Kulturë
Kozeta Zylo: solidarizim për ish të përndjekurit para OKB
E diele, 14.10.2012, 07:38 PM
Manifestim
solidarizimi për ish të përndjekurit para OKB-s
Nga Keze Kozeta Zylo
Në datën 13
tetor, 2012 Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci organizoi manifestim
solidariteti në mbështetje të Grevës së Urisë të Ish të përndjekurve politikë nën
diktaturë para OKB-s. Ish të përndjekurit
politikë kanë 22 ditë të ngujuar për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara në
postdiktaturë, ku dy prej tyre zotërinjtë Ndreca dhe Bejko i vunë flakën vehtes
në shenjë proteste.
Manifestimi
u moderua nga z.Grid Rroji një nga bashkëthemeluesit e Forumit për Demokraci. Z.Rroji e hapi manifestimin e solidaritetit
me letrën e Prof.Sami Repishtit, ish i burgosur politik, aktivist i shquar në Botë
për të drejtat e njeriut. Prof.Repishti
iu drejtohej qeveritarëve të Shqipërisë të respektojnë jetën. Në letër midis të tjerash thuhej se heshtja e
qeverisë ashtë jo vetëm skandaloze, por edhe e rrezikshme, sepse ashtu sic
ngjau, grevistët u treguan ma të vendosun seç parashikohej, dhe me këtë qëndrim
ata akuzojnë autoritetin për pa aftësi mbrojtjeje të jetës së qytetarëve.
Nji
zhvillim i këtillë, në shumë vende të botës, ka krijue situata serioze dhe me
rrjedhime shpesh herë tragjike. "Kjo
që ngjet këtu tha Ambasadori Sequi i Bashkimit Europian ash një tragjedi, sepse
e tillë ashtë". Në fund të letrës
Prof.Repishti shkruante se:
" Jeta
ashtë e shenjtë. Sepse asgja, asgja nuk
ashtë më me vlerë se nji jetë njerëzore"!
Përshëndetja
e profesor Sami Repishtit u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.
Ndërsa z.Pellumb
Lamaj ish i burgosur në burgun famëkeq të Spaçit dënoi ashpër klasën politike,
qeverinë që është e mbushur nga ish persekutorët e regjimit diktatorial. Z.Lamaj e shikoi me skepticizëm zgjidhjen e kërkesave
të ish bashkëvuajtesve të tij.
Dr.Ilir
Hysa një nga organizatorët e këtij manifestimi në fjalën e tij midis të tjerash
tha se: "Paria e Tiranës e dalë nga sistemi komunist ruan vazhdimësinë botëkuptimore
dhe vepruese në regjimin e vjetër. Vjedhja
e pasurisë kombëtare ëështë një akt kriminal dhe po aq kriminal është dhe
moskokëçarja e kryeminstrit Berisha për të dialoguar me qeverinë... Ai u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të ndershëm
t'i bashkohen kauzës për Demokraci duke sjellë në fund të fjalës së tij
interpretimin e disa vargjeve marrë nga poezitë e Nolit.
Z.Muhamet
Omari i bëri thirrje qeverisë Berisha që të zgjidhe sa më parë problemet e ish
të perndjekurve politike të cilet po vuajnë në grevë urie për 22 ditë me radhë dhe
askush nuk është ulur me ta për t'i marrë në konsideratë këto probleme madhore
që ka kjo klasë e mëpërkëmbur. Z.Omari
deklaroi që në fillim të fjales së tij se këtu ai perfaqësonte vehten e tij,
pavarësisht se është anëtar dhe i zgjedhur në disa forume përfeshirë këtu dhe
organizatën "Vatra", i cili është anëtar i kryesisë së saj.
Z.Omari dënoi
ashpër heshtjen e shtetit shqiptar.
Ish Këshilltari
i Bashkisë së Nju Jorkut, miku i madh i shqiptarëve z.Seven Kaufman i shoqëruar
nga z.Esad Rizai, kryetari i fondacionit "Shoqëria Shqiptaro-Amerikane"
në fjalën e tij u solidarizua plotësisht me grevistët e urisë dhe iu bëri
thirrje të pranishmëve të mos heshtin për kauzen e tyre. Ju jeni në vendin më demokratik në botë dhe për
këtë jeni të lirë të ngrini zërin tuaj, zë që dëgjohet me respekt ndër shqiptarë
vazhdoi z.Kafman.
Znj.Mimoza
Ferraj bashkëthemeluese e Partisë Demokratike solli me emocion dhe dhimbje luftën
që u bë për të sjellë demokracinë në Shqipëri.
Por unë dhe gjithë Shqipëria tha znj.Ferraj luftuam që klasa e
persekutuar të gëzonte lirinë e fjalës, pavarësinë ekonomike të ishte e
barabartë në shoqërinë shqiptare dhe jo pas 22 vjetësh të shoh ish të burgosurit
të vetëflijohen. Mos impenjimi i qeverisë
për këtë klasë është një turp dhe i paprecedent...
Ish
deputeti i Malit te Zi z.Xheladin Zeneli u pronocua për mediat duke u
solidarizuar me grevistët e urisë, me ish të përndjekurit. Unë tha ai kam ardhur këtu për të qenë pranë ish
të përncjekurve politikë që sot ndodhen në grevë urie për të drejtat e tyre, ndërsa
qeveria shqiptare është komplet indiferente karshi këtyre jetëve njerëzore. Z.Zeneli
tha se është qeveria shqiptare po kaq indifirenete dhe me të drejtat e shqiptarëve
në Mal të Zi që po mëpërkëmben nga qeveria diskriminuese atje.
Z.Ervin
Toro bashkëthemelues i shoqatës "Rrënjët Shqiptare" dhe bashkësponsorizues
i këtij aktiviteti dënoi heshtjen e qeverisë karshi ish të përndjekurve politikë
që kanë plot 22 ditë në grevë urie. Jam
tejet i prekur me aktin e tyre deri ne vetëflijim ndaj ne si shqiptarë duhet
medoemos të solidarizohemi dhe të mbështesim pa rezerva ish të përndjekurit.
Prof.Shenasi
Rama ish student i grevës së urisë në përmbysjen e diktaturës në intervistën për
TV Alba Life, falënderoi Forumin për Demokraci që ishte një përpjekje shumëdinjitoze
në solidarizim të ish të përndjekurve politikë, organizuar para Kombeve të Bashkuara
nga Grid Rroji, Ilir Hysa, Albert Tolja, Olsi Argjendari etj...
Ai tha se
e ardhmja e Shqipërisë është e kërcënuar nga Paria e Tiranës dhe mosdëshira e
saj për të krijuar një model politik dhe për t'u ndarë nga e kaluara kriminale,
veglat e tyre mediatike dhe klanet mafioze që i mbështesin.
Të pranishmit
e përcollën me interes dhe solidarizim përshëndetjet e Këshilltarit të Bashkisë
së Nju Jorkut z.Steven Kaufman, z.Pëllumb Lamaj, Dr.Ilir Hysa, z.Muhamet Omari,
znj.Mimoza Ferraj, Kozeta Zylo etj...
Manifestimin
e Solidaritetit para Kombeve të Bashkuara në
Në fund
ai tha se ne jemi të gjithë GJERGJ NDRECA DHE LIRAK BEJKO!
Manifestimi
u përcoll nga mediat si: TV Kultura Shqiptare me producent Adem Belliu, TV Alba
Life me producent Qemal Zylo, Studio Pali me producent Skënder Pali, Shqiptarët
e Amerikës me producent Qazim Doda...
TV Alba
Life mori disa intervista si me: Prof.Shenasi Rama, Dr.Ilir Hysa, z.Pëllumb
Lamaj, z.Grid Rroji, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj, z.Xheladin Zeneli, z.Ervin
Toro etj...
Pjesëmarrësit u shpërndanë duke shpresuar se zëri i tyre do të dëgjohet në forume dhe organizata të tjera shqiptare në mbështetje dhe solidarizim të grevës së urisë nga ish të përndjekurit politikë.
13 tetor,
2012