Përjetësi » Mani
Agim Gashi: Kadri Mani
E marte, 30.10.2012, 09:41 PM
Agim Gashi
KADRI MANI
Vjen një lajm e më trondit
Vjen një lajm gojën ma ngrin,
U shkym ylli i Kosovës -
Kadri Mani në Prishtinë.
A e njeh ti Kosovë trime
Atë burrë t'urtë e guximtar,
Që për ty e shkriu jetën
Kadri Mani luftëtar.
Kot Serbia ndërton burgje
Kot të vjen pas policia,
Kadri Mani burrë mbi burra -
Zani yt asht vetë liria!
II
Kush po del ne ballë t'Kosovës
Kush po hyn në luftë i pari,
Nuk pret lutje nuk pret thirrje,
Kadri Mani - atdhetari.
Me këtë kangë të zemrës sime
Të kujtoj unë ty me mall,
Ku i ka trimat Kosova
Kadri Mani trim i rrallë.
Kot Serbia ndërton burgje
Kot të vjen pas policia,
Kadri Mani burrë mbi burra -
Zani yt asht vetë liria!
28.10.2012
Düren
Falenderoj miku tim, poetin dhe gazetarin Faruk Tashollin për ndihmen e dhënë për përpilomin e këngës e cila sëshpejti duhet të regjistrohet!