Kulturë
Gëzim Llojdia: Kapedan, na thuaj sa vjeç je?
E merkure, 17.10.2012, 07:13 PM
KAPEDAN :
NA THUAJ SA VJEC JE?
NGA GËZIM LLOJDIA
Albert
Vërria , artist i madh i skenës, Artist i Popullit ka sjellë një botim të ri
libri i tij quhet :” :"Rrëfim Paradoksal"
“Ka
lindur në Fier më 3 shtator 1936. Shkollën fillore dhe të mesme i ka bërë në Fier.
Rrugës së artit i kam hyrë që në vogëli. Kujton
kohën kur ishte fëmijë dhe shkoja në Apolloni.
Vazhdoi studimet e të mesmes për zoteknikë, ndërsa e
caktojnë të punojë dy vjet në Kukës.
Rikthimi
në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, i dha mundësinë të njihej
me pedagogë që ishin shkolluar jashtë vendit dhe kishin një kulturë të madhe
artistike.
“Në 1959, hapet për herë të parë shkolla për aktorë Me përfundimin e shkollës u emërova në Berat. Atje gjeta një njeri akoma më të përkryer për teatrin dhe kinematografinë. Ai ishte Viktor Stratobërdha, drejtor i kinemasë, asaj kohe i internuar në Berat. Konkurrimi në shkollën e lartë për aktorë i jep një drejtim përfundimtar karrierës së Albert Verrisë drejt teatrit dhe kinemasë. “Aty gjeta pedagogë të shkëlqyer, të cilët i kujtoj me shumë mall. Ata nuk jetojnë sot, Andrea Mane, Xhemal Broja, Nina Çefranova, Kujtim Spahivogli, Naim Frashëri.
Promovohet libri i aktorit, Artistit të Popullit Albert Verria :"Rrëfim Paradoksal"
Në sallën Aula Magnat ë Universitetit "Pavarsia"
Vlorë ,organizon: Klubi i Shkrimtareve "Petro Marko, Universiteti "Pavarsia"
Biblioteka "Shevqet Musaraj" promovimi i librit i aktorit, Artistit të Popullit Albert Verria
:"Rrëfim Paradoksal". Ne sfond shfaqet video me regjistrime nga jeta
artistike e artistit te popullit Albert Verria!
Fjala e Hapjes: Myrteza Mara-Kryetari i Klubit "Petro Marko": Ne kuadër te 100 Vjetorit te Pavarësisë-ditëlindjes se Madhe te Kombit, Klubi i Shkrimtareve b'Petro Marko", Universiteti "Pavarësia" dhe Biblioteka "Shevqet Musaraj" organizojnë kete takim promovues te librit autobiografik "Rrëfim Paradoksal" te* Artistit te Popullit, z.Albert Verria. Duhet theksuar qe ne fillim se kontributi i Kryetarit te Bashkise, z.Shpetim Gjika, qe ka mundesuar daljen ne drite te ketij libri, është padyshim nje kontribut per artin dhe kulturen e vërtetë, per njerezit qe i kane dhene emer kohes dhe Atdheut me veprën e tyre. Është një kontribut për historinë dhe memorien e kombit, pa te cilen nuk ecet perpara. Ndihem i nderuar te flas per nje nga ikonat e artit ashtu sig ndihemi edhe me fat qe jemi bashkekohes te ketyre gjigandeve te cilet iu pergjigjen apelit te kohes duke qene ne ballin e ndritur te saj!Albert Verrine e njohim te gjithe, ate do ta njohin edhe ata qe nuk kane lindur. Breza me radhe do njihen nepermjet vepres e tij dhe do pyesin: Ku e ka gjetur gjithe kete fuqi ky gjigand qe ka levizur neper rolet e dramave, komedive e tragjedive te jetes sikur t'i kete jetuar vete? Si eshte e mundur qe ky artist te ndrroj lekuren e moshes duke kaperxyer gati 40 vjet njeheresh e te na jap nje Kapedan te pavdekshem?...Keto e shume te tjera si keto pyetje do i gjeni tek libri qe kemi sot ne duar. Tek ky liber qe eshte krejt i vecante si nga forma dhe nga struktura e rrrefimit. Eshte nje liber i redaktuar me shume dashuri, pergjegjesi, respekt e profesionalizem nga Profesor Josif Papagjoni.Nga forma libri duket si nje ekran ku mjafton te shfletosh dhe do ndjesh kenaqesine e te soditurit te roleve te interpretuara nga Artisti i Madh Albert Verria! Nga përmbajtja nuk ka nevoje për koment!Albert Verria ben hije ne dy shekuj, por vepra e tij ne fushën e artit te aktrimit do kapërcej kufijtë e imagjinatës. 110 role te ndryshme janë si një buqete e madhe me lule ne prag te Jubileut te Madh te Pavarsise!"Berti bën pjese tek ajo gjenerate artistesh te cilët na shfaqen si deshifrues te kodeve ekzistenciale te njeriut dhe organizimit social, si frymëzues te shpirtit dhe apelues te shpatës-kështu shkruan Prof. Josif Papajorgji ne pasthënien e librit!
Prof.Dr.Bardhosh Gace,mjeshtër I madh referoi kumtesën:Albert Verria - Ikona e artit dhe kultures bashkekohore shqiptare
Fryma
biblike e rrefimit shqiptar u shfaq se pari ne krijimtarine e rilindësit tone
te madh Kostandin Kristoforidhi e me pas ne rrefimet e Papa Kristo Negovanit,
te cilet ne krijimtarine e tyre, ringjallin boten shqiptare te kohes, me tablo
te gjalla nga jeta. Kjo fryme e shkrimit biblik, ku ndjenjat dhe përjetimet
boter përjetohen me përsiatje e filozofime, pati ndikimin e vete edhe tek mjaft
autore te tjre, por frymen e saj e shohim edhe ne vepren me te re te "Artistit
te Popullit" Albert Verria ne botimin e tij "Rrefim Paradoksal".
Albert
Verria kjo ikone e artit dhe e kulturës bashkekohore tashme ka vendin e vet ne
teatrin dhe kinematografine shqiptare. Ashtu si mjeshtrat e medhenj; Mihal
Popi, Nairn Frasheri, Sander Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Birge Hasko,
Timo Flloko e mjaft te tjere, personaliteti i tij artistik krijoi nje galeri te
tere personazhesh, afërsisht 90 role ne teatër dhe 40 role ne" kinematografi.
Ne individualitetin artistik te Albeptverrise, edhe mendimi kritik e studimor
ka nxjerre ne pah një sere tiparesh e vecanerrish te cilat kane te bëjnë me
mj|feshterine e tij a^toriale, e cila ka pervijuar tipa e/karaktere nga me te
spikaturit, te cilat veprojne e marrin jete nepermjet veprimetfe, mimikes,
pershtatjes organike, shpotive e gjesteve alegorike, duke percjelle nje plptike
te jashtezakonshme.
Portreti
dramatik alegorik e komik,iketij artisti te shquar, shprehet edhe ne nje aspekt
tjeter te qytetarise shqiptare, i ngulitur thelle ne kujtesen njerezore, ai
njihet e thirret nga te gjithe^here si xha Sulua, Selli Lili, Kaporal
Pelegrini, Nuri Beu, Kopi, e mjaft te tjere, ku veset^mburrjet, hilete,
dredhite, pabesite, ^shtimet apo poshtersite, behen objekt qeshjeje e
perqeshjeje e grotesku, duke percjelle nje bote te thelle psikologjike dhe
estetike. Permes mjeteve artistike dhe intuites se tij afctoriale, Albert
Verria, shpesh perjeton e zberthen karakterin e personazhit dhe ne kete rast
perflaket prej fytyres se tij artistike, behet mjeshter i detajeve e
pergjithesimeve, ku levizjet, gjestet, veshja, tinezia, mashtrimi, zhgenjimi,
nen|/eprimin realist aktorial, edhe pse here-here me pamje surrealiste
dritesojne shpotite dhe humorin e holle^duke percjelle mesazhe artistike e
filozofike, qe te futin ne mendime te thella.Ne tere veprimtarine e tij
afijoriale, mjeshtri i artit shqiptar A. Verria eshte karakterizuar nga
vullneti i hekurt, pasioni i cuditshem dhe kembengulja, por mbi te gjitha,
tipareve dhe vecorive te rolit, i cili perhere ka jetuar brenda aktorit, si
pjese e botes universale njerezore. Duke shfletuar faqet e ketij libri "Rrefim
paradoksal", Albert Verria na shfaqet aktor me talent te rralle, por edhe
prozator magjepses, ku narracioni i tij, zbulon perpara lexuesit nje bote te
panjohur, nga vatra familjare mbushur romantizem, ne udhet e jetes e pasionit e
deri ne skenat e teatrit e te kinematografise.
Ashtu si
Petro Markoja ne rrefimin e tij si nje bisede te gjate me vetveten, Albert
Verria e kendveshtron jeten e vet disi nga larg, per t'u bere me i afert ne
zberthimin e tablove, ngjarjeve e karaktereve, ne veten e trete.
Vete
feminia e aktorit, ne gukat e brigjet e Fierit, ne pllajat e Apollonise, mes
botes mitike e arkeologjike, besoj se ka qene frymezimi i pare i tij per te
zbuluar ne" vetvete teatrin antik ilirik, si nje shushurime te perhershme
ne shpirtin e tij.Vete skulpturat e bardha te Apollonise prane Odeonit, i
leviznin neper endrra me fytyra aktoresh e tragjedianesh, me ushta e shpata,
neper drama e poema ilirike. Fantazia e tij kridhej neper portrete aktoresh me
mbreter, princa, heronj e njerez te modern, mes thenieve filozofike e lodertfcËSfe
aktoreske, dhe ai flatronte si Dedali i qemotshem duke recituar e ligjeruar
neper shkallet e gurta antike. Nga shkallet e gurta , nga ai roli i vogel (qe i
dha mesuesi - ne shkfllle, ai ngjfiti shkallet e auditoreve perballe portretit
te Aleksander Moisiut duke degijuar pedagoget e tij Kujtim Spahivoglin, Andrea
Malo e Niaja Tifrenova j duke u perhumbur mbas monologeve, dialogeve e
perfytyrimeve, ku nxirrte krye talenti i tij - aktrimi.Duke ligjeruar me
vetveten, ne faqet e ketij libri, rrefimi rrjedh ne raportet e^tes e pas
vdekjes, duke krijuar imazhet e portretit te vet qysh nga galeria e
personazheve e deri te fiksimi ne nje ekspozite fotografike. Ne kapitullin "Kush
qesh vdekja apo njeriu", artisti i madh zberthen universialitetin e jetes
njerezore, fatin dramatik te njeriut mes dashurive, dhimbjeve e gezimeve te
veta. Ne kuptimin filozofik dhe estetik, analizon raportet e artistit me jeten,
zhgenjimet dhe tragjedite qe ka pjelle jeta, ku nxjerrin krye te poshtrit,
mashtruesit e tiranet, ku "historia perseritet e perseritet si nje karusel".
Eshte kriza e identitetit kjo qe shpesh ne shoqerine njerezore ka sjelle drama
te medha, ku perhere ndeshen e mira me te keqen.Dhe kuvendimi i Albert Verrise
me artin antik vazhdon edhe ne kapitullim "Nga mugujt e shekujve", ku
ai eshte ushqyer me kete art te madh, me profifin e personazheve si dhe
mesazhet filozofike e estetike qe i percillen koherave moderne. Kali i Trojes,
endet sot perseri neper qiejt e Europes.
Albert
Verria, ne dialog me veten ka r6nd4jfctr pehere ne kerkim te artit te vertete,
prandaj edhe ne faqet e ketij libri ai kuvendon me mjeshtra te medhenj nga
qiejt biblike ne jeten tokesore, dialogQn me xha Sulon, hijen e zeze te plakut
te bardhe, Halil $hkozen, Nafizin, Hibrikun, Lecke Kabashin, imazhet e te
cileve jane te gjalla, te interpretuara me sarkazem e shpoti, dhe mjeshteri te
rralle autoriale.Ne romanin e tij "Rrefim paradoksal" Artisti i Madh
Albert Verria deshmon edhe nje fakt tjeter, kulturën e thelle qe ai ka perftuar
duke percjelle ne kete vepër letrare jeten e tij me nje bote
Clirim
Hoxha-Drejtor i bibiliotekës publike “Shefqet Musaraj” Vlorë:”Rrefim paradoksal
i Albert Verrise Artist i Popullit.Gjate jetes njeriu ka shansin te tregoi se
sa vlen, pasi jeta eshte e shkurter, vetem nje segment rrugor. Pikerisht gjate
ecjes ne kete segment njeriut i bie fati te njoh njerez te rinj, te moshave,
karaktereve dhe profesioneve te ndryshem.Ky fat me ka rene edhe mua, pasi gjate
udhes neper kete segment rrugor kam patur fatin te njoh nje nga legjendat e
teatrit dhe kinematografise shqiptare Artistin e Popullit Albert Veria, kete
bashkekohes te Kadri Roshit, Sander Prosit, Sulejman Pitarkes, Violeta
Manushit, Ndrek Luces, Tinka Kurtit, Liza Laskes e shume e shume artisteve te
medhenje te ketij kombi.Berti nuk eshte i qete kur shikon se mosha kalon dita
dites dhe ai nuk po thirret serish per te treguaiJf se ka ende personazhe te
pashkruara, apo edhe te shkruara qe flene brenda qenies se tij, qe regetijne ne
pritje te nje ftese, per te shpalosur ato vlera te qenesishme qe ky aktor i
madh mban brenda genit te tij shqiptar.Bota eshte e madhe, por eshte edhe e
vogel sa nje kerthize per shkak te zhvillimit te teknologjive te komunikimit
dhe informacionit. Pikerisht permes ketij zhvillimi ne kemi sot ne shtepite
tona madheshtine e aktrimit te Albert Verise.Me eshte bere shprehi edhe per
shkak te natyres time te humorit non stop qe fsheh brenda vetes, por qe pak
kush e di qe e zoteroj, se, hera-heres kur kthehem ne shtepi, apo kur qendroi
ne mjediset e saj perdor batutat e artistit te madh Albert Veria.
Kur kam
ndonje debat me gruan apo djemte per shkak te ndonje paqartesie, une perdor
batuten e xha Sulos. "Me cilin sy e pe ti more, me ate me xham, apo me
kete pa xham". Ose, ose, i them ndonjehere gruas me shaka (por serioz): E
more vesh? Jo, ma kthen ajo me kuriozitet. "Kan vrare Kapural Pelegrinin",
i them une. Ose, ose, me je bere si "Soli Lili", eshte nje tjeter
batute e Beritit qe une perdor shpesh, apo "memecit i erdhi goja" etj.Por
ajo batute qe nuk me ndahet, jo vetem ne shtepi por edhe jashte saj, eshte tek
filmi Shtigje lufte. Futem ne shtepi dhe i them gruas. "Vdekje Fashizmi. Na
ka derguar shtabi i cetes, kemi nevoje per ushqime, veshmbathje dhe pare,
prandaj erdhem qe ti marrim". "Ju s'keni si i merrni, ne ua japim vet",
ma kthen ajo. "Mbledhim fshatin, e pleqerojme dhe..." "Jo more,
do presi ceta sa te mblidhet fshati juaj", i them une dhe shkrihemi se* qeshuri.
Ky eshte Albert Veria qe nuk na ndahet kemba kembes.Eshte madheshtia e ketij
aktori te paperseritshem, e ketij mjeshtri te skenes dhe ekranit, qe nuk mund
te ri i qete pasi do na ngacmoi ndergjegjen hera-heres me veprimtari te tilla
mbreselenese. Pas 9eljes se ekspozites me fotografi qe na ngjanin si piktura,
mbarsur me personazhe nga bota e tij e kinemase, Albert Veria vjen sot me
librin e tij te rende dhe luksoz "Rrefim paradoksal", i cili ka pare
driten e botimit me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise, fal mbeshtetjes dhe
kujdesit te Kryetarit te Bashkise se Vlores zotit Shpetim Gjika.
Rrefim
paradoksal ne veten e pare, te dyte, te trete?! Cka dashur Albert Veria te na
tregoi me kete rrefim, me kete dialog mes te dyja boteve qe perjeton njeriu?! Kuptohet,
Albert Verria bashkejeton me personazhet e tij. Ai u flet atyre, i pyet se ku
gjenden tani, se a e mbajne mend kur kishte veshur lekuren e tyre dhe sillej
rrotull ne skena dhe sheshe xhirimi, duke i bere ata te vuanin, te ndeshkonin,
te ngerdhesheshin dhe te vdisnin me qellim qe te na percillnin neve opinione
dhe botekuptime, emocione dhe mesazhe, hera heres edhe paradoksale...
Albert
Veria i kërkon personazhet e tij edhe ne boten e përtejme, mes galerive te errëta
te tokës. Ai i takon ata permes imagjinates se tij te shprehur dhe u kërkon qe
ta presin nje dite, ndoshta te largët, pasi ai atje do te shkoi, mes tyre
ndoshta...
Rrefimi i
Albert Verise është i gjate. Ai ecën pa u ndalur mbi shinat e historisë se
Shqipërisë moderne dhe na e dëshmon kete pjesëz te historisë ne mënyre
paradoksale, fal punës vigane te redaktorit, mjeshtrit Prof. Dr. Josif
Papagjonit.Albert Veria, ky kaubojs tinzar, pasi une kam bindjen se Berti e ka
enderr te luaj nje film Uester ne Hollivud, pasi bota e tij e madhe e talentit është
gati ne çdo çast te na dëshmoj pafundësinë e saj te galerisë se tipave dhe
personazheve qe presin ne arkivat e trurit dhe shpirtit te tij endacak.
Rrëfim
paradoksal është një testament brilant qe Albert Verria u le brezave, si nje dëshmi
e madhështisë se tij aktoreske, si një mesazh qe vjen nga yjet për te shkuar se
bashku me Bertin përsëri tek yjet.
Duke i
uruar Berth jete te gjate, e uroje sinqerisht për botimin e këtij libri, qe jo
vetëm na pasuron Bibliotekat, por mbetet faltorja ku duhet te falen aktoret e
rinj.
Në këtë veprimtari
diskutuan aktorët Jorgaq Tushe,Ilirjan Ali,shkrimtari Eqerem Canaj,kryetari i
bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika dhe vet aktori i madh Albert vërria.