E enjte, 01.05.2025, 09:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Ditët e humorit në Kërçovë

E shtune, 06.10.2012, 09:02 AM


“Ditët e humorit dhe satirës” në Kërçovë

Nga Begzat Rrahmani

Lidhjes e Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni me rastin e “100- vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”  në Kërçovë për të tretën herë, u mblodhën poetë e shkrimtarë nga të gjithë hapësirat shqiptare, të cilët lexuan vargjet e tyre, treguan anekdota e barsoleta popullore dhe të krijuara nga vet autorët për dy net me radhë.

“Ditët e humorit dhe satirës” filluan me një tetor me ekspozitën e piktorit Vesel Xhaferri që është nga vendlindja e “Xha Derallës” , dhe në mbrëmjen e të hënës  në ambientet e hotelit “Kërçova” në ora 19 filloj ora e madhe letrare. Me këtë rast fjalë përshëndetëse mbajti kryetari i LSHSH z. Kalosh Çeliku i ciloi në mes tjerash tha: “Është moti i madh, viti jubilar 100-vjetori i Pavarësisë dhe ne si popull më i lashtë në këto treva shpalosim vlerat e larta të humorit dhe satirës. Çdo vend ka nga një personalitet të shquar të humorit ndërsa anekdotat dhe barsoletat e Xha Derallës janë shumë të freskëta dhe ende tregohen nga banorët vendas me një dëshirë të madhe dhe krijoj kënaqësi dhe te qeshura. Kemi nderin që këtë ditë të madhe përveç krijimeve artistike të poetëve dhe të shkrimtarëve te tregojmë edhe për vlerat e mirëfillta që i ka krijuar populli dhe janë bartur deri në ditët e sotme”.

Pas leximit të poezive artistike dhe barsoletave të treguara nga Nikolla Spathari, Sazan Goliku, Fatmir Musai, Bujar Plloshtani, Remzi Saliu, Gani Xhafolli, Xhelal Ademi, Begzat Rrahmani, Ilmi Veliu, Xhevdet Ukalli, Pajazit Murtishi, dhe shumë të tjerë ku më së shumti u treguan barsoleta u mbyllë nata e parë e hareshme. Të nesërmen poetet vizituan Kalanë e Uskanës së lasht ilire ku historiani kërçovar, Dr.sc. Ilmi Veliu mbajti një orë historie rreth Uscanës ilire dhe ngritjes së Kërçovës mbi themelet e Uscanës. Pastaj u vizitua edhe Muzeu i qytetit ku u njoftuan nga drejtori Ilmi Veliu me vlerat historike dhe kulturore te muzeut , si dhe trashëgimin ilire të kësaj treve.

Pas një tryeze të rrumbullakët ku u fol për humorin popullor në mbrëmje vazhdoi ora e madhe poetike me poezi, këngë e humor. U promovua libri më i r i shkrimtarit Begzat Rrahmani, ,,Gjarperinjëtë e tokës strile,, ku fjalën kryesore e kishte recensenti i librit Mr.sc. Bekim Adili.

Recitoi poezi të Naimit aktori strugan i kthyer nga Amerika Pajazit Murtishi, i cili me rastin e aktiviteteve per 100 vjetorin e Flamurit eshte prezentuar me monodramën, Adem Jasahri ne shume qenra shqiptare.

Në këtë mbrëmje ishin të ftuar edhe ambasadorët e këngës polifonike kërçovara vëllezërit Dervish dhe Azis Dervishi si dhe Lumturie Axhami-Sejdini. Për veçoritë e këngës kërçovare të pranishmit i njoftoj historiani Ilmi Veliu duke thene se kenga kerçovare sherben edhe si burim gojor per te gjitha ngjarjet historike, dhe këngëtari i mirënjohur, Azis Dervishi tha se: “ne për dallim nga viset tjera shqiptare jemi një kombinim i këngës polifonike që është e veçantë. Është një polifoni e cila ka karakteristikat e veta dhe është një kombinim në mesë të këngës toskërishte dhe gegërishte.     Mendoj se në këtë ditë të madhe studiuesit do i kushtojnë më shumë rëndësi me ndonjë studim që e meriton kënga dhe vallja e kësaj treve, tha në vazhdim Doktori i Shkencave të Historisë, Ilmi Veliu.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx