E diele, 28.04.2024, 07:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (8)

E marte, 25.09.2012, 07:34 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (8)

Nga Dedë Sokoli

-N-

– Namin sa lajthia, dhunën sa shtëpia.

– Nata për ujkun, dita për bujkun.

– Nata s’është gjë tjetër veçse nata e botës, ligësia është nata e shpirtit.

– Natyra i fshehë sekretet e sajë sepse është sublime dhe jo se është mashtruese.

– Natyra nuk flet, nuk proteston por hakmarret.

– Ndarja është më e mira e të ligave.

– Nderi e vendosë pasurinë, pasuria nuk e vendos nderin.

– Nderi rron edhe pas vdekjes.

– Nderi vjen e ikën, turpi vjen e nuk ikën më.

– Ndershmëria vonon, por nuk harron.

– Ndo duro e plas, ndo fol e banu gas.

– Në çdo gjë që bëjme është e nevojshme t’i shofim efektin.

– Në atë shtepi ku qeshin, ka hyrë lumturia.

– Në botë ka dy rraca njerzish; a) Raca e njerëzve të sjellshem;b) Raca e njerëzve tëpasjellshëm.

– Në botë nuk kemi të bëjmë me djaj as me enjëj, por me njeres që u ngjajnë atyre.

– Në ç’ditë do ta mashtroj një femër, se nga dobësia e sajë punë nuk bëka vërtetësia imë.

– Në çdo gjë mund të neglizhohet, por në edukimin e fëmijve nuk mund të neglizhohet asnjëherë.

– Në çdo moshë, njeriu bën faj.

– Në çdo vend, ka pleq me mënd.

– Në darkë, barkun lëre pakëz firë (bosh) që të jeshë gjithnjë më mirë.

– Në darkë ha pak që të fjeshë më rehat.

– Në dashuri komandon ai që dashuron më pak.

– Në demakraci forca e arsyes, është dhe duhet të jetë më e fuqishme se arsyeja e forces.

– Në demakraci secili ka të drejtë të jetë skllav i kujtdo.

– Në emër të drejtësisë, të jemi kundra vetes ( Të ruajtë Zoti nga vetja).

– Në ëndrra në dashuri, nuk ka gjera të pa mundura.

– Në gjellën tënde hidh krypë sa të duash, në të fshatit jo.

– Në i thënsh” plaç” së keqes, ajo pelcet si kokrra e kripës në zjarr.

– Në jetë asgjë nuk kushton në shtrëjt se sëmundja e budallallekut.

– Në jetë nuk ekzistojnë zgjidhje. Ka vetëm forca lëvizje, mjafton t’i gjeshë dhe zgjidhjet vijnë vetë.

– Në jetën e çdo kujt’ është një puthje që nuk harrohet.

– Në kombin tonë duket se tërë hollësia e mëndjes dhe zemërës, terë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, kanë rënë në anën e gruas.

– Në komedinë e dashurisë, zënkat janë që pergatisin aktin e ri.

– Në kritikën estetike, qëndrimi është gjithçka.

– Në luftë duhen një trimri dhe njëqind mënçuri.

– Në lumturi duhet të jeshë i përmbajtur, në fatkeqësi i urtë.

– Në miqësi duhet vlersuar mbi çdo gjë- sinqeriteti.

– Në një familje të lumtur, që ka një të çmëndur, i lumtur është vetëm ai i çmënduri.

– Në një pyllë, pema mbështetet te një pemë, tek një komb, njeriu mbështetet në njerinë.

– Në një shtet nuk ka gjë më të keqe se sa të mbashë për të urtë dinakun.

– Në politikë është si në matematikë, ajo që nuk është krejtësisht e saktë, është e gabuar.

– Në portën e shurdhit mos trokit.

– Në pusin e ri mos pi ujë, në të vjetrin mos pështyjë.

– Në qoftë se don të martohesh mirë, martou me një shoqe tënden.

– Në qoftëse nuk jeni fajtorë, atëher, rrini i qetë.

– Ne rrallë u besojmë atyre që janë më të mirë se sa vetë ne.

– Ne rregullohemi me asgjë- sepse me asgjë hidhërohemi.

– Në se don që një njeri ta mbashë afër, mbaje diçka larg.

– Ne se don të dishë të metat e familjes tënde, rrih kalamajt e fshatit se t’i tregojnë ato.

– Ne së flet me ngut, do të thuash ndonjë fjalë që do të pëndohesh sa të jeshë gjallë.

– Në se nuk kërkon ndjesë, je duke bërë një akuzë.

– Në tryezë kurr nuk mungojnë miqtë, por janë rrallë në çdo të veçanta.

– Në vëndin që nuk të takon, mos u ul.

– Në xhelozi ka më shumë egoizëm se sa dashuri.

– Në zemrën e çdo burri ose një gruje, fillon historia e çdo vendi.

– Nëna, ju e keni në dorë shpëtimin e botës.

– Nëna të lindë, babaj të ushqen.

– Nënë, jam trim. Të njofin shokët djalo. Nënë jam i bukur, shif vedin në pasqyrë.

– Nëse do të keshë lajme nga zemra, pyet fytyrën.

– Nëse don ta humbasësh mikun, jepi para borxh.

– Nëse fjalen nuk e thua dot në shesh, sepse ke droje, mos e thuaj as pas nesh.

– Nëse jeton gjatë, do të shohësh se çdo fitore shënderrohet në disfatë.

– Nëse nuk kërkon ndjesë, je duke bërë një akuzë.

– Nëse nuk merr pjesë në fatkeqësinë time, në lumturin time je i tepërt.

– Nëse pakëz sinqeritet është i rrezikshëm, atëherë sinqeriteti i tepruar është katastrofë.

– Nëse të diturit nuk do të benin gabime, budallejtë do të dëshproheshin.

– Nëse ti nuk e don të keqen, ik nge keqja.

– Nëse ti pin duhan, je shkatrrues i shëndetit tand.

– Nevoja të ben me i thirrë derrit dajë.

– Nga del fjala, del dhe shpirti.

– Nga dituria, del fitimi.

– Nga e thëna në të berë, kalon në mes një det i tërë.

– Nga gabimet e të tjerve, i mënçuri korigjon vetveten.

– Nga lehja e qenit nuk tundet mali.

– Nga mallkimi i nënës nuk vdes njeri.

– Nga mërzitia e minjëve, i vuri flakën mullirit.

– Nga një e keqe, nuk mund të vijë kurr një diçka e mire.

– Nga njeri vesh i hyn dhe nga tjetri i del.

– Nga të erdhi sosja, o pyll ? Nga vetja se nxora bishtin e spatës.

– Nga të gjitha fjalet që degjoj, fjalen vdekje e shof me inatë.

– Nga të gjitha gjerat e kota, arti është me i nevojshmi.

– Nga të ngrohti nuk të gjenë gjë- ruaju nga të ftohti.

– Nga tërë gabimet që bejmë gjatë ditës, më i madhi eshtë të dëshprohemi.

– Nga zemra e ftohtë, nuk del asgjë e ngrohtë.

– Ngarkoje tjetrin aq sa ka mundesi të mbajë.

– Ngremë shumë lartë lavdinë e njërës palë, për të ulur atë të palës tjetër.

– Ngriti ato vetulla, se s’erdha me ngrënë petulla.

– Ngushëllimet pa vënd, e acarojnë dhëmbjen.

– Një herë bëhet e liga.

– Një herë të vjen fati te dera.

– Një arë që mbillet vonë, nuk e gëzon të zonë.

– Një baba mban dy fëmijë, ndersa dy femijë nuk e mbajnë një baba.

– Një botë pa psikopat, do të ishte anormale.

– Një budalla i ditur është më budalla se një i tillë i pa ditur.

– Një burrë gjykoje më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet.

– Një burrë ka frikë gjithmonë nga një femër që dashuron shumë.

– Një burrë shteti është ai që mëndon për gjeneratat e ardhshëme, kurse një politikan është si që mëndon për zgjedhjet e ardhshëme.

– Një dashuri e kufizuar, është një dashuri e mbaruar.

– Një dashuri e vërtetë është e bukur kur është në zemër dhe jo ne kokë.

– Një dru i shtrembër, prish gjith barren.

– Një fjalë e ëmbël, është si një ditë pranvere.

– Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë e gjithë bota.

– Një fjalë që ua beson tre vetve, do ta marrin veshtë një qind të tjerë.

– Një gabim është aq i rrezikshëm, sa të vërteta ka brënda.

– Një gabim i harruar mund të persëritet.

– Një gënjeshtër i ngjanë një topi prej bore, sa më tepër rrotullohet në borë- aq më shumë rritet.

– Një gisht nuk është grusht.

– Një grua nuk bën mirë sa duhet.

– Një grue është shumë e bukur kur i mban buzët të mbyllura.

– Një grue pa burrë është si peshku në breg.

– Një gur nuk bën dot mur.

– Një ide ka vlerë vetëm kur mëshirohet, pra kur bëhët figurë.

– Një komb të edukuar mirë, është e thjeshtë ta drejtosh’ por është e veshtirë ta pushtosh.

– Një kopjues i thjeshtë i natyres nuk mund të krijojë asgjë të madhe.

– Një krimb thanë një lis.

– Një kritik duhet të thotë vetëm të vertetën, por edhe duhet ta njohë atë.

– Një liber i mirë është esenca më e pastër e një shpirti njerzorë.

– Një mëndje e qartë, një betejë e fituar.

– Një nenë, falë kurdoherë, për këtë ka ardhur në botë.

– Një njeri me pozitë të lartë dhe që shikohet nga të gjithë nuk duhet t’i lejojë vetes të bëjë veprime të pahijshme.

– Një njeri njifet nga librat, miqtë dhe aftesia për të pranuar gabimet e tij.

– Një njeri nuk është asgjë më shumë se dikush tjetër, në se nuk bën më shumë se sa ai.

– Një njeri nuk mund të ndihmojë shumë njeres, shumë njerës mund të ndihmojnë mjaft një njeri.

– Një njeri pa karakter është si ushtari pa arëm si udhëtari

pa para.

– Një njeri që e ka pranverën në shpirtin e vet, din ta gjejë pranverën në çdo stinë.

– Një njeri të dobtë, më mirë bëje armik se sa mik.

– Një paqe e keqe është më e mire se një luftë e mire.

– Një peisazh është një gjendje shpirterore.

– Një pjesë e njerzve veprojnë pa u mënduar, të tjerë mëndojnë pa vepruar.

– Një puthje mund të jetë si një presje, pikpyetje ose pikëçuditëse, këtë sistem shënjash e din mirë çdo grue.

– Një qind të ditur kan të njejtin mëndim, çdo budalla ka të vetin.

– Një rrugë qorre është vetëm një vend i mirë për tu kethyer mbrapësht.

– Një shok nuk duhet humbur kurr.

– Një shtepi pa bibliotekë, është si një shtepi pa sedër.

– Një vajze pa kukulla, e quan vedin po aq fatkeqe sa edhe një grue pa fëmijë.

– Një zog që ndahet nga shokët e han shqiponja.

– Një zotëri burrë, është një burrë që nuk e rrahë kurr gruen e vet pa hequr kapelen.

– Njera dorë lanë tjetrën, të dyja lajnë fytyrën.

– Njerës të mëdhenj janë ata që dinë të zotrojnë lumturinë dhe fatin.

– Njerëzit ndryshojnë nga njeri- tjetri nga koka e jo nga këmbët.

– Njerëzit në fillim japin shëndetin për të fituar para, pastaj japin para për të fituar shëndetin.

– Njerëzit nuk mund të kenë gjithë të mirat që dëshirojnë.

– Njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkonit.

– Njeri i zoti nuk është ai që s’ka të meta, por ai që pranon të metat e veta.

– Njerit i shkon më mirë ta marrë jetën me të qeshur se sa ta qajë atë.

– Njeriu atje ku rron, atje mund të bëhet edhe i lumtur.

– Njeriu duhet të durojë dhe të falë.

– Njeriu duhet te durojë, por edhe të falë.

– Njeriu e ndien pleqërinë kur nuk meson dot më.

– Njeriu- e vetmija “ kafshë” që ndezë zjarrin dhe varrosë të vdekurin.

– Njeriu është aq i ri, sa të reja ka mëndimet.

– Njeriu është dy njerës, njeri është i zgjuar në errësirë dhe tjetri i fjetur në dritë.

– Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i sherben së vërtetës.

– Njeriu është i pa lumtur, sepse nuk e din që është I lumtur.

– Njeriu është krijuar për të qënë i lumtur, ashtu si zogu për të fluturuar.

– Njeriu është më mire t’i shprehë mendimet,se sa t’i bluaj.

– Njeriu është si djelli, ndjenjat janë planetet e tijë.

– Njeriu gjithmonë korrë atë që mbjell.

– Njeriu i guximshëm, në çdo veprim të tijë, ka mbarësi.

– Njeriu i keq, në asnjë mënyrë s’mund të bëhet njeri I madh.

– Njeriu i mënçur kurr nuk është i varfër.

– Njeriu i mënçur nuk flet për punët që i përkasin atij vetë.

– Njeriu i mënçur, edhe kur është i zemruar, nuk bie aq poshtë sa të përdorë fjalë fyese.

– Njeriu i pa edukuar shifet në çastin kur e nderojnë ndërsa i edukuari në çastin kur nuk e nderojnë.

– Njeriu i rregullt mund të bëjerë në dashuri si i çmëndur por jo si budalla.

– Njeriu i vetëm, njeriu i tretun.

– Njeriu i zemruar ndryshon nga njeriu i çmendur për nga zgjatja kohore e sëmundjes.

– Njeriu i zemruar nuk mund të mëndojë asnjë gjë të drejtë.

– Njeriu ka dy veshë për të degjuar shumë dhe një gojë per të folur pak.

– Njeriu ka mësuar të zoterojë natyrën, pa mësuar ende të zotërojë vetveten

– Njeriu kur s’ka punë do merret me fjalë.

– Njeriu me buzëqeshje e fjalë të ëmbël e terheq njerzit rreth vetes.

– Njeriu më i pasur në botë është ai që e ka zemrën të pastër.

– Njeriu më i urtë është ai që mund të kuptojë vetveten, njeriu më i fortë është ai që mund të zotërojë vetveten.

– Njeriu më mirë i vdekur e në dhé sesa i turpëruar e mbi dhé.

– Njeriu mos mirnjohës ngjanë me qypin e shpuar, çfardo që t’i hedhësh, do të bjerë në vend bosh.

– Njeriu mund të ngjitet në majat më të larta, por s’mund të qëndrojë gjatë aty.

– Njeriu ndien dashuri të vërtetë vetëm një herë atë të parën, dashuritë që vijnë pastaj nuk janë aq të pavullnetshme.

– Njeriu në dashuri, falë më shumë se në dashuri.

– Njeriu nuk duhet të rrijë para pushkës, prapa mushkës dhe as afër të madhit.

– Njeriu nuk e mban buka- por zemra.

– Njeriu nuk mund të jetë i mirë pergjysëm.

– Njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe por kur harrohet.

– Njeriu pa dashuri- si kufomë që shkon drejt vdekjes.

– Njeriu pa nderë, si lulja pa erë.

– Njeriu pa shokë është si muri pa tokë.

– Njeriu pa tru, si mali pa dru.

– Njeriu para së gjithash duhet të mësojë shkallen e paditurisë së tij.

– Njeriu që kënaqet duke folur vazhdimisht, nuk e ka ndier se s’bëhet i padurueshëm për shoqërinë e vet.

– Njeriu që s’gabon, zakonisht s’bën asgjë.

– Njeriu që s’ka botë të brendshme, është skllav i asaj që rrethon.

– Njeriu rron vetëm atë kohë që dashuron.

– Njeriu thotë të vërtetën vetëm kur s’ka më gënjeshtra.

– Njeriu varfërohet kur prishë më shumë nga sa merr.

– Njeriu vdes vetëm një herë, por vdes përgjithmonë.

– Njeriu vërtetë i pasur është ai të cilit fëmia i hidhen në qafë edhe kur i ka duart bosh.

– Njeriun e ben të lumtur madhështia shpirtërore dhe pasuria mëndore.

– Njeriut i pelqen të numërojë hidherimet dhe jo gezimet e tij.

– Njeriut nuk i hahet mishi por fjala.

– Njerzishmëria për martesën është si vaji për motorrin.

– Njerzit diskutojnë me qetësi vetëm për gjerat që nuk u interesojnë.

– Njerzit e kanë pasionin për jetën, por duhet dikush t’ua thotë.

– Njerzit i besojnë çdo gjëje në se ja përshperitë atë në vesh.

– Njerzit janë një lloj para natyrës, por nga njeri- tjetri I dallon vetëm edukata.

– Njerzit janë sa të ngjashëm edhe të ndryshem nga njeritjetri.

– Njerzit zakonisht besojnë më lehtë ato që duan.

– Njerzore dhe fisnike është e mira hyjnore dhe e pavdekshme është bukuria.

– Njollat duken më mirë në këmishën e tjetrit.

– Nuk ka hajdut në pyll, të prerë.

– Nuk u mërzita se më kaloi mini nëpër mustaqe, por u mërzita se u mësoi rrugën të tjerëve.

– Nuk vete, burrë i mirë mos u ban vetem në tryezën tënde.

– Nuk bëhet prush me shkarpa.

– Nuk bëhet tufë me një lule.

– Nuk bën mollë dega e thatë.

– Nuk di me çfar armësh do të bëhet lufta e Tretë Botrore, por di për të katërtën. Pa dyshim me gurë.

– Nuk din derri ç’është nderi.

– Nuk din të flaës ai që nuk din të heshtë.

– Nuk dua pasuri por fat.

– Nuk e lanë as lumi as prroi.

– Nuk e vlen barra qeranë.

– Nuk edukohet njeriu pa shpulla.

– Nuk është e mundur të jetë i lirë ai njeri që është skllav i pasioneve të veta.

– Nuk është se mungon liria, mungojnë njerëzit e lirë.

– Nuk eshtë asnjeherë vonë për të korigjuar gabimet e jetës.

– Nuk është faj i madh të mos dishë të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta keshë mësuar.

– Nuk është faji i forcës së gravitetit që njerzit bien në dashuri.

– Nuk është gjetur e nuk mund të ekzistojë asnjë njeri që të mos qortohet.

– Nuk është gjithnjë e mirë ajo që eshtë e bukur.

– Nuk flen mini me macen.

– Nuk ha mortja bagel.

– Nuk hahet gjellë me dy lugë.

– Nuk ia din vlerën jetës as mënçurise njeriu që nuk çmon vlerën e madhe të lirisë.

– Nuk ia han qeni shkopin.

– Nuk janë fjalet fajtore, fajtor jemi ne.

– Nuk ka asgjë më të fuqishme se sa e vërteta dhe shpesh herë asgjë më të çuditëshme.

– Nuk ka asnjë dobi nga të gjitha të mirat, pa perjashtim, po qe se mungon shëndeti.

– Nuk ka barëra të këqia as njerës të këqinjë, ka vetëm kultivues të këqinjë.

– Nuk ka errësirë më të madhe se padituria.

– Nuk ka faj pasqyra po fytyra.

– Nuk ka fare nevojë për burrëri, po të jemi të drejtë.

– Nuk ka gjë më të ëmbël se Atdheu.

– Nuk ka gjë më të tmerrshme se injoranca në veprim.

– Nuk ka gjë më të vështir në botë se sa mjeshtria e fjalëve.

– Nuk ka gjë që arti të mos dijë ta shprehë.

– Nuk ka gjuhë të keqe aty ku ka edukatë të mire.

– Nuk ka gra të shemtuara ka vetëm gra përtace.

– Nuk ka kafshë më të pa cipë se njeriu i paturpshëm, sepse atje ku sundon paturpësia, respekti është i palevërdisshëm.

– Nuk ka lavdi duke ndenjur në qetësi.

– Nuk ka libër aq të keq në të cilin të mos ketë diçka për të mësuar.

– Nuk ka mace që të mos hajë mi.

– Nuk ka nevojë për fjalë të bukura, sepse e verteta shpjegon vetë.

– Nuk ka pandershmëri më të madhe se sa të tregohesh I ndershëm me të pandershëmin.

– Nuk ka prrua pa ferra dhe as pyll pa derra.

– Nuk ka rrobë që i rri më keq grues, se sa dëshira për tu bërë e urtë.

– Nuk ka rrugë të gjatë, kur ka shokë të mirë.

– Nuk ka sëmundje më fisnike se sa malli për Atdhe.

– Nuk ka shërbim më të madh për shoqërin se sa edukimi i femëjve.

– Nuk ka shpresë pa frikë dhe as frikë pa shpresë.

– Nuk kemi humbur asgjë kur na mbetet nderi.

– Nuk mbahen dy kunguj nën një sjetull.

– Nuk mbinë bar në një rrugë që shkelet nga shumë njerës.

– Nuk mbushet pusi me pështyma.

– Nuk mund të forcohet i dobti duke dobësuar të fortin, nuk mund të ndihmohet më i vogli duke shkatrruar më të madhin, nuk mund të ndihmohet i varfri duke rrënuar të pasurin.

– Nuk mund të jetë e madhe një gje po qe se nuk është e vërtetë.

– Nuk mund të thuhet dot me gojë se sa i zbutë shpitrat e njerëzve mirësjellja dhe ëmbëlsia e të folurit.

– Nuk ndahet mishi nga thoi.

– Nuk ngjallet i vdekuri nga të qarët.

– Nuk njifet kurr lumturia që kemi, nuk jemi aq fatkeq sa kujtojmë.

– Nuk pata para për të blerë gjera të lira.

– Nuk pyesin shkëmbejt për uthullën e forte.

– Nuk zën kush iriq me duar lakuriq.

– Nuk zihet dielli me shoshë.

– Nuk zihet pleshti me dorashka.

– Numro gjerat që nuk blihen me para e do të ndihesh i pasur.

– Nuse e mirë po të thonë, po flen heret dhe çohesh vonë.

– Nusen zgjidhe se ta mbyll derën.

– Nuses së mirë, njerëzit e familjes i thonë “ mirë mëngjes“ sepse ajo ngrihet pa u gdhirë.

– Nusja e mirë eshtë pranvera e shtepisë.

– Nusja e vjehrr, a rrinë të qeta në fotografi.

---------------

Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me -O-P-Q-



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora