Kulturë
Shaban Cakolli: Meda, Mehedin Pergjeqaj
E diele, 23.09.2012, 04:15 PM
Meda,
Mehedin Pergjeqaj
Shkruan: Shaban Cakolli
Mehedin
Pergjeqaj (MEDA), sot eshte bere yll i muzikes,i adhuruar nga artedashesit e
muzikes anekend trojeve shqiptare.Meda ka lindur ne Hajvali te PRISHTINËS.I ati
i tij Hasan Pergjeqaj,rrjedh nga nje familje kengetaresh nga Lumbardhi i
Deqanit.Hasani eshte rrapsod,kurse Meda e ka trasheguar kengen prej tij,dhe ka
kenduar nga femijeria:Ate bote Meda ka kenduar ne RTP,ne emisionet"BUJKU"
dhe"GURRA".Në vitin 199) familja e Medes emigron ne Gjermani.Meda
iperkushtohet kenges dhe me pune te frytshme arrine suksese te lakmueshme.Ka
tekste shume te mira,muzike te mire dhe ze te embel.Meda eshte i kerkuar ne
koncerte,dasma e ahengje.Ka shume simpatizues dhe ka shpernda me se shumti
albumet.Jeton ne Bad Krosingen te Gjermanise dhe aty ka nje produksion muzikor
qe quhet"DUKAGJINI":Meda ka shume albume,por si kryeveper do te ia
kisha lene albumin "TRE MIJË VJET PËR PAVARËSI".Ne nje bisede me
Meden ai thote:Jam i lumtur,nuk me mungon asgje pos
vendlindjes,shokeve dhe miqeve ne Kosove.
MEDA,me
një vullnet të pa shoq i hyri punës në zgjidhjen e krijimeve më të bukura,me
tekste nga autor të njohur,përcjellje të mirë muzikore,duke u ofruar vlera
margaritarë artdashëshve të muzikës në mbarë hapësirën shqiptare.
Meda është
këngëtar i shquar që din të kultivoj muzikën,që jep të bukuren qoftë në muzikën
folklorike ku ka pushtuar zemrat e dëgjuesëve
me këngën për Adem Jasharin dhe këngën për vëllezërit Haradinaj nga Gllogjani,kurse populloren e ka të përditshme,shumë
të dëgjuar në mbarë hapësirën shqiptare.Ai ushtron një aktivitet të ngjeshur në
kulturën tonë kombëtare,për të plotësuar dëshirat e artdashësve të muzikës sonë,qoftë
në viset shqiptare,qoftë në mërgim.Meda është një veprimtar i shquar,ai ka bërë
hap të madh në kulturë,ka ndihmuar skamnorët,ka ndërtuar disa shtëpi për të varfërit
që lufta i shkatërroj dhe i la pa kulm mbi kokë.Meda ka ndihmuar edhe shërimin
e njerëzve të cilët lëngonin nga dhembjet,në pamundësi për të paguar hargjimet
shëndetsore.Meda është gjëthnjë në gatishmëri të u ofroj ndihma atyre për të cilët
nuk ka kush të përkujdeset.Në bisedë me te
Meda thotë:Unë e dua këngën,kënga
dhe unë jemi bërë një,ajo nuk më lëshon,unë nuk mund të ndahem prej saj,këngën
nuk e kam nisur për përfitime,ajo më ka dalur nga dashuria e thellësisë së shpirtit.Meda
është i martuar dhe ka dy fëmijë,bënë një jetë të lumtur.Ai është i kënaqur me
të arriturat e tij në muzikë,por synim ka gjëthnjë të arrijë më shumë.Për këtë punon
dhe vetëm punon,puna nuk e mërzitë asnjëherë nga se e bënë me ëndje dhe pasion.