Albert Habazaj: I shkreti zog...
Nuk është aq e bukur sa duket dëbora,Nuk është aq e pafajshme sa na thonë,Ta dini: ajo është katile e tmerrshme,Ta dini: një zog i vogël dha shpirt në borë!... Nuk fluturoi më dot në qiell me shokë,Vocërraku kishte rënë në mes të rrugës,I kishte ngrirë zemra simbolit të lirisë,Përmbysur e gjeta kur kthehesha pas punës...


























