkollat shqipe. Publikimi i tij është
një ndihmesë tjetër, që të njihet sa më mirë udha nga kemi kaluar për mësimin e
gjuhës amtare, e cila i armatosi bashkatdhetarët tanë me “armën” e dritës e të
diturisë. Në këtë mënyrë, krahas armëve në kryengritjet e mëdha antiosmane për
liri e pavarësi, shkronjat shqipe luajën një rol të jashtëzakonshëm. Së bashku,
ato na çuan në ditën e madhe historike të 28 Nëntorit 1912, kur “Heroi i
Popullit” Ismail Qemali, duke shpehur vullnetin njëzëri të gjithë delegatëve të
atij Kuvendi nga mbarë trojet shqiptare, e valëviti lart, në Vlorë, Flamurin e Pavarësisë së
Shqipërisë.
Sipas parashikimeve, libri kushtuar jetës dhe
veprimtarisë atdhetare e arsimore të Petro Nini Luarasit do të dërgohet e
dhurohet: në Kosovë, në Luginën e Preshevës e Malin e Zi dhe, bile, deri te
arbëreshët e Italisë.
Tiranë, 10 tetor 2012
Nga: Kozeta Zylo
Vetëm Doktor Gjilpëra...
(Frymëzuar nga libri i
Faik Konicës)
E bukur sonte Hëna mbi
natën hipokrite,
Shkëlqimin e saj derdhi mbi sytë e frikësuar,
Në pemët e zverdhura një kukuvajkë si hije,
Do të ndjellë të keqen, paçka se është harruar...
Një tingull i fortë Lirie
më del nga forcë e shpirtit,
Dhe heq dhjamin e turpit nga gojët me pagesë,
E shprishur mendje e tyre, në llum të çon përherë,
Si Iagot e Shekspirit palaço dhe të pabesë...
Eshtë i pistë, i errët,
tuneli ku kanë rënë,
Kufomë e fjalës së tyre kuntërbon një erë...,
Vetëm doktor gjilpëra i Faik Konicës,
Mund të pastrojë ajrin qelbur nga të dhj...!
Në baticë zhurmash,
mbyteni në ekstazë,
Me orgji të fjalëve, eunukë të kohës,
Edhe pse Perëndimi bashkë me zë të tjerë,
Po ju çjerr maskën vënë si të kamorrës...
Staten Island, New York
28 tetor, 2012
Ps: Libri "Doktor
Gjilpëra" është shkruar nga Faik Konica, botuar në gazetën
"Dielli" në vitin 1924... Ndonëse i papërfunduar flet shumë... Libri
të befason edhe sot me origjinalitetin gjuhën konicane. Faik Konica i
shqetësuar për fatet e popullit sjell në vepër Doktor Gjilpërën një intelektual
i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi jashtë, i cili ndodhet para
alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë
apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në
përmirësimin e shëndetit të popullit... Ai vendos të kthehet në Shqipëri,
atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
-----------------------------
Dasma tropojane, pasuria që u “gllabërua” nga kohët moderne
Nga Gjon Neçaj
Një ndër momentet më të
gëzuara në jetën familjare është dasma, mbi të cilën ndërtohet ngrehina
bashkëshortore, ku do të lidhet përjetësisht jeta e dy të rinjve. Lidhja bashkëshortore
sipas traditës në Tropojë kalon nëpër disa faza, të cilat janë fejesa, miqësia,
paja, kanagjeçi, pjekja dhe kurorëzimi i gjithë kësaj është dasma e shoqëruar
me dy miqësi të më pastajme. Por prej 30 vitesh dasma tradicionale, një
spektakël i rrallë që mund ta gjeje ndër shekuj vetëm në trevat shqiptare, nuk
praktikohet më. Dhomën e grave ku përgatitej e zbukurohej nusja e kanë
zëvendësuar parukeritë. Duvakun dhe veshjen popullore, e kanë zëvendësuar
fustanet e bardhë të nusërisë. Këngët zakonore, të krijuara enkas nga populli
për këtë festë janë zëvendësuar nga orkestra, që më së shumti luajnë muzik
tallave. Kohët moderne e kanë “gllabëruar” këtë shfaqje të rrallë, ku
ndërthuret çdo gjë unike që mund të trashëgojë një popull. Por si ishin dikur
dasmat shqiptare?
PARADASMA
Tradita tropojane sjell
te ne se qysh kur lind fëmija, nëpërmjet ninullave e këngëve të djepit i urohej
nuse apo burrë të mire, një dasmë të madhe e me shumë krushq. Në themel
të fejesës ka qënë shkuesia. Shkuesi ndërhynte te prindërit e vajzës për t’i
bindur ata që vajza e tyre, të fejohet me atë që kishte ndërhyrë. Kur fejesa
realizohej, shkuesi do të merrte nga dhëndëri një shpërblim të mirë.
Sipas traditës, mund të lidheshin fejesa për foshnje akoma pa lindur, apo të
moshave fëminore. Fejesa shoqërohej me dy miqësi: të parët janë familja e
dhëndërrit që shkojnë te prindërit e vajzës dhe tre, pesë, shtatë ose nëntë
vetë (gjithmonë tek), apo edhe më shumë. Miqtë qëndrojnë për darkë e deri të
nesërmen për drekë. Prindërit e vajzës, thërrasin edhe të afërmit e tyre. Mbas
dy javësh familja e vajzës i kthen vizitën mikut me të njëjtat kritere.
Mbasi kryhet ceremonia e
fejesës, fillon puna për përgatitjen çejzit (pajës)për vajzën dhe shpenzimet do
të jenë të gjitha të dhëndërit. Çejzi ( paja ) përgatitej sipas mundësive
ekonomike të secilës palë, duke përfshirë edhe dhurata (të falat) nga të afërm
të farefisit. Mbas përfundimit të përgatitjeve për dasmë, në marrëveshje mes të
dy familjeve, caktohet dita e dasmës (oroku). Dita e dasmës ishte e hëna ose e
enjtja, me hënë të re. Dita e dasmës, oroku, nuk mund të ndryshonte për
asnjë arsye. Dy ditë para dasmës miku dërgon familjes së vajzës pjesën e
pajës së blerë dhe dy “arka” (kutia Gjakove) për çejzin.
DASMA E VAJZËS (
KANAGJEÇI )
Ndryshe nga dasma e
djalit, dasma e vajzës është një përzjerje e gëzimit me trishtimin.Të premten
në darkë, në shtëpinë e vajzës në dhomën e saj mblidhen të gjitha shoqet e
fëmijërisë e të rinisë së saj. Ato nuk ndihen fare veçse bëjnë muhabet,
si një retrospektivë të jetës së tyre pra edhe të vajzës tashmë nuse. Dhe hera
herës qeshin me të madhe, por më shumë përloten, për kohën e ikur dhe për
ndarjen e madhe që i pret. E shtuna është kanagjeçi (dasma e vajzës). Gratë dhe
vajzat e fshatit, dhe bijat e familjes bashkë me fëmijët ftohen në këtë
ceremoni ku këndohet për nusen që po i jep fund vajzërisë dhe jetës tek babai
dhe po shkon në derë të huaj, tek burri. Të nesërmen vijnë krushqit, bëhet
pjekja në vendin e caktuar ku dy palët e krushqve ndërrojnë duhan, këndojnë nga
një këngë bëjnë pak muhabet dhe ndahen secili për në shtëpinë e vet.
Kanagjeçet kanë gëzimin, por edhe trishtimin e tyre. Vajzat janë të bindura dhe
plotësisht të ndërgjegjshme për shenjtërinë e familjes. Pra vajza e re e
brishtë, këtej e tutje do i kushtohet një jete të re, familjes, po kaq të
brishtë, ndryshe kryekëput nga vajzëria, tashmë e marrë fund. Kjo ka të bëjë
edhe me vendimin aq të prerë për familjen e re, për rrugën e nisur. Pasi
bashkimi i të rinjve bëhet mbi baza shumë të forta njohjeje të njëri-tjetrit si
të djalit me vajzën që të përputhen nga pamja, pse jo edhe nga
temperamenti. Sepse ai që hyn të bëjë këtë miqësi, i njeh dhe i psikologjis të
rinjtë. Këta njerëz që bashkojnë të rinjtë, janë burra me reputacion e të dhënë
pas kësaj pune, pra jo kushdo mund ta kryejë një gjë të tillë. Rëndësi e madhe
i kushtohet fisit të djalit apo të vajzës, e në këtë rast kemi të bëjmë me një
lidhje mes burrash me besë për një miqësi të përjetshme. Natën e kanagjeçit i
tregohet vajzës për ditën e martesës dhe ekspozohet çejzi: qilima, sexhade,
dyshekë, jastekë, cerga, shilte, duej (hebe), çorape, meste, qëndisma, të falat
(dhuratat), rroba të veshjes, të fjetjes, arka me çfarë ka brenda saj.Të
nesërmen e kanagjeçit, në mëngjes herët, vajzën e veshin nuse dhe i bëhet
tualeti i nusërisë. Në kanagjeç nuk marrin pjesë burrat, në pjekje burrat e
fshatit marrin pjesë masivisht. Kjo bëhet në respekt të vajzës që e përcjellin,
si dhe për nderim të miqve.
PËRCJELLJA DHE PRITJA E
NUSES
Pasi kalon një kohë që
quhet “masëmiri”, i pari i krushqve i drejtohet të zotit të shtëpisë duke i
kërkuar leje për rrugëtim. Përcjellja bëhet në mënyrë ceremoniale ashtu sikur
edhe pritja. Çejzi në pjekje vihet në kuaj të miqve dhe kuajve u vihen shami të
lidhura në jelë dhe kalin ka nga një njeri përgjegjës. Nuses në pjekje i vihet
duvaku dhe përsëri udhëton me të njëjtin kalë duke qëndruar e kërrusur dhe e
shoqëruar me të njëjtin shoqërues që e kishte sjellë në pjekje. Ky shoqërim i
bëhet derisa kalon kufirin e fisit të vet. Nusen e shoqëron edhe një grua
e moshuar e afërme e saj. Karakteristikë ka qenë se në të gjitha fiset në
Tropojë, fejesat janë bërë pa patur asnjë kontakt e njohje mes vajzës e
djalit, bile as pamje nga larg. Kontakti dhe prezantimi i parë në mes dhëndërrit
dhe nuses, është nata e martesës. Në pjekje, nusja dhe gratë që e shoqërojnë,
qëndrojnë në një vend që nuk duken nga dasmorët. Dasmorët kur dalin në pozicion
të dukshëm me pjekjen njoftojnë ardhjen me këngë asqerçe të shoqëruar me vikamë
dhe krisma pushkësh. Dasmorët kur mbërrijnë në fshat, i thërrasin dhëndërrit,
(pasi dhëndëri rrin në shtëpi dhe nuk shkon në pjekje), për të marrë nusen. Atë
e urojnë me breshëri armësh, demonstrohen gara me kuaj, me këngë, e tupan.
Dhëndërri i prêt krushqit te dera e oborrit, ku nuses dhe krushqve u hidhet
oriz, grurë, sheqer kokërr e lekë metalik. Nuses i vihet një thes para dere dhe
nga kali direkt me këmbën e djathtë para do të shkelin aty, çka presupozon
bereqet, i lyejnë shuplakën e dorës së djathtë me mjaltë, të cilën ajo e vendos
sipër derës, çka nënkupton që jeta në këtë familje të shkojë me ëmbëlsi. Rakia
e mezet, janë lumë. Por privilegjin e të kënduarit e kanë vetëm ata që dinë të
këndojnë bukur, nuk këndohet në kor dhe nuk mund të këndojë gjithkush. Këngët
shoqërohen me çifteli, sharki, fyell ose edhe me daulle e def (dajre). Tupani
është simbol i dasmës.
FESTA E DASMËS
Vallja tropojane, perla e
kombit tonë është e pranishme gjatë gjithë kohës me të gjithë hijeshinë e saj,
për të gjithë dasmorët. Edhe këtu ka një veçori. Nëse del një çift i
mrekullueshëm që e kërcen bukur vallen e tyre, të gjithë të tjerët ndalen duke
i shoqëruar me sy e me duartrokitje, deri në fund. Artistët në këtë trevë janë
brilantë, çdo tropjan di të kërcejë bukur. Krahas instrumenteve, arma është
pothuajse e pranishme në çdo dasmë, bile ata as që mund ta imagjinojnë një
gëzim kaq të madh, pa praninë e krismave të armëve për të përshëndetur krushqit
njëri tjetrin. Diçka homerike, e papërshkruar nga mënyra se si realizohet.
Dasmorët mbasi qerasen me duhan e kafe, hanë darkë me ushqime tradicionale si
mish me oriz, çorbë, pite dhe ëmbëlsirë. Pastaj krushqit luajnë
lojë “kapuçash” dhe këngëtarët këndojnë këngë trimërie, pune e dashurie të
shoqëruara me çifteli e lahutë. Hidhen valle karateristike dasmash si:
“vallja e Sokolit”,vallja “loja kosh”,valle grash autentike e Tropojës, ku
sipas studiuesit Ramazan Sokoli, sot nuk interpretohet më. Gjithashtu këndohen
këngë dasme si: “Sa e bukur ka dale nusja”, “Ngjitet kana pika-pika”, “Ani bie defi
kajde-kajde”, etj. Në dasma interpretohet vallja lirike humoristike, “nusja dhe
plaku”, kërcimi nga një grua e vetme pa muzikë (kjo karakteristikë në Nikaj
Mërtur ), valle epike e trimërisë, kërcim me tepsi në kokë,etj.,etj. Të tjerë
vazhdojnë lojëra popullore “badbad”, “symbyllazi”, “plakë” etj. Në mjediset e
tyre gratë dhe vajzat këndojnë këngë për nusen. Ato kërcejnë e luajnë valle me
tepsi, def e tupan. Në orët e vona dhëndëri, pasi takon nënën dhe babain, hyn
në qilerin e nuses, ku fillon njohjen e parë dhe kuvendimi në mes tyre.
MËNGJESI I PARË I NUSES
OSE CEREMONIA E “KULAÇIT”
Dita e divanit
fillon në mëngjes, ku bëhet edhe ceremonia e “kulaçit” i cili ka ritin dhe
simbolikën e tij. Nusja dhe dhëndëri thyejnë një kulaç gruri, e fusin në
sherbet dhe i japin njëri tjetrit si dhe atyre që janë të pranishëm. Ky urim
bëhet që çiftit t’i kalojë jeta me ëmbëlsi. Ditën e parë të divanit, nusja
vishet dhe stoliset me kostumin tradicional popullor më të bukur dhe rrinë në
këmbë nga mëngjesi deri në darkë. Me fytyrë të mbuluar me duvak. Pranë saj
ekspozohet paja. Në orat e vona të pasdites, nusja heq shaminë nga fytyra
dhe futet në dhomë me njerëzit e shtëpisë dhe të afërmit. Para darkës, nusja
merr ibrikun me ujë, legenin dhe peshqirin në cep të krahut dhe u hedh ujë
burrave për të larë duart. Darkën nusja e ha me njerëzit e shtëpisë. Krahina e
Nikaj Mërturit, si regjion i besimit katolik, ka krejtësisht zakone dhe tradite
të tjetër. Veshja karakteristike e atyre anëve është xhubleta.
NUSJA ME DUVAK NJË TRADITË
E ZHDUKUR
Tradita e nuses me duvak
është zhdukur prej më shumë se tre dekadash në Tropojë. Etnologët pranojnë
shfaqje sporadike në ditët e sotme të këtij zakoni, nxitur më shumë nga
nostalgjia apo kureshtja. Etnologët na kthejnë në historinë e nuses me duvak,
duke këmbëngulur si zhdukje e një tradite. Duvaku nuk mund “të jetojë” sot i
shkëputur, nga e gjithë pjesa tjetër e veshjes tradicionale. Nuk mund të
mendohet që sot, ku edhe në fshatrat më të thellë vajzat shkojnë e rregullohen,
të vënë një duvak në kokë, i cili përveç ca luleve apo fijeve me ngjyra që
viheshin në krye, nuk ka ndonjë bukuri. E njëjta gjë ndodh edhe me veshjet
popullore. Ato nuk janë më pjesë e ritualit të dasmave, por ka nga ata që i
veshin sa për atmosferë.
Para se të dilte nga shtëpia e prindërve e të udhëtonte drejt shtëpisë së
dhëndrit me kalë, nuses i hidhnin në kokë një copë jo të tejdukshme, që shkonte
deri poshtë shpatullave apo deri në gjatësinë e belit.
Funksioni i tyre nuk
ishte aspak zbukurues. Mjaftonte që pjesa e hedhur në kokë të mos lejonte
depërtimin e shikimeve te nusja, e me raste u shtohej ndonjë lule, fije me
ngjyra, apo në raste kur ekonomia e familjes i lejonte, qepnin edhe monedha. Më
herët gjendeshin edhe simbole të tilla, siç ishte një dorë e qëndisur, simbol i
funksionit të rëndësishëm jetësor. Krahinat mes njëra-tjetrës ofronin sërish
dallime për sa i përket mënyrës, se si dhe kur nusja duhej ta hiqte
duvakun. Nusja me duvak, tashmë i përket së shkuarës. Është një nga ato tradita
të harruara shqiptare. Gjendet në përshkrimet e udhëtarëve dhe aventurierëve të
huaj që e kanë përshkruar Shqipërinë, në ndonjë fond fotografish të vjetra dhe
në studimet e shkruara të etnologëve. Ajo që ka mbetur është në fakt historia e
treguar. Zonat e veriut të Shqipërisë ishin më të izoluara ndaj këtyre
ndikimeve. Faktor tjetër ka qenë urdhri i detyrueshëm gjatë komunizmit,
pikërisht në vitet ‘66-‘67. U quajtën zakone primitive dhe u ndaluan
rreptësisht, e pas viteve ’80 ky zakon është zhdukur. Nusja me duvak, përfundimisht
të mbetet një imazh i të shkuarës.
---------------------------
''Vargje të këputura''
-Libri i 30-të i Sejdi Berishës-
Doli
nga shtypi libri më i ri me poezi “Vargje të këputura” i shkrimtarit dhe
publicistit, Sejdi BERISHA
VEPËR
QË PËRMES VARGUT JETËN E SHNDËRRON NË HISTORI E ISTIKAM, NË KËNGË E NË FILOZOFI
JETE...!
(Sejdi
BERISHA: “Vargje të këputura”-poezi, botoi Club Kultura-Pejë, 2012)
Në
kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, këto ditë doli
nga shtypi vepra më e re me poezi, “Vargje të këputura” të shkrimtarit dhe
publicistit, Sejdi BERISHA. Kjo është vepra e katërmbëdhjetë me poezi dhe e
tridhjeta me radhë e këtij krijuesi të letrave shqipe dhe punëtorit të
mirëfilltë të kulturës nga Kosova.
Ky
libër, ngërthen në vete ndijimin më të thellë shpirtëror të autorit, duke
shprushur vetveten dhe çdo rrugëtim të njeriut në situata e pozita të ndryshme,
gjëra këto të cilat shprehen e reflektojnë fuqishëm përmes këndimit shpirtëror
dhe gjithnjë duke i dhënë peshë e kuptim vargut, por edhe duke e lënë atë
përherë të “këputur”, në mënyrë që etja për të thënë plotësisht atë që e rëndon dhe e shqetëson, të ngelet si
shpresë e synim për ta prekur e përjetuar dritën dhe ngrohtësinë e lirisë dhe
të frymëmarrjes lirshëm të njeriut, të tokës, të natyrës mbase edhe të
universit.
Kjo,
ngase në jetë kurrë nuk këndohet deri në fund, kurrë asgjë nuk shndritë deri në
fund, kurrë nuk arrihet plotësisht deri në cak. Për këtë arsye edhe rrugëtimi e
ka peshën e dhembjes, të pritjes, të lumturisë mbase edhe të dritares së hapur,
nga e cila mund të hyn e të dalë gjithçka, nga e cila dëgjohet kënga e klithma,
nga e cila depërton drita dhe hyn flladi, e në xhamin e saj, shpeshherë troket
zogu i ëndrrave dhe i lajmeve që quhen peshë jete e shprese, e përcjellë me
ëndrrat më të bukura por edhe më të llahtarshme në të njëjtën kohë.
Për
këtë arsye, autori i veprës “Vargje të këputura”, Sejdi Berisha, provokon dhe
ushqen mendjen e lexuesit duke na ofruar mesazhet dhe metaforat që i ngjajnë
etjes karakteristike për fatin e njeriut, për lumturinë e tij, për vuajtjet dhe
kënaqësitë, të cilat shpeshherë apo gjithnjë ndodhen apo edhe kapërthuren si
një tërësi hieroglifësh, të cilat, sikur autori na detyron që përmes vargut t’i
përjetojmë por edhe t’i përcjellim edhe si mesazh të veçantë, nëse është
nevoja.
Për
këtë arsye, “Vargje të këputura” të lënë pa gjumë, duke medituar, por edhe duke
e ushqyer shpirtin me gjërat më të mira të cilat i kërkon mendja, zemra dhe
shpirti i njeriut, e të cilat gjëra, me decenie e me shekuj i përjeton por edhe
i kërkon kombi e atdheu mbase edhe njerëzimi. Andaj, kjo është gjithnjë
“dhuratë” që yshtë për ta jetuar jetën, për ta menaxhuar atë.
Pra,
duke mos elaboruar më gjatë për vlerat e librit më të ri, “Vargje të këputura”,
mund të thuhet vetëm se, poezia e autorit, Sejdi Berisha jeton, rrugëton, vuan,
krenohet e përcëllohet bashkë me poetin, bashkë me njeriun, të cilin, autori,
më të vërtetë, edhe atë e shndërron në varg e në këngë, e shndërron në histori
e istikam, në rrëfim e filozofi jete, që rrallë mund ta hasësh gjëkundi tjetër.
Për këtë, më së miri dëshmon edhe mesazhi e metafora e vetë titullit, “Vargje
të këputura”...!
Andaj,
me të drejtë mund të thuhet se vepra me poezi “Vargje të këputura”, të autorit,
Sejdi Berisha, për lexuesin është dhuratë e veçantë në kuadër të shënimit të
100-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, për çfarë provokojnë edhe vargjet:
“...Duke të kërkuar/Ty Atdhe në jetën time/Dhe jetën/ Në Ty Toka ime/Kam
ngelur/Vetëm duke kënduar...”.
Librin,
“Vargje të këputura” e botoi Club Kultura – Pejë, 2012.
----------------------
Nga Drilon Blakaj:
-Jam rritë në fllad bjeshke
Golden time
I will soon, very soon
hear those epic cantos that will enrich my spirit. The sound of my shoting in
the air shall echo the mountains werever drin flows to honor the fallen ones
that fought for the cause and the sacred ground i will stand on. The deeds
shall never be forgotten, even the gods are beneath them. I will when crossing
the border enter with a heroic attitude and great stride, climb with my gaze
from the bottom to the top of the mountains and feel one with it. There will be
no difference from me and Alexander in that moment, i will be feeling just like
him and if would be a atomic bomb i would be the most explosive in the world
considering my energy within me in that moment.
Jam rritë në fllad
bjeshke,
jam rritë buzë Drini..
me dhenë dhe me qen Sharri
ska më mirë, ta dini..
Kam ngrënë mazë t´bardhë
si bora
me faqet e skuqura bash si molla..
Vetëm me gjyshër në male të larta,
ska më mirë se kohët e arta...
Shqip më fliste Gjyshi
Gjyshja shqip më mësonte
Më dukej se e gjithë bjeshka
vetëm shqip këndonte.
Dy vjeç isha kur u
largova
tani u bënë shumë, mbi njëzetë
Dhe kur flas këtë gjuhë të zotit,
Oh sa kam lezet.
Drilon Blakaj
-Stockholm tetor 2012-
-----------------------
Shënime për Princin e Lirikës shqiptare Frederik Rreshpja
Nga Odise Kote
Duke
medituar rreth kësaj vjeshte e gjetheve që sikur mëdyshen të ikin e të na lenë
vetëm, mendja sepse më shkoi tek poeti që e dua aq tepër dhe e respektoj
deri në thellësi, Frederik Rreshpja. Në mes të kujtimeve për këtë Princ të
Lirikës shqiptare, më vjen ndërmend një nga intervistat e fundit të tij me
titull :
“ Kur trishtohem shkruaj...”
“ Nuk e
di në se ka mbetë ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë. Gjith ç’kam dashur
e kam humbur. Por “Le te pyesim nëse ai luftoi, para se bota ta mundtte”
thoshte Pol Elyar.
Pra çdo
gjë e kam humbur në mënyrën më serioze dhe nuk ankohem nga fati im.
Kur trishtohem shkruaj.
Prandaj
shkruaj shumë.
Nëse rri
me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë.
Vizitat
dhe mbledhjet i kam inat. Përgjithësisht kohën e kaloj në dhomën time, i
vetmuar. Pastaj “sa më shumë të shkruash, aq më i vetmuar je” thotë Heminguej.
Eshtë një
rreth vicioz ».
Kështu
kumtonte Frederiku në ditët e fundit të jetës tokësore sikur të na linte
shënjën e lamtumirës qiellore.
Dhe
iku...
Jo
rastësisht i lindur në Shkodër, e cila mund të quhet një kryeqytet letrar i
Barletit dhe i Bogdanit, i Fishtës dhe i Mjedës etj, pas vdekjes së Migjenit të
madh, Frederik Rreshpja është talenti më i shquar që ka dalë nga kjo trevë -
mitër e poezisë së shqetësuar të kombit.
Nëse nga
pikëpamja okulare, poezitë e Rreshpes të kujtojnë mozaikët paleokristiane të
Antikitetit të Vonë, plot peisazhe baritore dhe kafshë alegorike, nga pikëpamja
e sonoritetit ato janë plot harmoni.
Studiuesi e poeti Moikom Zeqo thotë se : “ Frederik
Rreshpja është një poet i lindur dhe jo një poet i bërë. Eshtë shumë e vështirë
ta përkufizosh në një formulë këtë gjë”.
Më tej
studiuesi Zeqo spjegon se : - Poezia e Frederik Rreshpes është me një kod dhe
një apel simbolesh dhe nënkuptimesh. Në poezinë e tij, është një finesë tepër e
hollë, një delikatesë e brendshme që të habit. Të duket se trilli i metaforës
de Radiane hedh argjendin e vet të kaltër tek peisazhet e ashpra alpine,
onirike, në agloshet e shpellave, ku mbijetojnë perënditë ilire, tek kasollja e
vjeshtës me zogj mitesh, ku fluturojnë kometat dhe alekinet, në horizonte me
gruntin primitiv të shiut, tek retë dhe tek plazhet, ku Frederik Rreshpja ka
mbledhur qeramikat e thyera të dashurive të lashta, aty ku, udha e vjetër rri
si patkoi i fatit tek porta e shekujve”.
Po Frederik Rreshpen vdekja e gjuajti në qiell.
Rrethuar
me botën e vet të imët, bardhezi dhe pa zhurmë, si në një film pa zë. Kështu
ishte jeta e tij: me pak sende, të cilat dukej sikur i kishte sjellë me vete
nga një botë personale më tepër se sa i kishte gjetur të gatshme, këtu e mijëra
vjet mbi dhe.
Dukej
sikur kjo botë i qe taksur atij, qe krijuar enkas për të, qoftë si gjuhë, qoftë
si emocion. Dhe këtu është fjala për lule, statuja ilire, zogj të vegjël,
shtegtime ciganësh, kopshtie me luanët e fëmijërisë, ujë të vjetër pusesh,
dimër dhe ç’dimër, shira të pandërprerë, rapsodë që vajtojnë drurët e vdekur në
vjeshtë, profetë të rremë dhe profani pagane në mënyrën se si ai jetoi - me
pako gjë - si shpezë, hënëza, ëndërr itake, ajër, pranverë dhe tingëllima të
një kozmogonie hermetike dhe vetiake të cilën lejohej ta pëlqeje, por jo ta duartrokisje,
se tashmë dihet, ndonëse jo për të gjithë, filmi ishte bardhezi dhe pa zë...
Enisé,
Enise..., fare pa të keq të shkon nëpër mend të pyesësh; a ka pasur fjalë të
këtilla në përdorim poezia shqipe e atyre viteve dhe a ishte Rreshpja fëmija i
padëshiruar i poezisë së kohës?
E gjithë
poezia e Frederik Rreshpjes, në fakt e sidomos përmbledhja e zgjedhur “Në
vetmi” 2004, është një shenjë që na bën ne të gjallëve të mbetur mbi tokë për
të
“zbuluar
anën e brendshme, të një tonaliteti, elementët, mardhëniet ndërmjet elementëve,
sistemin e këtyre mardhënieve” etj.
Për të
kuptuar se c’përfaqëson strukturalizmi në poezinë e tij, duhet të marrim
parasysh atë hulumtim të orientuar strukturalist që ka ndikuar drejtpërdrejt në
artin e formulimit letrar, krijohet para së gjithash mbi bazat e gjuhësisë
strukturale.
Sipas
teorisë së Ferdinand de Sosyrit, gjuha e poezisë shqyrtohet si sistem i
ndërlikuar i marrëveshjes, ku theksi vihet në percaktimin e ligjshmerive
strukturale, mbi të cilat mbështetet komunikimi.
Dallimi i
gjuhës nga të folurit dhe caktimi i strukturës themelore të shenjës gjuhësore,
është një nga bazat e gjuhësisë strukturore. Ne shenjen gjuhesore Sosyri dallon
shënjuesin dhe të shenjuarin, e me këtë realizon studimin sipas së cilit
kompozohet gjuha.
Duke
dalluar këto dy pole shenjash , gjuhësia strukturore hap mundësi të gjera të
hulumtimit të gjuhës, si nga aspekti i shenjuesit , d.m.th. atij që shërben për
të shenjuar po ashtu edhe nga aspekti i të shenjuarit, d.m.th.atij që është
përfshirë në shenjuesin.
Duke
theksuar, gjithashtu , parimin e arbitraritetit të shenjës, d.m.th. faktin e
lidhjes së tingujve përbërës të fjalës me kuptimin e saj, si dhe faktin se
shenja gjuhësore zhvillohet në kohë, pra themi se të folurit zhvillohet si një
varg suksesiv i fjalëve.
Po sjell
si shembull poezinë e Rreshpes :
Për një vjollcë…
Çeli
vjollca e vogël mbi gurishte
si një ylber mbi planete të panjohura.
Kështu
kam ëndërruar edhe unë dikur
të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër
po tërë ato që thashë
u tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.
Më me fat
janë perënditë
që kthehen tek toka të skalitur:
Ti s'ke
për t'u skalitur kurrë
e veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit
Ky qe
fati yt prej ylberi
me një kryq shiu te koka.
Por fati sundon tërë popujt e zotave
të shumtë si rëra,
vjollcë e vogël, o shpirt.
Për të
analizuar këtë poezi, si një nga përfaqësueset e poezisë së Rreshpes, studiuesi
Agron Tufa shtron pyetjen ekzistenciale :
C’kërkonte
Frederik Rreshpja të na thoshte me shenjat e tij gjuhësore ?
Frederik
Rreshpja nuk zgjodhi poezinë që sjell lëndë prej realitetit.
Ai
zgjodhi poezinë e shenjave dhe simboleve për të komunikuar me ne.
Unë besoj
thellësisht, se vargjet e tij të ndërtuara mrekullisht me arkitekturë muzike e
ndjenje, shquhen për ngrohtësi e jetë dhe i përshkon një frymë e qetë dhe e
rregullt, ku rregullsia dhe qetësia dallohen qartësisht.
Qartësisht, po përse ?
Sepse
poezia e tij është autonome. Me strukturë të thjeshtë ? E rregullt ?
Apo ka
një procedim letrar të ndërtuar mbi mijëra e miliona struktura gjuhësore e
kuptimore, natyrshëm si mënyrë të organizimit gjuhësor, që u shërben qëllimeve
të posacme estetike e letrare ?
Askush më
mirë se Rreshpja në këtë gjysëmshekullin e XX nuk e kuptoi procedimin artistik
në harmoni me gjuhësinë strukturore.
“Kur trishtohem shkruaj...” na
thotë Rreshpja duke na lajmëruar se duhet të mbërrijmë deri tek koncepti
dinamik i strukturës së veprës letrare, që më pas përmes
analizave të hollësishme të synojmë të vertetojmë se funksionimi i sistemeve të
shenjave ne letërsi duhet shqyrtuar nga një anë në sistemin e marrëdhënieve
brendatekstore e nga ana tjetër në sistemin e marrëdhënieve jashtëtekstore,
d.m.th. nga pritja e lexuesve, nga raporti i tekstit ndaj teksteve të
tjera të ngjashme, ndaj formave të tjera të komunikimit.
Po marr
një nga strofat e Rreshpes :
Më me fat
janë perënditë
që
kthehen tek toka të skalitur:
Ti s'ke
për t'u skalitur kurrë
e veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit
Shikoni
kujt i Referohet gjuha e tij – perëndive që kthehen tek toka e skalitur.
E gjitha
kjo krijon një Afektim të brendshëm të fuqishëm dhe emocionues.
Ne njohim
Anën e panjohur, vetminë e përjetshme të poetit që megjithatë s’rresht së
shkruari.
Vargu me
ndërtim gjuhësor elegant sikur zbret nga qielli në tokë me fuqi vetëtime dhe
kjo Anën vepruese të krijon ndjenja të befta e të cuditshme.
Metra-gjuha
është sa e skalitur aq dhe brilante në qëmtimin e kujdesshëm të fjalës.
Poetika
Kujt i drejtohet Rreshpja ?
Kuptimin e gjejmë në strukturën ndërtimore të krejt poezisë, në porositë
semantike që burojnë prej analizës semantike, në emocionet dhe informacionet që
na përcillen.
Sipas studuesit të njohur strukturalist Jurij Lotman, poetika
strukturore e Rreshpes, vecanërisht në sferën e analizës së
vargut dëshmon se të gjitha elementët e të folurit në vargje duhen
kuptuar si mbartëse të kuptimit, se ritmi i vecantë, tingulli, rima, persëritja
dhe elemente të tjera kurrë nuk duhet të shqyrtohen vecmas nga kuptimi dhe se
gjatë organizimit vargëzues të gjuhës, nuk ka asgjë që nuk duhet
kuptuar si mbartës i mundshëm i porosive të vecanta.
E këndvështruar kësisoj, kam bindjen se gjuha në poezinë e Rreshpjes
përbën strukturën ku është ndërtuar vetë poezia.
A nuk janë të gjitha krijimet artistike, ose tekstet ( sic pëlqejnë të
thonë strukturalistët) spjegime në thellësi të një strukture të thellë ?
Tekstet (poezitë) janë të organizuara si një gjuhë me “gramatikën” e
tyre specifike. Gramatika e një gjuhe është një numër shenjash dhe konvencionesh
që kodifikohen nga qëniet njerëzore. Analiza strukturaliste është gjerësisht
produkt i semiologjisë dhe gjuhesisë strukturaliste.
Letërsia, si art, shërben njëkohësisht edhe për njohuri dhe për
informim. Prandaj duke e studiuar poezinë e Rreshpes si sistem shenjash
specifike, në të cilën është e pranishme paraqitja e realitetit, “brumi
metaforik” me mënyrën e organizimit të shenjave, bëhet e mundur që ato të
bartin përvojat dhe dituritë, që s’mund t’i realizojë asnjë sistem tjetër
shenjash.
Hulumtimi i mënyrës se si funksionon letërsia, si sistem i posacëm i
komunikimit, pra hulumtimi i mënyrës se si letersia, mund të bartë njohuri që
kurrsesi nuk mund t’i bartë gjuha normale (e përditshme) është mjaft
interesante të studiohet edhe në poezitë e Rreshpes.
Le te marrim pershembull leksikun e tij të përdorur në poezi.
Fjalët e përdorura prej tij në saje të statistikës elektronike mund të
na cojnë në rezultate mjaft interesante. Dallimi mes frekuencës mesatare të
disa fjalëve në gjuhën shqipe, italiane, angleze etj. e një poeti dhe
frekuencës së këtyre fjalëve në të folmen e përditshme të ketyre gjuhëve vë në
dukje fushën e interesave të tij: afeksionet e parapëlqimet ndaj disa ideve,
koncepteve, gjëndjeve emocionale, etj.
Vetëm mundësia e krahasimit nxjerr në pah dallimin sosyrjan në mes
fjalës poetike dhe gjuhës së përditshme, mes të cilave egzistojnë një seri
ndermjetësish.
Gjuha, të cilës i drejtohet një poet në momentin kur shkruan poezinë e
tij, nuk është për të një dicka e jashtme, por një thesar që ai e ka bërë të
vetin e që e ka të ndryshëm nga ai i gjithë të tjerëve. Ky është idiolekti, apo
gjuha individuale e poetit.
Kjo gjuhë “përpunohet” gjatë në laboratorin krijues. Autori, poeti jeton
me të në cdo sekondë të ditës, fle me të, shëtit, edhe kur flet “për edukatë”
me të tjerët, mendja e tij është tek “fjalët e bekuara të poezisë”.
“Çeli vjollca e vogël mbi gurishte...” më ngjan se ky vargu i parë
Rreshpes më ndjek nga pas nëpër kohë. Më ndjek ashtu si vështrimi nënës ndjek
kudo nëpër botë të birin. Dhe i biri e di që nëse të gjithë do ta tradhëtojnë,
do ta braktisin e nuk do ta presin, do të jetë vetëm ajo – nëna që do ta presë
zgjuar me qiririn ndezur e kokën mbështetur në dritare.
Ja kështu, kjo është fuqia poetike e këtij vargu,
fjalët e të cilit janë qëmtuar me kujdes nga Rreshpja, për tu ngulitur thellë
në tru.
Ky idiolekt ka rimarrë në vetvete shtresëzime të ndryshme gjuhësore si:
gjuhën e përbashkët, gjuhen letrare, gjuhën teknike e kështu me radhë, duke
nxjerrë në pah, në shtresëzime të mëtejshme gjuhën poetike, për të mbërritur
pastaj deri tek mua – lexuesi që e do fort poezinë.
Poezia e Frederik Rreshpes, është poezi unikale në llojin e poezisë, që
përjetonte në mënyrë moderne thelbin individual të njeriut larg përditshmërisë
të politizuar.
Substanca e jetës së tij, nuk përcaktohej nga frymëmarrja, as nga
veprimet e marrëzishme, as nga normaliteti i zakonshëm.
Ai ishte njeriu me një aparat ndjesish të pazakonta,
ai dinte të krijonte një poezi te pazakontë. Nga kjo pikëpamje, ai është shumë
herë më i rëndësishëm dhe shumë herë më i pazëvendësueshëm se të gjithë
vdekëtarët e zakonshëm normalë.
Rreshpja ishte poet që gjithë modelimin e instrumentalizimit të tij
poetik e përsosi vetëm në lidhje me teknikat poetike, duke krijuar një
origjinalitet unikal në gjithë letërsinë shqipe. Ai shkruante poezi njëlloj si
poetët evropianë, duke mos pranuar asnjë kompromis, për t'u dukur i pranueshëm
ideologjikisht nga lexuesit.
I vetmi që arriti të krijojë hapësirën e lirisë së poetit me poezinë dhe
të lexuesit me poezinë.
Rreshpja pruri në poezinë shqipe, e kjo duhet thënë qartazi, ai solli
veten e tij – poetin që ruajti të paprekur genin poetik, të vetëlindurin, të
vetëbërin, arketipin e harruar dhe zgjatimin lirik në kohë të De Radës,
Serembes, Lasgushit, Camajt.
Rreshpja ishte Princi i Vogël i kësaj aradhe të
ndritur poetike që me materie të mpakur gatoi ëndrra të pandërlikuara edhe kur
realiteti ishte kundër tij.
Gjuha poetike e Frederik Rreshpjes, ka qenë besnike dhe konseguente
vetëm në atë substancë që quhet poezi e kulluar.
Sa kam dëshirë të citoj këtu studiuesin e poetin Sadik Bejko kur
lajmëronte se :
“Poezia e Rreshpes është luks. Ky luks sikur nuk i shkon për shtat
maleve tona e kapardisjes ballkanike”.
Frederik Rreshpjes ishte fin dhe i tjetërkohtë në poezinë e tij sureale.
Sureale me një përmasë të ftohtësisë klasike. Sikur të shkruante me fijëza dhe
pejza bryme të ftohtë mbi një xham dimëror. Xhami pas të cilit ai ishte strukur
për të parë malet ballkanike, me mëritë, marritë dhe ligështitë përsëri
ballkanike. Ja kështu e mendon Sadik Bejko poetin Rreshpja.
Duke qenë një model unikal, i papranueshëm për realitetin politik të
para viteve '90, Rreshpja ka ndikuar maksimalisht në një brez poetësh, që do të
krijonin stilin e tyre pas '90-ës, duke iu referuar shpesh një tradite të tërë
poetike, sidomos poetët e rinj nga Shkodra, për të cilët Frederik Rreshpja ka
qenë një emancipues i poetikës.
Pas '90 –ës botimi i librave të Rreshpjes, është bërë si përzgjedhje në
dy vëllime të mëdha dhe ne e kemi të plotë të gjithë poezinë e tij, e cila si
kurrë ndonjëherë, s'ka pësuar firo e s'është kushtëzuar nga kontekstet
socio-politike.
Gjuha e poezisë së Rreshpes në këto dy vëllime vihet re qartësisht se
ndryshon dhe është e tjetërkohtë në raport me kohëtarët e tij. Diferenca midis
gjuhsës poetike të Rreshpes dhe kohëtarëve është një fushë e gjerë ende e
pastudiurar ashtu si meriton.
Në poezinë e Rreshpes nuk na intereson vetëm koherenca
strukturale e kompozimit në rrafshin fonologjik, morfologjik e sintaksor,
por edhe mundësia e krahasimit të tyre me gjuhën e kohes së autorit.
Si është e ndërtuar poezia e Rreshpes ?
Nëse e
studiojmë në thellësi poezinë e Rreshpes, por dhe poezinë e sipërcituar : “Për
një vjollcë ... ” e dallojmë qartësisht në raport nga të tjerët ndërtimin e
poezisë Rreshpiane.
Unë
konsideroj se poezia e tij është ngritur mbi struktura të përkora e të holla në
qendrueshmërinë e tyre, si filigrana poetike, një poezi e shkurtër e
shumëkuptimtë.
E përkorë
në dukje, e avullt dhe e argjendtë njëherësh, e ngrirë, e kristaltë, e prekshme
sa gati ta marrësh në pëllëmbën e dorës e ta peshosh si relike të së shkuarës,
ja kështu më ngjan.
Frederik
Rreshpja ishte i një misteri të së heshturës, i misterit që artizanin e bën
artist të pavdekshëm. E bën artin e artizanit të ngrohtë, kur artifaksin e tij
e vëmë në gisht si një unazë, e vëmë në vesh si një vath, e varim në qafë si
një diamant në kolanë. E në këtë marrëdhënie të mishit njerëzor me artin ka
lindur vlera e pavdekësisë.
Ajo që
Frederik Rreshpja kërkonte prej poezisë së tij : - Të bëhej i bukur
duke dhuruar!.
Tek
poezia e Rreshpes lindi qartësia, delikatja, jo demoniakia. as vulgarja.
Dykuptimësia e natyrës dhe simboleve, është kudo.
Në kishën
e fjalës, Frederik Rreshpja është një dritë altari.
Ai nuk pati
në përditshmërinë e tij të nemur ankesa lotmbushura. Ai e dinte sekretin e
plastikës së peisazheve të detit dhe të hënës. Ai e dinte sekretin edhe të
bukurisë së paracaktuar të vdekjes.
Kështu
kam ëndërruar edhe unë dikur...
të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër
po tërë ato që thashë
u tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.
Si të
shkruante për vdekjen që po afrohej në horizont poeti ?
Si t’i
jepte shënjat ?
Si të
paralajmëronte ?
....Ky qe
fati yt prej ylberi
me një kryq shiu te koka...
Lirika
për të, ishte si një fe estetike. Frederik Rreshpja është një nga poetët lirikë
më të mëdhenj të poezisë shqipe të kohërave.
Cila qe dëshira e tij ?
Të
kridhej në formë, në fantazi. Kjo ishte një tjetër zgjedhje. Kur shkruante ai i
mbyllte krejt portat e reales, si për të shkuar në anën tjetër të gjërave,
vetëm atje në terrenet e tij.
Dhe ishte
aq i trishtuar, melankolik në këtë mjegullnajë të fantastikes.
Ama dinte
ta shpjegonte qartë të errtën e së paarsyeshmes, të imagjinares.
Ishte me të dy këmbët i ngulur brenda kësaj bote.
Frederik Rreshpja ishte për vdekjen e reales, më mirë do të thoshim për
transmigrimin e reales në imagjinatë.
Tërë jetën ka qenë kështu.
Sa herë marr në duar librin me poezitë e tij të zgjedhura “Në vetmi”,
2004 sepse ndjej dhe unë të njëjtin trishtim.
E pamundur, e pamundur, e pamundur të pranoj se Frederik Rreshpja nuk
është më midis nesh.
Koha eshte rrafshuese.
Sa pikëllim, sa mungesë dashurie ka patur në jetën e këtij poeti!
Si të ta
kthejmë “borxhin” e madh Frederik ?
Por unë
ngushëllohem disi sepse e di që tani Frederik Rreshpja është i qetë.
Pas një
jete ku fati e godiste sistematikisht me shuplaka, tani ai shijon paqen, atë
paqe që ai e mëtonte i etur.
Me
siguri, atje lart, ku fati është prej ylberi, Frederik Rreshpja është rikthyer
tek femijëria e tij, kohë kur mahnitej nga bjeshkët, sepse ai nuk ka nevojë për
purgator, as për hapësira të ndërmjetme, plot gjemba dhe mosmirënjohje.
Rreshpja
shëtit në vise kinse të panjohura, por që i kishte zbuluar shumë kohë më
parë, vise të fantazisë e të vdekjes.
Rreshpja
dhe sot lë gjurmë delikate si ato të kaprojve përrallorë.
Rreshpja
artikulon poezi dhe figura të cilat mund të vërtiten sipas një muzike
pitagorike qiellore në amëshim.
Rreshpja është i gjithgjendshëm si ajri.
Rreshpjen
e bën të barabartë me etërit e tij letrarë harmonia e rrallë dhe torturuese
midis asaj që jetoi dhe asaj që shkroi, dhe më tepër gjurmës që la të thellë
ndër ne.
Rreshpja
iku pa thënë asnjë fjalë për veten e tij.
Është
humbje e madhe për gjithë letërsinë shqipe. Iku një përfaqësues i letërsisë së
pandotur nga asgjë jo letrare.
Kjo,
është humbja më e dhimbshme për një letërsi nacionale.
Është pikërisht tipologjia e Frederik Rreshpjes faktori
më emancipues i letrave shqipe.
Iku me
çantën që i rrëshqiste shpesh nga supi, me bastunin besnik, me kapelën dhe
melankolinë karakteristike.
“Na gjeti
mëngjesi përsëri në rrugë, moj kapelja ime e vjetër”.
Bashkë me
Frederik Rreshpen, iku, shkoi edhe lloji i poetit që as nuk mund ta shpikim dhe
as nuk mund ta rikrijojmë dot me gjithë vargjet brilante për talljen me botën.
Së paku hëpërhë, gjersa të mbajmë mend këto radhë: “O
ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri. / Kur të mbyllen sytë e
mi, nuk do të ketë më det / Për varkat e lotve."
Nuk di se kush shkoi ta përcillte atë ditë djalin e artë
të lirikës shqipe.
Mbaj mend
nga kronikat televizive, se atë mesditë, natyra qau për të, me një shi të
shtruar, të butë, përkëdhelës.
----------------------------
LIRIA NË SHITJE
Nga Daniel Gazulli
Liria asht vu në shitje
se ajo vajza e brishtë,
që kur zbret nga fshati i saj malor
gjithë hir e pastërti,
bahet gjellë e përditëshme
e bosëve dhe pusht/et/arëve.
Liria asht vu në shitje,
si rrobat e vjetra që shesin në një qoshe pallati.
Liria – mirazh që na mori sytë,
e që nuk zgjati as sa vesa e mëngjesit.
Atyne që andërruen
fluturim të lirë në qiellin e kaltër,
kujtesa tragjike e të së shkuemes
u sjell frikën e së nesërmes pa diell.
Nën rrezet e hanës veç murrizi rritet.
Neverì u sjell
liria të shajnë me fjalë të përdala,
por jo të kurojnë veshkat,
liria të falen në pesë vakte,
por jo të mund të blejnë një tufë lule
t’ia çojnë Gjergjit te varri.
Më kot i drejtohen Zotit për ndihmë;
galaktikat zgjanohen përditë
e Ai ma tej ikën,
ikën larg e ma larg prej këtij llumi erë-mesjetë,
që s’e shkarkojnë dot gjithë gjirizet e kohës.
Liria asht vu në shitje.
Zgjohuni, njerëz!
---------------------
Globalizmi
Nga: Pjetër Domgjoni:
Lufta asht paqë. Liria asht robni. Paditunia asht forcë - George Orwells
Viteve
të fundit po flitet shumë për globalizmin. Unë fillova me kosultue literaturë
dhe nxora njifar përfundimi se çka asht globalizmi dhe këte po e ndaj me
lexuesit e Zemrës Shqiptare.
Globalizmi
asht nji proces „shoqnor“ nji shkallë ma
e naltë e socializmit që përpiqet në mnyrë
graduale me zhdukë kufij
shtetnorë e kombëtarë. Me zhdukë kombin, fenë,
gjuhën, monetën kombëtare, traditat kombëtare dhe pronën private. Me zhdukë doganat, me i hap rrugën tregut, qarkullimit t'mallnave,
ideve, Kulturave (t'nji kulture) e tj. Ma mirë me thanë: Globalizmi asht
ideologji që para nji shekulli ishte vetëm si nji utopi. Faza ma e naltë e
globalizmit asht komunizmi: Puno sa t'mundesh për me mujtë me hangër vetëm nji
kafshatë bukë. Idea e globalizmit për
herë të parë lindi në Britaninë e Madhe në shek. 19. dhe kishte për qëllim
tregtinë e lirë. U zhduk gjatë luftës së parë botnore dhe u banë prova që të
vendoset mbas Luftës dytë botnore, por vendosja e tij filloi vetëm mbas
mbarimit të luftës së ftohtë ku SHBA mbeten si e vetmja superfuqi globale. Me
ardhjen n'pushtet të Xhorxh Bushit si kryetar i SHBA, u krijue edhe
antiglobalizmi. Qëllimi kryesor i globalistëve asht, të krijojnë nji qeveri
botnore, por jo me formën e dhunës ashtu si patën veprue: Bolshevizmi, fashizmi
dhe nacionalsocializmi, por përmes ligjeve ekonomike dhe tregtisë së lirë.
Globalizmi ban përpjekje për të arritë ndikimin politik, ushtarak, informues,
monetar, prodhues, mediatik si dhe monopolin tregtar në nivelin botnor.
Në
fillim të shek. 21, filloi krijimi i forcave piramidale financiare që shpejt e
shpejt arriti të përhapet në nji pjesë të madhe të botës. Në krye të ekonomisë
botnore vijnë aksionerët ma të mdhaj dhe kompanitë ma të mdhaja botnore. Por për mos me ardhë deri te mosmarrveshjet
monetare në mes SHBA, Kinës, Rusisë dhe Zonës Europiane dhe që t'mund të veprojnë bankat angloamerikane së bashku me kompanitë
multinacionale, janë krijue edhe planet
strategjike që kanë për qëllim luftën kundër konkurencës. Për ket arsye, u krijuen edhe arganizatat e
specializueme që mirren me këto punë siç janë: FMN, WB, WTO e organizata tjera ma pak të njohura.
Qëllimi stratexhik i këtyne grupeve të interesit të krijueme prej disa qindra
familjeve të pasuna botnore asht, ta shtrijnë ndikimin e tyne n'gjithë botën
për me mujtë me e luftue konkurencën në të gjitha fushat e jetës.
Në
at shtet ku vjen me ndihmue Fondi Monetar Ndërkombëtar, aty ma nuk mbinë as
gjethe as bar.
Poligoni
në të cilin u trajnuan globalistët ishte Jugosllavia. Tek ne ata i përdorën të
gjitha sistemet. Tek ne u zbulue se shteti duhet mbajtun gjallë vetëm si aparat
dhune kurse tregu, ekonomia dhe t'gjitha sherbimet, tuj përfshi edhe ato
ushtarake duhet të kalojnë në duarë t'kompanive multinacionale. Tek ne filloi
reforma e arsimit e ashtuquajtun: „Reforma e Shuvarit“ që deri n'themel e pat rrenue arsimin e
mesëm. Prej këtu ajo reformë u përcoll në Bollonjë i njohur sot si Sistemi i
Bollonjës. Që ka për qëllim me rrenue t'gjithë sistemin e arsimit universitarë. Ai që ka krye fakultetin ekonomik sipas këtij
sistemi, s'di të udhëheq as ndërmarrjen me dy punëtorë e ai që ka krye
fakultetin e drejtësisë, jo që s'di me nda drejtësi, por s'di me ju nda as
kashtë magarëve.
E
ku tjetër përveq tek ne mund të provokoheshin njerzit për luftë. Ishte fare
lehtë të provokosh shqiptarë e kroatë. Shqiptarët më 1968, kroatët më 1971.
Shqiptarët më 1981. Kroatët më 1991 kurse të luftojnë kundër shqiptarëve e
kroatëve ishin serbët që globalistët i kishin armatosë me armët ma bashkohore. Jugosllavia u deshtë të shpërbahei me luftë
sepse duhei shkatrrue armët aq moderrne që i trashëgoi Serbia e cila jo vetëm
ishte n'gjendje ti shkatërroi të gjitha republikat e ish Jugosllavisë, por edhe
Shqipni e Bullgari e Rumuni për nji kohë
të shkurtër. Të gjithë ata kroatë e t'gjithë ata shqiptarë që sot
mburren se e kanë çlirue vendin vet prej Serbisë, tregojnë përralla me kafshë sepse ata
s'kishin mujtë me e çlirue asnji kotec pulash se lene ma noj katund apo qytet.
Shprehjet:
LUFTA ASHT PAÇË, LIRIA ASHT ROBNI. PADITUNIA ASHT FORCË. Askund tjetër në botë
nuk kanë gjetë përdorim sikur në ish Jugosllavi.
Globalistët
nuk do ta bajnë nacionalizimin e tokave, ndërmarrjeve e fabrikave, por ne do
tua paguajmë qeranë se banojmë n'shpien tonë e ata do t'na japin rrogën mujore
se punojmë n'tokën tonë apo n'fabrikën tonë derisa ti, të lodhesh aq shumë sa që do të detyrohesh.
Jo tua shesësh, por tua falish të gjithë pasuninë, vetëm e vëtëm të çlirohesh
prej t'gjithë atyne taksave e detyrimeve që ti kanë vue ata.
Janë
globalistët që i mbrojnë ei çlirojnë popujtë e tuj ua sjellë lirinë, i vorfnojnë ei fusin nën kthetrat e
robnisë me vite e shekuj ata popuj. E popujtë u duartrokasin ei quajnë
shpëtimtarë kombëtarë sepse kët detyrë e kanë globalistët. Nesër, okupatorin
serb, shqiptari do ta quajë vëlla ashtu si e quanë sot okupatorin turk. Kështu nuk veprojnë popujtë tjerë të
civilizuem. Kështu vepron vetëm populli im i çmendun shqiptarë.
Globalizmi
po troket në derë, por popullin tim të shumëvuajtur shqiptarë nuk do t'i
befasojë. Ai asht msue mos me pasë kurrë.
------------------
Poezi për fëmijë
Nga
Sami Islami
A MA BLEN, A MA BLEN?
Klea, mbesa ime,
Pa i mbushë dy vjet
Në lojë s’di të lodhet
Por dhe di të flet.
Merr lapsin në dorë
Zogun ta vizatojë
Dhe me macen me syze
Ka qef të bisedojë
Një ditë i tha mami
Në qytet kur të vej
Patjetër Miki miun
Ty unë do ta blej!
Sado që shpesh
dukej
Me tjetër lojë e “zënë”
Për çudi s’kish’ harruar
Premtimin e dhënë
S’e harroi dot Miki miun
Si zogu që s’harron folenë
Klea s’prante me pytje mamit:
A ma blen, mam, a ma blen?
Londër, 2.10.2012
ENDE PO BJEN SHI
Kur babi shkon në punë
E mami në qytet
Kiana do të qëndojë
Një kohë te gjyshi i vet.
E gjyshi për ta
kënaq
Me të futet në garë
Gjyshja bëhet mësuese
Gjyshi e Kiana shkollarë
Në këtë lojë ky
gjyshi
S’mblodhi asnjë pikë
Kurse Kiana renditi
Gjithë pesa n’ matematikë
Një ditë gjyshi po luante
Me mbesen një lojë të re
Po e imagjinonin shiun
Se si po binte rrëke
Kiana u struk në një
qoshe
Tek këndi nën vitrinë
E gjyshi çfarë bëri?
U fut nën tavolinë!
Loja mbaroi- thotë
Kiana
Dil gjysh , aty mos rri!
Jo, i thotë gjyshi bindshëm
Se ende po bjen shi!
TË DUA GJYSH!
Unë kam një mbesë,
Të shkathtë dhe të bukur
Kur më sheh vrapon drejt meje
Hap krahët porsi flutur.
Por Klea ime është
Pak dhe lozonjare,
Me mu ka dëshirë të luajë
E, s’di të ndalet fare!
Një ditë u bëra
Sikur u hidhërova,
I thashë: E teprove,
s’luaj më se u lodha!
Menjëherë u ngrys,
S’po bënte verë me gojë
Pastaj foli diçka me mamin
Dhe dorën ma ofroi.
Gjysh, hajde flasim, tha
Unë nuk jam hidhërua
Ti e di mirë , gjyshi
Se unë shumë të dua!
Prishtinë. 12. 09. 2012
--------------
Emocionet e bixhozit
Nga Entela Binjaku
Një
vit më parë tek “Ushtari i panjohur” një punëtor që gjithë ditën priste ta
punësonte dikush për të shtruar pllaka, paratë që fitonte i linte në bingo.
Gjashtë muaj më parë, në një qytet në jug të vendit, një kryefamiljar rreth
të 50 –ave, kishte shitur edhe të vetmin
mjet me të cilin ushqente familjen, furgonin, për të luajtur në kazino. Para
pesë muajsh, në Tiranë, një 18 vjeçar kishte lënë në lojrat e fatit edhe
makinën e blerë nga prindërit të cilët punonin me ndershmëri në emigrim. Dy
muaj më parë në qytetin e Fierit, një burrë rreth të 40-ve u vetëflijua në kushtet
e një gjendjeje të rënduar psikologjike. Sipas të afërmve ai kishte lënë në
bingo edhe lokalin me të cilin mbante familjen.
Një muaj më parë në një nga ceremonitë martesore që kam ndjekur, dhëndri
njihej si një frekuentues i rregullt i bingove.
Kështu
ndodh çdo ditë tek ne.
Kjo
është vetëm një pjesë e tablosë së përditshme që mbush jetën tonë me viktima
prej lojrave të fatit. Ajo pasurohet edhe më tej po të flasim për kategori
njerëzish, të cilët dallohen për nivelin kulturor, dhe statusin ekonomik dhe social. Këtu nuk përjashtohen as politikanë të
njohur, njerëz të biznesit, të drejtësisë, të medias dhe të artit.
Nëse
do të kishim mundësi t’i publikonim
historitë e tyre, ato do të ishin shumë më befasuese. Në to shihet sesi
personaliteti i tyre është dorëzuar tërësisht joshjes prej lojrave të fatit,
sesi varësia ju dominon edhe jetën familjare, sesi ju ndrydh çdo lloj
profesionalizmi dhe sesi ju kompromenton karrierën. Në një shoqëri të vogël si
jona, informacioni mbi këto personazhe qarkullon lehtë.
Në
të gjitha këto e përbashkëta qëndron tek emocioni i lojës dhe profili i
varësisë, i cili nuk përjashton dhe nuk dallon askënd. Nga ana tjetër edhe
pasojat që ndjejnë familjarët e këtyre klientëve janë thuajse të ngjashme:
paratë që kthehen në problem serioz, orët e pakta kushtuar familjes,
neglizhenca e përgjegjësive familjare, grindjet në familje, ulja e rendimentit
në vendin e punës etj.
Edhe
pse historitë personale, arsyet apo rrethanat që mund t’i kenë nxitur mund të
kenë qenë nga më të shumëllojshmet, boshllëku emocional, kënaqësia që jep loja,
dëshira, nevoja dhe pasioni për të fituar janë përcaktuese në këtë profil të
përbashkët.
Deri
në fillim të viteve ‘90 në shoqërinë tonë njihej bixhozi ose kumari, me të
cilin nënkuptohej “ një lojë me letra a me diçka tjetër për të nxjerrë fitime,
që mbështetet zakonisht te rasti, te dredhitë e te mashtrimet e pjesëmarrësve”,
por që ndaloheshin me ligj.
Pas
’90 shoqëria jonë njohu edhe bingot, bastet sportive dhe kazinotë.
Po
të hedhësh një vështrim në këto mjedise të kudogjendura, që nuk pushojnë
asnjëherë aktivitetin dhe kanë klientë besnikë, shohim se po aq të kudogjendur
dhe po aq të pranishëm janë edhe viktimat e varësisë prej tyre. Për këta të
fundit këto vende të argëtimit, “krijojnë një kënaqësi të atillë që asnjë
aktivitet tjetër nuk jua jep”, duke u shndërruar në epiqendrën e tyre.
Qendrat
e lojrave të fatit, pra i gjithë ky mekanizëm i investuar me kujdes, i ruajtur
edhe me truproja, i reklamuar anekënd vendit, nga i cili shteti merr disa taksa
të cilat kapin shifra të konsiderueshme, është më se shumti një vrasës i kohës,
tjetërsim i personalitetit, shpërdorim i vitalitetit, shqetësim i madh për familjen dhe deviacion
nga kërkesat gjithëpërfshirëse për aktivitet produktiv në shoqërinë tonë.
Berger
thoshte se “sociologu është një person që ka një interes të madh, të
pashtershëm, herë-herë të pacipë, për faktet e njerëzve. Interesi i tij kryesor
drejtohet ndaj botës së njerëzve, ndaj institucioneve të tyre, ndaj historisë
së tyre, ndaj pasioneve të tyre etj”.
Shoqëria
aktuale shqiptare është një realitet aq
kompleks sa të provokon reagime nga më të ndryshmet. Falë këtij
kompleksiteti mund të flasim edhe për një mënyrë të re jetese të shoqërisë
sonë, duke kuptuar me këtë një parim të ri që e ruan dhe e organizon shoqërinë
e që shërben për t’i bashkuar njerëzit, pavarësisht diversitetit të tyre. Për
një pjesë të madhe të opinionit shoqëror, lojrat e fatit janë shndërruar në një
patologji të vërtetë, që ka pasoja shkatërruese në aspektin psikologjik, material,
familjar dhe profesional. Në kushtet e krijuara mund të flasim për urbanizimin
e mënyrës së jetesës, i cili u shoqërua me një sërë dukurish të reja si:
ekspansioni demografik drejt qendrave urbane, lëkundia e autoritetit prindëror,
humbja e orientimit të vlerave, dukuritë e ndryshme deviacionale ndër të cilat
edhe varësia nga lojrat e fatit.
Realiteti
aktual i përshkruar si fytyra e demokratizimit, ku marrëdhëniet mes njerëzve sa
vijnë e po fragmentarizohen, po shoqërohet edhe me një indiferencë të theksuar
shoqërore ndaj dukurive deviacionale ku hyn edhe varësia ndaj lojrave të fatit.
Në këto kushte, shoqëria e ka të vështirë të veprojë kundrejt dukurive të tilla si varësia e sipërpërmendur, por shteti
duhet të tregojë më shumë vëmendje dhe mbi të gjitha të ketë në fokus të
shqetësimeve të tij, qytetarin, duke i respektuar pasionet e të drejtat, por
duke i siguruar edhe kujdesin ndaj dukurive që mund të parandalohen.
Pikërisht
në kushtet kur vetë individi nuk e konsideron si problem, kur ai nuk e kupton vështirësinë
që paraqet situata, ndihma i duhet dhënë në
një formë tjetër, shumë më specifike. Familja e vetme nuk mundet ta
përballojë këtë situatë; për këtë duhet që shoqëria të ngrejë mekanizma të
tillë që t’i paraprijë këto dukuri. E keqja më e madhe është se pjesa dërrmuese
e viktimave të varësisë zakonisht nuk kërkojnë ndihmë, madje shumë prej tyre as
nuk pranojnë ta diskutojnë gjendjen e tyre. Kjo për arsye se ata as nuk e
quajnë këtë si problem, dhe njëkohësisht besojnë se situata do të ndryshojë në
favorin e tyre dhe se mund të heqin dorë kur të duan.
Mbi
zgjidhjen e këtij problemi ka mendime aq të ndryshme sa dhe njerëzit që
prononcohen. Një pjesë e tyre janë të mendimit se të gjitha qendrat e bixhozit
dhe të fatit duhet të mbyllen, një pjesë tjetër mendojnë se sistemi i largimit
të klientëve të rrezikuar, duhet domosdoshmërisht të funksionojë brenda këtyre
mjediseve, ka të tjerë që e përligjin këtë realitet dhe e hedhin fajin vetëm
tek individët dhe dobësia e tyre.
Në
këtë kuadër mendoj se shtimi i kësaj dukurie në shoqërinë shqiptare ka arrritur
në pjekjen e kushteve për ngritjen e qendrave sociale, të specializuara në
ndihmë të komunitetit. Këto qendra me punonjës socialë, psikologë, nën
orientimin e sociologëve duke u shtrirë në gjithë vendin, do të duhet të
funksionojnë mbi një bazë ligjore të atillë që t’u vijë në ndihmë individëve të
ndryshëm të cilët kanë probleme e madje të arrijnë edhe të parandalojnë
ngjarjet e padëshiruara nga persona të tillë.
M.A. Entela Binjaku
Sociologe
Fondacioni “Harriet Martineau”
-------------------
- JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË, NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR NGA PERANDORIA OSMANE-
-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike-