E diele, 28.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Ibrahim Agimgostivari: Fjala flet si zemra

E diele, 30.09.2012, 09:06 AM


IBRAHIM AGIMGOSTIVARI

Qe  një  ëndërr  që më solli tek ti. Në ëndërr kështu ndodh, asaj kam qejf  t`i besoj. Shkrimet për burgjet, për plagët, zakonisht  s`i pëlqej .Por jeta s`i   për  inat   kah   burgu   më  shtyri. Poetët  jo  rralë  janë  akuzuar  për  tema  të  burgut dhe plagëve, sepse, temat  e  tilla po e dëmtuakan letërsinë. Mendimi im në këtë  temë  është  i  kundërt. Ata që  ngrisin  burgje e vrasin  njerëz , ata  e lëndojnë  letërsinë  e jo  poetët  që i  këndojnë  lirisë. Burgu  pra, nuk e do të vërtetën, as temat rreth saj.  Shqipëria e kohës së poetit ishte një  burg , ku të  burgosurit  ishin shumë të dhunuar. Poetin  Ibrahim Agimgostivarin e njoha në Dortmunt, në  një  moshë  të shtyrë. Libri poetik”Në treje të muzgut” i botuar në Tiranë nga shtëpia botuese, „ Dardania “,  është   edhe   një   sukses  i  poetit . Libri „ Në   tretje  të  muzgut“ është  një libër i veçantë e me  vlera  të  mirëfillta, që  buron  nga zemra dhe terratisjet e jetës. Çdo gjë që e them, më djeg , më dhemb, thotë  poeti; çështë kjo liri në gjuhë  të  huaj , që  s´i   lot  në dritare më  godet, më fyn, më  dërmon . Emrin burg , emrin qeli, asgjëkundi  s`dua ta dëgjoj. Sepse, vetë  e  kam përjetuar burgun dhe atë jetë të rëndë. Vrasjet dhe krimin, shprehet poeti i  fshikulloj, se të  vrarë  kam birin tim. Në  këtë jetë trazimesh e  keqja  më  shumë po  vika  nga  jeta se nga vdekja. Në Shqipëri në gjithë jetën time, tepri  e patëm shtypjen dhe dënimet, ato na e sterrosën  jetën. Diktatura e Enverit ishte përtej çdo realiteti. Nën qeverisjen e tij çdo gjë ishte e dobët, parullë dhe, sterile.  Pyeteni tokën, rrugët, shtëpitë tona të varfëra, aty mund të lexoni vuajtjet tona, imazhin e përdhunuar të njeriut. Në regjistrat e asaj kohe, kudo janë eshtrat tanë,  gjaku ynë, të rënët me emra të rrëzuar. Ky  stacion s`mbaron këtu, Shqipëria është adresa ime, gjaku im i padukshëm, shkruan  poeti, Ibrahim Agimgostivari. Libri i Ibrahimit, „Në tretje të muzgut“, po edhe libra të tjerë të këtij autori, shprehin vlerën e mirëfilltë artistike. Ibrahim Agimgostivari , i dënuar i Enver Hoxhës, përjetoi ferrin e diktaturës së tij. Poezia e Ibrahim  Agimgostivarit, me një stil krejt origjinal, krejt të  veçantë, është një dëshmi e kohës së tij. Shpirt, ende pa u tharë lotët e pritjes , . . ti  ike.. e në çastin e  mbërritjes , m´u desh mua të iki. Këto dhe vargje  të tjera tregojnë se fjala flet s´i syri , si zemra , ndryshe, do ishte fjalë koti. Shpirt, pse të heshtim,.. ata do na vrasin,.. ata kanë shumë errësirë brenda. , lexoj në një poezi të tij. Jeta e poetit, Ibrahim Agimgostivarit është një roman me shumë beteja. Ibrahim Agimgostivari  u  lind  në Tiranë më  1934. Shumë vite punoi mësues në fshatrat e Kukësit. Që në moshë të re interesimet  e tij për poezi ,  ishin të veçanta. I  dashuruar pas teatrit, ai  shkroi  dramën „ Pas shpine “ që u censurua nga regjimi komunist dhe u bë shkak për  të kaluar vite të tëra të burgut. Ibrahimi  ishte  dënuar  me pesë vjet burg, ndërsa vëzhgimet e sigurimit do vazhdonin deri në përmbysjen e atij regjimi. Ibrahim Agimgostivarin deri më tash ka botuar katër libra; “Mall”, 2. “Në tretje të muzgut”, “Intervistat e mia dhe dy drama”,  dhe së fundi “Fjala flet s´i zemra” . Më 1990, Ibrahim Agimgostivari bashkë me familjen e tij dhe mijëra të tjerë, shqiptar rebelohet, dhe me trimat e  ambasadave, në korrik të vitit 1990 , kryengritet për ta shembur pushtetin e Ramiz Alisë. Ai   regjim  i    shtypjes dhe i burgut   që  vrau Shqipërinë për disa dekada, ishte Enver Hoxha, dhe shpura e tij e pushkatarëve. Që nga viti 1990, poeti, Ibrahim  Agimgostivari   jeton  dhe krijon   në Dortmund të Gejrmanisë. shëndet poetit, Ibrahim Agimgostivarit!
Rrustem Geci – Dortmund

Ibrahim Agimgostivari – cikël poezish nga libri “Fjala flet si zemra”

Z o g u

Ishte  gjetje e kohës
Që më n d a u nga ti
Nga ajo betejë e imja
Nga ajo luftë  me  ty

Vështrim

Sa  herë  vjen  korriku
Më kujtohet  e kaluara
kohën që ma mori burgu
dhe xhelatët e atij burgu

Kujtime

Shpirt, me çaste të kujtoj
Unë nuk njoh  kohë tjetër
zemra nuk po harroka
as në këtë moshë shtyrë

Mbetje vajesh

Unë tani  jam  në  kërkim
Si zogu që kërkon çerdhe
Nëse t´i  do të pajtoheshe
unë  s´ndahem  prej  teje

1.

Fjalët si ura mendimesh
Me ty mua më afrojnë
Ato më shpjejnë tek ti
Dhe ty të shpjejnë tek unë

2.

Ëndërr  qenka   jeta
Në flakët  e  së cilës
hyjnueshëm digjemi
duke lënë pas vetes
dhimbje dhe shpresë

3.

Në frymën me poezi
fjalët flasin si zemra
fjalët flasin si shpirti
fjalët  flasin  si  jeta

4.

Shqipja jonë e bukur
Shqipja jonë  e mirë
ëmbël unë  e  ndejë
edhe  këtej  n´egzil!..

5.

Për këtë jetë kam ca pyetje
Por askush s´më përgjigjet
Këtë jetë kështu e harxhova
E dhimbja kurrë s´mu nda

Drithërimë

Sot isha i trazuar
shëtita deri në lodhje
deri në raskapitje
për ta mbytur mërzinë
dhe mallin për
Shqipërinë

Kujtime

Kam rendur pas teje
Që të takoj njëherë
Por fati nuk deshi
Na ndau përgjithnjë

M a l l

Në vëndet ku mërguam
Kudo na quajnë të h u a j
Fjala shqip këtej s´kuptohet
Në të gjitha zyrat
Ajo duhet të përkthehet

Çaste intime

Sa herë unë i sodis yjet
shpesh me ty i ngatërroj
me duart tuaja të buta
me buzët tuaja të vala

I arratisuri

Ika nga vuajtjet e mia
pa e ditur se ku po shkoj
mërgimin nuk e njihja
as gjuhën nuk ia mësova

Dallgë

O  e  bukura  Shqipëri
çdo gjë që shkruaj për ty
del nga prushi i zemrës

dhe nga malli i shpirtit
motivet e mia me Shqipëri
kudo  më  bëjnë  dritë

kudo më japin jetë

Intime

Sa herë mbetem vetëm
fjalë zemre  m´afrohen
plagën  nuk  e  flaki dot
dhimbja mbetet brenda

Aktakuza

Në të gjitha ato hetuesi
Hetuesit kërkonin emra
Unë ua  tregoja  gjakun
dhe  vrajat  nëpër  trup

Mesazh

Shpirt, mos  qaj  për  mua
Edhe në vdekshim një ditë
Këto vargje do t´ua lëmë
Në vend të amanetit tonë

Monolog

Sa herë kam pyetur veten
çfarë  mund   të   fali  sot
fjala  më  zihej  në  grykë
s´ kam  plumb për vëllain

KOHA IME

Koha ime kishte
Formën e një molle
Njëra ëndërr, dhe
Tjetra dhimbje
Po ta ndash në dy pjesë
Do e shohësh gjëmën
Të ngjashme me të
Pangjashmen!..

SHQIPËRI

Shqipëri, të fala prej
meje. Shpirti im, zemra ime
çdo çast jam brenda teje
në damarët me ujë e me
tokë, jam në këngët tua
dhe të përqafojë shumë!..

VJESHTA

Vjeshta vjeshtoi dhe këtë herë
E përrojet derdhen nëpër det
Eklipset vazhdojnë punën e tyre
E unë me mallin përballem

Jam larg nga atdheu im, hartën
E Shqipërisë e kam në kraharor
Një zjarr në shpirt më djeg, kam
etje për lumejtë e atdheut tim

Malli për atdheun më gërryen
Përplasem me jetën si me një
Kafshë, Të fituar s´jemi asnjëri
As unë dhe as vetvetja ime

Tim birit

O i bukuri im, o i miri  im
Ty të vranë aksidentalisht
Por plaga më mbeti mua
( Nga  ajo  gjysmë  luftë )
Që e përgjaku Shqipërinë

Klinikat e botës

Plot janë klinikat e botës, po
plagët e mia nuk m´i shërojnë
dot, jam i plagosur prej vitesh
plaga ime është, një kalvar!..



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora