E enjte, 01.05.2025, 05:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Milianov Kallupi - magjistar i poezisë

E marte, 16.10.2012, 07:21 PM


Milianov Kallupi, ky mbret i hajkut dhe magjistar i poezisë

Nga Hyqmet Hasko

Historia e hajkut, si një lloj i veçantë poezie, që e ka origjinën dhe njeh kulmacionet e saj në Japoni, njeh një traditë të re në Shqipë ri, me disa përfaqësues të saj, ku kryet e vendit, një soj mbreti pa kurorë i saj, është, padyshim, poeti i njohur nga Elbasani Milianov Kallupi.

Hajku, siç dihet, është një nga magjistralet e poezisë së përgjithshme shqipe, por ai është krejt specifik dhe i veçantë, pasi ka të bëjë me një tekonologji ndryshe të funksionimit të artit poetik, qoftë përsa i përket numrit të vargjeve, që janë standard, trevargsh, qoftë të  mënyrës së  procedimit strukturor dhe estetik.

Nëse hajkun do ta konsideronim si një republikë më vete, në shumësinë e republikave të llojeve të ndryshme letrare, prozaike, poetike e dramatike, presidenti i zgjedhur në  mënyrë unanime, nga të  gjithë lëvruesit e tij, do të ishte, padyshim, Milianov Kallupi.

Kallupi ëhtë utori i disa përmbledhjeve poetike me hajk, ku vërehet një ngarkesë emocionale e mbushur me lirizëm dhe spontanitet, me një gjuhë të figurshme dhe me një korpus të gjërë  botëvështrimi estetik.

Nëse Kallupi njihet si babagjyshi i hajkut shqiptar, kjo nuk e sposton vëmendjen e lexuesit dhe të  kritikës letrare nga pjesa tjetër e krijimtarisë së tij, një krijimtari e begatë dhe me kualitet të  lartë artistik.

Ai është autor i disa përmbedhjeve me poezi për të rrituir dhe fëmijë, një  veprimtar i shquar i fjalës së lirë, sidomos i fjalës poetike, në emër të së cilës e ka kthyer qytetin historik të Elbasanit në një qytet poetik, ku mblidhen letrarët nga e gjithë bota shqiptare dhe ndajnë  me njëri-tjetrin pasuritë  e shpirtërave të bukur poetikë shqiptar.

Profili poetik i Kallupit është ai i një krijuesi me një ndjeshmëri të lartë, me tenika vjerëshërimi midis tradicionales dhe moderns e postmodernes, me një pasuri të begatë mjetesh dhe teknikash poetike, me struktura vargjesh e strofash të zhdërvjellëta, që e kthejnë formën në një procedim të mesazhit estetik.

Poezia e tij është një endje e imagjinatës dhe realittetit, si kujtesë, si ndjenjë dhe përjetim emocional, në shtrirje horizntale e vertikale, me një diapazon të gjërë lirik e dramatik, ku protagonist, në pjesën më të madhe të poezive, është vetë uni i poetit, marrëdhëniet e tij me jashtë-unin, me kohën dhe bashkëkohësit. Ajo është reflektim i botës shpirtërore të poetit, i atij procesi njohjeje e selektimi etik, moral, filozofik, estetik, që e shtyn poetin në udhëtimin e tij drejt të bukurës, drejt fisnikes dhe ëndrrës së kulluar.

Por le të kthehemi te hajku, përfaqësuesi më dinjitoz i të cilit ai është në Shqipëri dhe ku me teknikat e zhdërvjellëta të procedimi poetik, me fuqinë dhe freskinë e figurës dhe të imazhit është bërë një llj shkolle për lëvruesit e  hajkut, ku mund të renditim dhe një duzinë peotësh të tjerë hajkistë.

Gjatë leximit të librave me hajkë të Kallupit, mund të vëresh cilësitë më të mira që ka në vevete një poezi e dendësuar në imazh dhe e kurseyer në vargje e shprehje poetike, si ritmin e hazhdiur dhe kumbues, imazhin e fortë që të mbetet në mendje, idiomat dhe përvojat kolejtive të mençurisë popullore të ktheyra në mesazhe artistike, etj.

KallupI nuk është uniform në aktin  e tij poetik, ai përdor teknkia të larmishme vjershërimi, bile edhe në hajket e shkruara prej tij ku forma është standard, trevargësh, ai operon me stile dhe struktura të befta, duke mos qenë uniform dhe i njëjtë në asnjë rast e në asnjë akt krijues.

Në përmbledhjen poetike mbresëlënëse “Flatra shiu”  (222 hajku për shiun), që është një nga kulmet e akti poetik të Milianov Kallupit, poeti, me anë të shiut, që është simbol, metaforë, gjendje shpirtërore, por dhe përftesë e drejtëpërdejtë e raporteve të poetit me natyrën dhe kohën njerëzore, poeti shkëlqen me frskinë e gjetjeve, me pasurinë dhe larminë e figurave, me zhdërvjellëstinë e përdorimit të teknikave të trevargëshit, që tek ky poet merr një fuqi gati sugjestive.

Zhbirimet e holla psikologjike, etike, filozofike të Kallupit në poezitë e tij më të mira, tregojnë shkallë të lartë mprehtësie dhe inteligence natyrale, fuqinë e një poeti të lindur për të na dhënë peizazhe të thyera të jetës së gjallë dhe të shpirtit njerëzor.

Si poet dhe njeri i letrave, Milianov Kallupi dallohet si një lirik  sa i ngrohtë dhe i shtruar, aq i thellë dhe i rrëmbyer, me një diapazon të gjëra figurash, impresionesh, gjendjesh dhe mesazhezh, me teknika bashkëkohore vjerërimi, sidomos të hajkut, të cilit I ka dhënë një fytyrë shqiptare, aq të adërt e të dashur për lexuesit e tij.

Poezia e Kallupit është një këngë gjithmonë në rrugëtim për dashurinë, dashurinë në kuptimin më të gjërë të kësaj fjale, dashurinë të cilën ai e ka ngritur në kult dhe për të cilën zhbiron e kërkon me artin e tij poetik, me një përkushtim krijues përtej të zakonshmes.

KallupI shkruan një poezi ku gërshetohet tradicionalizmi poetik me risitë e modernitetit, përdor vargun e lirë, por dhe të rregulltin dhe ka në themel të aktit të tij poetik unin si protagonist lirik, marrëdhëniet e këtij uni me botën e jashtme që e rrethon, me kohën dhe bashkëkohësin, me problematikat sociale, etike dhe ekzistebnciale, me të cilat ballafaqohet në rrugëtimin e tij poetiko-filozofiko-metafizik.

Më shumë se me tekstin, me fjalët dhe stilemat që përdor për të hyrë në korrelacione esetike me lexuesin, poeti komunikon me nëntekstin, me të nënkuptuarën, me atë thagmë shpirtërore, që përftohet nga gjendja, imazhi dhe strukturat e brendshme të aktit poetik.

Kallupi hyn në kategorinë e atyre që quhen “poetë të vështirë”, jo për shkak të ndonjë manie shkrimore, ekstravangance apo moderniteti si qëllim në vetvete, por për shkak se parapëlqimi i tij në lidhje me shkrimin dhe komunikimin me anë të poezisë lidhet me një botëvështrim të veçantë që ai ka në lidhje me objektin dhe subjketin e kësaj poezie. Ky botëvështrim, e mban atë të mbërthyer në ndjesitë e holla të investigimit të dukurive  që bën objekt shqyrtimi estetik, duke i parë ato në shumë pamje, për ta lënë lexuesin, që në këtë mozaik, të zgjedhë pamjen që atij i pëlqen më shumë dhe me të cilën mund të identifikohej bota shpirtërore dhe psikologjia e tij.

Në imazhet poetike që përcjell Kallupi shkrihet koha dhe hapësira e të ndodhurave reale me fiskionin dhe trillin estetik. Ata shprehin një botë të pasur shpiërtore, plot thyerje dhe digresione, ku horizontalja dhe vertikalja shkrihen dhe priten në të njëjtin vector poetik.

Poezia e këtij poeti është një mozaik kërkimesh spontane dhe të vevetishme në shpirtin e fshehtë të gjërave, të pamjeve, mjediseve, dukurive, gjendjeve dhe peizazheve jetësore, tokës, bjeshkës, detit, bregut, ëndrrës, komunikmit dhe ndjesive njerëzore, ku autori vendos kamerën e tij vëzhguese dhe interpretative, si bartës i një psikolgjie moderne të njeriut bashkkohor shqiptar.

Milianov Kallupi ka se çfarë të thotë, por nuk nxiton t’i shqiptojë ato thagma fjalësh e mendimesh që i ziejnë përbrenda, por i lë të piqen në furrën e frymëzimit, dhe i nis për rrugë, në rrugëtimin drejt ëndrrës së kulluar.

Poeti Milianov Kallupi është një nga poetët më të rëndësishëm të brezit të tij, një brez i keqkuptuar, për të mos thënë i sakrifikuar, por krenar dhe solid në kredot dhe dëshmitë e tij, për vete dhe për të tjerët.

Milianov Kallupi, ky mbret i hajkut dhe magjistar i poezisë, është një krijues befasues, që ka gjithmonë gjëra të reja për të thënë e për na joshur, me freskinë dhe larminë e aktit të tij poetik e njerëzor, të ri e të papërsëritshëm.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx