Kulturë
Nijazi Ramadani: Linditë Ramushi - Me sytë e ëndjes
E diele, 07.10.2012, 05:54 PM
LIBRI
POETIK "ME SYTË E ËNDJES" I
AUTORES LINDITË RAMUSHI
NGA NIJAZI RAMADANI
Poezia e
Linditë Ramushit vjen para lexuesëve mjaftë e fuqishme dhe me intenzitetin e
botës që na rrethon njeriun tonë dhe, është
integruar emocionalisht dhe artistikisht e realizuar mirë.
"...Atëherë,
do të ngjallem dhe njëherë nga ajo/ ngjizje/ në mes zjarrit dhe frymës/ sikur
lind një dashuri...", janë këto
vargje
metaforike në poezitë e Linditë Ramushit, e cila me një thjeshtësi
të rafinuar parqitet para lexuesëve, duke shpalosur meditimin socoi-psikologjik
përmes së cilës ajo artikulon përjetimet personale dhe njohjen me realitetin
etno etik.
Në vargun
e saj reflekton lëvizjet ritmike, imazhet, botëkuptimet, ngjyrimet metaforik,
duke i thurur vargjet në një formësim fare të veçantë, e ka apostrofuar në fjalën
promovuese shkrimtarja Albinë idrizi, dhe e ka mbarë shtruar individualitetin e
saj krijues.
Linditë Ramushi
me vëllimin e dytë poetik ”Me sytë e ëndjes” vjen para lexuesit me artikulim të
qartësuar, vargu i saj të jep pastërti identifikues në krijimin e qartësisë fabulative
si element që zotron takimin e së bukurës, të së magjishmës dhe së realës me
motivimin e dashurisë, ajo realizon botë
të brendshme unike në kontestin aktual të përditshmërisë sonë. Ajo ka depertuar
për mes ndjeshmërisë së saj në një botë të brendshme që mund ta kap shpirtin e
fshehtësisë krijuese.
Kritiku,
Prend BUZHALA, e ka cilësuar të veçantë poezinë e Linditës, e cila shprehet me një lirizëm
të magjishëm thuret e ndërthuret në të gjitha çastet e jetës: edhe atëherë kur "PRITJA
e gjatë shkurtohet me lumturimin e ardhjes, takimit, bashkimit... ", është
një derdhje e rrjedhje emocionesh nëpërmes një lirizmi të këndshëm.Pos këtij
vlerësimi në kuadër të "Vjeshtës letrare", kanë folur edhe Flamur
Maloku, Nexhat Rexha, Izmi Zeka.
Lindita
reflekton adhurimin, dëshirën, ëndrrën, fabulën në vargun e saj, duke arrirë të
shpalosë botën e saj të magjishme ëndërrimtare përmes shprehjeve metaforike të veçantë
dhe të figuracionit poetik me të gjitha me të gjitha profecitë e rrëmbimit
idilik. Linditë Ramushi e ka formësimin e jashtme dhe të brendshme duke ie vënë
gishtin tregues në plagën, që që kullon,
në këtë zjarr, arrin të gjejë barin shërues, me të cilin shpalos psikikën e dëshiruar
poetike dhe reale.
Gjuha e
pasur poetike portretizon figurshëm simpatinë ëndërrimtare, duke sjell në vete
gjeturi dhe çiltërsi me efektin e mëvetësisë së modalitetin estetike deri në përjetimin
më të mundshëm poetik, dhe e arrin me mënyrën e shprehjes artistike efektin e dëshiruar në përceptimin e tërësishëm
të këtij vëllimi poetik.Linditë Ramushi në vëllimin e dytë poetik ”Me sytë e ëndjes”,
i ka përfhirë rreth 55 poezi, duke ia shoqëruar edhe vlerësimet e recensionistëve
të saj.
Linditë
RAMUSHI - u lind
më 18.12.1984 në Gjilan. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan, në shkollën e mesme
të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri. Studimet universitare i kreu
me sukses në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji. Përmbledhjen e parë me
poezi e nxori në qershor të vitit 2004, me titull “Mos hesht”, botuar nga shtëpia
botuese “Ura”. Veç poezisë, autorja është edhe opinioniste e rregullt e temave
me natyrë socio-psikologjike në gazetën e përditshme “Zëri”, shpeshherë edhe në
gazetën tjetër ditore “Epoka e re”. Së fundi ka sprovuar veten edhe në fushën e
kritikës letrare. Ky është vëllimi i dytë i saj me poezi, i titulluar “Me sytë e
ëndjes”. Autorja është e shpërblyer me vendin e dytë në festivalin e poezisë, “Takimet
e Poeteshave Shqiptare