E diele, 28.04.2024, 09:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (10)

E diele, 30.09.2012, 09:14 AM


PESHA E FJALËS SË URTË (10)

Nga Dedë Sokoli

- S -

– S’ ka varfëri e mençuri së bashku.

– S’dalin dyzet ujqër nga një drize.

– S’i takon gjë dhëmbit të skiles që rri nën strofull.

– S’i kerkoj asgjë jetës, vetëm të kem e ti shtoj shpirtit pasuri.

– S’ka njeri në botë që të mos ketë një hall mbi kokë.

– S’kam frikë nga askush më tepër se sa nga budallaj që vrepon për tu bërë i ditur.

– S’kam hall se po më rrenë, por se kujton se po ma hedh.

– S’lidhet kali me pe.

– S’mbartet uji me shportë.

– S’mbushet thesi me nje kokërr.

– S’tundet mali nga bora.

– S’vjen behari me një lule.

– Sa arrijnë barazinë, gratë bëhen padronet tona.

– Sa do i mënçur të jetë njeriu, kur flet shumë, në fund nuk le pa thënë edhe ndonjë budallek.

– Sa do që djali nuk e ndjek rrugen e të jatit, nuk ka hall pa shkelë nganjëherë në fërkëmët (gjurmet) e babajt.

– Sa do që të kesh, nuk ke kurr aq sa don.

– Sa e hidhur është të shikosh lumturinë, shkrinë vetveten.

– Sa i qëndron diellit vesa, aq i gëndron të ligut besa.

– Sa keq që duhet të plakemi, por fundi, kjo është rruga e vetme për të jetuar gjatë.

– Sa më bosh të jetë një zemër, aq më e rënd është.

– Sa më i madh të jetë mashtrimi, aq më e vogël do të jetë kënaqësia.

– Sa rron, meson.

– Sa vrima ka muri, aq halle ka burri.

– Se kështu jeta e ka, shkoi rinia e s’kethehet ma.

– Sekreti i jetës së njeriut nuk qëndron në të jetuarit, por edhe që të dishë përse jeton.

– Sevapi as s’shitet as s’blihet.

– Shakaja e tepruar, ka pasoja prapa.

– Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.

– Shëmbulli ka ndikim më të fortë se predikimi.

– Shenja e parë e një njeriu të edukuar është se ai merret me vetveten.

– Shif me sy dhe plas me zemër.

– Shija nuk mund të kontrollohet nga ligji.

– Shiko mëndja, nuk shikon syri.

– Shiko të njohësh shtëpinë.

– Shkalla e nevojshme e shpirtit që na pelqen, eshtë një masë e saktë e shpirtit që kemi.

– Shkëlqimi i tjetrit, në se nuk ke ti vetë, nuk do të të bejë kurr të shkëlqyer.

– Shkenca është kapiteni, kurse praktika janë ushtarët.

– Shkenca nuk ka Atdhe, por shkencëtari duhet të ketë.

– Shkenca nuk vlen më nëse nuk na forcon ndërgjegjen.

– Shkolla e vertetë e Artit s’është jeta por vetë Arti.

– Shkolla e parë- është prehri i nënës.

– Shokët e vërtetë, janë perjetë.

– Shoku, aq sa duhet, aq dhe duhet të qortohet.

– Shoqëria ia falë shpesh kriminelit, por kurr s’ia falë ëndrrimtarit.

– Shoqeria të jep aq sa i ke dhënë.

– Shoqeria zhduket, vllazëria mbetet.

– Shpata që nuk pastrohet, ndryshket.

– Shpesh herë shërbimet e mëdha na bëhen nga njerës të vegjel.

– Shpesh e shpesh, bëhet përshesh.

– Shpesh herë jehona është me e bukur nga zëri që përsëritet.

– Shpesh, goja i prêt rriskun vedit.

– Shpëtimi i njeriut arrihet vetëm për mes dashurisë dhe me dashuri.

– Shpëtoi nga shiu dhe ra në breshër.

– Shpirti im është hija e pranishme e nje pranie të padukshme.

– Shpresa është çelsi i jetës.

– Shpresa është mjeku më i mirë që unë njoh.

– Shqipja fluturon në qiell por folenë e nderton në tokë.

– Shqiptarët dinë të flasin me tehun e shpates dhe me gryken e pushkës.

– Shqiptari për mik është tretë dhe është fikë.

– Shqiptari po dha fjalën, ther djalin.

– Shtaza ( ujku ) është e rrezikshme kur është e uritur, kurse njeriu është i rrezikshëm kur është i ngopur edhe me pushtet.

– Shtepia juaj nuk do të jetë spiranca e anijes por direku i sajë.

– Shtepia ka dy të keqia, duhani dhe rakia.

– Shtëpia mbahet më shumë me zellë se me takat.

– Shtëpia ndodhë që edhe e koritë të zonë e shtëpisë, kur pjestarët e familjes nuk i kryejnë mirë detyrat përkatëse.

– Shtepia pa burrë- mos qoftë kurrë.

– Shtepia pa femijë, si nata pa yje.

– Shtepia pa grue, si zjarri pa dru.

– Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat apo kollonat.

– Shtetet nuk humbasin veçse nga druajtja se do humbasin.

– Shteti lumturohet vetëm atëherë kur ndëshkohen padrejtësitë.

– Shumë burra bëhen fajtorë vetëm se janë të dobtë ndaj grave të tyre.

– Shumë duar, bekuar, shumë gojë mallkuar.

– Shumë gjera të çuditshme ka në botë, por më i çuditshm është njeriu.

– Shumë lule dalin në prill, por pak rrojnë.

– Shumë njerës i çoi në shkatërrim gjuha e tyre.

– Shumë pak i mesoi jeta atij që nuk mesoi të durojë fatkeqësitë.

– Shumë sy bashkë, gjejnë edhe gjilpërën në kashtë.

– Shumëherë edhe dhelpra që është aq dinake, zihet për katër këmbësh.

– Si t’iu bësh hyzmetin do të keshë edhe bereqetin.

– Siç duket dita që në mengjes, ashtu duket edhe njeriu që në vegjëli.

– Sikur të pushonte jeta arsimore, bota do të binte në barbarizëm.

– Sikur gruaja të ishte e mirë diçka, edhe Zoti do ta kishte një.

– Sikur mëshkujt të ishin aq dashtnorë sa edhe shprehen, femrave nuk do tu dilte kohë as edhe të kriheshin.

– Sikur të bliheshin fjalët, do të flisnim më pak.

– Sikur të kisha mundësi, në çdo pëllëmbë toke, siç mbillet gruri do të kish mbjellë libra.

– Sillu me prindrit e tu ashtu si do të dëshiroje që fëmijët e tu të silleshin me ty.

– Sinqeriteti sjell lumturi, lumturia sjell sinqeritetin.

– Sjellja e bën njeriun- njeri.

– Sjellja e mirë është veshje që nuk vjetrohet.

– Sjellja e mirë mbulon shumë defekte, sikurse sjellja e keqe mbulon shumë veti të mira.

– Sjellja e njeriut, është një pasqyrë, ku secili paraqet fytyrën e vet.

– Sjellja e zbukuron njeriun.

– Sjellja është libër pa shkronja që e lexojnë të gjithë.

– Sjelljen ashtu si ta gatuash, ashtu do ta shijosh.

– Ska ç’të duhet fytyra kur nuk din të buzqeshësh.

– Ska gjë më të keqe se sa një mik qe nuk flet hapur.

– Ska gjë më të t’merrshme se sa të vjedhësh të vdekurin.

– Ska kënaqësi më të madhe se kur mëndoj se di të veproj në fshehtësi.

– Ska lezet shamia e mëndafshtë në kokën e zgjebosur.

– Ska njeri më të shurdhër se sa atë që s’do ta dijë.

– Ska qënë i pranishëm ditën që është ndarë urtia.

– Ska rrezik më të madh për një komb se sa kur njerëz dinakë shkojnë për të urtë.

– Smundja më e përhapur e syve, dashuria me shikim të pare.

– Sopatës mos i u bëj bisht.

– Sot njifet çmimi i të gjitha gjerave dhe vlera e asnjerës.

– Sot e mot, të nderojmë të Madhin Zot.

– Sot hengre pulën, nesër përgatit gjelin.

– Sqepari bishtin e shokut e gëdhendë, kurse të vedin jo.

– Stani nuk gjykohet nga zilet e këmbonët, por nga bylmeti.

– Studimi, që të mësosh se si duhet jetuar mirë, duhet të vazhdojë gjithë jetën.

– Stuhitë e detyrojnë lisin t’i leshojë edhe më thellë rrenjet.

– Suksesi është gjithmonë bir i guximit.

– Suksesi i vërtetë konsiston në gjetjen e punës që na lejon të jetojmë me punën që duam.

– Suksesi kërkon 99% punë dhe 1% talent.

– Syri është drita e shpirtit.

– Syri që nuk shikohet, harrohet.

– Sytë dhe veshët janë deshmitarë të këqinj, në se mëndja nuk është e arsimuar.

– Sytë janë pasqyra e shpirtit.

 

- T -

– Ta dishë hallin tim, e harron tëndin.

– Talenti edukohet në qetësi, karakteri në rrymën e jetës.

– Të kerkosh lumturinë në ketë jetë, është shpirti i vërtetë i rebelimit.

– Të bashkosh mirësjelljen me krenarinë do të thotë të bësh një vepër arti të vërtetë.

– Të bëftë dallari për vedi.

– Të bënin mizat mjaltë, do të kishim qypat plot.

– Të bisedosh është arti i të folurit pa u mënduar.

– Të dashurosh dikënd, do të thotë të pranosh të plakesh me të.

– Të dashurosh është kaq e shkurtër, të harrosh kaq e gjatë.

– Të dishë të flasësh do të thotë mbi të gjitha t’i bësh të tjertë të të dëgjojnë.

– Të dishë të flasësh, të dishë të heshtësh, në kohën dhe vendin e duhur, ky është kodi i bisedës së suksesëshme.

– Të do ai që nuk ti falë gabimet.

– Të duam Atdheun, jo se është i madh.

– Të duash dikënd që të urren, është provë dashurie.

– Të flasësh pa menduar është sikur të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.

– Të flasësh pak eshtë argjend, të mos hapesh gojë, është flori.

– Të folurit e shumtë, i vjen rëndë edhe Perendisë.

– Të gabosh e të mos korigjohesh, do të thotë të gabosh me të vërtetë.

– Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen ëdhë me një fjalë: LIRI, DREJTËSI, NDERË, DETYRË, MËSHIRË, SHPRESË.

– Të gjitha madhështitë e kesaj bote, nuk vlejnë sa një mik i mirë.

– Të gjitha pulat, një ditë apo një tjetër do të bëhen klloçka.

– Të gjithë e duan thjeshtësinë.

– Të gjithë duam të jenë pardon, por asnjë pardon i veti.

– Të gjithë duam të ndryshojmë botën, askush veten e tij.

– Të gjithë duan të kenë ndërgjegje, por pak janë të gatshëm t’ia paguajnë çmimin.

– Të gjithë jemi kaq të kufizuar sa çdo herë kujtojmë se çdo herë kemi të ardhmen.

– Të gjithë njerëzit mendjemëdhenj, shqetësohen nga mëndjemadhësia e të tjerëve.

– Te grueja, urtësia është bukuri.

– Të jesh i lindur zotëri është rastësi, të vdesësh zoteri eshtë meritë.

– Të jeshë i lumtur do të thotë ta shohësh botën siç e dëshiron.

– Të jeshë i mirë është e lehtë, vështirë është të jeshë i drejtë.

– Të jeshë mik i Platonit- por ca më shumë mik i së vërtetës.

– Të jetosh dhe të vdesësh për Atdhe, është e ëmbël shumë.

– Të jetosh duke punuar, të vdesësh duke luftuar.

– Të jetosh mirë, është më mirë se të jetosh.

– Të jetosh thjeshtë dhe të mëndosh madhërisht.

– Të keqen mos e harro, që të mos përsëritet dhe jo për të marrë hak.

– Të korigjosh gabimin është më e rëndësishme se sa ta gjeshë se kush e ka kryer atë.

– Të kuptosh ç’është e drejtë, të ndjeshë ç’është e bukur, të dëshirosh ç’është e mirë, ja qëllimi i jetës së arsyeshme.

– Të largosh mëndjemadhësinë nga zëmra jote, i ke rritë vlerat vedit.

– Te librat flasin shpirtrat e pavedekshëm të të vdekurve.

– Të mashtrosh mashtruesit është kënaqësi e dyfishtë.

– Të mbrosh vedin pa të ngrënë të tjertë.

– Të mëndosh është sforcim, të besosh nje luks.

– Të mesosh është hapi i parë, të jetosh vetëm i dyti.

– Të metat mbulohen kollaj, por zhduken me vështirësi.

– Të mirë si buka, të mirë si ari.

– Të mirën, e hedh prapa dhe e gjenë përpara.

– Të mos bësh asgjë, është gjeja më e vështirë në botë.

– Të moshuarit e ardhur nga malsia në qytet, kanë rehatue b…. dhe jo kokën.

– Të ndënjurit sjell plogështinë, dembelleku dergjen, dergja eshtë darka e mortjes.

– Të pabesë, armik të Perendisë dhe jo vetëm të njerëzve, konsideroj atë që nuk kujdeset për prinderit e vet.

– Të pasurit shkelin ligjin, të varfrit denohen.

– Të qeshurit ndjell të qeshur.

– Të qeverisësh mirë, do të thotë të parashikosh.

– Të rinjtë duan të jenë besnikë dhe nuk munden.

– Të rinjtë tregojnë çfar janë duke bërë, të moshuarit çfar kanë bërë, budallejtë çfar do të bëjnë.

– Të rinjtë, ndjehen të lodhur në fund të një veprimi, kurse pleqtë në fillim.

– Të shohë ai që ka sy, të dëgjojë ai që ka veshë.

– Të shprehesh me perpikmeri, kjo është nisja dhe mbrimi i çdo arti.

– Të varfërit i mungojnë shumë gjera, kopracit i mungon gjithçka.

– Të vdesim duke luftuar.

– Të vdesim kur vdekja është mjek i yni.

– Të vetmit njerës real, janë ata që s’kanë ekzistuar kurr.

– Tek individet çmënduria është e rrallë, por te grupet, te Partitë, në kombet dhe epokat është rregull.

– Tek njerzit e keqinjë duhet të keshë besim, të paktën ata nuk ndryshojnë.

– Tek nusja hanë e pinë, tek dhëndri gjë nuk dine.

– Thashethemet dhe ujët e pronit nuk shterojnë kurr.

– Thelbi i lirisë është drejtësia.

– Themeli i një shteti është edukimi i të rinjeve.

– Thëngjilit të mbuluar, afroju me kujdes se të djeg.

– Thesi i zbrazët, s’qëndron dot në këmbë.

– Thesit të shpuar s’ke nevoj me i lidhë grukën.

– Thinjat dhe huqet mos i a vër re plakut.

– Thirri nevojës të të ndihmojë.

– Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave.

– Thuaj atë që vlen ose hesht.

– Thuaj me kë rri, të të them cili je.

– Ti e quan çmënduri, ndërsa unë i them dashuri.

– Ti kërkon falje për një hap të gabuar, ka njerës që nuk kërkojnë të falur për një rrugë të tërë të gabuar.

– Ti qesh me të tjerët, bota qeshë me ty.

– Toka pa zot është malli i botës.

– Toleranca realizohet vetëm atëherë kur duam ata që na urrejnë.

– Toskë e gegë, pemë nga një degë.

– Tragjedia e jetës është ajo që vdes brenda çdo njeriu me kalimin e viteve.

– Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe mënçurohemi shumë vonë.

– Transparenca është syri i demokracisë.

– Tre shprehje të mira : Të marrtë e mira, mos vdeksha gjallë dhe, Zoti na ruejt.

– Tre veta mund të ruajnë sekretin, në se dy nga ata vdesin.

– Tre vetë që ndihmojnë njeri – tjetrin, janë sa gjashtë veta veç e veç.

– Tregtia dikurë shterron, kurse toka trashgohet në breza.

– Tri, janë gjerat ne duhet t’i evitojmë sa të mundemi a) Urrejtja, b) Zilia, c) Perbuzja.

– Tri janë gjërat më të vështira : a) Të mbash një të fshehtë,

b) Të harrosh një sharje, c) Të administrosh mirë orët e kohës së lirë.

– Trim i mirë quhet ai që përcjell zemrimin.

– Trim ka punë me të gjallët dhe jo me të vdekurit.

– Trim nderon trimin, i mençuri të mënçurin dhe i ligu të ligun.

– Trimëria duhet të ketë mbështetje mënçurinë dhe urtinë.

– Trimëria me të ligun shkon kot.

– Trimi e ka fatin me vedi.

– Trimi e mban barutin të thatë.

– Trimi të falë, budalla të vret.

– Trimi vdes, frikacaku ngordhë.

– Trimin e ha plumbi, qenin e mirë e ha ujku.

– Trimni d.m.th të mbrosh vendin nga të tjertë, burrëri d.m.th të mbrosh të tjerët nga vetja.

– Trishtimi i atij që nuk e njef botën, nuk është veçse frika e atij që nuk shpreson te suksesi.

– Trishtimi nuk është veçse një mur midis dy kopshtve.

– Trupi i dobtë, shpëtohet nga shpirti i fuqishëm.

– Trupi me barna, si petku me harna.

– Trupi shëndoshet me të punuar, mëndja me të mësuar.

– Truri kërkon, vetem zemra gjenë.

– Turpi zgjatë më shumë se jeta.

 

- U -

– U bë bishti më i madh se sqepi.

– U bë veza me mësue pulën.

– U bëmë si këmbët e dhisë.

– Ujet që rrin shumë në një vend qelbet.

– Uji flë, hasmi nuk flë.

– Uji me të rrjedhun kullohet, faji nga të urtit pleqrohet, plaga me të shtrydhun shërohet.

– Ujku kur ndien erën e dhënve, harron që ato kanë bariun përpara.

– Ujku ka namin, se kërdinë e bën çakalli.

– Ujku nuk han me të porositur, por vete e merr.

– Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.

– Ujkut i trashet qafa sepse shikon punën e vet.

– Unë aga e ti aga, po gomarin kush na mba.

– Unë i ziu me dy pleq, kuj t’ja prish e kujt t’ja ndreq.

– Uria i shtie në grep njerëzit e mënçur.

– Urrejtja shkakton grindje, dashuria i mbulon të gjitha.

– Urrejtja e fshehur është më e keqe se ajo që shfaqet.

– Urt e butë, e plot tiganin.

– Urtësia nuk është gjë tjetër veçse shkenca e lumturisë.

– Urtësia vjen me tepër nga zemra se sa nga inteligjenca.

 

 

- V -

– Vajti si cjapi te kasapi.

– Vajza të shpie ke dera e hasmit.

– Varfëria dhe shpresa janë nënë e bijë, disa argëtohen me të bijën dhe harrojnë nënën.

– Varfëria është prind i revolucionit.

– Varfëria që nuk ka borxhe, është pasuri e madhe.

– Vate djalëria kur vure briskun në faqe.

– Vatra pa fëmijë, si pylli pa zogj.

– Vazua prej balte të papjekur, mund të ripunohet, kurse ajo që është e pjekur jo.

– Vdekja është borxh për të gjithë njerëzit.

– Vdekja është ëndërr e pa ëndrra.

– Vdekja është gjumë pa ëmdrra.

– Vdekja është lule para turpit.

– Vdekja me nderë- e ka varrin mermerë.

– Vdekja me nderë është rrojtje.

– Vdekja s’është gjë tjetër veçse dhëmballa e fundit e pjekurisë.

– Vdekjes më së paku i frikësohen ata për të cilët jeta ka më shumë vlerë.

– Vëna e mirë s’duhet të bjerë erë, vena e mirë është si vajza e stërvitur që flet me zë të qetë e të butë.

– Vëna sa më e ëmbël të jetë, më fort të zën.

– Vëndi yt është si nëna, vëndi i huaj si njerka.

– Veprat flasin më shumë se sa fjalët.

– Veset e këqia, duhet me i krasitë sikur degët e thata të pemëve në baçe.

– Vështirësitë janë ato që provojnë se si janë njerzit.

– Vështirësitë, venë në pah të mirën e të keqen te njeriu.

– Vështro nga vjen, mëso ku je dhe do të dishë ku shkon.

– Vesi kur nuk mund të bej dëm, quhet virtyt.

– Vestarit po nuk ia kuptove vesin, të hypë sipër dhe të tundë këmbët.

– Vetem njerzit e medhenj, kane të meta të medha.

– Vetëm ai zë që del nga zemra, mund të arijë te zemra.

– Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.

– Vetëm dashuria e nënës është 100% dashuri.

– Vetëm e vërteta është e bukur.

– Vetëm një gjë në botë është më e bukur dhe më e mirë se gjithçka, kjo është “ Nëna”.

– Vetëm zogu këndon pa lekë.

– Vetmia, më shumë se çdo gjë tjetër, e ndrydhë shpirtin e njeriut.

– Virtyti duhet të jetë një si për fshatarin edhe për mbretin.

– Virtyti është titull i parë i fisnikërisë. Njeriu duhet t’I vemë re veprimet dhe jo emrin.

– Virtyti i parë është devacioni kundrejt Atdheut.

– Vjehrra e mirë, ndihmon për nuse të mirë.

– Vjehrra është si kometa, nje lloj, më mirë eshtë ta shikosh nga larg.

– Vjehrra nuk e kujton asnjeherë kohën e rinisë.

– Vlera më e mirë që mund t’u lërë njeriu femijëve të vet, është edukata e mire.

– Vlera që një komb do t’i vërë vetes, atë do i vënë edhe të huajt.

– Vrapo si djalë e fol si plak.

– Vrimat e gardhit dhe gojët e hallkut, nuk mbyllen kurr.

– Vritet faji dhe jo njeriu.

– Vullneti bën gjithçka.

 

- XH -

– Xhelozia është një lehje qënësh që tërheq vjedhësit

 

- Z -

– Zakoni i ka rrënjët e thella.

– Zanati është bylyzyku i floririt në dorë.

– Zanati, në mos rrjedhtë, do të pikojë.

– Zemërimi i bën të mefshët mendjehollë, por ai i mban ata në varfëri.

– Zemra ka dy të ndara; atje rrin gëzimi dhe dhimbja; kur gëzimi rri zgjuar në njërën anë, atëherë dërmitë dhimbja në anën tjetër. O gëzim, kij mendjen e fol ngadal se mos zgjohet dhimbja.

– Zemra derdh tërë afshin e sajë ne çdo gjë që dashurojmë.

– Zemra është një pasuri që nuk shitet as blihet por vetëm dhurohet.

– Zemra është si një kurvë, kur mbaron së rrahuri, ka mbaruar gjithçka.

– Zemrat bujare nuk i pranojnë lëvdatat nëse ato janë të tepëruara.

– Zërin ta dëgjofsha, me sy mos të pafsha.

– Zgjedhjet mund të bëhen me parat dhe deshirat.

– Ziliqarët i mundon edhe inati i tyre por edhe virtyti i të tjerëve.

– Zjarrit hidhi ujë e jo benzinë.

– Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

– Zoti ndihmoftë atë që e besoftë.

-----------------------------

-Ky Cikël prej 10 shkrimesh, është përgatitur për botim në ZSh, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj-

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (9)

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (8)



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora