E shtune, 27.04.2024, 05:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Besar Shkembi: Endrra

E shtune, 29.09.2012, 08:49 AM


Besar Shkembi

Endrra

Qysh heret ne mengjes
me degdis nje mall
here me conte buze Lumit
here te gjuhem nga ura
ne pusin e madhe

Pasi u lava mire
me shtrini ne zall
nen rrezet perclluese
ngjyre kaffeje te marre

Pastaj dale nga dale
me coje ne livadh
bashke me te tjeret
edhe une te mbledh sane

Kurse ne pasdite
me qe e me qerre
me coje gjer ne mal
ca shkarpa te thata
qe ta ndezi zjarrin
me tha qe ti marre

Pastaj n` kroin e etheve
me coje uje te pi
livadheve t`medha
trup e t´thure t´ju bije

Keshtu nje cope dite
m´shkoi duke shetitur
ne aren e Mehmetit
argetet duke prashitur

Mira motra e Metit
vajza me bel t´holle
qendronte ne kembe
me bakall ne dore

Buken vajza
vec e kishte shtruar
po priste argatet
duarte per t´i pastruar

Ju befte mire
argateve ju them
ata me thojne byjrem
dhe shtyjne nga njeri tjetri
te me bejne nje vend

Ne sofrabez
vec nje krah e shti
me kosin e trazuar
hengra nje cope fli
Pas bukes nga gjepi nxjerr
shkrepsen me kuti
ta dredhe nje cigare
dhe pastaj te tjreve t´ua shtrije
keshtu vazhdon kutija
nga njeri te tjetri
qe te shkoi me radhe
secili nga argatet
cigate te marre

Me i vjetri me t´voglin
filloi ta shpotite
me hostenin e tij
filloi ta godite

„Si po t´merr gjumi
n´kambe o Mehmet
si duket nusja e re
s´te ka lene per t´flejte

„Ti ha gjeli qyrrat
n´cung druve tue nejte“
qe te gjithe argatet
ia fillojne t´madhe te qeshin
Mehmetin e shkrete
zune e ta parqeshin

„Plak plak cufurrak
deshi klinat hyn n´oxhak
se ty gruja tu ka plake
tash ja rreh vec me shuplake.“

Keshtu ia kthej
me t´vjetrit Mehmeti
nga syte u dolen lotet
argateve se qeshuri

Dhe k´shtu duke qeshur
shkojne te prashisin n´are
ndersa une shkrepse e kuti
perseri i marre

Bregut te Lumbardhit
malli nisi t´me coje
rrugice me rrugice
fshatin ta vizitoj


U cudita shume
sa kishte ndryshuar
sa kulla te mira
qe ishin ndertuar

Perpara shitores
lauanin ca femije
pasi ua kthej pershendetjen
ne shitore hyj
perqafohemi forte me shitesin
dhe them sa cudi
ne oborr t´shitores
te gjthe keta femije
dhe une i shkreti
te mos e njoh asnje

Pasi t´pershendetem
me nis perseri
kur deri para Kulles
se Haxh Zekes arrij
e shikoj perbrenda
sa kishte ndryshuar
nga se bashkefshatret
e kishin riparuar
dhe ne te djathte
xhamine re ne
ne vende vjtres
e kishin pas ndertuar

Dhe pasi me takoje
me ca prej moshtareve te mi
malli me degdisi
deshi t´m´coje n´mulli

Ne ato caste
kur me doli gjumi
shoh vetveten
ne shtrat isha shtri
thash vetes sime
nuk qenkam ne fshat
qenkam n´Gjermani


Sa mu dhimbs endrra
qe vajti e shkoi
nga malli qe kam
njrezit e fshtit tim
nuk m´la ti takoj

Atehere lote me rrodhen
vetevetiu nga syte
dikur une isha profesori i dyte
ku ta dijshe tash
sa ka te shkolluar
profesore inxhinjere
mjeke dhe te doktorruar

Une edhe sot kam mbetur
ai leshanasi i dikurshem
ketu nga gjemanet
njeri i pa dukshem
njeri i gjore edhe i pa emer
qe malli e djege
ne shpirt e ne zemer



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora