Kulturë
Ymer Halimi: Shteti i krimit dhe vesi
E shtune, 13.10.2012, 08:15 AM
SHTETI I
KRIMIT DHE VESI
/Ditari i
një epoke/
/30.01.’98. /
Nga Ymer Halimi
Sot ishte
si ditë vere. Është muaji i Ramazanit. Diku
pak para iftarit, dëgjova se në afërsi të Nedakocit, në rrugë Prishtinë-Vushtrri
ishin vrarë tre djem të rinj, në një pritë të milicisë serbe. Familjarë të mi,
që jetojnë në hyrje të Vushtrrisë, më rrëfyen në telefon atë që e kishin parë: Se
policia, të rruga që ndahej për në Samadrexhë,
për një kohë nuk kishte lejuar asnjë veturë të kalojë në drejtim të Prishtinës.
Të gjitha automjetet i kishte detyruar të shkojnë rrugës dytësore. Edhe nga ana
e Prishtinës, në hyrje të Maxhunajve, po ashtu i kishin ndaluar veturat e tjera
për të lëvizur për në Vushtrri. Kështu kishte mbetur një distancë prej rreth dy
kilometrash, në të cilën nuk po lejohej qarkullimi i automjeteve. Së shpejti u
mor vesh se në këtë fragment rruge ishte pritur të kalonte një veturë e shënjuar.
Në kohën kur nga drejtimi i Prishtinës kishte ardhur vetura e pritur, jo larg
pikës ku ndahet rruga për Samadrexhë, nga të dyja anët e rrugës, pa paralajmërim, policia kishte shtirë me armë në veturë. Ata që kishin zënë pritë nuk
ishin të uniformuar me veshje policore e as ushtarake, dhe pranë nuk kishin
vetura zyrtare të milicisë, por private. E gjithë kjo ishte bërë, që prita të ishte
sa më e maskuar, që njerëzit në veturës të ishin të pa vëmendshëm për ndonjë për
ndo një kurthe ndaj tyre. Në TV, menjëherë
u lajmërua se u vranë tre terroristë dhe u shpalosen emrat e tyre: Zahir
Pajaziti, Edmon Hoxha dhe Hakif Zenullahu. U shqetësova si shumica
shqiptare në Kosovë. Kjo ndodh, mbase,
se është një kohë ku si komb jemi të ngjeshur,
në shumicë, njeri pranë tjetrit dhe çdo
vdekje e kësaj natyre e përjetojmë si një vrasje të një të afërmi të familjes. I
telefonova një miku llapjan, I. Berishës, me qëllim që të kuptoj diç më shumë. Ma
preu shkurt: shihemi ne varrim. Përgjigjja kaq e shkurtër më dha shumë me
kuptua.
Pas kësaj
bisede, diçka tjetër më tronditi aq sa edhe vetë vrasja: Pse ata djem të rinj
shkojnë aq lehtë rrugëve të kontrolluara nga milicia, të vetëdijshëm për
rrezikshmërinë e veprimtarisë së vet. Organizimi i vrasjes me vuri në një rrafsh
dyshimi dhe më erdhi ndërmend diçka që kisha dëgjuar kohë më parë.
Kur një kushëriri
im, Hyseni, ishte helmuar dhe për pasojë
ishte detyruar të shtrihej për ca kohë në Spitalin e Mitrovicës (aso kohe edhe
minatorët e “Trepçës” ishin të ngujuar në minierë), në dhomën ku lëngonte ky
ishte edhe një serb i moshuar nga Kolashini. Aty bisedohej edhe për gjendjen
politike që mbretëronte në atë kohë . Në një rast kolashinasi u kishte thënë hapur: “Ju shqiptarëve do t’ju sundojë Serbia,
për aq kohë sa do të ketë shqiptarë që punojnë për të”! Ai e kishte thënë një të
vërtetë, e cila nuk vlen vetëm për shqiptarët, por për të gjithë të pushtuarit.
Por, vrasja e këtyre djemve më shqetësonte edhe më shumë sa më shumë që dëgjoja
rrëfime që lidheshin me ta. Me vuri ne dilemë morale “kush punoi për ta”. Kuptova
se një ditë më parë ata kishin qenë në Vushtrri. E gjithë kjo më ngjason, nga
ana tjetër, në një rrëfim që kisha dëgjuar nga profesori T. Imami, por edhe
akademik O. Imami, se si e rrëfenin
rastin e vëllait të tyre, Abdurrahmanit, i cili jetonte me karrierë oficeri të marinës,
në Rjekë të Kroacisë. Ngjarja, Abdurahmanit i kishte rastisur në një kontinent
jashtë Evropës.
Në fillim
të viteve të gjashtëdhjeta, kur Abdurrahmani ishte edhe kapiten në anijen “Galeb”,
me të cilën komunisti Tito kishte shkuar në një ekspeditë njëmujore në vendet e
Afrikës dhe Azisë, për qëllimet e krijimit të bllokut të tretë të “Shteteve të Painkuadruara”,
se si në një hotel në Aleksandri, ku kishte qëndruar plot tridhjetë ditë, ne një
mbrëmje deri sa ishte ulur i vetëm në një
tavolinë, nga një tavolinë në distancë,
një i panjohur pak sa më i moshuar i kishte bërë shenjë me dorë, duke e ftuar që t’i
bashkohej në tavolinën e tij, ose anasjelltas.
I vetmi shkas ishte se të gjitha tavolinat e tjera ishin në shoqëri më shumë
veta, përveç këtyre të dyjave ku po rrinin te vetmit, veç e veç. Abdurrahmani
kishte shkuar te tavolina e tij. Ishte kuptuar se është shqiptar nga
Jugosllavia, ndërsa miku i tavolinës ishte italian. Që në fillim, Italiani
ishte kureshtar të dinte se nga cili vend konkretisht ishte Abrdurrahmani. Abdurrahmani
si e injoroj njohjen e gjeografisë se italianit dhe me mospërfillje i kishte thënë:
atje nga jugu i Jugosllavisë. Italiani ishte e përgjigje duke filluar t’i përmendë
me radhe emrat e qyteteve si: Prizrenin, Gjakovën, Shkupin, Pejën, Prishtinën. Abdurrahmani ishte befasuar tej mase përballë
një njohjeje kaq të saktë të italianit, për qytete e Kosovës. Kush është ky
njeri që këtu, në Aleksandri, në këtë mbrëmje që i shpjegon për Kosovën?! Italiani kishte sqaruar se kishte qenë në Kosovë gjatë viteve 1941/43, si pjesëtar i ushtrisë fashiste të Musolinit. Abdurrahmani
e donte përshtypjen e tij dhe nuk kishte ngurruar t’i shtrojë pyetjen: Po
si kaluat atëbotë atje?.
Pas një ofshame
të lehtë, ndoshta nga kujtimet e kohës, oficeri i pensionuar kishte rrëfyer:
- Unë isha
ne Afrikë, edhe kur u pushtua Etiopia. Atje hasëm në një rezistencë të pashoqe.
Edhe kur i kapnim njerëzit e rezistencës ndaj ushtrisë sonë, për asnjë çmim nuk
kemi arritur të mësojmë fshehtësitë e organizimit të rezistencës së tyre. Heshtnin edhe kur i kërcënonim me vdekje, por
edhe kur informatën e tyre e peshonim me ar. Për asnjë çmim nuk tregonin se ku
gjendeshin forcat e tyre të rezistencës,
që na luftonin pa mëshirë. Ndërsa në Kosovë, sa kam qëndruar unë, kemi pasur
informata me bollëk, për ca njerëz që bënin
një rezistencë te vogël. Bile edhe na bezdisnin, informatat e panevojshme. Ndoshta
kjo ndodhte kështu - thoshte oficeri italian - se ai popull, pati robëri mijëra
vjeçare, dhe është mësuar t’u shërbejë të
huajve, e kështu, edhe e ka humbur besimin tek vetvetja.
Për të mohuar
këtë mendim te oficerit italian, më që ndjehej keq Abdurrahmani, për bindjen e
këtillë, kishte shtuar: mos kjo gjendje ishte krijuar ngase sundimi serb ishte
më mizor, se ai qe e kishte vendosur Italia fashiste. Italianet paten hapur
shkolla shqipe edhe administraten e kishte shqip, ndërsa Serbia na ka vrara po
ta gjente abetaren shqip ne shtëpi. Ndoshta për këtë ishit ajo mbeshtetje!? – Jo,
ishte përgjigj oficeri, se krejt ngashëm ishte edhe n’anën tjetër, në shqipëri.
-Po, si
gjithkund njerëzit i vishen forcës, përderisa nuk shohin rrugë tjetër. Por, ne
veçanti te ne, nuk ekzistoj një bosht shpirtërorë koheziv qe te shfaqnim një tërësi
unike as në kohën e Bizantit e as në kohën e sundimit Osman, që të zhvillonim,
s’paku, mëvetësinë e brendisë tonë shpirtërore kolektive përveç gjuhës. Disi,
si me lehtësi u veshëm me rite bizantine e pastaj me shallvare Osmane. Ne çdo
kohë e pervetsuam at qe erdhi ne lakmin e ndryshimeve, po edhe te ndryshimit te
qenies tonë shpirtërore. E gjitha si nuk kishim besim të vetja e jonë. Derisa
fqinjët vepruan më ndryshe, ruajten brendin shpirtërore dhe për një shekull më parë
se ne u zgjuan si kombe.
Nuk di
pse këto rrëfime m’u kujtuan bash në këtë çast? Ndoshta se më lindi dyshimi se
vesi për t’u shërbyer të tjerëve, është ende ne shprehje! Megjithate kesaj
radhe kemi nje frymë kolektive qe po na diferenson nga te gjitha kohet e
shkuara. Por, unë jetoj me bindjen e
thellë se gjerat nuk janë edhe të rastësi.
Miku
llapjan, në ditën e varrimit të tyre, më sqaroi se më 29 janar, Zahiri
ishte në Vushtrri dhe e kishte lënë që të
shkonte të nesërmen në kohën e caktuar. Ndoshta, për të mos thënë me siguri,
koha e fiksuar me njeriun në Vushtrri, apo individët me të cilët ishte ndarë në
Prishtinë në çastin e nisjes, ishin kobi i jetës së tyre! Miku Llapjan, më tha se Zahiri ishte një djalë
shumë i vendosur dhe të gjitha aksionet në Llap lidhen me emrin e tij.
Si do që të
jetë, një është e vërtetë, se Zahirin, Edmondin dhe Hakifin, milicia nuk i
deshi të gjallë, sepse po t’i donin të tillë,
do t’i kishin po atë ditë, por ata i duheshin të vdekur. Vrasja ishte qëllimi i
shtetit serb, i cili veç po hyn në një spirale
dhune, jo më me dajak, por me vrasje. Shqiptaret më nuk kanë pse t’i shpalosin
lakuriqësinë e mavijosur apo fryrat e përgjakura para kamerave. Tash janë të vrarët.
Ndërsa ne, në çdo çast po fitojmë lirinë, lirinë shpirtërorë. Por kjo edhe nuk është
pak.
Na mbrëmje
na bashkojë dhembje ku, me prof I. Dedushaj
e I. Krasniqin dhe N. Shabanin, në banesën
time, qëndruam deri vone duke kuvenduar për një kohë e procese krejt të padeterminuara.