Kulturë
Sevdail Hyseni: Tradhtia
E diele, 19.01.2025, 07:31 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Tradhtia
Nga
fundi i jetës, dikur i tha një burrë,
Gruas
së dashur, që s’i pat thënë kurrë:
–
Zemra ime, tani shpirti është rënduar,
Trego
të lutem sa herë më ke tradhtuar?!
Ajo
fillon e qetë me fjalët urtë dhe but,
Ia
nisi rrëfimin, sikur këngët me lahutë:
–
Tre herë të kam tradhtuar, veç për ty,
Sa
herë për të mirën tënde, me kënaqësi.
–
Si për të mirën time, nuk e kuptoj dot?
–
Po ja, i dashur, dëgjoje rrëfimin e plotë:
–
E mban mend dikur, kur ti kërkoje punë,
–
Por, drejtori s’të pranoi, sa i shkova unë…
–
Po, e mbaj mend, më kujtohet fort mirë,
–
Eh, pas asaj nate, ti a shkove vet në zyrë?
–
Ah, e bëre këtë për mua? Ç’faj kam tani?
–
Dashuria ime për ty, nuk pati kurrë kufi.
–
Po herën tjetër? Kur moj të zuri taksirati?
–
E mba’ mend tapinë e shtëpisë ta bëje gati?
–
Po, më kujtohet, shefi sillej si nëpër mjegull,
–
Pas asaj dite, e pe? Çdo gjë ishte në rregull.
–
Ah, e dashur, edhe këtë e bëre veç për mua?
–
Po zemra ime, për ty, ngase unë fort të dua.
–
Po hera e tretë, çfarë bëre t’i zbrazim gotat,
–
Kur dole për kryetar, a s’të mungonin votat?
–
E mbaj mend, tre mijë vota u desh për fitore,
–
Pas atij momenti, a s’i pe rezultatet kryesore?
–
Për të mirën tënde e bëra krejt me përgjërime,
–
E mbushe karrigen me butësinë e dorës sime!
Burri
i heshtur mendon dhe nuk flet asnjë fjalë,
Me
zemër të përvëluar, me brenga dhe me mall.
-Për
të mirën time, tha me gojën plot psherëtimë,
Në
qetësi iku fluturim, me mendime në amshim.
Sipas
batutës, jo çdo sakrificë na është fisnike,
Në
jetë dashuriçkat, mund të jenë edhe komike.
Ndaj,
sinqeriteti është shtylla kryesore n’dashuri,
Nganjëherë
pas “mirësisë”, fshihet ndonjë dredhi.