Blerim Rrecaj: Sythat parapranverorë
Po fryn një erë e lehtë parapranverore. Drunjët janë mbushur me sytha si lloj frutash të vogla e të freskëta, të kuqëllimta e bardhoshe që të dhurojnë kënaqësi embëloshe duke i soditur, diku duken si qershi, diku si shega, e diku si thelba hudhrash e koka qepësh të reja. Sodit çaste në këto ditë, fresko mendjen, zemrën, sytë...
























