| E shtune, 06.10.2012, 09:02 AM |
“Ditët e
humorit dhe satirës” në Kërçovë
Nga Begzat Rrahmani
Lidhjes e
Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni me rastin e “100- vjetorit të Pavarësisë së Shtetit
Shqiptar” në Kërçovë për të tretën herë,
u mblodhën poetë e shkrimtarë nga të gjithë hapësirat shqiptare, të cilët
lexuan vargjet e tyre, treguan anekdota e barsoleta popullore dhe të krijuara
nga vet autorët për dy net me radhë.
“Ditët e
humorit dhe satirës” filluan me një tetor me ekspozitën e piktorit Vesel
Xhaferri që është nga vendlindja e “Xha Derallës” , dhe në mbrëmjen e të hënës në ambientet e hotelit “Kërçova” në ora 19
filloj ora e madhe letrare. Me këtë rast fjalë përshëndetëse mbajti kryetari i
LSHSH z. Kalosh Çeliku i ciloi në mes tjerash tha: “Është moti i madh, viti
jubilar 100-vjetori i Pavarësisë dhe ne si popull më i lashtë në këto treva
shpalosim vlerat e larta të humorit dhe satirës. Çdo vend ka nga një personalitet
të shquar të humorit ndërsa anekdotat dhe barsoletat e Xha Derallës janë shumë të
freskëta dhe ende tregohen nga banorët vendas me një dëshirë të madhe dhe
krijoj kënaqësi dhe te qeshura. Kemi nderin që këtë ditë të madhe përveç krijimeve
artistike të poetëve dhe të shkrimtarëve te tregojmë edhe për vlerat e mirëfillta
që i ka krijuar populli dhe janë bartur deri në ditët e sotme”.
Pas
leximit të poezive artistike dhe barsoletave të treguara nga Nikolla Spathari,
Sazan Goliku, Fatmir Musai, Bujar Plloshtani, Remzi Saliu, Gani Xhafolli,
Xhelal Ademi, Begzat Rrahmani, Ilmi Veliu, Xhevdet Ukalli, Pajazit Murtishi,
dhe shumë të tjerë ku më së shumti u treguan barsoleta u mbyllë nata e parë e
hareshme. Të nesërmen poetet vizituan Kalanë e Uskanës së lasht ilire ku
historiani kërçovar, Dr.sc. Ilmi Veliu mbajti një orë historie rreth Uscanës
ilire dhe ngritjes së Kërçovës mbi themelet e Uscanës. Pastaj u vizitua edhe
Muzeu i qytetit ku u njoftuan nga drejtori Ilmi Veliu me vlerat historike dhe
kulturore te muzeut , si dhe trashëgimin ilire të kësaj treve.
Pas një tryeze
të rrumbullakët ku u fol për humorin popullor në mbrëmje vazhdoi ora e madhe
poetike me poezi, këngë e humor. U promovua libri më i r i shkrimtarit Begzat
Rrahmani, ,,Gjarperinjëtë e tokës strile,, ku fjalën kryesore e kishte
recensenti i librit Mr.sc. Bekim Adili.
Recitoi
poezi të Naimit aktori strugan i kthyer nga Amerika Pajazit Murtishi, i cili me
rastin e aktiviteteve per 100 vjetorin e Flamurit eshte prezentuar me monodramën,
Adem Jasahri ne shume qenra shqiptare.
Në këtë mbrëmje
ishin të ftuar edhe ambasadorët e këngës polifonike kërçovara vëllezërit
Dervish dhe Azis Dervishi si dhe Lumturie Axhami-Sejdini. Për veçoritë e këngës
kërçovare të pranishmit i njoftoj historiani Ilmi Veliu duke thene se kenga kerçovare
sherben edhe si burim gojor per te gjitha ngjarjet historike, dhe këngëtari i
mirënjohur, Azis Dervishi tha se: “ne për dallim nga viset tjera shqiptare jemi
një kombinim i këngës polifonike që është e veçantë. Është një polifoni e cila
ka karakteristikat e veta dhe është një kombinim në mesë të këngës toskërishte
dhe gegërishte. Mendoj se në këtë ditë
të madhe studiuesit do i kushtojnë më shumë rëndësi me ndonjë studim që e
meriton kënga dhe vallja e kësaj treve, tha në vazhdim Doktori i Shkencave të Historisë,
Ilmi Veliu.