Kulturë
Shaban Cakolli: LSHAKSH
E diele, 07.10.2012, 05:50 PM
LIDHJA E
SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI (LSHAKSH)
Shkruan: SHABAN CAKOLLI
Nëse vetë
jeta sociale, politike, kulturore kërkon disa modele të mira për t’u ndjekur,
janë pikërisht shkrimtarët ata që duhet të shihen si modelet më të mira të përdorimit
të gjuhës. Sot e dje. Sot e nesër. N
e kemi
shumë përvojë të mirë të një aradhe shkrimtarësh e poetësh që e kanë bërë mirë këtë
gjë. Noli, Konica, Kuteli, Kadareja, Agolli, Shkreli, Podrimja, mbeten modele
,përfat, për të më të rinjtë krijues,sot me një vullnet të pashoq po
ndjekin rrugën e tyre,për të dhënë shkëndija
në gjuhë,art dhe kulturën kombëtare.
Të jesh
shkrimtar është diçka e shejtë,dhunti e dhuruar nga natyra dhe ushtruar nga
intelegjenca.
Shkrimtarët
nuk janë ndryshe nga të tjerët,por kanë një kureshtje të hyjnë në botën e të tjerëve,
kurse lexuesit e vemendshëm kanë qëllim që mes leximit të njohin botën e
shkrimtarit.
Shkrimtar
do të thotë;të ushtrosh analizë në botën e arteve,rrugë e dëshiruar por edhe e
vështirë, sepse në këtë rrugë mund të hapëroi
deri në majë,por jo rrallë dikush nuk ngjitet por dështon në mes të rrugës.
Synimi i
shkrimtarit është të kapë botën letrare në hap me kohën ,në këtë rast krahas me
letrarët modern europian.Për të arritur këtu çdo hap është një provë,nevojiten fusha kërkimore,hulumtime të mundimshme në këto
fusha,por hulumtimet e vemendshme të peshuara
mirë japin fryte të shëndosha arti,që për
çdo krijues që kapë këto fryta,mundi i
tij shpërblehet.
Aspirata,ëndërra
e lakmi,për një autor të kërkuara me ngulm,të arritura me mund,por të ndërtuara
me themele të forta që nuk rrënohen,janë mrekullitë e punës të një krijuesi të fuqishëm.
Kryeveprat
më të rëndësishme të krijuesve shqiptar,vijnë kryesisht në kohë të vështira,kohë
vëlimesh e diktaturash,ku nga përvojat e dhembshme dalin derdhëje të intelektualitetit
të fuqishëm.
Kohë të tilla
të vështira thuajse më së tepërmi kanë përjetuar krijuesit dhe artistët tanë të
të gjitha fushave të arteve.Eh,duke krahasuar ato kohë të hidhëta,nevojë e autorëve e domosdoshme
ishte të bashkëpunoi me vetveten,që asnjëherë të mos lë në harresë gjërat që duhen
të rikthehen.
Neve
dashamirëve të fjalës së shkruar,që fati i keq na përplasi rrugëve të mërgimit,shpesh
na mungojnë na mungojnë tituj veprash nga autorët e vendlindjeve tona,tituj që do
të duhej të i lexoj çdo lexues i vemendshëm dhe i etur për të lexuar libra
vlerash.
Eh,po nga
dëshira për të lexuar,ne lexojmë dhe shpesh kapërdijmë çfardo tituj që na bien
në dorë,fundja më mirë të lexojmë,sesa të mos lexojmë fare
Çdo rrugë
ka fshehtësitë e veta,por poezia është fshehtësia e çdo rruge,por interesimi i
lexuesit arrinë të zbuloi këto fshehtësi!Për këtë unë them se komunikimi mes
lexuesëve shpesh të sjell te vlerat edhe kur nuk të shkon mendja fare,se do të gjejshë
ate që e dëshiron.Pikërisht më se e nevojshme për të pasur në mesin e tyre një Lidhje
Shkrimtarësh,kishte mërgata shqiptare e shkapërderdhur rrugëve të Evropës,nga
dhuna që i shkaktoj pushtuesi shekullor i cili kishte po këtë qëllim:të na humbë
gjuhë,kulturë dhe identitet.Para gjashtë vitesh,shqiptarët që jetojnë në Gjermani,me iniciativën e një veprimtari të kombit,mjeshtrit
të penës,veprimtarit të çështjes kombëtare,të burgosurit politik,luftëtarit të lirisë,
i cili me penë,pushkë e burgje mbrojti gjithçka shqiptare z.Martin çuni,filloi
nisma për themelimin e një Lidhje
Shkrimtarësh në Gjermani.Rreth Martin Çunit u bashkuan
krijues,intelektual,njerëz të penës,arsimit dhe kulturës.
Qëllimi
ishte i qartë: Fillimisht të punohet me rininë,të kontribojnë te ata ruajtëjen
e ndjenjave kombëtare,përvetësimin dhe pasurimin e gjuhës amtare tek të rinjët,mbrojtëjen
e kulturës dhe traditës kombëtare tek të rinjët,të cilët në filizat e parë të rinisë
kishin nisur jetën e tyre në dhena të huaja.Fillimisht kjo nismë u muar në kushte
mjaft të vështira,por me vullnetin e pashuar dhe përkushtim gjithçka funksionoj.U
emërtua Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve
dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH) nga se
kishte qëllim bashkimin jo vetëm të shkrimtarëve,por edhe të artistëve të të gjitha
arteve,si:piktorë,aktorë,muzikolog,gazetar,por duke mbajtur gjëthnjë pranë vetes
nxënësit e shkollave shqipe,duke punuar me ta,duke i aftësuar ata për gjithçka
shqip,çka edhe ishte qëllimi ynë kryesor.
LSHAKSH,u
regjistrua tek organet gjermane dhe nisi punët e saja me shumë vështërsi:pa
lokal të vetin,duke udhëtuar prej një landi në landin tjetër,shumëkush duke udhëtuar
me qindra kilometra për një takim,por vullneti dhe puna e mirëfilltë kaloj çdo
vështërsi.LSHAKSH,punon me një fond mjaft të ulët,i tërë fondi vjen nga antarësia,por
asnjëherë nuk ishte në pyetje paraja,mbase shumë nga krijuesit paguajnë nga
gjepi i tyre,vetëm puna të ecën me sukses.Megjithatë krijuesit ndihmojnë njëri-tjetrin
për të përmbushur detyrat e caktuara,por duhet vequar dy krijues të cilët Martin Çuni i kishte krah në aktivitetet e tij,janë këta Hasan Qyqalla dhe Pal Sokoli.Para pak muajsh u zgjodh udhëheqja
e re e LSHAKSH,ku si kryetar i lidhjes u zgjodh Hasan Qyqalla.
Hasan
Qyqalla shquhet ndër krijuesit aktivi
cili veq intelegjencës që ka,ka dëshmuar
me vepër në organizimet e LSHAKSH,se është
gjithmonë aty ku e kërkon gjuha,kultura,arsimi,miqësia,ku e kërkon nderi i
kombit dhe atdheut,andaj u zgjodh me pëlqimin
njëzëri të mbarë LSHAKSH.LSHAKSH,përveq që ka shtruar sofrën kombëtare të dijes,kulturës,traditës
e artit,në mes trojeve të Europës,ka mbajtur gjallë dhe sukseshëm bashkëpunimin
edhe me krijuesit e hapësirës mbarëshqiptare në Kosovë,Shqipëri e gjetiu.
Hasan
QYQALLA u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës.Shkollën
fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën
Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Me
shkrime merret që nga viti 1976, kur botoi poezin e parë në revistën "Shëndeti"!
Ka botuar
në shumë gazeta e revista të kohës. Herë pas here ka bashkëpunuar edhe me
mediat vizuale. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani.
Gjer më tani ka botuar dhjetëra vepra,"Dua të vdes shqip" botuar nga "Spektri"
, Prishtinë 2004; "Robi i Lirisë" botuar nga "Mërgimi A&B",
Biblioteka "Salloni poetik" Tiranë-Prishtinë-Gjenevë 2007,; "Prekja
e ëndrrës" botuar në "Globus R",
Tiranë 2009,etj:::::
si dhe ka dy përmbledhje në shtyp, dhe një roman.
veprimtaria
e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani është mjaft
e ngjeshur dhe e begatë. Organizuam shumë promovime Titujsh e autorë të rinjë letrar,
pastaj organizuam hapje ekspozitash nëpër qytete të ndryshme
Manifestime
poetike që u bënë tradicionale, si p.sh. Takimet ”Azem Shkreli”, ”Pavarësia e
Kosovës”, pa harruar ”100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës”, nxjerrjen në dritë
të revistës ”Muza Shqiptare”, botime të përbashkëta me krijues, etj… gjer tek
Antologjia ”Trinom i Lirisë”, që botuam
në 30-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gervallës dhe Kadri Zekës… Projekti
ynë për t’ardhmen është bërë, ndërkaq e para është Regjistrimi i Shtëpisë sonë botuese,
karshi kërkesave të nevojshme dhe ristrukturimi i krijuesve në nivel të mërgatës
shqiptare për Europë…
S’do harruar edhe punën që jemi duke bërë aktualisht për nxjerrjen e një Antologjie “NJË SHEKULL DRITË”, në vigjilje të 100-vjetorit të Shpalljes së Mvetësisë së Shqipërisë,…Të gjithë shqiptarët që duan me zemër kulturën si dhe ata që e kultivojnë kulturën tonë kombëtare ndihen të kënaqur me këto shkëndija që ndriti LSHAKSH në mqrgim,kurse Hasan Qyqallën e shohin si një yll kulture,i cili në mendëjet e tij ka hartuar edhe shumë projekte të cilat do i shpalos dhe i vë në jetë me krijuesit e LSHAKSH në Gjermani.Mërgimtarët që në zemër kanë atdheun,kombin,gjuhën,kulturën,historinë kombëtare,pamarrë parasyshë në çfarë vende të botës jetojnë,ata jetojnë shqip dhe veq saj i sjellin nderë dhe krenari,atdheut dhe kombit të vet.