Visar Zhiti: Statuja e Pjetër Arbnorit apo trashëgimia e madhërishme që la pas?
E dëshirueshme shumë, po dhe gëzueshëm normale do të kishte qenë që familja e Pjetër Arbnorit dhe miqtë, por dhe Shqipëria sot, të sillnin tortën e ditëlindjes së tij me qirinjtë me numrin 90 që do të tregonin moshën dhe ai në krye t’u frynte për t’i shuar mes haresë dhe brohërimave dhe të ngrinte gotën e verës si bashkëshort dhe prind dhe gjysh...


























