| E diele, 30.09.2012, 09:14 AM |
PESHA E FJALËS SË URTË (10)
Nga Dedë Sokoli
- S -
– S’ ka varfëri e mençuri së
bashku.
– S’dalin dyzet ujqër nga një
drize.
– S’i takon gjë dhëmbit të
skiles që rri nën strofull.
– S’i kerkoj asgjë jetës, vetëm
të kem e ti shtoj shpirtit pasuri.
– S’ka njeri në botë që të mos
ketë një hall mbi kokë.
– S’kam frikë nga askush më
tepër se sa nga budallaj që vrepon për tu bërë i ditur.
– S’kam hall se po më rrenë, por
se kujton se po ma hedh.
– S’lidhet kali me pe.
– S’mbartet uji me shportë.
– S’mbushet thesi me nje kokërr.
– S’tundet mali nga bora.
– S’vjen behari me një lule.
– Sa arrijnë barazinë, gratë
bëhen padronet tona.
– Sa do i mënçur të jetë njeriu,
kur flet shumë, në fund nuk le pa thënë edhe ndonjë budallek.
– Sa do që djali nuk e ndjek
rrugen e të jatit, nuk ka hall pa shkelë nganjëherë në fërkëmët (gjurmet) e
babajt.
– Sa do që të kesh, nuk ke kurr
aq sa don.
– Sa e hidhur është të shikosh
lumturinë, shkrinë vetveten.
– Sa i qëndron diellit vesa, aq
i gëndron të ligut besa.
– Sa keq që duhet të plakemi,
por fundi, kjo është rruga e vetme për të jetuar gjatë.
– Sa më bosh të jetë një zemër,
aq më e rënd është.
– Sa më i madh të jetë
mashtrimi, aq më e vogël do të jetë kënaqësia.
– Sa rron, meson.
– Sa vrima ka muri, aq halle ka
burri.
– Se kështu jeta e ka, shkoi rinia
e s’kethehet ma.
– Sekreti i jetës së njeriut nuk
qëndron në të jetuarit, por edhe që të dishë përse jeton.
– Sevapi as s’shitet as
s’blihet.
– Shakaja e tepruar, ka pasoja
prapa.
– Shejtani kur nuk ka punë rreh
të birin.
– Shëmbulli ka ndikim më të
fortë se predikimi.
– Shenja e parë e një njeriu të
edukuar është se ai merret me vetveten.
– Shif me sy dhe plas me zemër.
– Shija nuk mund të kontrollohet
nga ligji.
– Shiko mëndja, nuk shikon syri.
– Shiko të njohësh shtëpinë.
– Shkalla e nevojshme e shpirtit
që na pelqen, eshtë një masë e saktë e shpirtit që kemi.
– Shkëlqimi i tjetrit, në se nuk
ke ti vetë, nuk do të të bejë kurr të shkëlqyer.
– Shkenca është kapiteni, kurse
praktika janë ushtarët.
– Shkenca nuk ka Atdhe, por
shkencëtari duhet të ketë.
– Shkenca nuk vlen më nëse nuk
na forcon ndërgjegjen.
– Shkolla e vertetë e Artit
s’është jeta por vetë Arti.
– Shkolla e parë- është prehri i
nënës.
– Shokët e vërtetë, janë
perjetë.
– Shoku, aq sa duhet, aq dhe
duhet të qortohet.
– Shoqëria ia falë shpesh
kriminelit, por kurr s’ia falë ëndrrimtarit.
– Shoqeria të jep aq sa i ke
dhënë.
– Shoqeria zhduket, vllazëria
mbetet.
– Shpata që nuk pastrohet,
ndryshket.
– Shpesh herë shërbimet e mëdha
na bëhen nga njerës të vegjel.
– Shpesh e shpesh, bëhet përshesh.
– Shpesh herë jehona është me e
bukur nga zëri që përsëritet.
– Shpesh, goja i prêt rriskun
vedit.
– Shpëtimi i njeriut arrihet
vetëm për mes dashurisë dhe me dashuri.
– Shpëtoi nga shiu dhe ra në
breshër.
– Shpirti im është hija e
pranishme e nje pranie të padukshme.
– Shpresa është çelsi i jetës.
– Shpresa është mjeku më i mirë
që unë njoh.
– Shqipja fluturon në qiell por
folenë e nderton në tokë.
– Shqiptarët dinë të flasin me
tehun e shpates dhe me gryken e pushkës.
– Shqiptari për mik është tretë
dhe është fikë.
– Shqiptari po dha fjalën, ther
djalin.
– Shtaza ( ujku ) është e
rrezikshme kur është e uritur, kurse njeriu është i rrezikshëm kur është i
ngopur edhe me pushtet.
– Shtepia juaj nuk do të jetë
spiranca e anijes por direku i sajë.
– Shtepia ka dy të keqia, duhani
dhe rakia.
– Shtëpia mbahet më shumë me
zellë se me takat.
– Shtëpia ndodhë që edhe e
koritë të zonë e shtëpisë, kur pjestarët e familjes nuk i kryejnë mirë detyrat
përkatëse.
– Shtepia pa burrë- mos qoftë
kurrë.
– Shtepia pa femijë, si nata pa
yje.
– Shtepia pa grue, si zjarri pa
dru.
– Shtëpinë e mbajnë të gjitha
shtyllat apo kollonat.
– Shtetet nuk humbasin veçse nga
druajtja se do humbasin.
– Shteti lumturohet vetëm
atëherë kur ndëshkohen padrejtësitë.
– Shumë burra bëhen fajtorë
vetëm se janë të dobtë ndaj grave të tyre.
– Shumë duar, bekuar, shumë gojë
mallkuar.
– Shumë gjera të çuditshme ka në
botë, por më i çuditshm është njeriu.
– Shumë lule dalin në prill, por
pak rrojnë.
– Shumë njerës i çoi në
shkatërrim gjuha e tyre.
– Shumë pak i mesoi jeta atij që
nuk mesoi të durojë fatkeqësitë.
– Shumë sy bashkë, gjejnë edhe
gjilpërën në kashtë.
– Shumëherë edhe dhelpra që
është aq dinake, zihet për katër këmbësh.
– Si t’iu bësh hyzmetin do të
keshë edhe bereqetin.
– Siç duket dita që në mengjes,
ashtu duket edhe njeriu që në vegjëli.
– Sikur të pushonte jeta
arsimore, bota do të binte në barbarizëm.
– Sikur gruaja të ishte e mirë
diçka, edhe Zoti do ta kishte një.
– Sikur mëshkujt të ishin aq
dashtnorë sa edhe shprehen, femrave nuk do tu dilte kohë as edhe të kriheshin.
– Sikur të bliheshin fjalët, do
të flisnim më pak.
– Sikur të kisha mundësi, në çdo
pëllëmbë toke, siç mbillet gruri do të kish mbjellë libra.
– Sillu me prindrit e tu ashtu
si do të dëshiroje që fëmijët e tu të silleshin me ty.
– Sinqeriteti sjell lumturi,
lumturia sjell sinqeritetin.
– Sjellja e bën njeriun- njeri.
– Sjellja e mirë është veshje që
nuk vjetrohet.
– Sjellja e mirë mbulon shumë
defekte, sikurse sjellja e keqe mbulon shumë veti të mira.
– Sjellja e njeriut, është një
pasqyrë, ku secili paraqet fytyrën e vet.
– Sjellja e zbukuron njeriun.
– Sjellja është libër pa
shkronja që e lexojnë të gjithë.
– Sjelljen ashtu si ta gatuash,
ashtu do ta shijosh.
– Ska ç’të duhet fytyra kur nuk
din të buzqeshësh.
– Ska gjë më të keqe se sa një
mik qe nuk flet hapur.
– Ska gjë më të t’merrshme se sa
të vjedhësh të vdekurin.
– Ska kënaqësi më të madhe se
kur mëndoj se di të veproj në fshehtësi.
– Ska lezet shamia e mëndafshtë
në kokën e zgjebosur.
– Ska njeri më të shurdhër se sa
atë që s’do ta dijë.
– Ska qënë i pranishëm ditën që
është ndarë urtia.
– Ska rrezik më të madh për një
komb se sa kur njerëz dinakë shkojnë për të urtë.
– Smundja më e përhapur e syve,
dashuria me shikim të pare.
– Sopatës mos i u bëj bisht.
– Sot njifet çmimi i të gjitha
gjerave dhe vlera e asnjerës.
– Sot e mot, të nderojmë të
Madhin Zot.
– Sot hengre pulën, nesër
përgatit gjelin.
– Sqepari bishtin e shokut e
gëdhendë, kurse të vedin jo.
– Stani nuk gjykohet nga zilet e
këmbonët, por nga bylmeti.
– Studimi, që të mësosh se si
duhet jetuar mirë, duhet të vazhdojë gjithë jetën.
– Stuhitë e detyrojnë lisin t’i
leshojë edhe më thellë rrenjet.
– Suksesi është gjithmonë bir i
guximit.
– Suksesi i vërtetë konsiston në
gjetjen e punës që na lejon të jetojmë me punën që duam.
– Suksesi kërkon 99% punë dhe 1%
talent.
– Syri është drita e shpirtit.
– Syri që nuk shikohet,
harrohet.
– Sytë dhe veshët janë
deshmitarë të këqinj, në se mëndja nuk është e arsimuar.
– Sytë janë pasqyra e shpirtit.
- T -
– Ta dishë hallin tim, e harron
tëndin.
– Talenti edukohet në qetësi,
karakteri në rrymën e jetës.
– Të kerkosh lumturinë në ketë
jetë, është shpirti i vërtetë i rebelimit.
– Të bashkosh mirësjelljen me
krenarinë do të thotë të bësh një vepër arti të vërtetë.
– Të bëftë dallari për vedi.
– Të bënin mizat mjaltë, do të
kishim qypat plot.
– Të bisedosh është arti i të
folurit pa u mënduar.
– Të dashurosh dikënd, do të
thotë të pranosh të plakesh me të.
– Të dashurosh është kaq e shkurtër,
të harrosh kaq e gjatë.
– Të dishë të flasësh do të
thotë mbi të gjitha t’i bësh të tjertë të të dëgjojnë.
– Të dishë të flasësh, të dishë
të heshtësh, në kohën dhe vendin e duhur, ky është kodi i bisedës së
suksesëshme.
– Të do ai që nuk ti falë gabimet.
– Të duam Atdheun, jo se është i
madh.
– Të duash dikënd që të urren,
është provë dashurie.
– Të flasësh pa menduar është
sikur të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
– Të flasësh pak eshtë argjend,
të mos hapesh gojë, është flori.
– Të folurit e shumtë, i vjen
rëndë edhe Perendisë.
– Të gabosh e të mos
korigjohesh, do të thotë të gabosh me të vërtetë.
– Të gjitha gjërat e mëdha janë
të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen ëdhë me një fjalë: LIRI,
DREJTËSI, NDERË, DETYRË, MËSHIRË, SHPRESË.
– Të gjitha madhështitë e kesaj
bote, nuk vlejnë sa një mik i mirë.
– Të gjitha pulat, një ditë apo
një tjetër do të bëhen klloçka.
– Të gjithë e duan thjeshtësinë.
– Të gjithë duam të jenë pardon,
por asnjë pardon i veti.
– Të gjithë duam të ndryshojmë
botën, askush veten e tij.
– Të gjithë duan të kenë
ndërgjegje, por pak janë të gatshëm t’ia paguajnë çmimin.
– Të gjithë jemi kaq të kufizuar
sa çdo herë kujtojmë se çdo herë kemi të ardhmen.
– Të gjithë njerëzit
mendjemëdhenj, shqetësohen nga mëndjemadhësia e të tjerëve.
– Te grueja, urtësia është
bukuri.
– Të jesh i lindur zotëri është
rastësi, të vdesësh zoteri eshtë meritë.
– Të jeshë i lumtur do të thotë
ta shohësh botën siç e dëshiron.
– Të jeshë i mirë është e lehtë,
vështirë është të jeshë i drejtë.
– Të jeshë mik i Platonit- por
ca më shumë mik i së vërtetës.
– Të jetosh dhe të vdesësh për
Atdhe, është e ëmbël shumë.
– Të jetosh duke punuar, të
vdesësh duke luftuar.
– Të jetosh mirë, është më mirë
se të jetosh.
– Të jetosh thjeshtë dhe të
mëndosh madhërisht.
– Të keqen mos e harro, që të
mos përsëritet dhe jo për të marrë hak.
– Të korigjosh gabimin është më
e rëndësishme se sa ta gjeshë se kush e ka kryer atë.
– Të kuptosh ç’është e drejtë,
të ndjeshë ç’është e bukur, të dëshirosh ç’është e mirë, ja qëllimi i jetës së
arsyeshme.
– Të largosh mëndjemadhësinë nga
zëmra jote, i ke rritë vlerat vedit.
– Te librat flasin shpirtrat e
pavedekshëm të të vdekurve.
– Të mashtrosh mashtruesit është
kënaqësi e dyfishtë.
– Të mbrosh vedin pa të ngrënë
të tjertë.
– Të mëndosh është sforcim, të
besosh nje luks.
– Të mesosh është hapi i parë,
të jetosh vetëm i dyti.
– Të metat mbulohen kollaj, por
zhduken me vështirësi.
– Të mirë si buka, të mirë si
ari.
– Të mirën, e hedh prapa dhe e
gjenë përpara.
– Të mos bësh asgjë, është gjeja
më e vështirë në botë.
– Të moshuarit e ardhur nga
malsia në qytet, kanë rehatue b…. dhe jo kokën.
– Të ndënjurit sjell
plogështinë, dembelleku dergjen, dergja eshtë darka e mortjes.
– Të pabesë, armik të Perendisë
dhe jo vetëm të njerëzve, konsideroj atë që nuk kujdeset për prinderit e vet.
– Të pasurit shkelin ligjin, të
varfrit denohen.
– Të qeshurit ndjell të qeshur.
– Të qeverisësh mirë, do të
thotë të parashikosh.
– Të rinjtë duan të jenë besnikë
dhe nuk munden.
– Të rinjtë tregojnë çfar janë
duke bërë, të moshuarit çfar kanë bërë, budallejtë çfar do të bëjnë.
– Të rinjtë, ndjehen të lodhur
në fund të një veprimi, kurse pleqtë në fillim.
– Të shohë ai që ka sy, të
dëgjojë ai që ka veshë.
– Të shprehesh me perpikmeri,
kjo është nisja dhe mbrimi i çdo arti.
– Të varfërit i mungojnë shumë
gjera, kopracit i mungon gjithçka.
– Të vdesim duke luftuar.
– Të vdesim kur vdekja është
mjek i yni.
– Të vetmit njerës real, janë
ata që s’kanë ekzistuar kurr.
– Tek individet çmënduria është
e rrallë, por te grupet, te Partitë, në kombet dhe epokat është rregull.
– Tek njerzit e keqinjë duhet të
keshë besim, të paktën ata nuk ndryshojnë.
– Tek nusja hanë e pinë, tek
dhëndri gjë nuk dine.
– Thashethemet dhe ujët e pronit
nuk shterojnë kurr.
– Thelbi i lirisë është
drejtësia.
– Themeli i një shteti është
edukimi i të rinjeve.
– Thëngjilit të mbuluar, afroju
me kujdes se të djeg.
– Thesi i zbrazët, s’qëndron dot
në këmbë.
– Thesit të shpuar s’ke nevoj me
i lidhë grukën.
– Thinjat dhe huqet mos i a vër
re plakut.
– Thirri nevojës të të ndihmojë.
– Thjeshtësia është bukuria
kryesore e grave.
– Thuaj atë që vlen ose hesht.
– Thuaj me kë rri, të të them
cili je.
– Ti e quan çmënduri, ndërsa unë
i them dashuri.
– Ti kërkon falje për një hap të
gabuar, ka njerës që nuk kërkojnë të falur për një rrugë të tërë të gabuar.
– Ti qesh me të tjerët, bota
qeshë me ty.
– Toka pa zot është malli i
botës.
– Toleranca realizohet vetëm
atëherë kur duam ata që na urrejnë.
– Toskë e gegë, pemë nga një
degë.
– Tragjedia e jetës është ajo që
vdes brenda çdo njeriu me kalimin e viteve.
– Tragjedia e jetës është se
plakemi shpejt dhe mënçurohemi shumë vonë.
– Transparenca është syri i
demokracisë.
– Tre shprehje të mira : Të
marrtë e mira, mos vdeksha gjallë dhe, Zoti na ruejt.
– Tre veta mund të ruajnë
sekretin, në se dy nga ata vdesin.
– Tre vetë që ndihmojnë njeri –
tjetrin, janë sa gjashtë veta veç e veç.
– Tregtia dikurë shterron, kurse
toka trashgohet në breza.
– Tri, janë gjerat ne duhet t’i
evitojmë sa të mundemi a) Urrejtja, b) Zilia, c) Perbuzja.
– Tri janë gjërat më të vështira
: a) Të mbash një të fshehtë,
b) Të harrosh një sharje, c) Të
administrosh mirë orët e kohës së lirë.
– Trim i mirë quhet ai që
përcjell zemrimin.
– Trim ka punë me të gjallët dhe
jo me të vdekurit.
– Trim nderon trimin, i mençuri
të mënçurin dhe i ligu të ligun.
– Trimëria duhet të ketë
mbështetje mënçurinë dhe urtinë.
– Trimëria me të ligun shkon
kot.
– Trimi e ka fatin me vedi.
– Trimi e mban barutin të thatë.
– Trimi të falë, budalla të
vret.
– Trimi vdes, frikacaku ngordhë.
– Trimin e ha plumbi, qenin e
mirë e ha ujku.
– Trimni d.m.th të mbrosh vendin
nga të tjertë, burrëri d.m.th të mbrosh të tjerët nga vetja.
– Trishtimi i atij që nuk e njef
botën, nuk është veçse frika e atij që nuk shpreson te suksesi.
– Trishtimi nuk është veçse një
mur midis dy kopshtve.
– Trupi i dobtë, shpëtohet nga
shpirti i fuqishëm.
– Trupi me barna, si petku me
harna.
– Trupi shëndoshet me të punuar,
mëndja me të mësuar.
– Truri kërkon, vetem zemra
gjenë.
– Turpi zgjatë më shumë se jeta.
- U -
– U bë bishti më i madh se
sqepi.
– U bë veza me mësue pulën.
– U bëmë si këmbët e dhisë.
– Ujet që rrin shumë në një vend
qelbet.
– Uji flë, hasmi nuk flë.
– Uji me të rrjedhun kullohet,
faji nga të urtit pleqrohet, plaga me të shtrydhun shërohet.
– Ujku kur ndien erën e dhënve,
harron që ato kanë bariun përpara.
– Ujku ka namin, se kërdinë e
bën çakalli.
– Ujku nuk han me të porositur,
por vete e merr.
– Ujku qimen e nderron por
zakonin nuk e harron.
– Ujkut i trashet qafa sepse
shikon punën e vet.
– Unë aga e ti aga, po gomarin
kush na mba.
– Unë i ziu me dy pleq, kuj t’ja
prish e kujt t’ja ndreq.
– Uria i shtie në grep njerëzit
e mënçur.
– Urrejtja shkakton grindje,
dashuria i mbulon të gjitha.
– Urrejtja e fshehur është më e
keqe se ajo që shfaqet.
– Urt e butë, e plot tiganin.
– Urtësia nuk është gjë tjetër
veçse shkenca e lumturisë.
– Urtësia vjen me tepër nga
zemra se sa nga inteligjenca.
- V -
– Vajti si cjapi te kasapi.
– Vajza të shpie ke dera e
hasmit.
– Varfëria dhe shpresa janë nënë
e bijë, disa argëtohen me të bijën dhe harrojnë nënën.
– Varfëria është prind i
revolucionit.
– Varfëria që nuk ka borxhe,
është pasuri e madhe.
– Vate djalëria kur vure briskun
në faqe.
– Vatra pa fëmijë, si pylli pa
zogj.
– Vazua prej balte të papjekur,
mund të ripunohet, kurse ajo që është e pjekur jo.
– Vdekja është borxh për të
gjithë njerëzit.
– Vdekja është ëndërr e pa
ëndrra.
– Vdekja është gjumë pa ëmdrra.
– Vdekja është lule para turpit.
– Vdekja me nderë- e ka varrin
mermerë.
– Vdekja me nderë është rrojtje.
– Vdekja s’është gjë tjetër
veçse dhëmballa e fundit e pjekurisë.
– Vdekjes më së paku i
frikësohen ata për të cilët jeta ka më shumë vlerë.
– Vëna e mirë s’duhet të bjerë
erë, vena e mirë është si vajza e stërvitur që flet me zë të qetë e të butë.
– Vëna sa më e ëmbël të jetë, më
fort të zën.
– Vëndi yt është si nëna, vëndi
i huaj si njerka.
– Veprat flasin më shumë se sa
fjalët.
– Veset e këqia, duhet me i
krasitë sikur degët e thata të pemëve në baçe.
– Vështirësitë janë ato që
provojnë se si janë njerzit.
– Vështirësitë, venë në pah të
mirën e të keqen te njeriu.
– Vështro nga vjen, mëso ku je
dhe do të dishë ku shkon.
– Vesi kur nuk mund të bej dëm,
quhet virtyt.
– Vestarit po nuk ia kuptove
vesin, të hypë sipër dhe të tundë këmbët.
– Vetem njerzit e medhenj, kane
të meta të medha.
– Vetëm ai zë që del nga zemra,
mund të arijë te zemra.
– Vetëm ata që guxojnë të
humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.
– Vetëm dashuria e nënës është
100% dashuri.
– Vetëm e vërteta është e bukur.
– Vetëm një gjë në botë është më
e bukur dhe më e mirë se gjithçka, kjo është “ Nëna”.
– Vetëm zogu këndon pa lekë.
– Vetmia, më shumë se çdo gjë
tjetër, e ndrydhë shpirtin e njeriut.
– Virtyti duhet të jetë një si
për fshatarin edhe për mbretin.
– Virtyti është titull i parë i
fisnikërisë. Njeriu duhet t’I vemë re veprimet dhe jo emrin.
– Virtyti i parë është devacioni
kundrejt Atdheut.
– Vjehrra e mirë, ndihmon për
nuse të mirë.
– Vjehrra është si kometa, nje
lloj, më mirë eshtë ta shikosh nga larg.
– Vjehrra nuk e kujton asnjeherë
kohën e rinisë.
– Vlera më e mirë që mund t’u
lërë njeriu femijëve të vet, është edukata e mire.
– Vlera që një komb do t’i vërë
vetes, atë do i vënë edhe të huajt.
– Vrapo si djalë e fol si plak.
– Vrimat e gardhit dhe gojët e
hallkut, nuk mbyllen kurr.
– Vritet faji dhe jo njeriu.
– Vullneti bën gjithçka.
- XH -
– Xhelozia është një lehje
qënësh që tërheq vjedhësit
- Z -
– Zakoni i ka rrënjët e thella.
– Zanati është bylyzyku i
floririt në dorë.
– Zanati, në mos rrjedhtë, do të
pikojë.
– Zemërimi i bën të mefshët
mendjehollë, por ai i mban ata në varfëri.
– Zemra ka dy të ndara; atje
rrin gëzimi dhe dhimbja; kur gëzimi rri zgjuar në njërën anë, atëherë dërmitë
dhimbja në anën tjetër. O gëzim, kij mendjen e fol ngadal se mos zgjohet
dhimbja.
– Zemra derdh tërë afshin e sajë
ne çdo gjë që dashurojmë.
– Zemra është një pasuri që nuk
shitet as blihet por vetëm dhurohet.
– Zemra është si një kurvë, kur
mbaron së rrahuri, ka mbaruar gjithçka.
– Zemrat bujare nuk i pranojnë
lëvdatat nëse ato janë të tepëruara.
– Zërin ta dëgjofsha, me sy mos
të pafsha.
– Zgjedhjet mund të bëhen me
parat dhe deshirat.
– Ziliqarët i mundon edhe inati
i tyre por edhe virtyti i të tjerëve.
– Zjarrit hidhi ujë e jo benzinë.
– Zjarrit po nuk i fryve, nuk
ndizet.
– Zoti ndihmoftë atë që e
besoftë.
-----------------------------
-Ky Cikël prej 10 shkrimesh, është përgatitur për botim në ZSh, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj-