Kulturë
Eliza Dushku: Shqipërinë e kam në gjak
E shtune, 13.10.2012, 08:14 AM
Aktorja e Hollivudit flet për lidhjet me Shqipërinë dhe projektet
Eliza Dushku: Shqipërinë e kam në gjak dhe temperament
Nuk ka lindur në Shqipëri, gjyshi i saj ka shkuar në Amerikë kur ishte 12 vjeç dhe për herë të parë këtu erdhi në moshën 25-vjeçare. Por lidhja e saj me Shqipërinë duket se është më e madhe. Aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku, prej kohësh është bërë një imazh i vendit tonë në botë dhe një krenari e shqiptarëve. Në një intervistë dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, aktorja rrëfen historinë e origjinës së saj shqiptare dhe lidhjet me Shqipërinë. Dushku flet për dokumentarin e realizuar në Shqipëri dhe emocionet e njohjes së vendit të të parëve të saj.
Mirë
se vini në studion e “Opinion”-it. Është kënaqësia ime t’ju kem këtu.
Faleminderit
shumë.
Jam
dakord për çdo gjë çdo gjë që ju thatë.
Jeni
përmirësuar akoma më shumë në gjuhen shqipe në krahasim me herën e parë që keni
qenë këtu në Shqipëri.
Faleminderit.
Po, paksa.
Kjo
është vizita juaj e tretë në Shqipëri?
Në
fakt, është vizita ime e 5 ose e 6. Por për dokumentarin kjo është hera jonë e
tretë.
Kur
keni qenë për herë të parë këtu?
Hera
e parë besoj se ka qenë në 2005-n – 2006-n, kur jemi takuar një herë,
sigurisht.
Jemi
takuar në Dhërmi.
Kisha
ardhur me Fadil Berishën. Ai më gjeti në Nju Jork dhe më tha: “Ju duhet të vini
në Shqipëri, vendi juaj po ju thërret”. Unë nuk kisha qenë kurrë këtu. Im atë
është shqiptar, por ne kryesisht na ka rritur nëna. Prindërit tanë ishin të
ndarë. Kishim shumë të përbashkëta dhe ishim shumë të afruar me babin, por nuk
dinim shumë gjëra për Shqipërinë. Kështu herën e parë kemi ardhur me babin dhe
më vonë pastaj jemi shoqëruar edhe nga mami. Dhe atëherë jemi takuar edhe me
ju.
Është
shume interesante, sepse në SHBA ka komunitete të mëdha shqiptarësh. Komuniteti
më i madh para Luftës së Dytë Botërore dhe më pas komuniteti i ri pas 1990-s.
Kam dëgjuar se babai juaj është nga Korça.
Po,
gjyshërit e mi. Im atë ka lindur në Boston.
Si
shkoi familja e babait tënd nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara?
Gjyshi
im ishte rreth 12 -13 vjeç kur erdhi me anije në Boston.
Nga
qyteti i Korçës...
Po,
nga Korça. Ai nisi të punojë në Boston për njëfarë kohe, hapi një biznes dhe më
pas është kthyer përsëri në Korçë për të gjetur një grua. Aty ai takoi gjyshen
time Velarminin.
Siç
bënin zakonisht të gjithë imigrantët shqiptarë në atë kohë. Ata ktheheshin në
vendin e tyre për të gjetur një grua.
Po,
një grua të bukur, gjyshen time Velarmini.
E
keni takuar ju gjyshin dhe gjyshen tuaj?
S’e
kam pasur mundësinë të njihja gjyshin dhe gjyshen time se ata kanë ndërruar
jetë para se të lindja unë. Dhe kjo është një tjetër arsye se pse ky dokumentar
është kaq i veçantë dhe kaq i fuqishëm për ne. Sepse ne nuk i kemi njohur ata,
nuk dinim shumë për vendin nga i cili ata kishin ardhur dhe kurrë s’na u dha
mundësia të dëgjonim historitë e tyre, që ata t’i ndanin ato me ne.
As
nga babai juaj?
Nga
im atë i kemi mësuar pak gjëra, sigurisht. Por është ndryshe t’i dëgjoje nga
goja e tyre. Dhe tani që na jepet mundësia të shëtisim në Korçë, të vizitojmë
vendet ku ata lindën dhe kanë jetuar dhe kanë ecur, është një ndjesi vërtet e
fuqishme.
Babai
juaj ka lindur në Boston, por a ka qenë ai pjesë e komunitetit shqiptar atje,
apo jo?
Besoj
se ka qenë. Ata janë rritur në një zonë të Bostonit, në Sauthend ku ka pasur
shumë imigrantë nga e gjithë bota. Gjyshi im kishte një dyqan me artikujt të
ndryshëm. Dhe kjo është një nga gjërat, për të cilat im atë është ndjerë krenar
për babanë e tij. Në shumë vend në Boston italianët bënin pazar vetëm në
dyqanet italiane, irlandezët vetëm në dyqanet irlandeze. Ishin ndarë sipas
kombësive. Por gjyshi ynë thoshte: “Dyqani im është i hapur për të gjithë. Të
gjithë mund të vijnë të bëjnë pazar këtu.
Për
të gjitha kombësitë...
Po,
jo vetëm për shqiptaret, por për të gjithë. Dhe mesa kam dëgjuar, ai nuk ka
bërë kurrë një ditë pushim në jetën e tij. Ai punonte çdo ditë edhe në ditët e
festave. Im atë, vëllezërit dhe motrat e tij e ndihmonin gjyshin në dyqan. Ata
ishin 5 fëmijë.
Gjyshërit
e tu nuk u kthyen kurrë në Shqipëri, as për vizitë?
Jo,
mesa di unë.
Dhe
babai juaj ka ardhur për herë të parë në Shqipëri me ju apo…?
Ai ka
ardhur një herë i vetëm, në fillimet e viteve ’90 dhe ishte një vizitë shumë e
veçantë për të. Ai erdhi të takonte xhaxhain i cili quhej Enesti. Ai jetonte
këtu.
Ishte
akoma gjallë atëherë?
Po,
ai ishte akoma gjallë dhe im atë shkoi drejt e tek shtëpia e tij. Edhe ne në
këtë dokumentar kemi shkuar tek e njëjta adresë. Ne kishim vetëm një adresë që
nga vitit 1991. Im vëlla dhe unë bashkë me grupin e xhirimit shkuam të kërkonim
pjesëtarët e mbetur të kësaj familje. Kishim një numër telefoni që nuk punonte
dhe po ashtu edhe këtë adresë të vjetër. Kështu ne shkuam dhe i trokitëm në
derë. Ai kishte ndërruar jetë.
Po
familja e tij jetonte akoma atje?
Po,
vajza e tij, Elvira, kushërira jonë dhe dy fëmijët e saj, Neli dhe Florian,
gruaja e tij dhe fëmijët e tyre. Ata u bënë pjesë e dokumentarit tonë. Ata na
çuan të bënim pazar në dyqanet e tyre. Kemi shtruar një darkë në shtëpinë e
tyre. Ishte diçka e mrekullueshme.
Ju
keni lindur në 1980. A ka qenë e pranishme Shqipëria gjatë fëmijërisë suaj?
Ishte,
duke e lidhur me ato gjera që nëna jonë kishte mësuar nga gjyshja. Ato gjëra që
ajo mendoi dhe e ndjeu se ishin të rëndësishme t’i kalonte tek ne gjatë
mungesës së gjyshes sonë. Ishin gjëra të tilla si “byreku”. Ne e quanim byrek
me spinaq. Për Vit të Ri, ne përgatisnim një byrek me spinaq, mbështillnim një
monedhë aty dhe e fusnim brenda tek mbushja.
Po,
traditë shqiptare kjo....
Po
dhe kjo gjë na pëlqente shumë. Unë kam tri vëllezër më të mëdhenj dhe të
gjithëve na pëlqente shumë kjo gjë. Pra, ishin tradita të ndryshme për të cilat
kemi mësuar se gjyshja jonë i ndiqte me shumë rreptësi.
A ju
ka rënë juve ndonjëherë monedha?
Po,
sepse unë haja sa më shumë që të mundja vetëm që të më qëllonte monedha në të.
Sepse
kjo do të thotë që ju atë vit jeni me fat....
Po.
Po a
kishit ju ndonjë informacion për Shqipërinë në atë kohë. Akoma në atë kohë, kur
ju mund të keni qenë 10 apo 12 vjeçe, Shqipëria ishte një vend i mbyllur. A
kishit ju ndonjë informacion për Shqipërinë, se çfarë po ndodhte këtu?
Nëna
jonë është pedagoge e politikës krahasuese ndërkombëtare në Universitetin e
Bostonit. Nëna jonë tregonte për ngjarjet që ndodhnin në vendet e ndryshme.
Kështu ajo do të na tregonte edhe për Shqipërinë. Siç e thatë edhe ju, ishte
një vend i izoluar. Ishte gjithmonë interesante sepse ne jemi rritur në
Uotertaun, siç e përmendët edhe ju, dhe atje ishte një komunitet shumë i madh
me armene, shumë i madh. Ai është komuniteti i dytë më i madh në vend. Ne
kishim shumë shokë armenë. Por kur ishim në shkollë, mësuesit na thoshin:
“Ç’kombësi jeni ju”?
“Jemi
shqiptarë, thoshim ne. Jo, jo, thoshin ata. Ju doni të thoni se jeni armenë?
Ne
thoshim jo, jemi shqiptarë. Ekziston një vend që quhet Shqipëri, një vend i
vogël.
Përsëritet
e njëjta histori me shqiptarët në të gjithë botën. Disa herë ata ngatërrohen me
armenet. Po atëherë, kur nisët të merrnin më shumë informacione për vendin?
Po si
çdo fëmijë, kur fillon të rritet, edhe ne filluam t’i bënim babait pyetje të
ndryshme dhe ishim afruar shumë me vëllezërit dhe motrat e tij. Me vëllain e
tij më të madh, Nikolas. Ky kishte dy fëmijë. Djali i tij erdhi me një mision
në Shqipëri dhe vajza e tij erdhi të kryente disa punë në Bullgari. Ata u
përpoqën të krijonin lidhje me familjen në Tiranë. Nuk ishte diçka sekrete, por
në të njëjtën kohë gjërat nuk ishin edhe aq të hapura sa ç’i kishim nga ana e
nënës sime. Prandaj ishte i rëndësishëm fakti… se unë jam një person që hyj
drejt e në temë. Kështu sapo më ranë në dorë burimet, krijova disa lidhje. Po
ashtu edhe miqësinë me Fadilin e shfrytëzova dhe si përfundim zbarkuam në
Shqipëri.
Keni
pasur ju kontakte me anëtarë të komunitetit shqiptar në Boston kur ishit
fëmijë?
Jo
edhe aq shumë. Siç e thashë, ne jemi rritur në familjen e nënës sime. Edhe im
atë kishte një lidhje sipërfaqësore, të vogël, por nuk ishte diçka e thellë me
komunitetin shqiptar.
Unë
për shembull kam më shumë lidhje se ai tani. Me kalimin e viteve... Më kujtohet
kur halla ndërroi jetë, funerali i saj u bë në Kishën Ortodokse Shqiptare në
Sauthend të Bostonit. Dhe ne kemi shkuar atje. Para se të niste funerali, dukej
si një dasmë e madhe. Aty përreth kishte shumë shqiptarë dhe ne takuam njerëz
të ndryshëm. Prifti sapo kishte ardhur nga Kosova. Unë e ndiej se me kalimin e
kohës po krijoj akoma më shumë lidhje me shqiptarët.
Po,
kjo është shumë interesante. Kam dëgjuar se … nuk jam i sigurt nëse kjo histori
është e vërtete apo jo, por kam dëgjuar se…
Thashethemet
kanë marrë dhenë....
Kam
dëgjuar se kur i jeni futur kinematografisë, ju keni pyetur Arnold
Shvarzenegerin, nëse duhet ta ndryshonit emrin tuaj në një emër arti, apo jo.
Është
e vërtetë kjo gjë apo jo?
Më
duket se ka qenë nëna ime. Meqë ajo është profesore dhe nuk ia ka idenë
biznesit të artit. Sepse në filmin tim të parë unë kam qenë rreth 10 a 11
vjeçe.
Profesore
dhe biznesi i artit, dy gjëra të ndryshme...
Po,
tamam. Ajo as Arnold Shvarzenegerin nuk e njihte, por kur shkuam atje të gjithë
hasnin vështirësi me emrin tim. Gjatë gjithë jetës më thoshin, “Dushku,
Dushka’. Nuk ma shqiptonin siç duhet mbiemrin. Kështu një ditë mami i tha
Arnoldit. “Arnold, njerëzit po më thonë se kemi një mbiemër shumë të çuditshëm.
Mos duhet ta ndryshojmë këtë mbiemër? Ai thotë: ‘Më beso mua, kanë për ta
mësuar”. Kur mësuan “Shvarzenerger, ve dorën në zjarr se kanë për ta mësuar
edhe këtë”.
Mendoj
se ishte një ide shumë e mirë që nuk e ndryshuat emrin?
Jo,
unë s’do ta kisha ndryshuar kurrë. Dhe mendoj se as ajo nuk e kishte seriozisht
atë që tha.
Si e
niset jetën tuaj në kinematografi?
Sinqerisht,
ishte thjesht punë fati. Im vëlla, ortaku im producent, kur isha 9 vjeçe, im vëlla
ishte një aktor, luante gjithmonë role kryesore në shfaqjet e shkollës . Ai
kishte gjetur një agjent tregtar. Kemi
shkuar në disa prova bashkë dhe unë si motër e shoqëroja. Gjatë provave unë
pengohesha dhe rrëzohesha. Drejtori i trupës më pa dhe më pyeti nëse do të vija
në provat e filmit të tij që ka qenë edhe filmi im i parë. Ishin marrë në prova
nja 8 mijë vajza në të gjithë vendin. Të gjitha vajzat ishin të veshura me
fustane dhe unë isha si djalë. Isha pis në fytyrë, kisha veshur pantallona të shkurta.
Isha si një trazovaç i vogël. Ata këtë kërkonin. Roli ishte për një fëmijë të
prapë dhe harrakat. Duhet të shkonim në Kaliforni për provat e filmit. I
telefonuan nënës sime dhe i thanë se duam ta marrim në prova vajzën tuaj për
filmin dhe ajo u tha: “Nuk e dua një jetë të tillë për vajzën time.
Faleminderit Mirupafshim.
Kështu
ajo e mbylli telefonin. Im vëlla, tha; “Mami, është një udhëtim falas për në
Hollivud. Çoje në Hollivud falas.
Dhe e
kështu ju shkoni në Kaliforni. Ishte filmi i parë që keni marrë pjesë. “That
Night”...
Po
ishte i vëllezërve “Uorner”, me Xhulia Luis, C Thomas. Ishte një film i
shkurtër, por unë isha personazhi kryesor....
Dhe
pas atij filmi ju jeni shpërngulur nga Bostoni në Kaliforni?
Jo, kam jetuar në Boston derisa mbarova shkollën
e mesme. Pas atij filmi jam kthyer në Boston, por e njëjta zyrë xhirimi më
kishte regjistruar në kasetë për një film të Robert De Niros. Leonardo di
Caprio dhe Robert De Niro me titull “This boy’s life”. Aty më caktuan të luaja
rolin e vajzës së De Niros. Ata thoshin meqë je shqiptare…
Tani
edhe De Niro po thotë se është shqiptar....
Po,
në Uikipedia thuhet se nenën ose babain e ka shqiptar, por shqiptar të Italisë
së Jugut, ata quhen arbëreshë. Po, çfarë ka thënë De Niroja?
Po në
atë kohë ai nuk ka thënë gjë se ishte shqiptar. Vetëm kohët e fundi tani i ka
dhënë zë këtij informacioni. Në atë kohë ata thanë: Ky është Italian, por edhe
ti dukesh e tillë. Shqiptar, Italian sikur jeni njëlloj. Prapë ti mund të luash
rolin e fëmijës së tij. Kështu unë kam luajtur rolin si vajza e tij.
Filmi
tjetër i im ka qenë “True Lies” ku kam luajtur
rolin e vajzës së Arnold Shvarcenerit dhe Xhemi Li Kertisit. Por
gjithmonë pasi ka mbaruar filmi unë kthehesha në Boston, vazhdoja shkollën.,
Nëna më ka mësuar të bëja një jetë shumë normale.
Por
në atë kohë në një farë mënyrë ju ishit e famshme....
Po,
në një farë mënyre.
A
ishte e vështirë të vazhdoje shkollën e mesme dhe në të njëtën kohë të ishe një
adoleshente e famshme?
Po,
me raste. Ndonjëherë fëmijët e tjerë ishin disi të ashpër. Por gjithsesi,
familja ime, e cila ishte një familje fantastike më mësoi të jetoja me këmbët
në tokë. Unë isha motra e vogël dhe pritej që unë të bëja pjesën time të punëve
të shtëpisë, të respektoja prindërit. Pra, nuk sillesha si një yll kinemaje.
Kështu nëna ime më lejoi ta vazhdoja këtë karrierë.
Po,
por ju thatë në fillim se nëna juaj sikur nuk ishte dakord që ju të nisnit
karrierën si artiste. A është ajo e kënaqur tani me karrierën tuaj?
Mendoj
se ajo është e kënaqur tani pas atyre
gjërave të tjera që kam arritur të bëj në karrierën time dhe ato që po i arrij
duke pasur një farq fame. Nëna ime është presidente e një organizate
jofitimprurëse në veri të Ugandes, për ish-ushtarët fëmijë. Kjo organizatë
quhet “ThriveGulu”. Kam shkuar atje me të dhe… Kam dëgjuar se ajo ndonjëherë
punon edhe në Senegal, në Dakar.
Tashmë
ajo punon në universitetin Safic, një kampus satelit në Dakar. Por ajo jep
mësim “African Politics” dhe “Ëomen studies” (studime gjinore për femrat) Por
këtë organizatë jofitimprurëse ajo e ka nisur në Ugande. Ajo është 70 vjeçe dhe
ka nisur një Organizatë jofitimprurëse dhe unë jam pjesë e bordit të saj.
Pikërisht tani i jam kthyer shkollës dhe studioj menaxhim e organizatave
jofitmprurëse, aktivizmin social. Nëna ime s’e vë në dyshim që s’i ka parë të
gjithë filmat e mi. Ndoshta ka parë 4 a 5 nga 20 prej tyre, por e vlerëson
shumë faktin që unë po arrij gjëra të mira. Ajo mezi po e pret këtë dokumentar,
sepse i pëlqejnë shumë gjërat që janë autentike dhe që i shërbejnë dhe
ndihmojnë të tjerët.
E ka
parë ajo dokumentarin?
Jo,
nuk e ka parë akoma. Ndoshta do ta shohë në Nju Jork në nëntor. Për herë të
parë do ta transmetojmë këtu nesër në darkë. Kjo është shfaqja jonë e pare. Dhe
më pas do ta transmetojmë në Nju Jork, në nëntor.
Kam
përshtypjen pas atij takimi të fundit që patëm në 2006, se ajo e njeh
Shqipërinë dhe di më shumë për të sesa babi juaj. Kjo ndoshta sepse ajo është
profesoreshë, di për historinë e Shqipërisë.
Sigurisht,
ajo është shumë e dhënë pas historive të vendeve të ndryshme të botës.
Cila
ka qenë preferenca e nënës suaj për të ardhmen tuaj kur ishit fëmijë?
Mendoj
se ajo shpresonte që unë do t’i futesha shkencës politike.
Mos
më thuaj doktor apo arkitekt, sepse shumica e prindërve e kërkojnë një gjë të tillë....
Jo,
unë mendoj shkenca politike dhe aktivizimi social. M’u desh të bëja një rrugë
me kthesa për të arritur atje, por e gjeta rrugën. Gjithashtu, tani unë studioj
edhe disa orë shkencë politike. Pa dyshim që unë jam një kombinim i të dy
prindërve të mi.
Po
babai, është i kënaqur me karrierën tuaj?
Po,
ai është mahnitës. Edhe im atë ka qenë mësues.
Ka
qenë që në fillim?
Im
atë ka dhënë mësim në klasën e 3-të dhe të 4-tërt në Boston. Për një farë kohe
kam menduar edhe të bëhesha mësuese. Më pëlqente shumë kur e shihja babain të
jepte mësim. Shkoja ndonjëherë në klasat ku ai jepte mësim. Ai kishte një
aftësi të pazakontë për të krijuar një lidhje me fëmijët. Ai kishte të bënte me
fëmijë që vinin nga lagje vërtetë të vështira dhe ishte i jashtëzakonshëm për
t’u përshtatur me ta. Kështu, unë kam menduar gjithmonë se ndoshta më vonë në
jetën time unë mund të bëhesha mësuese si im atë. Por ai ka qenë gjithmonë shumë mbështetës dhe
krenar për karrierën time.
Cilat
kanë qenë kontaktet tuaja të para me shqiptarët në SHBA? Ju më parë përmendët
Fadil Berishën. Cilat kanë qenë lidhjet e para që keni pasur ju me shqiptarët
apo me komunitetin shqiptar atje?
Ndoshta
në vitin 2001 kam realizuar një film me titullin “Wrong Turn”. Ishte një film
horror. Gjatë gjithë filmit ne kishim vetëm një veshje, sepse ne kishim humbur
në pyll. Donin që unë të vishja një bluze të bardhë. Kërkuan që të vendosja
diçka në bluzë, por nuk e dinin se çfarë. Një emblemë, një simbol. Dhe unë u
thashë se mund të ofroja një simbol shumë të lezetshëm. U thashë për flamurin
shqiptar. Ishte shqiponja me dy kokë. Ua tregova regjisorëve dhe ata thanë:
“Shkëlqyeshëm, na pëlqen shumë. Kështu, gjatë gjithë filmit kam mbajtur në
kraharor shqiponjën me dy kokë. Pas kësaj, pati një vërshim reagimesh nga
shqiptarët kudo në botë.
Në
atë kohë keni dalë në të gjithë gazetat shqiptare...
Kjo
gjë më preku vërtetë dhe më bëri të vetëdijshme për të qenë krenare që isha
shqiptare. Ishte si një farë zgjimi. Edhe im atë e thoshte shpesh, se
ndonjëherë krijohej një farë ndjesie turpi të ishte shqiptar.
Sidomos
gjatë regjimit komunist....
Absolutisht.
Dhe kjo gjë sikur ma theu zemrën dhe e ndjeva sikur gjithmonë kam pasur
dëshirën t’u dal në krahë njerëzve për të mbrojtur identitetin e tyre, të jeni
krenar dhe ta shprehin atë me zë të lartë. Jo të thonë se ata janë më të mirët,
por: “Ky jam unë dhe jam shumë krenar për këtë dhe nuk më vjen turp”. Kur e
mbajta atë, pati një reagim të tillë dhe shumë të rinj filluan të thoshin “tani
që ju jeni kaq krenare që jeni shqiptare, edhe unë ndihem krenar që jam
shqiptar. Kjo më krijoi një farë dëshire për ta eksploruar më tej këtë gjë.
Pothuajse disa vite më vonë, Fadil Berisha erdhi në Nju Jork, në një shfaqje.
Më takoi dhe me tha: “Unë nuk jam i çmendur, por dua që ti të vish në studion
time të të bëj fotografi dhe më pas t’i çoj ato në Shqipëri. Unë I thashë: Prit
t’u telefonoj vëllezërve. Dhe më pas ata dolën dhe biseduan. Pastaj u prezantua
ky…
Ky
ishte takimi juaj i parë me Fadil Berishën? Shkuat në studion e tij?
Në
fillim, nisa vëllezërit të shihnin. Ata më thanë se çdo gjë ishte në rregull.
Ai fotografonte Halley Berry dhe shumë të famshëm të tjerë kështu që mund t’i
besonim. Kështu shkuam dhe ai më ka bërë disa fotografi fantastike. Menaxherët
dhe agjentët e mi thanë se ato ishin fotografitë më të bukura që kisha bërë
ndonjëherë ato 15 vite. Ky ishte një goxha bonus. Por kur ai tha se donte t’i
çonte ato në Shqipëri, te lutem, merr edhe familjen tënde. Kështu ne erdhëm dhe
ishte diçka e jashtëzakonshme.
Cila ishte
përshtypja juaj e parë kur ai ju tha se donte t’ju sillte këtu në Shqipëri?
Isha
shumë e emocionuar. Unë gjatë gjithë jetës sime kisha udhëtuar nëpër botë me
nënën time. Kishim shkuar në Afrikë, Kinë, etj.
Por
s’e kishit menduar ju më parë të vizitonit Shqipërinë?
Po,
por në një moshë më të hershme nuk ishte aq e lehtë të udhëtojë këtu dhe
Shqipëria nuk ishte një vend aq i hapur. Ishin krijuar disa ide negative për
Shqiptarët, prandaj më vjen mirë që m’u dha mundësia të njihja Fadilin dhe që
më solli këtu.
Cila
ishte përshtypja e babait tuaj pas vizitës së tij të parë në Shqipëri në
fillimet e viteve ’90?
Im
atë ishte shumë sentimental, shumë pozitiv. Kishin ndodhur shumë ndryshime.
Sigurisht, nuk ishin aq moderne sa ç’janë tani. Është diçka që s’mund ta
përshkruash kur vjen në një vend dhe sheh rrotull, ke ndjesinë se diçka të lidh
me këta njerëz. E ke vërtetë atë ndjesinë se je mes njerëzve, mes popullit
tënd, gjakut tënd. Kështu unë mendoj se ai e ka pasur atë ndjesi në një mënyrë
shumë të thellë. Mbaj mend që ai u kthye me një përshtypje vërtetë shumë
pozitive.
Ju
thatë se keni marrë shumë mesazhe nga Shqiptarët pas filmit “Wrong Turn”. Por a
është i njëjti reagimi ndaj jush tani kur të gjithë shqiptarët ju njohin që ju
jeni nga Shqipëria dhe ju shohin tatuazhin me shqiponjë?
Tani
bëhet fjalë për diçka akoma më të gjerë. Kur erdhëm këtu unë bëra tatuazh në
shpinë shqiponjën, im vëlla e beri tatuazhin në krahë dhe po ashtu edhe im atë
në kyçin e këmbës. Ishte organike, por ndodhi shumë shpejt. Por tani më duket
shumë sureale. Unë ndihem si një heroinë e këtij vendi dhe nuk e di se ç’kam
bërë për të qenë kështu veçse të ndihem krenare që jam nga ky vend dhe përpiqem
të jem një shembull i mirë për të rinjtë dhe të përkrah faktin se njerëzit
duhet të ndihen krenar për vendlindjen e tyre. Sigurisht duhet ta pranojnë të
gjithë të tjerët, por unë besoj tek kultura, besoj se në këto ditë bashkë me
globalizimin, sikur po humbet kultura dhe të gjithë sikur po bëjnë të njëjtën
gjë. Mua më pëlqen të mësoj për historinë e një vendi dhe ne pikërisht këtë gjë
mund tua kalojmë brezave të ardhshëm. Muzika, ushqimi, gjuha, letërsia. Është
kaq bukur dhe ne kemi nevojë për këtë gjë.
Emigrantët
tanë, sidomos emigrantët e brezit të parë ndihen krenar për karrierën tuaj dhe
identitetin tuaj. A luani ju ndonjë rol në komunitetin shqiptar tani? A keni në
plan ndonjë gjë tjetër përveç këtij dokumentari, paraqitjes së tij në fund të
nëntorit në Nju Jork?
Në
udhëtimin tim të fundit unë kam marrë nënshtetësinë shqiptare. Kështu kam pasaportën
shqiptare dhe kryetari i bashkime, Basha më ka caktuar ambasadore për
Tiranën për artet edhe për vendet e
ndryshme. Kështu më uronin mirëseardhjen si ambasadore për Tropojën, Korçën.
Kemi harxhuar shume kohë për përgatitjen e këtij dokumentari, sepse vërtetë
është shumë i rëndësishëm. Ky është vërtetë letra dashurie që ia nisim këtij
vendi. Tani që ky dokumentar përfundoi, duhet të gjej hapësira të tjera ku e
ndiej se duhet të përfshihem dhe ndoshta të tjera gjëra për të cilat duhet të
punojmë.
Në
fakt, dua të bisedojmë diçka në lidhje me dokumentarin tuaj i cili është shumë
interesant. Si ju lindi ideja që të xhironit një dokumentar për Shqipërinë?
Në dy
vizitat e para, një njërin me babain dhe në tjetrin me nënën time, ne u
mahnitëm me bukuritë. S’e kishim idenë për gjithë këtë diversitet, larmi
gjeografike, bregdeti, plazhet. Askush s’dinte gjë për Rivierën Shqiptare,
veçse nëse ishte nga këtu apo e kishte vizituar. Kështu që Fadili na tha “Po
sikur të bënit një dokumentar?!” Të bëjmë diçka të veçantë ndërsa vizitojmë
vendin. Tashmë keni vizituar shumë qytete. Le ta realizojmë, ndërsa vizitojmë
vendin. Le ta filmojmë. I kam rënë botës kryq e tërthor dhe më pëlqen shumë të
udhëtoj. Brenda vetes gjithmonë e kam dashur një diçka të tillë. Kam shumë fansa
në çdo vend, nga media sociale.
Fillova
të mendoj qe s’i kisha me vete njerëzit ne udhëtimet e mia. Gjithçka u përputh
the ndodhi në çast dhe të gjithë thamë se duhet ta realizojmë. Fadil Berisha,
miku ynë i ngushtë, Blerim Destani, vëllai im Neiv, i dashuri im Rik Foks, ne
të gjithë vendosëm të vinim këtu. Na u deshën 15 ditë dhe vizituam 15 qytete në
të gjithë Shqipërinë.
15
ditë në 15 qytete? Udhëtim shumë i ngarkuar, shumë intensiv...
Shumë
i ngarkuar. Nuk kaluam më shumë se një natë në secilin qytet
Cilat
ishin përshtypjet pas dy javësh?
Isha
shumë mallëngjyer. U emocionova gjithë ato herë, pata një mori emocionesh. U
kënaqa shumë, një farë dobësie të brendshme. Kudo që shkonim kishte diçka të
veçantë, diçka magjike, diçka misterioze, diçka të re. U përqendruam në disa
vende historike, ishim në Butrint, Apolloni,
dhe
patjetër shkuam në Korçë. Kudo që shkonim përshëndeteshim nga njerëz aq
mirëpritës
patëm
aq shumë afrimitet dhe mikpritje në aq shumë vende, që jo çdokush tjetër
ndoshta mund t’i kishte pasur domosdoshmërish. Kjo më beri përsëri të mendoj se
kjo ishte një thirrje për diçka që duhet ta bëja patjetër.
Keni
vizituar disa vende në Shqipëri, cili ishte më interesanti sipas mendimit tuaj?
E di
që janë shumë për t’i mbajtur mend. Veçanërisht nga stërgjyshërit tanë Korça
ishte shumë speciale për ne.
A
ishte i shijshëm byreku i Korçës?
Byreku
i Korçës ishte shumë i shijshëm. Kur ishim atje ishte edhe festa e birrës,
qyteti ishte aq i gjallë. Qytet shumë i bukur. Në Shqipëri më pëlqen kombinimi
i të vjetrës me të renë, të lashtës me modernen. Më pëlqen shumë ta shoh një
kombinim të tillë në Korçë. Gjithashtu më pëlqyen plazhet, Dhërmiu, Durrësi,
etj. Ne gjithashtu ishim në malësi. Malet ishin mbresëlënëse
Pritja
ishte shumë e mirë. Njerëzit më mësuan të kërcej, u binin daulleve.
Madje
as shqiptarët nuk i njohin malet tona aq mirë. A ishin të bukura?
Mahnitëse!
Iu ngjitëm lumit të Valbonës. gjithçka e kemi regjistruar në dokumentarin tonë.
Më mahnitësja që mund të kem parë ndonjëherë.
Si
ishte mikpritja e njerëzve? A ishin miqësor?
Përtej
kufijve të mikpritjes. Bujaria e tyre si askund tjetër në botë. Kur isha në
malësi më shkruan një këngë. Një këngë mirëseardhje për Eliza Dushkun. Poqën
një dash në fërlik dhe na e vunë para. Përtej bollëkut material ishte
ngrohtësia, bujaria e dalë nga shpirti që të bënte kaq shumë për vete. Kaq
shumë emocionuese. Kam një kujtim të veçantë kur sapo kisha vënë tatuazh
shqiponjën. Shkova tek një dyqan i vogël ne cep të rrugës për të marrë ca gjera
të vogla.
Ishim
në udhëtim dhe u ndala për të marrë një Tylenol apo ndonjë aspirinë të ngjashme
Ishte
një plak u ulur në një karrige dhe gruaja nga banaku më tha: “Ju jeni Eliza
Dushku, unë të njoh”. Dhe plaku që dukej sikur kishte 20 vite pa lëvizur nga
karrigia, erdhi ngadalë dhe më kapi nga shpatullat dhe ktheu me kurriz dhe
puthi shqiponjën në mes shpatullave të mia. Dhe më ngjethet mishi sa herë e
kujtoj dhe pati një ndikim të thellë brenda meje.
A
jeni e kënaqur me dokumentarin e përfunduar?
A jam
e kënaqur?!
Po?
Tepër
e kënaqur. Ndiej që kemi xhiruar ato që kishim planifikuar të xhironim. Në
fakt, u kthyem dhe bëmë edhe disa xhirime të tjera të vendlindjes dhe shkurtuam
disa të bërë na Mal të zi dhe në Maqedoni. Sepse në vizitën e parë patëm
vizituar Maqedoninë dhe Kosovën por s’kishim vizituar Malin e Zi. Dhe ne ishim
për ta plotësuar para një muaji e gjysëm. Erdhën pa bujë dhe ishim në Ulqin dhe
gjithashtu kaluam më shumë kohë me familjen. Dhe kjo ishte përmbyllja e komplet
dokumentarit. Jam në ankth dhe shumë e emocionuar sepse tashmë është momenti i
madh për t’ua treguar shqiptarëve, miqve dhe personaliteteve dhe ne shpresojmë
që do t’u pëlqejë.
Do të
jetë absolutisht i suksesshëm....
Faleminderit
shumë dhe ne ashtu shpresojmë.
Po
personat e tjerët amerikanë që të shoqëronin, duke përfshirë edhe të dashurin
tënd çfarë përshtypjesh patën për vizitën ne Shqipëri apo për dokumentarin?
Stafi
që punoi dhe xhiroi për dokumentarin, shumë njerëz u befasuan.
Pse u
befasuan?
Sepse
Shqipëria kishte qenë një vend i izoluar dhe misterioz. Një vend i rrethuar nga
Greqia, Italia, Kroacia, vende shumë të njohura dhe shumë të vizituara nga
mbarë bota për shumë vite me radhë. Si për çdo gjë që se njohim ishim disi të
distancuar. Mund të kishte stereotipa dhe stigmatizues në Amerikë që thoshin
“je si shqiptar i çmendur”. Kurrë se mora vesh se çfarë kuptimi kishte. Ishin
gjithë ata stereotipa që se kishin idenë fare dhe kur shikuan filmimet tona
thoshin “dua të shkoj atje”, “do ta vizitoj verës që vjen”. Donin të përjetonin
ato që unë kisha përjetuar. Nuk e imagjinonin që Shqipëria kishte kaq shumë për
të ofruar. Shqiptarët janë shumë mikpritës, janë të dashur, janë shumë të
bukur. Nuk janë as të çmendur dhe as të frikshëm.
Kanë
një kulturë mjaft të bukur dhe të pasur.
A
është e vërtetë që filmi është arritur në sajë të mbështetjes se medias sociale
shqiptare?
Po,
unë Fadili Berisha dhe Blerim Destani themeluam produksionin fillestar të
filmit dhe më pas na u desh ta editonim të gjithë këtë projekt. Kështu që ne
mblodhëm fonde, rreth 70 mijë dollarë për 30 ditë nëpërmjet twitter dhe
facebook dhe kam shumë të rinj shqiptarë në twitter, rreth 1 milion e 3 miq në
llogarinë time në twitter. Bëmë një fushatë për mbledhjen e fondeve të
përbashkëta. Ne donin që ata të ndiheshin pjesë e kontributit për xhirimin e
këtij dokumentari.
Duke
dhuruar 1 dollar apo 5 dollarë, për të arritur diçka kolektive. Për të arritur
diçka me kontributet e njerëzve të ndryshëm. Dhe ia dolëm të mblidhnim fondet.
Sa
ishte shuma përfundimtare?
72
mijë apo 73 mijë dollarë në 30 ditë. Shumë shqiptare deshën ta mbështesnin ketë
dokumentar.
72 –
73 dollarë në 30 ditë?! Paska qenë mbështetja e shumë personave. Dhe të
gjithëve do ju pëlqejë ta shikojnë dokumentarin....
Po të
gjithë ne atë shpresojmë. Mezi po presim.
A do
të jetë në media, televizionet shqiptare apo ato amerikane?
Do të
shfaqet tek të dyja. Në Amerikë po punojmë më televizionin Pbs dhe ata janë
shumë të interesuar për të. Ndërsa këtu kemi takuar disa persona ketë jave dhe
po bëjmë disa marrëveshje mbi distribucionin këtu si dhe në vendet e tjera.
Duam që ta shohin sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Të jetë kudo, të
shihet edhe ne avion. Sapo ta shohin ketë dokumentar njerëzit do bien në
dashuri me këtë vend njësoj si unë.
Thatë
se e e keni vizituar Shqipërinë 4 – 5 herë deri tani. A planifikoni të vini
përsëri në të ardhmen?
Patjetër!
Tashmë janë shtetase shqiptare. Do vi shumë herë të tjera. Kam kaq shumë miq
këtu.
Pse
të duhet pasaporta shqiptarë? Shtetësia Shqiptare?
Sepse
do kem kam çaste dhe lehtësira. Nuk do kem nevojë për vizë për të shkuar në
Stamboll. Sapo e mësova edhe këtë. Jam shumë nikoqire, jam korçare. Jam e
kujdesshme me paratë dhe më pëlqen të bëj pazar të leverdisshëm. Gjithashtu i
kam rrënjët tek ky vend. Është plotësisht një ndjesi tjetër të jesh shtetase
shqiptare krahasuar me një vizitore. Ku i dihet, shumë shpejt Shqipëria mund të
jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Më bën te ndihem më ndërkombëtare.
Gjithashtu me bën te lëshoj rrënjë në atdheun tim.
Si po
ju ecën karriera në Shtetet e Bashkuara?
Po
ecën shumë mirë. Ka qenë më ndryshe këto vite sepse kam filluar me produksion
krahas aktrimit. Dhe kur je në shfaqje televizive nuk ke shumë kohë të merresh
me gjera të tjera. Por pasi pata një periudhë 22-vjeçare në aktrim, filluam të
kishim shumë ide e më pas të merreshim edhe me produksion. Tashmë kemi një
kompani produksioni, vëllai im Neit dhe kemi dy filma me metrazh të plotë. Po
punojmë me skriptet, në njërin luaj edhe unë dhe tek tjetri jepi pas kamerave.
Më pëlqen ta mbikëqyr procesin si regjisor.
A
keni ditën e ngarkuar?
Po,
shumë ë ngarkuar, kemi dy projekte televizive, zhvillojmë dy programe
televizive, dokumentarin, si dhe kaloj kohë në punë jofitimprurëse. Mami ka një
organizatë jofitimprurëse dhe një të tillë ka edhe babai në Nju Inglend, për
fëmijë që shkojnë në kampe fëmijësh. Ka qenë kamp për djemtë për 112 vjet. Babi
im dhe të gjithë vëllezërit e mi kanë shkuar në këtë kamp dhe quhet kampi
“HALE” (heil). Verën e kaluar hapëm programin e parë për vajza. Që kur isha e
vogël doja të shkoja dhe unë si babai dhe vëllezërit e mi.
Ju
jetoni në Kaliforni. A kaloni kohë edhe në Boston apo në Nju Jork?
Po
shumë kohë, më pëlqen Bostoni. Në mënyrë të ngjashme Bostoni më duket si vendi
im. Shkoj në Boston sa herë që mundem. Familjen e kam atje, nipat dhe mbesat.
Si po
të ecën marrëdhënia me basketbollistin Rik Foks?
Po më
ecën mirë. Është ulur këtu në studio. Ai është mbështetës i mahnitshëm. Ne e
mbështesim njëri-tjetrin, jemi miq për kokë dhe mendoj se kjo është gjeja më e
rëndësishme. Ai më jep një mbështetje vërtet të madhe.
A i
pëlqen edhe atij Shqipëria?
Po i
pëlqen dhe bën atë shenjën e shqiponjës me duar. I pëlqen ushqimi. Të dyve na
pëlqen gatimi shqiptar. I pëlqen të takojë njerëzit dhe shpesh thotë tani e
kuptoj se nga e ke marrë vitalitetin që ke. Tani ta kuptoj atë pjesën tjetër të
karakterit tënd. Mendoj se Shqipërinë e kam shumë në gjak dhe në temperament.
Ndonjëherë
bëj pyetje të çmendura. Cili është filmi që të pëlqen më shumë?
Që
kam parë apo që kam luajtur?
Filmi
që ke luajtur...
Janë
shumë filma. Mendoj se filma të ndryshëm më kanë përfaqësuar siç kam qenë në
kohë të ndryshme. Në njëfarë mënyre ngjan me një kronikë jete. Jam argëtuar
shumë kur kam luajtur tek “True Lies”. Çdo fëmije do kishte qenë i lumtur. Isha
vetëm 12 vjeçe dhe luaja me Jim Cammeron. Arnold Zchvartzenegger ishte babi im
në rol dhe unë kacavirresha në vinça 30-katësh të lartë duke bërë gjitha ato
veprime të guximshme. Më pas edhe filmi “Bring it on” ku unë luaja njëfarë
anti-nxitëse tifozash. Ishte një film-komedi mjaft argëtuese. Më pëlqente shumë
që luaja më Josh Suedden, një nga regjisorët më të mirë në botë. Kam luajtur
edhe tek “Vampire Salyer” dhe tek “Doll House” . Me pëlqente shumë aktrimi për
të sepse kishte role femrash të forta. Mendoj se ka kontribuar shumë për të
arritur këtu ku jam sot. Të shpalos ketë atë pjesë të brendisë sime.
Cilët
janë regjisorët e tjerë të preferuar?
O
Zot! Jam fanse e Martin Scocezze, fanse e Ann Lë dhe e një regjisori tjetër me
të cilin kam punuar dhe që konsiderohet komplet i çmendur dhe çuditshëm, Kevin
Smith por jam fanse e tij. Zot! janë të shumtë regjisorët që më pëlqejnë.
A
është e vërtetë që u bëtë vegjetariane pasi patë një dokumentar?
Po,
në fakt po, u bëra rreptësisht vegjetariane për rreth një vit. Pasi pash një
dokumentar që duhej “Forks over Knives” dhe fliste kryesisht për një dietë të
bazuar në perime. Dhe kthehet prapa në qytetërimin e hershëm kur njerëzit hanin
perime. Veçanërisht në periudhat kur mishin nuk përpunohej. E pranoj që kur vij
në Shqipëri mishi dhe djathi janë aq të freskët saqë ndihem më komod të ha sesa
në Amerikë, ku ushqimi përpunohet aq shumë saqë mund të krijojë probleme
shëndetësore. Kaq rreth një vit që jam vegjetariane dhe vetëm tani ha
ndonjëherë peshk. Tani që jam në Shqipëri ha peshk.
Ky
është problemi, të jesh në Shqipëri dhe të jesh vegjetarian është paksa e
vështirë...
Po, e
di tashmë.
Ju
falënderoj që ishit këtu sonte me ne. Faleminderit për intervistën dhe shpresoj
se herës tjetër kur të jesh në Shqipëri do kemi më shumë kohë për bashkëbisedim
më të gjatë.
Absolutisht po. Kisha kënaqësinë e madhe që isha e pranishme dhe bisedova me ju. Siç e thash në fillim jam shumë e emocionuar që jam këtu. Dua të falënderoj të gjithë Shqiptarët. Të gjithë ata të cilët i takuam gjatë udhëtimit tonë. Të gjithë ata që na ndihmuan dhe që pa ndihmën dhe dashamirësinë e tyre s’do ia kishim dalë. Shpresoj që gjithsecili të jetë krenar për kontributin në realizimin e tij. Faleminderit shumë.