Kulturë
Gëzim Llojdia: Shqiptarët, më të vjetrit e Ballkanit
E hene, 01.10.2012, 07:58 PM
POPULLI
MË I VJETËR I BALLKANIT PA DYSHIM ËSHTË POPULLI SHQIPTAR, I CILI NË KOHËRAT E VJETRA PREJ ADRIATIKUT
DERI NË DANUB, TUE PËRFSHI EDHE UNGARINË
PERËNDIMORE
Nga Msc GËZIM LLOJDIA
Kur prof
Ibrahim Kelmendi ka shpalosur idetë e tij, ndërkohë ka hedhur teza të guximshme
për prejardhjen e shqiptarëve, ka qenë viti 1950. Duke shfletuar gazetën :”Flamuri”,
botohej ne Romë nga emigracioni politik shqiptar, gjejmë një seri
shkrimesh të prof I. Kelmendit që kanë gjuhën, mendjen dhe vlerësimin e tij për
gjenezën e kombit më të hershëm në Europë. Nuk janë thjeshtë citime, por një analizë
sintezë me fakte e dokumente që sillen të reja. Në këtë gjurmë 50 vite me vonesë
shumë studiues shqiptarë po sjellin atë çka prof I.Kelmendi dhe të tjerë i kanë
bërë të njohura, por që nuk janë njohur brenda kufijve të Shqipërisë për me të vetmin
shkak thelbësor, regjimi. Populli më i vjetër i Ballkanit pa dyshim është populli
shqiptar, i cili në kohërat e vjetra prej Adriatikut deri në Danub, tue përfshi edhe Ungarinë Perëndimore shprehet
prof Kelmendi..Të parët e tij quheshin ilirë.Këta qenë ndër arianët më të parë që
patën ardhë në Europë.Vendi i tyre quhej Iliri.Për Ilirët prof Kelmendi ka bërë
të njohur teza të autorëve të antikitetit.Për ardhjen e tyre nuk ekziston ndonjë
datë e saktë, çohet deri në shekullin XX përpara Krishti. Prof Kelmendi merr
dhe citon Herodotin. Që i quan barbarë dhe thotë se u ngjanin thrakasvet. Të këtij
mendimi kanë qenë edhe shkrimtarë të moçëm grekë.
Pamja
fizike:
Prof
Kelmendi reshton këto tipare:Ilirët kishin trup të gjatë, muskulaturë të vogël,
inteligjencë të qartë, energjikë dhe luftëtarë shumë të mirë.Flokët dhe sytë e
zij.
Paganizmi:
Besojshin
në shumë perëndi:Medaurus, Binaus, Latra, Seutona etj.
Pozita
shoqërore dhe politike e gruas:
Prof
Kelmendi jep një të dhënë të rëndësishme që pak njihet dhe është bere objekt .Gruaja
në shoqënin ilirvet gëzonte konsideratë të mirë. Ushtronte edhe pushtet politik
dhe në mes të sundimtarëve të Ilirisë gjejmë edhe mbretëresha. Sikurse tek
indoevropianët e tjerë edhe këta në altarin e perëndisë sakrifikofshin. Jetonin
ma shumë prej gjuetisë.
Raca:
Të të njëjtit
gjak e gjuhe ishin edhe epirotët. Stabroni thotë se Ilirët, Epirotët dhe
Maqedonasi flitnin një gjuhë. Shumë shkrimtarë modernë thonë se kultura greke
ndër maqedonasit ka qenë e sipërfaqshme. Pra shprehet Kelmendi, nënshtetasit
dhe luftëtarët e Filipit, dhe të Aleksandrit
që mbritën në Hindi dhe ndër piramidat, flitshin gjuhën nane të shqipes së sotme.
Fiset
ilire:
Ilirët
kanë qën të ndarë në fise: Ardianët, Laebetët, Liburnët, Autoariatet, Dalmatët, Dradhanët, Venetët si dhe mesapët dhe japuget që banojshin
në pjesën e jugut të gadishullit italian. Përveç këtyre kishte edhe fise të tjera.
Ky fenomen shpjegohet vetëm me përbamjen dhe natyrën e vendit ku banonin.
Dëshmi
e ilirëve në tempullin e Delphit:
Prof
Kelmendi sjell një të dhënë të Herododtit.Herodoti thote se ata patën mesue
edhe tempullin e Delphit. Prezencën e shqiptarëve në rranxe të Akropolit të Athinës(Plaka
lagjja ma e vjetër e këtij qyteti) e çojnë në kohna shumë të vjetra dhe mbështesin
në një varg të Thuqidhidhit ku ban fjalë për një popullatë barbare me rranjet t’Akropolit
ku ende sot ndigjohet një shqipe e gjymtueme.
Bërthama
e shtetit ilir:
Bërthama
më serioze e njei shteti Ilirian qe fisi i Ardianvet.Me autariatet, Labeatet, Liburnet,
e fise të tjera, krijuan nji shtet, i cili në shekullin e IV pr Kr, u ba shtet
glorioz.. Kryeqyteti i këtij shteti u bë Shkodra. Për tu mbrojtur nga keltët, qysh
në fillim të shekullit të IV pr.Kr, rreth bërthamës së përmendun u mbështuallën
të gjithë fiset që prej Trieste e deri në Arte dhe kështu u kijua mbretnija ma
e madhe e Ilirvet nden Mbretin Bardhyl.Mos ta harrojmë se ka historianë që jetën
shtetnore të Ilirvet e çojnë qysh ne shekullin XII, pr.Kr. Më 385 Bardhyli
mundi mbretin Amintas të Maqedhonisë, ia pushtoi pjesët perëndimore të shtetit
dhe detyroi të paguante haraç .Filipi i II e mundi Bardhylin dhe i pushtoi të gjitha
krahinat deri në Ohër tue i aneksue në shtetin e vet. Mbas vdekjes së e
Bardhylit, shumë fise u tërhoqën në jetën lokale dhe kështu filloi bjerrja
fatale e Ilirvet.
Dardanët:
Koncepti
që ka dhënë për këtë fis prof I. Kelmendi.”Ndër fiset e Ilirvet, ma i madhi qe
fisi i Dardhanevet. Vendi i tyre ishte Kosova e sodme deri në
Jo rallë e
ndien njeriu ketë krahasim në raste të tilla në Greqi, ku sigurisht ka mbete
qysh prej kohnavet të lashta.
Luftëtarë:
Dardhanet
përmenden si luftëtarë të mirë dhe rezistenca e tyre kundër maqedhonasvet e
romakvet asht e ndigjueme.
Detarë
të zotë:
Ilirët
kanë qenë të zotet edhe si detar.Tregtia e grekvet në Adriatik pësonte dëme të mëdha
nga kusarët etyre.Për të siguruar tregëtinë, grekët e ftuan Romën për ta qetësue
Adriatikun nga iliret.
Luftërat
me Romen:
Në vjetin
228 pr Kr u pa zbarkimi i parë i romakvet në Iliri, që sundohej asi kohe në pjesë
të madhe prej mbertëreshës Teuta.Lutfa nuk përfundoi me nji a dy beteja, por zgjati ma shumë se dy shekuj.Më 168 pr.Kr.
konsulli romak Lucius Anicus kaloi si rrefe nëpër Iliri dhe pushtoi Shkodrën
dhe në kalanë e saj zuni rob mbretin Gencius të cilin bashkë me të shoqen Etlevën
dhe dy të bijtë e dërgoi në Romë, për të stolisur kthimin e tij trimfal.Mbas këtij
suksesi Ilira u shpall provincë e Romes.Por në realitet lufta nuk pushoi aspak.
Ilirët bëjshin vazhdimisht kryengritje.Sa pushonte a shtypej në njanën
fishkullonte në tjetrën. Ma e njoftuna është kryengritja e kryesume prej Batos
e cila qe përhap në krejt Ilirinë. Kjo lëvizje e mnerrsheme përmendet me emnin :“
Bellum Batonianum(6-8 mb Kr.).Luftërat me iliret, Romë i kanë kushtue shumë shtrenjtë
si në njerëz ashtu edhe në material. As nji popull nuk i ka qëndrue fuqivet të saja
aq sa i kanë rezistue Ilirët. Ma vonë kur në Ilir u stabilizua qetësia, ilirët
i suallën Romë edhe shërbime të konsiderueshme .Lagjionet më të mira ajo i
rekrutonte në Iliri dhe gjeneralët Ilirianë luftuan në Britani, Rhin, dhe në Eufrat.
Nga
katundarët Iliriane dualën edhe perandorë si: Claudius, Aurelian, Probus, Dioclecian, Maximian, Konstandini i madh.
Zbulimet
arkeologjike dëshmojnë:
Për të mujte
me formue një ide të qartë mbi qytetnimin e ilirvet nuk janë të bollshme
dokumnetat e shkrueme.Por zbulimet arkeologjike në Bosnje.Dalmaci e Kroaci na
apin prova binëse për qënien e një qytetërimi të naltë ndër ilirë.Për të kursyer
fjalët po përmendim një pjesës nga enciclopedia Britanica”Në Bosnje, banesat e
liqenit në Butmir, vorrezat e Jezerinës
e të Glosinac si dhe vende të tjera kanë ruajte orendi prej guri dhe prej brini,
zbukurime prej bronxi e prej hekuri, armë
etj si dhe sende ma të vonshme prej argjendi, teneqeje, qelibari e madje edhe
prej qelqi.Të gjitha këto na tregojnë periudhat e ndryshme të qytetërimit
primitiv të Iliranvet qysh prej kohevet neolithike e këndej.Sidomos kulturat
Hallstatt dhe La Tene paraqiten veçanërisht ma së miri Po të tilla zbulime janë
bamun edhe në Dlamaci e në Kroaci- slavoni…
Kristainizmi
tek ilirët:
Prof I. Kelmendi
përmend faktin se ilirët ishin ndër të parët popuj në Evropë që erdhën ne
kontakt me Kristanizmin. Në vitin 53 Shën Pavli predikoi Ungjillin ndër ilirët.,
ndërsa 4 vjet më vonë nxënësi i tij Titus.Ne shekullin e V-VI, Durrësi dhe
Nikopoli u bën qendrat më të forta të kristianizmit në Iliri Mbas tyre vinte
Shkodra, Tivari. Në kohën e Justinianit Shkupi u bë kryeqyteti moral dhe
administrativ i krejt Ilirisë.
Studimi i
prof Ibrahim Kelmendit përvijohet me principatat dhe me tej për gjenzene tone
dhe ardhjet sllave ne Ballkan me periudhat e mëvonshme që zënë vend në historinë
e këtij kombi të hershëm sa vet kontinenti ynë.