Kulturë
Fritz Radovani: Dijetari At Donat Kurti
E diele, 23.09.2012, 07:34 PM
Nga
Fritz RADOVANI:
110
VJET MA PARE KA
LÉ DIJETARI
AT DONAT
KURTI O.F.M.
Në 45 vjetorin e “Revolucionit Kultural…”
"Gjaja ma e bukur që më ka mbetë
në mendje prej kohës së fëmijnisë, ishte festa e 28 Nandorit, kur dera e
shtëpisë atnore dhe të tjerat përreth zbukuroheshin me shërmashek e lule
shëmshiri, ndërsa banorët e lagjes, tue mbajtë në ballë Flamurin kombëtar,
delshin me kandila të ndezun e brohoritshin për festën e Pavarësisë", shenon në kujtimet e veta At Donati.
Ai ishte klerik katolik shqiptar,
doktor i shkencave, etnolog, folklorist, albanolog, poet, gjuhëtar, piktor,
muzikant dhe nen drejtimin e Kolë Idromenos punoi dhe arkitekt.
Ka lé, rritë në Shkoder, studjoi,
punoi dhe vdiq tue ecë i zbathun mbi gurt’ e Zallit Kirit!
Në ndihmë të Historisë së vertetë të zhvillimit arsimit dhe kultures Shqiptare, po Ju risjelli këte punim të Këtij Dijetari të Shkencës sonë, në këte pervjetor të 110 që ka lé:
VEPRA
KULTURALE E ELEMENTIT KATOLIK NË SHQIPNI
?Vëprimi
i katolikëve në Shqipni kje i vijueshëm ç’prej fillimit të kristjanizmit e deri
ndër ditët tona; por, prej pushtimit otoman fati i vendit tonë kje në mënyrë të
jashtzakonshme i kobëshëm, mbasi na ndau ndërmjet vedit, na dha rrugat e
mërgimit, na dërmoi, na çfarosi gati krejt, kështu, edhe vëprimi i elementit
katolik për kah kultura mund të ndahët dyshë:
?1)
Veprimi i katolikëve sa kombi qindroi në besimin e krishtenë, e
?2)
Veprimi i katolikëve gjatë pesë shekujsh robni, errësinet e ligështijet.
?Një
qi shikon ndër ledhët e kaklopve të hershëm bloqet e shkamijve të rënduem njeni
mbi tjetrin gjatë korrizit të kalave, mund të sajojë njëfarë ideje për fuqi të
jashtzakonshme e për trup të lidhun, qi kanë pasë njerëzit motit. Prap edhe një
që kalon nëpër Athinë a nëpër Romë, i vëren me kujdes tepricat e tempujve, të
skulpturës e të artit e mund ta çojë mendën tek madhnia, te përparimi, te
luksi, te kultura e atyne kryeqytetëve të fuqishme. Kështu na bije rasa edhe né
me mendue për veprim të katoliçizmit gjatë 14 shekujve të parë.
Aty-këtu
ndeshim ndër rrënime të kishave, të ledhëve, të qytetzave e t' urave të
herëshme. Gojdhana na i shumon përgjithëvend e për çdo katund. Ato pak viza
arkitekture na diftojnë madhninë e atyne mbeturinave të shenjta; do copa
afreskësh me ngjyemje të gjalla na tregojnë dorën e mësueme të piktorëve, qi u
rritën në vendin tonë.
Ndonjë
kumbonë piramidale me mbishkrim të thjeshtë e me kumbim të tingllueshëm na
kallxon përparimin e mjeshtrive edhe në Shqipni. Ndonjë mërmer zgavrruem prej
dalte do t’ na flasë për kohë të herëshme; por asht thërmue prej mizorisë
s'anmikut e të motëve e, s' na ep kurrfarë drejtimit. Tjetër nuk gjejmë përveç
lavdeve e nderimëve, me të cillat të tonët e të huejt përshëndesin ndër shkrime
të veta kulturën e katolikëve Shqiptarë.
?Marin
Barleti tue na kallxue jetën e Skanderbegut, ma të madhit fatos të
kristjanizmit, ban aty-këtu përshkrime të gjalla e poetike qytetesh, ndërtesash
e monumentesh, sidomos në Durrës, në Krujë e në Lezhë; përmendë njerëz të
mëdhaj e të përpjekuna diplomatike;
kisha, prelatë, dhanti të çmueshme etj., sende të gjitha, që nënkuptojnë një
përparim e një kulturë vertetë të lulëzueme.
?Prof.
Giuseppe Gelcich, një ndër studjuesit ma të njohunit e ma me autoritet të
vjetërsive
shqiptare, tue folë përmbi zhvillim tonë kultural, para të XV shekull, thotë:
"Shqiptari i pajisun prej natyre me kuptim të fortë e me një shijim të
bukur, kishte stolisë qytetet e veta me përmendore (monumenta) artistike fort
të çmueshme e, deri qi këta qytete ranë rrafsh përtokë prej zjarmit e pezmit t'
anmikut, s'pranë tue dërgue me shumicë materiale argjanti, fildishi, kureli,
kriri (zadefi), si edhe shkallme, armë e enë remi të punueme me mjeshtri e
hollim të madh, gjithkah nëpër Ballkan e ndër vise, këndej e andej detit.
Petkat mandej të qëndisuna n' ar për bukuri, që u përdornin në Ballkan për
stoli shtati e shtëpije, vinin edhe këto prej andej. Arti rromanesk në Dalmaci
pat shkasin ma të madhin e të parët apostuj prej Shqipnie.”Këta ndodhën sa
mbretnonte paqa në vendin tonë, pse, si nisën m' u dyndë shqiptarët katolikë,
gjithë përparimin, kulturën e influksin e tyne kah Dalmacia, Gelcich e
përmbledhë me këto fjalë:
"Sa
familje, që sot thirrën dalmate, rrjedhin prej të ikunve t' atyne kohve! Sa
sende, që sot shumica i mban për arte e vepra dalmate, nuk janë tjetër veç
krijime e vepra të daluna prej mjeshtrisë e zhenisë shqiptare!".
Prap
Prof.Gelcich, tue ra në bisedë me P. Gjergj Fishtën, përmbi artët e herëshme në
Shqipni, dëshmoi, se, veç mbrenda një shekullit të vetëm, tue nisë gjatë Bregut
të Bunës e deri në qytet të Djoklesë, afër Podgoricës, njihëshin 82 piktorë
në za, të cillve u dihej edhe emni.
?Këto
e sa të mbetuna të shkëlqyeshme të historisë sonë na paraqesin, veç sa me
thanë, veprimin e katolikve për përparim të vendit; veprim, i cilli vijoi edhe
mbasi humbi lirija, kur përendoi Hylli i Shqipnisë, d.m.th edhe mbas të XV
shekull.
Jeta
në robni, që po marrim me përshkrue, do të thirret për katolikë kohë heroizmi,
pse, jo veç, u lyp heroizmën me shpetue ndiesitë kombëtare në mes të një
trathëtisë e të një robnisë kombëtare, por, në mes të një trathëtisë e të një
robnisë së poshtër.
?Kundra rrymës së kohve e të rrëthanave, katoliku shqiptar me urti e me dashtni zhvilloi nji program përparimtar, që kje thëmeli i kulturës së sotme në vendin tonë.
?Me
ato pak mjete që pat përdorësh, u mundue me shpirt me mbajtë:
?Shkollat:
Të
parat shkolla, mbas humbjes s' autonomisë në Shqipni, kjenë përsa dimë na, tri:
Shkolla
e Pëllanës, e Blinishtit dhe e Shkodrës. Në vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello
O.F.M., italjan me fis, por shqiptar me zemër, pat guxim me iu përveshë për të
mirë të vendit një punës në vështrim të plotë kulturor, tue çilë shkollën
fillore në Pëllanë, asokohe vend mjaft i banuem. Kje ndjekë me zell prej
vendasve e i mërrijti zani deri ndër katunde të largëta të Zadrimës, qi memzi
pritshin me i çue fëmijët e vet.
Numuri
i nxanësve të jashtëm pat mërrijtë deri në 25 e, këta na japin shkas me
nënkuptue, se do të kenë pasë edhe
ndonjë konvikt. Dijmë prej dokumentave, se përveç uratëve mësonin edhe mësime letrare d.m.th. mbahët
deri diku një shkollë e mesme pa
përjashtue gjuhën e vendit. Përparimi kje aq i madh, sa i
terboi Turqit, të cillët mbas 9 vjetësh e rrënuen fare.
Në
vj. 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihët; dokumenti mbaron, tue
thanë për te, se: "ka gjasë se gjindët edhe sot" (1702?).
?Një
vjetë mbas thëmelimit të shkollës së Pëllanës, d.m.th. në 1639, kje çilë prej
fretënve të kuvendit të Troshanit një shkollë në Blinisht, drejtori i së cillës
kje P. Karl MirandulanusO.F.M.
Me
shka dukët, kje një shkollë mjaft e plotësueme. Ndiqej prej ma se 50 nxanësash
e posë këndimit e shkrimit mësonin edhe landë të tjera;
edhe gjuha latine prej atyne që donin m' u ba priftën mësohej n' at shkollë;
por anmiqtë ishin të panumur e në vj. 1640, drejtorin e kësaje shkollë e gjejmë
në burg tue pësue mundime të mëdha.
?Në
vj.
Një
që i ka përparasyshë pështjellimet e atyne kohve, mëninë posaçe kundra
katolikve e kundra çdo shejit kulturar, mund të marrin me mend, se ç' v1erë
patën keto shkolla për shpirt të shqiptarit, kjoftë edhe vetëm porsi hap kah qytetnimi.
Por
kush mundët mandej me dyshue, se në këto shkolla nuk flitej shqip?
Në
ç’mënyre katundari i padishëm i ndiqte me zell, në kje se s'merrte gja vesh?
Veprat,
që na kanë mbetë prej atyne punëtorve të palodhun, prej atyne mësuesve të
kujdesëshëm, na dëshmojnë kjartë, se ato shkolla nuk kjenë mjete të hueja për
me influencue në shpirt të popullit shqiptar simpati e parti; por patën për
qellim drejtpërdrejtë të naltuemit e moralit e shkasin ka kultura, e këta gadi
tash 300 vjet.
?Këta
mësues kjenë, qi me 20 Prill 1711, të ndimuem e të nxitun prej Papës Shqiptar,
Klementit Xl, ngritën në Romë, në kuvend të S. Pietro Montorio, një
katedër për gjuhë shqipe, për me i ba gati misjonarët e huej
me mujtë ma lehtas me i vijtë vendit t' onë; e atëherë, kur s’ mendonte kush
për gjuhë shqipe e për zhvillimin e sajë, këta janë ata, qi përpilojnë ma të
parat gramatika, fjalorë e përkëthime.
?Në
vj. 1716 P. Françesk M. da Lecce O. F. M. shkruen e shtypë ma të parën
gramatikë shqip, qi ka randësi edhe sot: "Osservazioni grammaticali nella
lingua albanese" Roma,
?Në
vj. 1848 P. Luka da Monte Giove O. F. M. na ka lane një fjalor shqyp-italisht.
?Në
vj. 1858 P. Dario Bucciarelli O. F. M. la një dorëshkrim "Grammatica della
lingua albanese", që ruhët në
Bibliotekën Françeskane të Gjuhadolit në Shkodër.
?Në
vj. 1881 P. Leonard de Martino O. F. M. që kje një ndër ma të parët, që
punoi vjerrsha në gjuhë shqipe mbas metrikës moderne, nxori librin
"L'Arpa" di un Italo-Albanese" Venezia 1881.
S' do
harrue, se ndër Misionarë, ky kje ma i pari që ua lëshoi kushtrimin
njerëzve të mëdhaj, e nëpërmjet tyne
Evropës, për indipendencë të Shqipnisë.
Mbas
gjithë këtij vëprimi kultura katolike nisë me marrë zhvillim të haptë në vendin
tonë.
Balli
i përulun i shqiptarit në robni xen me njohtë e me kujtue kunorën që dikur e
rrëthonte, nxitët, kërkon me punue, me përparue e me u mëkambë.
Civila
e kler dora -doras duen me e përtri popullin e me të përtrimë të popullit,
përtrijnë kombin. Ky entuzjazëm vërehët posaçe në shekullin e 19-të.
?Prej
vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilën aty-ktu shkolla private me klasë fillore.
Veç
në Shkodër mbahën mend 12 shkolla fillestare: 8 për djelmë e 4 për vajza.
Mjetët
ishin të vogla e primitive, prandaj nuk asht për t' u shikue gjithaq
përparimi a dobija që nxirej prej tyne,
sa inicjativa, hapi heroik, zelli për të hapun kulturën.
Një
mësues përfaqësonte një shkollë në vedi. Ende sot, si në shenj evarije,
kujtohën me andje emnat e tyne prej popullit katolik shqiptar.
?Mësuesit
e Gjuhës Shqipe: E përkohëshmja "Përparimi" i rreshton
emnat e mësuesve ma të njohtun, me këte renditje:
Gegë
Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark
Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, Don Engjëll Radoja, Don P. Babi.
Prindët
me andje pritnin me i çue fëmijët e vet në shkollë, madje, u zotnonin me pague
edhe mësuesin. Edhe jashta Shkodre çilën shkolla tjera katolike në gjuhë
shqipe.
?Në
Prizren, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë shkollat e çiluna për djelmë shumë
para1840;por prej mungesës së datave e të njoftimeve ma të sakta, jemi të
detyruem vetëm me i xanë në gojë.
?Koha
kishte mërrijtë me ia hi një veprës ma të madhe.
?Në
vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
Kje
ndihmue e kje mbrojtë prej Episkopatit Shqiptar. U përshëndet me gëzim prej
mbarë popullit katolik, porsi ogur i mirë, porsi vatër kulturët, porsi shkëndi
lirijet.
?E
përnjëmend kje vatër kulturët për 72 vjet, pse aty mësuen me mija fëmijësh.
Mësimet
erdhën tue u përmirësue përherë e ma shumë. Që ndër vjetët e para kje
ngritë edhe një salon argëtimi e
konferencash, ku, ndaheshin çmime, që ishte një rasë gëzimi e hareje, jo veç
për fëmijë, por për mbarë katoliçizmin, pse aty ndiheshin vjerrsha të bukura, kangë të tingëllueshme e fjalë e
mësime t' urta.
?Në
vj. 1880 me 24 Dhetuer P. Leonard de Martino, O. F.M. kje ma i pari që çfaqi
mbrendë në Kishë në gjuhë shqipe, një dramë baritore.
Kohë
mbas kohe nxanësat e dikurshëm zunë vendin e mësuesave të vet:Shqiptari mërrinë
me pasë aq kulturë, sa me drejtue e me organizue ai vetë vepra për të mirë e
përparim të kombit.
?Në
vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër
vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe dhe,
çon zanin e u thotë të gjithë shqiptarvet:
Porsi
kanga e zogut t' verës,
Qi
vallzon n' blerim të Prillit,
Porsi
i ambli fllad i erës,
Qi
lmon gjit e drandofillit,
Porsi
vala e bregut t' detit,
Porsi
gjama e rrfes’ zhgjetare
Porsi
ushtima e nji termetit
Njashtu
asht gjuha e jonë shqiptare
Pra,
mallkue njaj bir Shqiptari
Qi
ket giuhë të Perendis’
Trashigim,
qi na la i Pari,
Trashigim
s' ia len ai fmis’;
Edhe
atij iu thaftë, po, goja,
Qi e
perbuzë ket gjuhë hyjnore;
Qi n'
gjuhë t' huej kur s' asht nevoja,
Flet’
e t' vetën len mbas dore.
***
?Në
vj. 1909 tri klasave të para fillore, që patën mërrijtë deri në të gjashtën
plotore, u kjenë shtue tri klasë qytetëse, me muze e kabinet fizike.
Në salon, mandej vjetë për vjetë kjenë çfaqë drama me ngjyra edukative e
atdhetare si: Shqyptari i Qytetnuem, Odisea, Juda Makabe etj.
?Me
ndërrimin e kohve, për përparim të vendit, u ndërtue edhe sistemi shkollor,
kështu,
në vj. 1921 kje ngritë në vend të klasave qytetëse, Gjimnazi 8 klasësh
e, ma vonë 7 klasësh, tue iu adaptue programit të Ministrisë s' Arësimit.
?Duhët
pasë përparasyshë edhe, se, që në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një
kolegjë për me rritë e me mësue ata që
dëshronin m' u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të
gjimnazëve t'Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.
?Përpara
se m' u çilë kjo kolegjë, Ipeshkvijtë e Shqipnisë, tue dashtë me i dhanë
popullit Shqiptar prijsa të mirë e të pregatitun në lame të besimit e të
kulturës, thëmeluen që në vj. 1859, seminarin në dorë Jezuitëve, të cillët,
prej andej morën shkas me e diftue përherë e matepër aktivitetin e zotësinë e
vet, në përhapje të kulturës katolike.
?Në
vj. 1868 nisën me afrue prej vedit
ndonjë nëxanës, e nandë vjet ma vonë, kur kjenë forcue me mësuesa të nëvojshëm,
çilën në vj. 1877 shkollën publike fillestare, që shkoi
tue u përmirsue kohë mbas kohe e tue u naltue me klasë reale e tregtare. Që
prej vjetës 1914, fillojnë me u ba hapat
për të çilun të një gjimnazi për civila.
?Në vj. 1890 Jezuitët ndreqën një salon të madh e të bukur, ku çfaqën drama të ndryshme, u ndanë çmime me ma të madhin lulëzim, mbajtën disa here konferenca për dobi shoqnore.
?Librat.
Megjithse
kombësi e huej, Jezuitët u munduen edhe për lavrim të gjuhës shqipe.
?Në
vj. 1862 P. Giulio Buffili S. J. la nji fjalor italisht-shqip.
?Në
vj. 1880 P. Jak Jungg S. J., botoi në Shkodër librin "Regale grammaticali
sulla lingua albanese", e një vjetë
ma vonë "Elementi grammaticali della lingua albanese".
?Në
vj. 1889 P. Dedë Pasi S. J. shkruen një "Libër për me 'u mësue shqyp".
?Në
vj. 1895 P. J. Jungg S.J·. botoi një fjalor shqip- italisht.
?Në
vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi librin"Gramatika shqyp"
e një rend
librash
tjerë edukativ.
?Prej
vjetës 1920 e këtej Jezuitët, botojnë gjithfarë librash për shkolla.
Numri
i librave shqip e në gjuhe të hueja kapet në 52.
?Në
vj. 1929 çilën në Tiranë një shkollë fillore e tri vjet mbrapa fillojnë
gjimnazin.
?Përveç
këtyne shkollave shohim, se gjatë kësaj kohe livron nder dej e në zemër të
katolikut shqiptar një të prirun kah përparimi e, anëkand Shqipnisë së Veriut
çilën shkolla fillore.
?Para
vjetës 1880 Shkupi e Zumbi e pak ma vonë Ferizoviqi e Stubla, e kanë
shkollën e vet në gjuhë shqipe
për djelmë.
?Në
vj. 1874 xen fillë shkolla e Shirokës, prej D. Zef Ashtës, qi vijon deri në
ditët e sotme.
?Në
vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50
nëxanësa.
?Po
këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot
Traboinë.
?Në vj.
1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.
?Në
vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë, në 1904 me P. T. Bicaj
O.F.M.
?Në
këte kohë edhe në kuvend të fretënve të Rrubigut hapët një shkollë katundi.
?Në
vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.
?Në
vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.
?Në
vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n' Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.
?Në
vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me
shkrue.
?Në
vj. 1900 e ndonjë vjetë mbrapa, nëpër zellë e të nxitun të Shoqnisë
"Bashkimi" e "Agimi”,
çilën shkolla në shumë katunde. Kemi mërrijtë me ditë se ka pasë shkollën e vet Rrësheni, Oroshi, Miloti, Dajçi,
Kallmeti, Spaçi, Kashnjeti e Nënshati.
?Prej
vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të
Shqipnisë
së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin
pjesërisht prej mbretnisë AustroHungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.
?Në
ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë pasë 17 shkolla katundit.
?Sot
ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në
kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në
këte pikë katolikët kanë parapri.
?Qyshë
në fillim të shek. XIX e deri sa s' kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re
një të nxitun e një zellë për me ngritë
shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue
e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive
ishin nji hap heroik kah kultura. Janë ngjarje 80-90 vjeçe e endè, mbahën mend
emnat e atyne mësueseve të herëshme, ndër të cillat njihën:
Mësueset
e Para Shqiptare (200 vjetë ma parë):
?Kush
Micja, Tone Radoja. Tereze Berdicja. Tina e Nikës.
?Këto
shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike
femnore.
?Në
vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes
jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
?Që
në vitët ma të para çfaqëshin prej bijave shkodrane drame e argëtime, rrëthue
prej dritës së ndritëshme të nderës e të njerëzisë. Simbas kohët edhe shkol1at
femnore u përmirësuen.
?Në
vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe
për vajza.
?N'
at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.
?Në
vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një
shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.
?Në
1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë.
?Në
vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.
?Në
vj. 1925 çilin një shkollë në Dajç, për djelmë e për varza; kështu edhe në
1927, në Nënshat.
?Në
vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave
Stigmatine normalja. ?Në vj. 1930 çilët
një shkollë për vajza në Tiranë.
?Prej
këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët
se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër
kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10
shkolla për varza.
?Flija
n'ideal të katolikut mërrinë deri në heroizëm. Për të mirë të vendit, simbas
fuqive e mjetëve, s' u kursye asgja. Durimi e dashtnija, pasqyrohën fort bukur
ndër fëmijë të njomë, të mledhun ndër azile a strehë foshnjore.
?Në
vj. 1898, me 3 Tetor, Motrat Servite hapin dyertë e kuvendit të vet në Shkodër
për një azil; e kaq mirë e rregullojnë dhe e mbajnë, sa me u çuditë të huejtë
për té. Edhe me 1920 Motrat Stigmatine nisin me i afrue fëmijët e lagjëve të
largëta të qytetit në një azil, që e çilën në Rus.
?Në vj. 1929, Motrat Servite shkojnë në Tiranë e hapin një azil të rinj.
Konviktet
?Malësorët
e largtë s' mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue
zhvillim.
Me
ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh
për djelmë të malëve. Kjo u realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve
(Schulbruder), që i çonin fëmijët në
Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej
malësh, do t'i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n' atë konvikt të
rregulluem në çdo pikëpamje.
?Në vj. 1921 Motrat Stigmatine hapën në Shkodër një konvikt për vajza me afër 72 vende. Kje levdue e çmue prej të gjitha anëve të Shqipnisë, deri prindët me besime të ndryshme çuen bijat e veta n' at vend plot shpresë, madje, edhe me bursa të veta.
SHTYPSHKRONJAT.
?Mjafton
me thanë, se qyshë ndër vjetët ma të para kjenë sjellë shtypshkronjat në
Shqypni. Përmendët ajo e Obotit në vj.1493. Një mjegull aziatike na ndanë prej
atyne kohve e gjatë robnisë kje shue gjithshka. Me të mëkambun të shkollave u
ndie edhe nëvoja e shtypit e, katolikët kjenë që ia sollën të parat shtypshkronja vendit tonë.
?Në
vj. 1871 Jezuitët prunë në Shkodër ma të parën shtypshkronjë në këto ana.
?Pesë
vjet mbrapa botohët me te libri shqip i Don Engjëll Radojës "Dotrina e
Kerscten"; në vj. 1881 "Gramatika për gjuhë shqype" e P. J.
Jungg S. J., e në vj. 1892, "Vakinat e ligs herscme e t' ligs ree",
të Don Pashko Babit. Ç’prej asaj kohë e deri me sot kjo shtypshkronjë ka botue
ma shumë se 320 vepra të
ndryshme, shqip e në gjuhë të hueja.
?Në
vj. 1909 Don Ndoc Nikaj, pruni në Shkodër me shpenzime të veta një
shtypshkronjë të re "Nikaj", që botoi deri në vj. 1922 afër 52
vepra në gjuhë shqipe. Po me këte të Shkodrës me makina ma moderne
çili një tjetër në Tiranë (që asht edhe sot në vj.
?Në
vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, pat sjellë në Shkodër shtypshkronjën
'Taraboshi".
?Në
vj. 1916 Françeskanët sollën në Shkodër një shtypshkronjë, me të cillën u
botuen afer
112 vepra të ndryshme të gjitha në gjuhë shqipe, me ndonjë përjashtim.
SHKRlMTARËT
E LIBRAT
?Për
me e paraqitë në një mënyrë ma të gjallë shkakun, që i dha zhvillimit të gjuhës
e të kulturës, të shikohën librat e shkrimët e botueme e dorëshkrimet e
ruejtuna nëpër biblioteka.
Në
ketë katalog të madh, që edhe ne na vjen mërzi me e lexue, gjejmë libra:
Besimi, Morali, Gramatologjije, Letërature, Historie, Socjologjie, Didaktike,
Filozofije,Shkencash positive, etj. Shkrimtarët katolikë shqiptarë, përveç se
ndahën në shenjë për zotësi, janë edhe të
lodhëshëm, pse, për me ia mërrijtë idealit, që kanë pasë synim, të
kulturës e t'Atdheut, përdorin edhe shtypin e jashtëm e gjuhët e hueja; kështu,
që, asht punë e vështirë me e paraqitë në mënyrë të saktë e të plotësuem
vëprimin e tyne. Megjithkëte kemi mërrijtë, për kurjozitet, me i numërue veprat
ma të njohtuna e me caktue simbas shekujsh numurin e tyne aproksimativ.
?Prej
vj. 1555 deri në vj. 1700 njohim 12 vepra, e 9 autorë, Buzuku, Bardhi,
Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi etj.
?Prej
vj. 1700 deri në vj. 1800, kemi 11 vepra, 9 autorë e 6 dorëshkrime, ndër
këta P. Francesk M. de Lecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, D. Gjon Kazazi etj.
?Prej
vj. 1800 deri në vj. 1900, kemi numërue 81 vepra, 34 autorë e 4
dorëshkrime.
Ndahën
në shenjë në këte kohë: P. Leonardo de Martino OFM, që, i pari nisë e lëmon
vjerrshat shqipe mbas metrikës moderne e, mundohët me shpirtë me interesue
botën e qytetnueme për çeshtje shqiptare.
?Zef
Jubani (i Ndok Hilës ), i cilli n' anë të Veriut kje i pari që mblodhi kangë
shqipe e i përkëthei italisht.
?Pashko
Vasa, i cilli mësimet fillore i bani në shkollën françeskane në Shkodër, filloi
me shkrue që ndër vjetët e para e botoi 6 vepra në gjuhë të ndryshme për
pavarësi shqiptare. Kaq me urti e dije punoi, sa, mërrijti me ia mbushë mendën
Abdull Hamidit t'i epte lejën me ngritë në vj. 1879, një shoqni letrare
shqiptarësh mbrendë në Stambollë. Në këte rasë Pashko Vasa, në bashkëpunim me
të tjerë, trajtoi një alfabet të përgjithshëm për shqiptarë e që, atëherë, ai
ka parasyshë unitetin e kombit, dashtninë ndaj të cillit e shprehi plot ndijesi
në kangën, që këndojmë edhe sot:
O moj
Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush
të ka qitun me krye në hi?
Ti ke
pasë kenë nji zojë e randë
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
?Mandej,
janë për t'u përmendë: D. Engjëll Radoja, D. Pjetër Zarishi, P. Françesk Rossi
da Montalto O. F. M., P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tomë Marcozzi
O. F. M., D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e tjerë shkrimtarë të rinjë, të
cillëve u del zani në shekullin e XX.
?Duhët
pasë parasyshë, se edhe andej detit, n'Itali, katolikët italo-shqiptarë
tregojnë një dashni të posaçme për Atdhe të lanun, zhvillojnë një literaturë
fort të haptë e i apin nxitje të madhe kulturës e idesë kombëtare. Dallohën në
shenjë ndër ata të herëshmitt: Lukë Matranga, Nikoll Filia, Jul Variboba, Nil
Catalani etj; ndër ata ma të vonët: Jeronim de Rada, i cilli, përveç shkrimësh
të panumur e propagandët, shkroi edhe 13 vepra me randësi për gjuhë e
çashtje kombëtare; P. Anton Santori O.F.M. që shkroi tri vepra shqip e shumë
vjerrsha satirike;
Zef
Serembe; Zef Schiro, që shkroi 9 vepra me randësi e shumë shkrime rasët; Zef
Camarda etj.
?Prej
vj. 1900 deri në vj. 1912, pra, mbrenda 12 vjetëve, gjejmë 59 vepra e 16
autorë.
Dallohën,
sidomos: P. Gjergj Fishta O. F. M., që në ketë kohë shkruen:"Lahuta e
MaIcis" 1905; "Anxat e Parnasit" 1907; "Pika voeset"
1909 etj. deri në ditë të sotme gjithsejtë 17 vepra, të gjitha shqip
e plot ndjesi kombëtare.
?Luigi
Gurakuqi, i cilli, gjithë dashni për Atdhe e kaloi rininë e vet në mërgim, s’le
të përkohëshme pa e mbushë me artikuj të vet, s' len shoqëni shqiptarësh pa
marrë pjesë edhe ai vetë. Shkruen 6 vepra të ndryshme.
?D.
Ndoc Nikaj, i cilli filloi që në vj. 1888 me i dhanë kombit libra shqip.
Shkroi
shumë ndër të përkohëshme e fletore; deri sot ka shkrue 12 vepra.
?P.
Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si punëtor i palodhun i gjuhës shqipe,
shkroi
mase 14 vepra e la shumë dorëshkrime.
?P.
Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. i cilli, që në rini të vet u vu me mbledhë prej
gojës së popullit shka asht ma e bukur
në gjuhë e ndër doke tona; shkroi shumë në tëpërkohëshmën "Albania"
e, na la 7 vepra të ndryshme, ndër të cillat edhe "Kanuni i Lekë
Dukagjinit".
?Përveç
këtyne, dallohën në shenjë si shkrimtarë të mirë në të përkohëshme e fletore:
P.
Pashk Bardhi, Hilë Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gaspër Merturi, Kolë
Thaçi etj.
?Prej
vj. 1912 deri në vj. 1933 shkrimtarët shtohën e punojnë përherë e ma me zell.
Kemi
mërrijtë me numërue 304 vepra të ndryshme e 69 autorë.
Kanë një randësi të posaçme:
Dr.
Terenc Tocci për artikuj, që shkruen e për 8 vepra që boton;
P.
Vinçenc Prennushi O. F. M. për artikuj të panumur e për 20 vepra të ndryshme.
P.
Fulvio Cordignano S. J. që shkruen mbi shumë çashtje të ndryshme e dy libra.
P.
Ndoc Saraçi S. J. i cilli, boton 13 libra shkolle.
Karl
Koliqi, që shkruen në shumë të përkohëshme e fletore, përkëthen mirë 8 vepra.
Ernest
Koliqi, i cilli tue bashkëpunue ndër shumë të përkohëshme, mërrinë me fitue një
stil të rrjedhëshëm e elegant, shkruen vetë e perkëthei gjithësejtë tri
vepra.
?Ma
shumë dallohën gjatë kësaj kohë për botime të ndryshme e artikuj me randësi:
P.
Ambroz Marlaskaj O.F.M., Gaspër Mikeli, P. Anton Harapi O.F.M., Gaspër Beltoja,
D. Lazër Shantoja, P. Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi, P. Justin Rrota
O.F.M., Kolë Kamsi,
D.
Gaspër Gurakuqi, D. Lekë Sirdani etj.
?Prej
këtej mund të shihët se, para vjetës 1800 gjuha e jonë s' kishte me pasë asnjë
shqipe, po t'u hiqëshin shkrimtarët katolikë deri n' atë kohë d.m.th. D.Gjon
Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635, D. Pjetër Budi 1664, Emz. Pjetër Bogdani
1685, Autorët Fran Geskaj, qi kemi përmendë, tue folë mbi shkolla, Kuvendi i
Arbënit 1706, Kazazi 1743, dhe po t'u
hiqëshin edhe autorët jashta Shqipnije d.m.th. Lukë Matranga 1592, Nil Catalani
1694, Nikoll Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 etj. të cillët
i ngritën një monument të pamort gjuhës sonë.
?Leteratura
e jonë mandej, s' kishte me e pasë as të katërtën pjesë, për mos me thanë krejt
pa gja, të materialit e të përparimit që ka sot, po t' u hiqëshin 460
vepra të numërueme deri tashti,
pa marrë parasyshë të përkohëshmet, e po t'u përjashtonin 136 shkrimtarë
katolikë, prej të cillëve kjenë që morën pjesë në Kongres të
Manastirit e në Komisjonin letrar të vj. 1916.
Të
Përkohëshmët e Fletorët:
?Një
mjet tjetër për me botue e me e përhapë kulturën shqiptare e sidomos, për me
edukue popullin dhe me e ba t' aftë për indipëndencë, kjenë të
përkohëshmët e fletorët e asaj kohe.
?Në
vj. 1891 nisi me u botue në shtypshkronjën e “Zojës së Papërlyeme” prej
Jezuitëve e përkohëshmja fetare "Elçia e Zemërs së Krishtit",
që njihët ma e vjetra.
?Në
vj. 1908 i kje shtue edhe pjesa letrare, në të cillën punoi ma shumë P. Anton
M. Xanoni S. J.
?Në
vj. 1912 xu fillë ndër Françeskanë një e përkohëshme tjetër fetare "Zani i
Shna Ndout", që përmban edhe shumë shkrime të bukura letrare.
?Në
vj. 1913, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O. F. M. fillon me u botue e
përkohëshmja letrare-kulturore "Hylli i Dritës", që mbas sa
vuejtjesh ende vijon i pelqyem e i çmuem prej mbarë popullit shqiptar si edhe
prej të huejsh. Nëpër te ju lëshue kushtrimi gjithë shqiptarëve për lavrim të
gjuhës e për kërkim të drejtave të veta.
?Në
vj 1917, nën drejtim të D. Ndre Zadejës doli në Shkodër, për tri vjet e
përkohëshmja fetare "Zoja e Shkodrës".
?Ne
vj. 1921 nën drejtim të Z. Gaspër Mikelit doli në Shkodër e përkohëshmja
arësimore "Shkolla e re", që ma vonë nën tjerë emna, kje ba gati si
organ i Ministrisë s' Arsimit.
?Në
vj. 1929, si organ i Shoqnisë L. E. K. A. të drejtueme prej Jezuitësh doli e
përkohëshmja letrare- kulturore "L. E. K. A.", fort e çmueme prej
popullit.
?Katolikët
s' kjenë kursye me e çue zanin edhe jashta Shqipnije.
Janë
për t'u përmendë kryesisht Italo-Shqiptarët, si edhe shkrimtarët tonë ma të
mirë, që bashpunuen në "Albania" të Bruxellës.
?Në
vj. 1887, drejtue prej Jeronimde Radës, doli e përkohëshmja "Fiamuri i
Arbërit", 4 vjetë.
?Në
vj. 1887, drejtue prej Franc. Stassi Petta e Zef Schiro, kje botue e
përkohëshmja mujore "Arbëri i rii".Në vj. 1896, nën drejtim t'
Antonio Argondizzo doli fletoria "YIli i Arbëreshëvet".
?Në
vj. 1907 në Trieste, u botue e përkohëshmja “Dashamiri", nën drejtim të
Mati Logorecit.
?Përveç
të përkohëshmëve janë edhe fletorët, që në mënyrë ma të shpejtë e ma popullore
influencojnë me fuqi magnetike n' opinjonin publik.
Në
vj. 1910, doli në Shkodër fletorja "Bashkimi", kje thirrë edhe
"Koha " , deri në vj. 1913; mandej ndërroi emën e kje quejtë
"Besa shqiptare", deri në vj. 1924, nën drejtim të Don Ndoc Nikaj.
Pat kundërshtime të mëdha kjo fletore edhe prej shqiptarëve, por trimnisht
luftoi për indipëndencën tonë. Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, botoi fletorën “Taraboshi"
në dy periudha të ndryshme. Kah mbarimi i vj. 1916, nën drejtim të P. Gjergj
Fishtës O. F. M. doli fletoria
"Posta
e Shqypnis", përveç pjesës politike, ka shumë pjesë të bukura leterature shqipe.
?Në vj. 1923 del fletorja "Ora e Maleve" nën drejtim të grupit me atë emën.
Shoqënitë:
?Idealistët
e kombit, katolikët e njëmendtë, kuptonin mirëfillit, se asnjë hap i
organizuem s'mund të bahëj, se asnjë
program s' mund të zbatohej pa dashni e pa lidhni me njani-tjetrin, prandej
nisën me u bashkue si civila, si kler, përrreth ndonjë njeriut ma në shenj e ma
me autoritet, kështu, dora-dorës, u formuen edhe shoqënitë në vendin tonë.Tue
kenë se kultura merr zhvillim e s' mund të përshihët veç me një program, shoqënitë kjenë formue me
programe të ndryshme për një qellim të
vetëm, që kje kultura e përparimi i vendit.
?Në
vj. 1899 Emzot Preng Doçi, Abat i Mirditës,thëmeloi Shoqëninë
"Bashkimi", me program letrar. Në atë përfshihën njerëzit ma të
zotët në lamën letrare e asajë do ti dihët alfabeti i sotëm.
Botoi shumë vepra shqip, si "Fjalori i ri". Entuzjazmoi e nxiti
tjerët shqiptarë, me shprehë ndër
shkrime të ndryshme dashninë për Atdhe e indipëndencë. Që prej vj. 1904, pat
gati të thuesh si organ të vetin një kalendar të përvjetëshëm fort të bukur, me
emën "Shqyptari", për tri vjet.
Kje
çmue prej të gjithë atdhetarëve të vërtetë e kje përfaqësue në Kongres të
Manastirit.
?Në
vj. 1901 shumica e Ipeshkvijve, në bashkëpunim me Don Ndre Mjedjën, ngritën Shoqëninë
"Agimi", edhe kjo me program letrar. Ndoq nji alfabet në vedi e
shtypi disa libra. U dha shkas shumë dikutimëve të çeshtjëve gjuhësore. Kje
përfaqësue edhe kjo në Kongres të Manastirit.
?Në
vj. 1907 kje ngritë ndër Jezuit një
shoqëni "Vepra Pijore", me gjetë mjetët për botim të librave shqip. I
vjefti shumë leteraturës shqipe me ma shumë se 40 vepra të ndryshme .
?Në
vj. 1911, me 22 Kallnor, kje formue një shoqëni letrare me emën "Klubi
Gjuha Shqipe".
?Në
vj. 1924, për me shue sidomos analfabetizmin në vendin tonë kje formue
shoqënija "Lidhja e Mësuesave Katolikë". Në 1929 prej
ish-nxanësve të Jezuitëve kje ngritë Shoqënia L. E. K. A.
me
program letrar-kulturor, që vijon në botim t' organit të përmuejshëm
"Leka".
Të
gjitha këto shoqëni kanë pasë për program ma shumë leteraturën e arësimin.
Në
vj. 1914 kur lëvizjet politike vinin tue u egërsue përherë e ma fortë e
shumëkush dishronte me ia ngjitë thonjtë
Shqipnisë, kje formue prej disa djelmoçave katolikë entuzjastë për Atdhe, shoqnija "Nji
tubë djelmoça shkodranë", që nxiti popullin me kërkue të drejtat e
veta.
?Në
vj. 1918 thëmelohët në Shkodër shoqnija "Rozafat", me program
muzikor-artistik; mërrijti me trajtue një orkestër e, në 1923, organizoi ma
të parën ekspozitë pikturash kombëtare.
?Në
vj. 1919 prej disa djelmoçave idealistë kje thëmelue shoqënija "Bogdani",
me
program
muzikor-dramatik. Formoi një ndër bandat muzikore ma të plotësuemët e Shkodrës
e çfaqi me zotësi të rrallë drama të ndryshme. Në salon të shoqënisë kjenë
mbajtë edhe disa konferenca çeshtjësh shoqënore si edhe akademi.
Mbasi
ra rasa me folë përmbi shoqënitë, që u morën me muzikë, nuk asht jashta vendit
me cekë, se ky art mori shkas në Shqipni të Veriut dhe u zhvillue vetëm prej
elementit katolik.
?P.
Tomë Marcozzi de Rapino O.F.M. kje i pari që formoi në Shkodër një bandë Muzikore
private. Në vj. 1882 n'oborr të Kishës Kathedrale ushtuan për të parën herë
burijat, që kjenë lajmëtaret e kohve ma të mira, që do të vinin në Shqipni.
Kush mundët me ia paraqitë vedit gëzimin, që ndjeu n'at rasë populli katolik,
që ndrydhë nën robni, s' kishte pse këndonte?
Ajo
bandë për çdo të dielë e për të gjitha të kremtët, filloi me kënaqë gjithkendin
e, kje një fuqi e re, qi e shtyni popullin kah lavrimi i artit të muzikës. Në
vj. 1917 P. Martin Gjoka O.F.M. mërrijti me formue në Shkodër ma të plotësuemën
orkestër e ma të mirin kor në vj. 1922.
Me
nëxanësa të vogjël shkollët ngriti një bandë të kompletueme me 42 vegla e me
uniformë, një punë kjo që mbrekulloi mbarë popullin e Shkodrës, që e shikonte
me simpati. Kjo bandë vijoi deri në vj. 1924.Rishtas kje ngritë në vj. 1930, e
në konkurs bandistik-teatral, që kje ba në Tiranë
prej Ministrisë s' Arësimit me 8 X-1930, fitoi çmimin e parë.
VEPRA
TJERA KULTURORE.
?Të
huejtë, sa herë kanë pasë rasë me ardhë në Shqipni, jo vetëm në kohë të pushtimit otoman, por edhe ndër ditët tona,
kanë vu re me andje ndër katolikë ndërtesa e Kisha të ndërtueme mbas
arkitekture. Të thuesh vetëm këto kanë
tregue të prirunit kah bukuria e kah estetika dhe, i kanë lanë nderë
vendit. Mjeshtritë e ndryshme, prej të cillave, gjithkush e di se rrjedhë
përparimi ekonomik i vendit, kjenë përftue e lavrue prej elementit katolik.
Ndër ta ke gjetë farmacistë, rrobaqepës të mirë, këpuctarë, marangoza,
farkëtarë, argjentarë, llastërtarë, tregëtarë e sa të tjera.
?Ndër
ne u mësue me çmue arkeologjinë e me ia ruejtë Atdheut vjetërsitë e mijra
vjetëve.
Jezuitët
për zhvillimin e mësimëve që ndër vjetët e para të shkollave të veta patën
formue një kabinet fizike e sidomos një muze, që për sasi të sendëve të
mledhuna mund të njehët ende ma i bukri e ma i rregulluemi në Shqipni. Françeskanët
në tjetrën anë, përveç muzeut të vogël, në këto vjetët e fundit mërrijtën me
thëmelue njëfarë pinakoteke të bukur me disa piktura të vjetra.
?Por, ai që e pat ma për zemër arkeologjinë e vendit tonë, kje padyshim P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M., i cilli, që ndër vjetët e para të zyrës se vet, kje mundue me kërkue vetë e me nxitë edhe tjerët, për me i ruejtë e me i mbledhë vjetërsitë e vendit. Shkroi sa herësh mbi këte subjekt e shtyni deri edhe funksjonarët e naltë të Shtetit, me formue komisjone të ndryshme për ketë qellim; punë kjo që tregon një ndjesi fort delikate për përparim të vendit.
VEPRAT
FILANTROPIKE
?Ajo
ndjesi e ambël, qi zhdukë egoizmin, tue na përkulë para mjerimëve të vëllazënve
tonë pandryshim besimi, nuk asht thjeshtë prej natyrët, por prej besimit
kristjan, që shprehët me fjalën Charitas.
Ky virtyt na nalton para mbarë njerëzimit porsi idealista të vërtetë. Bota
liberale e ndien influksin e kësaj vepre vigane, por s'do me e njohtë kavinë,
prandej e pagëzon me f]alën filantropi. Katoliçizmi diti me përftue në
mënyrë të ndryshme vepra filantropike.
Në
vj. 1885 Jezuitët për me u vjeftë edhe atyne qi s'mujshin me ndjekë shkollën,
thëmeluen një "Oratorium", ku, përveç argëtimit kishin edhe mësim
fetar. Në vj. 1889 kje thëmelue ndër Jezuitë shoqënia bamirëse "Rrethi i
Sh'Jozefit", e kishte për program me mbledhë lëmoshë per me u pague
qiranë e shtëpisë të vorfënve. Deri në 1916, u ndau lëmoshë afër 50.000
Krs.
Në
vj. 1890 (?) me ndihmë të Mbretnisë AustroHungareze, kje çilë në Shkodër një
spital, ku shërbyen me durim e dashni të jashtzakonëshme Motrat Vinçencjane,
ase Motrat e Mëshirës.
Aty
kje mjekue kushdo pa ndryshim besimi. Vazhdoi deri në vj. 1918.
Në
vj. 1898 ase ndonjë vjetë përpara, gjejmë në Kallmet një
"Ambulatorium", të mbajtun prej Motrave të Mëshirës, ku, mjekohej
katundarija e merrëshin ilaçët pa pare. Në vj. 1897, në kuvend të françeskanëve
kje thëmelue "Buka e Shna Ndout", një
vepër bamirësije, që mund të thirrët ma e frytëshmja në vendin tonë. Për
çdo të Marte u ndahët buka pa ndryshim
besimi ma shumë se 200 vetëve; u epet lëmoshë mujore sa familjëve të vorfna e
thahën sa lot. Lëmosha, që shpërndahët
çdo vjetë, asht përnjëmend e bindëshme, pse mërrinë deri në 24-25.000
Krs.
Jashta
kësajë shume, prej vj. 1902 e deri në vj. 1912, u kje dhanë ndër shkolla të
fretënve ma shumë se 60 të vorfënve bukë, supë e tesha. Në vj. 1905 (?) Motrat
Salezjane i sollën sytë kah ma të mjeruemit e popullit, me një durim e një
dashni heroike, i mblodhën në një shtëpi, që kje thirrë "Streha e
pleqëve".E mbajtën këtë deri në vj. 1916, kur për rrëthana politike ju
desht me lanë Shkodrën. E vijuen at vepër për tri vjet rresht Motrat
Stigmatine. Në vj. 1907 Motrat Salezjane çilin me ndihmë t' ItaIisë një
orfanotrof për varza jetime, tue i edukue kah zemra, kah mendja e kah jeta. Ky
orfanotrof vijoi deri me 24 Prill të kësaj vjetë.
Këte
vjetë (1907) edhe Schulbruder-t me ndihmë t' Austro- Hungarisë, hapën një
orfanotrof për djelmë, të cillin e mbajtën fort mirë deri në vj. 1916. Në vj.
1914 Motrat Salezjane, i gjejmë se shërbejnë në spitalin "Iolanda",i
hapun prej Italisë. Mbas një kohe e vijojnë këte në vj. 1928.
Në
vj. 1920 kje hapë prej Etënve Jezuit "Orfanotrofi i Zemrës së
Krishtit" për djelmë, vepër që vazhdoi deri në Prill të kësaj vjetë me
afër 40 jetimash.
?Në vj. 1924 nisi një tjetër vepër bamirësije. N' at vend ku mbretnon mjerimi e ankimi d.m.th. në burg të Shkodrës, kje një rreze drite, një shkas paqe e dashnije. Françeskanët e kanë marrë mbi vedi me i sherbye atyne të shkretëve, e përveç kujdesit fetar, ndër të kremte ma të mëdha, nëpër të nxitun të tyne mblidhën lëmoshë, që shpesh kapën deri në 3.000 Krs. E, të burgosunve pa ndryshim besimi u bahët bukë, djathë, vezë, duhan, rroba etj.
MISJONI
?Gjithëshka
u përmend deri këtu asht fruti i asajë detyrës shpirtnore, që i ven feja
secillit katolik me e çpallë të vërtetën, me e ndjekë e me e mbrojtë; por
populli shqiptar s' kishte mujtë me qindrue në ketë detyrë, as s' ishte mbajtë
i ndëruem, i thyeshëm e idealist, mos t'i kishte ndejë gati meshtaria nëpër
misjone, tue i mësue e tue i drejtue. Françeskani
s' ju nda popullit shqiptar për 700 vjetë. Kur mbas pushtimit otoman
françeskanit i kjenë rrënue kuvendët, e Kishës ikjenë marrë mjetët e jetesës, e
erdh tue u ligështue forcët d.m.th. iu pakësue përsoneli, ajo kohë kje ma e
tmershmja për vendin tonë. Në vj. 1634 vinë fretën prej Italije e bashkëpunojnë
me ata pak fretën, që kishin mbetë në Shqipni. Këta e kërkojnë shqiptarin ndër male
të thëpisuna e ndër fusha. Mësojnë, predikojnë, i mbajnë gjallë ndjesitë bujare
të rracës, shpëtojnë të prirunit kah
kultura, gatuajnë zemrat për liri.
Rrahën
njëmend, burgosën e mbytën, por nuk ligështohën, nuk thehën.
?Me
dashni e tue ba mirë, mërrijnë me fitue deri simpatinë e anmiqëve, e tue
shpetue besimin katolik, shpetojnë idealistin Shqiptar.
***
?Kjo
çetë misjonarësh vijoi deri ndër ditët tona.
?Prap
meshtaria ndër predke, ndër shkrime e ndër mësime, kërkon me e ba popullin leal,
me ndërgjegje e me karakter e jo fanatik.
?Në
vj. 1883 e ma vonë në vj. 1888, edhe Jezuitët fillojnë me zhvillue një program
të rinj për dobi të popullit. Sajojnë misjonët shetitëse, që shkojnë gjithkah
tue ba mirë, tue i afrue zemrat, tue pajtue gjaqët, tue zhdukë poshtërsitë,
tue çilë shtigje kah drita e vërtetë e kah kultura.
?Në
një studim kaq të vogël, tue mos mujtë me i paraqitë faktët ndër shpjegime
imtime të veta, jemi të sigurtë se janë lanë jashtë shumë vepra, qi kishin me e
ndritë ma shumë aktivitetin e elementit katolik në Shqipni, për kah kultura;
por kaq të mjaftojë.
Nëpër rreshtim të datave, si në një film ka me u pa tëndenca e përherëshme e katolikëve kah përparimi, vëprimi i tij i ndryshëm ndër kohë e ndër rrëthana fort' të vështira e negative e, njëherit, dashnija e tij për Atdhe e për Pavarësi.
?Shenim nga F.R:
?Materiali i plotë asht botue në vitin 1935, në revisten “Hylli i
Dritës”.
Kam pa të nevojshme disa shkurtime per me ndihmue lexuesit e
sotem. Nenvizimet janë të mijat.
?Falnderoj per punen e palodhun të Tij, Redaktorin e materialit,
studjuesin z. Daniel Gazulli.
Melbourne, Shtator 2012.