E premte, 03.05.2024, 02:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Miradije Gashi

E hene, 08.10.2012, 07:07 PM


Miradije Gashi


MË KUJTOHET

Më kujtohet një ditë dimri
Helmeta e sllavit në orë mësimi,
Ishte e rëndë, e rëndë ajo ditë
Ishte vetë tmerri që panë sytë.

Në sytë e fëmijëve nuk kishte ngjarë
Në pranga të vihet një mësues me ditar!
Eh, ç'ditë e kobshme e ç'tmerr...!
Mesjetë Bizanti sërish te ne erdh'!

Dhe dielli atë ditë i humbi rrezet
Se Liria atë ditë u lidhë me zingjir,
Ndërsa dita u ngrys më herët
As zogjtë e qiellit nuk ishin të lirë.


TRYEZË E DJEGUR

Prapë
Dua të ulem
Si dikur...
Në atë tryezën
E djegur në oborr.
Asnjë fjalë,
Asnjë kujtim
Nuk ma shuan urinë
Si ajo tryezë dikur!


MOTRËS

Vesa si borë nga yjet biente
Tërë natën e gjatë
Dhe ende vazdon të bie,
Derisa floku të më zbardhet.
 

UDHË JETE

I shihni këto rrugë
Me shumë udhëkryqe
E shumë drejtime...?
Në to ka gjurmë njerëzish
Që rendin e s'ndalojnë,
Ca ikin majtas,
E ca djathtas ikin.
Janë udhët e jetës
Që kurrë nuk pushojnë.


NËNË

Oh, sa më ka marrë malli
Nënë...!
Se kush e di si m'je,
Dhe shpirti më dhëmb,
Eh, ç'më dhemb...
Për ty kur s'të shoh.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora