Kulturë
Gjon Keka: Kadare dhe çmimi Nobel
E merkure, 26.09.2012, 07:59 PM
Kadare
dhe çmimi Nobel
Nga Gjon KEKA
Është gjë
e shenjtë për një komb t'i mbajë në djepin e vlerave të kombit personalitetet
mbikohore të tij duke i dhënë jo vetëm hapësirën e natyrshme të ngrohët të mbështetjes
së madhe dhe përkrahjes së pakursyer që këto personalitete të ndriçojnë botën e
brendshme shqiptare, por edhe t'i bëjë sëbashku me vlera e tjera të civilizimit
europian dritë e botës në përgjithësi.
Nuk është
gjë e lehtë të jesh një vlerë e kombit sidomos një vlerë që i bënë dritë kombit,
kjo për faktin se sfidat, pastaj gurët dhe njollat që errësira mundohet të hedh
në dinjitetin e këtyre personaliteteve si vlerë janë të shpeshta që kanë si qëllim
pengimin e tyre t'i bëjnë dritë botës shqiptare europiane dhe njëkohsisht edhe
jashtë saj pra në botën e civilizuar.
Duhet
ditur se personalitetet si vlera janë gjithmonë të gatshëm për të qenë në shërbim
të dobishmërisë së një kombi, madje ata e fisnikërojn atë .Vlerat rrënjësore të
kombit janë modeste, larg ankthit të kohës dhe dobësisë ata janë vlera të arta
që në çdo kohë rreziqesh dalin si driat që pushton terrin dhe kështu ata
tregojn rrugën e shpëtimit të kombin nga degjenerimi, rrokullisja e mbrapsht
dhe çoroditja, thjeshtë ata janë roje të përjetshme që qëndrojn te dera e
kombit, ndërsa në botë janë të njohura si vlera të përbashkëta të civilizimit
tonë.Jan pikërisht vlerat si personalitete mbikohore që nuk e lënë të kënaqet në
shtratin e keq ideologjik kombin as nuk e lënë të kënaqet me shtrmbërimet e
imazhit të saj dhe dhjamosjen.
Vlerat si
personalitete rrënjësore janë kryevepra e kombit ata jo vetëm na prezantojn
qenjen tonë dhe imazhin tonë në botë por edhe tregojn armonën e mirë dhe të ëmbël
të kombit në botën e civilizuar dhe kështu bëhën aroma e mirë dhe e emëbël e përbashkët
e botës në përgjithësi.
Kështu që
shkrimtari i ynë i njohë i kombit shqiptar europian Ismail Kadare është një nga
personalitetet dhe vlerat e kombit tonë, ai ka hyrë në kolonën e
personaliteteve të kombit shqiptar dhe është bërë një nga shkrimtarët që ka shpërthyer
fuqishëm me talentin e tij dhe krijimtarin si një rreze dritë në djepin e përbashkët
të letërsisë europiane dhe civilizimit në tërësi.
Veprat e
tij krijuese si një shkrimtar aktiv tanimë janë prezente pothuajse në të gjitha
vendet e europës dhe botës demokratike, ai ka depërtuar kështu si një vlerë e
kombit shqiptar e që bota tinmë e njeh edhe si vlerë e saj e përbashkët e
kulturës dhe letërsisë.Ne si komb jo vetëm se duhet përkrah, inkurajuar, por
duhet edhe mbështetur fuqishëm që kjo vlerë krijuese e kombit të hyj edhe në kolonën
e njerëzve gjurmlënës të cilat në bazë të punës, krijimtarisë së tyre kanë marrë
edhe çmimin nobel si tregues i përbashkët i vlerave të civilizimit në tërësi
dhe rrënjëve të shpirtit kulturore e kombëtar.
Individë të
caktuar dhe klane të ndryshme nuk do të mund ta ndalin ecjen e tij drejt kulmit
të krijimtarisë së tij si një shkrimtar as të ndalejs apo bllokimit të marrjes
së çmimit nobel për letërsi.Antivlerat nuk kanë asnjë mjetë as fuqi as rrugë për
ta dëmtuar atë si shkrimtar në këtë rrugëtim, sepse klanet dhe individët që dëmtojn
kombin duke hedhur njollat e tyre ideologjike nuk do të arrijnë që atë ta dëmtojn
në asnjë mënyrë, sepse nuk kanë fuqi, vlera ka fuqi, është dritë, terri zhduket para saj, prandaj drita e
vlerave të kombit tonë është vetë triumfi, por jo vetëm kaq ai si vlerë dhe
personalitet e shkrimtar ndërkombëtarsht i njohur së shpejti do t'i bashkohet
kolonës së personaliteteve si vlera të botës brenda familjes së Nobelistëve.
Kombi ynë
jo vetëm duhet mbështetur fuqishëm në këtë rrugëtim shkrimtarin e njohur Ismail
Kadare por do të duhet edhe më duartrokije të madhe kombëtare ta përkrahim në ngjitjen
e tij drejt majes së krijimtarisë letrare si një shkrimtar dhe të marrjes së çmimit
nobel.Ai është i përkthyer në disa gjuhë europiane dhe botëore, ai tanimë është
shkrimtar europian dhe botëror, ai është
një ndër apostujt e letërsisë së kombit shqiptar europian, ai poashtu është ambasador
i denjë i kulturës me të cilën në prezantohemi si vlerë kulturore europiane në familjen
e letërësisë dhe kulturës europiane dhe botërore.
Ai ka bërë
një famë të shëndosh që ka përfituar një armat(ndjekës, lexuesish) të mirë pas
vetesh, ai është bërëzeri i kulturës dhe letërisë së kombit, faqja me
kuptueshme ekrijimtarisë së tij në botën e civilizuar ai tani është personalitet
që adimorhet dhe lexohet në botën e dijes dhe demokratike.Unë besoj se edhe përkundër
sfidave dhe hedhjes së gurvëe nga individët, klanet etj, Ismail Kadare ka
durimin si virtyt se do të dal triumgues në majen e krijimtarisë së tij
letratre kombëtare dhe asaj europiane së bashku me krijues tjerë të kësaj
familje si vlerë.
Bota ka
nevoj për krijesa të pasura, për njerëz dhe vlera fisnike që i dhënë gëzim dhe
formë tryezës së përbashkët të saj për të dal si një familjes e vlerave që botës
i bëhet mantel dinjiteti dhe mburoje nga gjembat e antivlerave dhe mohuesve të idealeve
të shëndosha dhe iluministe të botës.Shqiptar sikomb kanë nevoj për Kadaren ndërsa
bota është e etur për krijimtarinë dhe vlerat si ai dhe pret t'i bashkohet
familjes së vlerave krijuese në botën demokratike dhe civilizuese, Nobeli për
Kadaren është nobel për kombin shqiptar europian, është vlera që ne ia japim kësja familje të përbashkët
dhe që ajo na e dhuron ne krenarin me vete.