E hene, 10.11.2025, 03:09 PM (GMT)

Kulturë

Hazir Mehmeti: Aki Nuredini, shqiptari në zemër të Vjenës

Nga të gjitha fillimshkrimet, ky më dukët më i vështiri. Njeriu ynë për të cilin do bëjë rreshta më magjepsi me gjerësinë e veprimtarisë, sa humba në gulçimin e respektit dhe sikur nuk gjeja rrugën e shkronjave. Aki Nuredini, më thanë, nuk i do fjalët, as fjalët e mëdha që nganjëherë janë të vogla karshi punës së madhe. Zaten, çdo gjë e kishte arritur me djersën e ballit, që nga babai i tij Elez Nuredini. Kjo ishte jeta me nderë në shekuj në Kamenjanin piktoresk ...

Safet Hyseni: Çeliku zë vend të veçantë në letrat shqipe

Në kulturën dhe letërsinë shqiptare vepra e Kalosh Çelikut zë një vend të rëndësishëm si nga cilësia ashtu edhe nga sasia. Deri më tani për veprën e Kaloshin kanë shkruar shumë kritikë e miq të tij por asnjëri nuk i ka prek disa veçori dhe aspekte të veprimtarisë së tij letrare. Askush nuk është marr me personalitetin e tij, si është ndërtuar, prej nga gjithë ai guxim intelektual dhe ajo çka është më e madhe më e rëndësishme dashuria e tij ...

Dziouba: Zjarri i fjalëve të një poeti shqiptar

Nëse urrejtja ekziston ende mes njerëzve të Ballkanit, tek Jeton Kelmendi nuk gjejmë asnjë lloj urrejtje ndaj njerëzve të nacionaliteteve të tjerëve. Sepse ai nuk është një nacionalist, por një patriot modern. Patriotizmi i Jeton Kelmendit nuk mban maskën e një fanatizmi të sëmurë, pa kompromis, thotë Anna Bagriana. Ai ka luftuar për të drejtën e popullit të tij për vetë-vendosje, por në asnjë rast nuk mohon të drejtat e të tjerëve. Gjithmonë ëndërron paqen për të cilën lutet Nënë Tereza, dhe mendon se  ...

Xheladin Mjeku: Ngritja vertikale poetike

Arqile V. Gjata (1942), poet dhe shkrimtar vlonjat, që jeton dhe krijon jashtë vendlindjes, duke ndier peshën e rëndë të dheut të huaj në mërgim, provokohet nga tema e ngjarje të ndryshme që e prekin unin e tij krijues për të sjellur pak mall vendlindjeje në ambientet e tij ku jeton e vepron. Në librat poetik “Kur trazohet jeta” (2005), “Kurorë me ngjyra” (2006), “Gratë e poetëve” (2009) dhe “Jeta më vjen si poezi” (2010), spikat tema e dashurisë për atdheun, për të kaluarën e tij dhe për dëshirat e pafund të ...

Gëzim Llojdia: Kapedan, na thuaj sa vjeç je?

Albert Vërria , artist i madh i skenës, Artist i Popullit ka sjellë një botim të ri libri i tij quhet :” :"Rrëfim Paradoksal"“Ka lindur në Fier më 3 shtator 1936. Shkollën fillore dhe të mesme i ka bërë në Fier. Rrugës së artit i kam hyrë që në vogëli. Kujton kohën kur ishte fëmijë dhe shkoja në Apolloni.Vazhdoi studimet e të mesmes për zoteknikë, ndërsa e caktojnë të punojë dy vjet në Kukës.Rikthimi në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, i dha ...

Poezi nga Drita Lushi

Shtatë javë, që qetësia kishte humbur burrërinë humbëtiraveShtatë javë, që gjumi s’i afrohej ëndërrave e syve Shtatë javë, që shpirti brenda tij nuk flinte,por tek një engjëllore fluturonte ,që- “baba” - thërriste Statujën e bronztë përqafonte vogëlushja me dashuri aty, e vetëm aty shihte me sytë e bukur, imazhin e tij...

Beqë Lokaj: Jeta

Jetova, por jetë s´bëra. Jetën time nuk ia dëshiroj askujt. Ndoshta brezat e ardhshëm, që vijnë tani e tutje, do ta kenë më mirë. Pashë vëtem terr e mosgjë. Thonë se njeriu lind për të përjetuar një jetë normale, por nëse nuk e bën jetën si duhet, atëherë asaj nuk i thuhet jetë. Pse? Sepse jetë bëjnë edhe qenjtë, por asaj i thonë jetë qenjsh, apo jetë qençe. Edhe ajo qenka jetë - jetë e pa jetë. Shkrepje rrufeje, e asgjë tjetër përveç se një krisme të krisur. Ka mendimtarë që thonë se jetën duhet pranuar ashtu siç vjen, qoftë e ...

Gojard Daiu: Kur u kryqëzua Todi Lubonja

Ai mbetet ndër pionierët e RTSH-së dhe kur flet për të, emocionet janë të shumta. Në miqtë e tij të këtij gjigandi të medias vizive shqiptare ai njihet si “babai” i Koncertit të Varietesë, që ka bërë bujë në fillimet e saj. Kujtimet e tij janë të shumta, por ai prek ato më pikantet që me të vërtetë e bëjnë jetën e tij shumë interesante. Flet rrjedhshëm pasi të gjitha historitë e jetës i ka para syve si në ekran televizioni. Mundohet që të kujtojë detaje, pasi ai ishte ...

Aurel Dasareti: Baca Kadri Mani, e lehtë të qoftë toka arbërore

Pasionet që njësonin energjinë e tij në kërkim të një objektivi të përpiktë bëjnë pjesë në fushëveprimin e së shenjtës apo të devotshmes. Fushëveprimi i tij intelektual dhe atdhetar vuri çmim në lojë të ardhmen e tij, shpesh jetën, fushëveprimi në të cilin u rrënjosën motivimet e tij më të thella, ato që i japin një kuptim jetës. Në orvatjet e tij për të dalë përmbi rëndomësinë e jetës, i ndjeri Kadri Mani shtyheshe të kërkojë të papriturën ...

Safet Hyseni: Cikël poetik nga Hava Ajdini

Poetja Hava Ajdini tani më emër i njohur në poezinë shqiptare na vjen me një përmbledhje të re poezish të titulluar “Natë pa hënë”. Përmbledhja e sajë është një titull simbolik ku ajo shtjellon në formën sajë origjinale, duke ruajt shprehjen artistike, ndjenjat e thella që shkakton dhimbja dhe njëkohësisht dashuria. Gëzimi dhe dhimbja, lumturia dhe vuajtja janë personazhet e saj që enden nga vargu në varg, janë shprehje dhe ndjesi që vijnë nga thellësia e shpirtit si ndodhi të jetuara, dëshira të ëndërruara dhe ...

Hyqmet Hasko: Milianov Kallupi - magjistar i poezisë

Historia e hajkut, si një lloj i veçantë poezie, që e ka origjinën dhe njeh kulmacionet e saj në Japoni, njeh një traditë të re në Shqipë ri, me disa përfaqësues të saj, ku kryet e vendit, një soj mbreti pa kurorë i saj, është, padyshim, poeti i njohur nga Elbasani Milianov Kallupi.Hajku, siç dihet, është një nga magjistralet e poezisë së përgjithshme shqipe, por ai është krejt specifik dhe i veçantë, pasi ka të bëjë me një tekonologji ndryshe të funksionimit të artit poetik ...

Tahir Bezhani: Aktualiteti i një romani

Pas romanit “Ëndrra ime”, botuar me 2010, këto dite, H. Zenuni, publikut artdashës iu paraqit me romanin e dytë, ”Realiteti im”, me redaktor z. Prend Buzhala dhe recensentin Mentor Thaçi.Romani i sapo botuar “Realiteti im” i autores H.Zenuni, trajton një temë të gjerë të spektrit shoqëror, të jetës së pasluftës në hapësirën kosovare.Me këtë rast, autorja H.Zenuni vëzhguese e thellë e ngjarjeve madhore të një periudhe historike të një shoqërie në tranzicion, duke u marrë me gjërat  ...

Minella Gjoni: Krijimtaria e Prof. Ymer Çirakut

Prof. Dr. Ymer Çiraku është një studiues sistematik i letërsisëshqipe dhe i krijimtarisë së poetëve që kanë lënë gjurmë nëletërsinë tonë në vite e deri tek brezat e rinj. Ky rrugëtim studimorka nisur në Sarandë.Prof. Çiraku jo vetëm rendit, por mundohet të kapë filozofinëe kësaj krijimtarie në vite. Vërej se ai e ka mirë parasysh thënien:“Mos shikoni atë që lexoni, por atë që kuptoni nga ajo që kenilexuar”. Pikërisht duke u mbështetur në këtë filozofi, futet thellë ...

Zeqir Lushaj: Cikël poetik nga Elona Çuliq

Fol sonte, n’kyt natë me barkt’mbushun me lot,e me shpirt t’gatum n’nji telajo t’ftohtë dimni.Fol, ngrohe largsinë me frymen tande,zhdavarite asgjanë para se diçka me ardh e me t’harru ndër kujtime.Ah, ti s’e din;ose ndoshta e dinsa e vështirë asht me u gjetë ndër kujtime,edhe at’herë kur n’përmbajtje je vetëm ti.Rrëfenjat e tyne nuk fillojnë e nuk mbarojnë kurrë n’nji kohë,kujtimet s’kanë pentagram.Asigja s’më ka randu ma shumë,as koha nuk m’ka - ma fort,as dhimbja s’më ka kafshue ma padhimbshëm,se sa ngerçi jot, lot i kapërdim me zor. ...

Kozeta Zylo: solidarizim për ish të përndjekurit para OKB

Në datën 13 tetor, 2012 Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci organizoi manifestim solidariteti në mbështetje të Grevës së Urisë të Ish të përndjekurve politikë nën diktaturë para OKB-s. Ish të përndjekurit politikë kanë 22 ditë të ngujuar për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara në postdiktaturë, ku dy prej tyre zotërinjtë Ndreca dhe Bejko i vunë flakën vehtes në shenjë proteste...

Drilon Blakaj: Jam rritë në fllad bjeshke

Jam rritë në fllad bjeshke,jam rritë buzë Drini..me dhenë dhe me qen Sharriska më mirë, ta dini..Kam ngrënë mazë t´bardhë si borame faqet e skuqura bash si molla..Vetëm me gjyshër në male të larta,ska më mirë se kohët e arta...Shqip më fliste GjyshiGjyshja shqip më mësonteMë dukej se e gjithë bjeshkavetëm shqip këndonte ...

Marjan Sebaj-Sopi: Cogito, ergo sum!

Pushuam nga loja. Për udhëtimin tim, unë huazova 300 DM, nga një profesor i imi që t’i kisha për rrugë, apo siç themi, të më gjindeshin pranë. Mendoja, ia kthej pasi të fitoj nga puna ime sezonale. Tani, të gjithë ishim të përgatitur e të gatshëm. Të nesërmen morëm rrugën, e u nisëm nga qyteti im i studimeve. Meqë ishim të ftuar nga një prift, shkuam për ta vizituar atë në famullinë e tij dhe më pas të vazhdonim. Ishte ky një mik i dashur i yni dhe dëshiroi t’na ofronte mirësinë dhe bujarinë e tij me një ...

Ymer Halimi: Shteti i krimit dhe vesi

Sot ishte si ditë vere. Është muaji i Ramazanit. Diku pak para iftarit, dëgjova se në afërsi të Nedakocit, në rrugë Prishtinë-Vushtrri ishin vrarë tre djem të rinj, në një pritë të milicisë serbe. Familjarë të mi, që jetojnë në hyrje të Vushtrrisë, më rrëfyen në telefon atë që e kishin parë: Se policia, të rruga që ndahej për në Samadrexhë, për një kohë nuk kishte lejuar asnjë veturë të kalojë në drejtim të Prishtinës. Të gjitha automjetet i kishte detyruar të shkojnë rrugës dytësore. Edhe nga ana e Prishtinës, në hyrje të ...

Muharrem Sfarqa: Bisedë me Behxhet Krasniqin

Familja Zhilivoda e cila zë një vend të rëndësishëm në historinë e djeshme dhe të sotme të Kosovës, zanafillën e luftës për liri e ka që nga perandoria turke kur parardhësit e kësaj familje që po jetonin në Preluzhë, nga një aksion kundër ''Tesildarëtve'' të Mbretit (tagrambledhesve) të cilët po hynin kohë e pa kohë nëpër familjet shqiptare duke ushtruar dhunë dhe plaqkitje, do t'ju përgjigjen me armë duke mbrojtur pragun e shtëpisë. Kjo edhe do të ...

Eliza Dushku: Shqipërinë e kam në gjak

Nuk ka lindur në Shqipëri, gjyshi i saj ka shkuar në Amerikë kur ishte 12 vjeç dhe për herë të parë këtu erdhi në moshën 25-vjeçare. Por lidhja e saj me Shqipërinë duket se është më e madhe. Aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku, prej kohësh është bërë një imazh i vendit tonë në botë dhe një krenari e shqiptarëve. Në një intervistë dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin“Opinion”, aktorja rrëfen historinë e origjinës së saj shqiptare dhe lidhjet me Shqipërinë ...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx