Kulturë
Tahir Bezhani: Trajtim i mrekullueshëm i një plage
E enjte, 27.09.2012, 07:48 PM
R e c e n
s i o n
TRAJTIM I
MREKULLUESHËM I NJË PLAGE QË ENDE KULLON
(Herolinda Zenuni: “Ëndrra ime”-roman, botoi SHB.”Focus”-2010, Prishtinë)
Nga Tahir Bezhani
Këto ditë
lexova romanin “Ëndrra ime” të autores Herolinda Zenuni, i cili më bëri përshtypje
të jashtëzakonshme. Autorja, një krijuese e moshës së re, falë talentit,guximit
dhe shkathtësisë të saj intelektuale, ka trajtuar një temë sa interesante aq të
domosdoshme për jetën tonë sociale-shoqërore, nëpër të cilën po kalojmë një kohë
bukur te gjatë.
Narkomania, alkooli dhe keqtrajtimet e abuzimet familjare në kohën e pasluftës, kanë hyrë në jetën tonë si diç jo vetëm e gabuar, jashtë traditës, si një antitrup në trupin tonë të shëndetshëm. Këto gjëra, si narkomania etj., jo vetëm si dukuri, sjellin të këqija dhe fatkeqësi në familjet shqiptare, prandaj lufta kundër tyre, në çfarëdo forme të mundshme, është njerëzore dhe humane m base shumë e domosdoshme. Në këtë rast, autorja, H. Zenuni, edhe pse e re në moshë, si mjet lufte ka gjetur idenë dhe lapsin e mprehtë në kundërshtim të kësaj të keqeje...
Vepër me mesazh të qëlluar
Romani “Ëndrra
ime”, vjen në një kohë e moment të volitshëm, si porosi e përgjithshme për
gjeneratat e reja shkollore e jashtëshkollore në të gjitha nivelet, për
shmangie nga një e keqe që sjellë vetëm mjerim.
Këtë porosi,
autorja, H.Zenuni, e ndërton për mrekulli përmes personazheve imagjinarë të romanit,
duke i veshur ata me ndjenjën shpirtërore deri në skalitje artistike. Fabulën e
romanit autorja e vë në lëvizje përmes karaktereve të personazheve, duke kërkuar
e gjetur forma e mënyra të ndryshme për të vënë në spikamë dukuritë që vrasin
por edhe karakteret që luftojnë ato dukuri negative... Këtu, nuk hasim vetëm një
të keqe, siç është narkomania, por ndeshim edhe mungesën e edukatës familjare,
shkollore e shoqërore, si shkaktare e vërshimit edhe e evoluimit të gjërave të pa
moralshme në një shoqëri, në një zhvillim.
Si kundërvënie
të dukurive negative, autorja e romanit, përmes fantazisë, gjen durimin, mirësinë,
punën e ndershme dhe humanizmin, të cilat Drinin e qojnë drejtë triumfit të plotë
si karakter dhe si qenie njerëzore në një shoqëri.
Romani fillon me një prelud, për të vazhduar pastaj me ditarin e Drinit, një adoleshent, i cili u bënë ballë sfidave të jetës në një familje, ku babai, një alkoolist, shantazhon familjen, në anën tjetër, vëllai, Blerimi, narkoman, sjellë telashe të tjera, ku familja katandiset për çdo ditë, dhe si rezultat, Drini, detyrohet që të merret me punë krahu për një kafshore bukë për familje, duke braktisur edhe bankat e shkollës.
Aftësia e
të përballurit me sfida për tejkalimin e problemeve jetike...
Autorja,
ndonëse e re në moshë, personazhin kryesor e pajisë me të gjitha virtytet e
mundshme dhe me shkathtësitë psiko-fizike, për t’u përballur me çdo vështirësi
që ka jeta. Ndoshta, si arsye e vetme është fakti se në shtrirjen e gjerë shoqërore,
nuk ka asnjë zë që i vjen në ndihmë njerëzimit pas një lufte e cila la vetëm
shkretërim e shkrumb. Duke pas parasysh këto lëvizje të nivelit të lartë artistik,
bile edhe mahnitëse, lexuesi do mendonte se autorja ka përvojë të gjatë në krijimtarinë
e kësaj gjinie letrare, por, e vërteta është se autorja për herë të parë emrin
e vë në këtë roman. Por, rikthehem përsëri tek komponentët tjera të veprës në fjalë.
Në “Ëndrra
ime”, personazhi kryesor, Drini, ka të gjitha atributet e një shëmbëlltyre se
si duhet vepruar në rastet më të rënda që në jetë për ta fituar betejën. Për ta
realizuar një gjë të tillë sa më mirë, Drini posedon këto elemente: zgjuarsinë,
durimin, edukatën personale, moralin e fortë, dashurinë amtare, bamirësinë si
cilësi dhe karakter personal e njerëzor dhe veprimet humanitare në shoqëri.
Zoti
Prend Buzhala, redaktor i librit në fjalë, pos tjerash shkruan: ”romani i tillë,
me thekës të diskursit social-meditativ, psikologjik-shpirtëror, sipas
shembullit të Artur Shopnehaverit, do të quhej një roman eudemonologjik”.
Sigurisht
se ai që e ka lexuar ose do e lexojë këtë roman, ka pajtueshmëri të plotë me
zotin Buzhala.
Një episod
i veçantë i jetës së Drinit, në luftë me jetën dhe kafshatën e gojës, vërehet
kur ai vendosë të del jashtë shtëpisë, duke kërkuar çfarëdo pune, vetëm që familja
të jetë e siguruar me bukë goje. Por çfarë i ngjan Drinit?...
Në grumbullin
e halleve të veta, takon shokë të tjerë me derte shumë më të rënda se të tijat.
Takon Agimin varfanjak, si produkt i ndarjes së prindërve, Albanin pa këmbë e
pa asnjë prind, Kujtimin e verbër, Arbrin, fëmijë i braktisur nga babai... I
gjendur para këtyre skenash dhe situatash në një moshë ende të paformuar, Drini
gjen moralin dhe ndërgjegjësimin për ngritjen e brendshme shpirtërore, si e
vetmja mundësi në luftë kundër çoroditjeve
të jetës. Në këtë moment gjen e shprehet: “Pleqtë kishin humbur djalin dhe
nipin dhe nuk u kishte mbetur njeri në shtëpi, por së paku kishin njëri-tjetrin.
Agimi, nuk kishte pasur rast të kishte familje e as shtëpi,
por ishte
i shendosh, nuk kishte asnjë të metë fizike as shëndetësore, Kujtimi nuk mund të
shihte, por së paku mund të dëgjonte, mund të lëvizte, ndërsa Albani nuk mund të
lëvizte, por së paku mund të shihte e mund të dëgjonte.
Të gjithë
ankoheshin dhe kërkonin atë që tashmë e kishin humbur, por asnjëri nuk ndalej e
të vlerësonte ato që i kishte. Secili thoshte ”sa fatkeq jam që nuk kam këtë”,
në vend që të thoshin ”sa fatlum jam që e kam këtë”...
Është një
konkludim se autorja e romanit, Herolinda Zenuni, si synuese apo edhe si njohëse
e prozës së gjatë, me shkathtësi të veçanet pajisë Drinin me të gjitha
elementet e qëndrueshme e me tipare njerëzore, si filozofi e jetës, ku takohet
e mira me të keqen,e rënda me të lehtën...
Romani “Ëndrra
ime”, i Herolinda Zenuni si zhanër me kompleksivitetin e ve përmbajtjesor, veçohet
me të gjitha karakteristikat e romanit edukativ në shoqëri. Andaj, duke pasur për
bazë të gjitha këto veçori, leximi i
tij, apo shpërndarja nëpër shkolla si literaturë, do ishte me interes dhe me
peshë të veçantë në fushën e edukimit të brezave të rinj, posaçërisht në fazën
e formësimit të individualitet si karakter.
Mendoj se
ky roman, si literaturë shkollore, do kishte efekt pozitiv në rininë tonë shkollore.