Kulturë
Gjon Neçaj: Identiteti i krahinës së Nikaj Merturit
E shtune, 06.10.2012, 10:25 AM
IDENETITETI
KULTUROR, GJUHËSOR, FETAR, HISTORIK, KOMBËTAR DHE PATRIOTIK I KRAHINËS SË NIKAJ
MERTURIT
Nga Gjon Neçaj
Dymijë e
kusur vjet më parë, një pasdite pranvere,
një centurion romak vështronte vdekjen e
ngadalshme dhe agonike të tre burrave të veçantë për nga mënyra e ekzekutimit. Veçanarisht
një ushtar vërente tinëzisht njërin prej tyre, Jezu Krishtin. Kur vdiq, toka u trondit me forcë, e ushtari bërtiti : “Me të vërtetë ky qënka biri i Perëndisë”.Ky postulat i shkruar dhe
kjo ngjarje tragjike para 20 shekujsh, ka ndjekur jetën e një popullsie të një regjioni
të vendosur dikund mes alpeve, në Shqipërinë
e Epërme veriore, në një luginë në formën e një hauzi madhështor, të quajtur
Nikaj Mertur.
Kjo
kulturë fetare, humane , njerëzore e banorëve të Nikaj Merturit, e trashëguar në
breza, e asimiloj artin popullor të krijuar dhe të kultivuar në gjirin e
këtyre njerëzve të thjeshtë, nga artistët popullorë, bash në eposin e
kreshnikëve, ku aedët i kanë kënduar aq
bukur jetës , duke qënë njëherazi dhe
ushqim shpirtëror për banorët e kësaj
krahine. Me gjithë vështirësitë e mundimshme të jetesës, banorët e këtij regjioni në Shqipërinë veriore,
krahas problemeve dhe punëve të përditshme,
kanë ndier nevojën e shlodhjes nepërmjet
argëtimit dhe kanë gjetur mundësi dhe kohën , duke zgjedhur momentet për të bërë humor, për
të kërcyer, për të kënduar, apo për të thurur vargje, për të krijuar një ambient të përshtatshëm si
për familjen edhe për mysafirin. Në netët e gjata të dimrit ata thurnin vargje
në lojë kapuçash, apo mësonin vallen karakteristike të kcimit në dasëm , e cila
, siç thotë studiuesi Ramazan Bogdani, ishte perlë e valles popullore, ndonëse
fatkeqësisht sot nuk ekziston.
Nikajmerturasi,
ndonëse me shumë privacione, e ka dashur
dhe vlerësuar jetën, e për këtë arsye ai
kurrë nuk e ka humbur shpresën, me
besimin për të arritur të mirën, ndaj edhe këngët e krjuesve të adetëve
nikajmerturas nisnin me fjalët “ O mori e mira….”.
Në Nikaj
Mertur janë krijuar dhe kënduar brez pas brezi
këngët majëkrahu, këngët me lahutë,
këngët e
kreshnikëve të Jutbinës, këngët e
dasmave, këngët e djepit, këngët e kapuçave, putirat, etj. etj.
Gjithashtu
janë krijuar dhe trashëguar fjalë dhe
shprehje të urta, , gjëgjëzat, përrallat, tregimet dhe
legjendat për dragonjtë, për kulçedrat,
zanat , shtrigat, sykeqin.
Gratë dhe
çikat nikajmerturase nepërmjet punimeve
të dorës në vekë, thurje me
gjypnerë dhe gjylpanë kanë arritur të tregojnë
shkallën e mjeshtërisë të kësaj zejeje të bukur popullore.
Rëndësi të
veçantë në krijimet e tyre zinin veshjet
popullore sidomos zhubleta e çikës dhe e
nuses, që sipas etnografes Andromaqi Gjergji është karakteristike me xhubletat
e tjera, apo veshjet per burra si tirq, jelek, xhamadan, shokë, etj.
Nikaj
Merturi dallohet nga regjionet e tjera të Shqipërisë veriore edhe nga e folmja
gjuhësore, karakteristike për banorët e saj.Studiues të shumtë të gjuhës, veçanarisht
Eqrem Çabej dhe Emil Lafe kanë hulumtuar të folmen e kësaj krahine, duke
konkluduar se e folmja e banorëve të këtyre anëve, veçanarisht e fshatit Brisë,
ka veçantitë e saj , rrënjët e së cilës deomos duhen zbuluar.Gjuhëtari Emil
Lafe ka përgatitur disa kumtesa për të folmen e Nikaj Merturit që në vitet 70-të
të shekullit të kaluar.
Kjo trevë
e njohur në histori për besë, trimëri, mikpritje, ka nxjerrë edhe
personalitetet të shquara të pushkës e penës, të cilët në pasaportën e
shekullit të pavarësisë mbeten të skalitur me germa të arta.Nikaj Merturit i
shkëlqejnë si margaritarë poetë, shkrimtarë.studiues dhe publicistë të talentuar
që kanë bërë emër brenda e jashtë atdheut, profesorë me grada shkencore që me
studimet
e tyre të vlefshme në fusha të ndryshme kanë mbetur në fondin e artë të albanologjisë
shqiptare.Nuk është e rastit që pikërisht në krahinën e Nikaj Merturit, më 1
maj 1917, u hap e para shkollë shqipe në Tropojë, nën vemendjen e atdhetarit
Luigj Gurakuqi.Pra malësorët e këtyre anëve, të etur për dituri, vetëm 5 vjet
pas themelimit të shtetit hapen shkollën shqipe, rrezen e pare të arsimit në Malësinë
e Gjakovës.Ndonëse sivjet përkonte me jubileun e 95 vjetorit, askush nuk u
kujtua për këtë date të madhërishme historike.
Banorët e
krahinës së Nikaj Merturit, provuan
presione nga më të ndryshmet dhe më barbaret si nga pushtuesit turq me pushtetin e tyre politik, ashtu edhe nga kisha ortodokse serbe. Në ndryshim
me disa fise të tjera të veriut, nikajmerturasit u përballën me cdo presion
duke ruajtur gjuhën, kulturën shqiptare
dhe fenë katolike si pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar.
Kjo zonë e
thellë në alpet e veriut, kurrë nuk u
ndikua nga përkatësia fetare e fiseve te tjera të kthyera ne besimin musliman, por kanë jetuar në fqinjësi të mirë, kanë kryer martesa sidomos Merturi me
Krasniqen, kanë shkuar historikisht për
festa te njëri tjetri e në luftë për mbrojtjen e vendit kanë qënë gjithmonë një
fis.Si shembuj të tolerancës fetare kujtohen ende sot miqësitë mes tyre të priftit
të Rajës me hoxhën e Dushajve, mbase ky një rast unikal i bashkëveprimeve të përbashkëta
me besime të ndryshme. Në Nikaj Mertur
janë kremtuar dhe vazhdojnë të kremtohen festat fetare te besimit katolik sipas
shenjëtorëve të krishtërimit, të cilat
janë kthyer në një traditë tashmë mbarë popullore, të cilët as në kohën e
persekutimit të fesë në vitin 1967 nga
sistemi komunist nuk e ndaluan kremtimin e festave fetare, e ndonëse rrënimi i
kishave dhe mungesa e priftërinjve për një kohë të gjatë kishin tronditur
rregullimin kishtar e shoqëror, në shpirtin
e malësorërve u ruajt dhe u kultivua në breza besimi.
Dëshmitë arkeologjike
tregojnë se kjo hapësirë gjeografike që i
përket regjionit të krahinës së Nikaj
Merturit, ka qënë e banuar qysh në kohën
e bronxit të vonë, rreth 1200-1000 vjet
para Krishtit.
Dokumentet kishtare tregojnë se dioçeza e
Pultit, në të cilën bën pjesë Nikaj Merturi, themeluar në vitin 877, është nga
më të vjetrat në Shqipëri.Për gati dy shekuj pultjanët përballuan trysninë asimiluese
të pushtetit politik dhe kishës ortodokse serbe, duke ruajtur gjuhën, kulturën
dhe fenë katolike si pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar.
Islamizimi
i Gashit dhe i Krasniqes, në gjysmën e parë të shekullit të XVIII-të, e vuri Nikaj Merurin në ballë të
luftës antiosmane për ruajtjen e autonomisë vetëqeverisëse dhe të krishtërimit
në skajin verilindor të dioçezës së Pultit. Danielo Farlati në veprën “Iliria e
Shenjtë” thotë se gjatë viteve 1690-1773 Salca, Toplana , Dushmani
, Bjakja dhe gjithë fiset në Pult besnikërisht lëvronin
fenë katolike.
Kishat
ishin vende kuvendesh e besëlidhjesh midis burrave të katundit ose të fisit. Kështu,
ato përveç karakterit religjioz, kishin
edhe vlera historiko-shoqërore.
Edhe në këto ditë vjeshte , teksa bjeshkët duket sikur buzëqeshin, vargmalet mbi këtë tokë dardane që quhet Nikaj Mertur presin
krahëhapur si gjithmonë bijtë dhe bijat e saj, e zogjtë cicërojnë në vetminë e
shkretë, zanat dhe shtojzovallet ia marrin valles vendçe, kullat e shkretuara në
Curraj Epër apelojnë t’u kthehen banorët e përhershëm, në festën e madhe të pavarësisë,
bashkëkrahinasit e mi krenohen për rrugën e mundimshme që lartësuan gjatë historisë
për të arritur në identitetin e tyre të pamohueshëm për të ardhmen e brezave të
pashuar të kësaj race shqiptare.