Kulturë
Kadri Tarelli: Thinja pleqërie
E enjte, 28.02.2019, 08:01 PM
Thinja pleqërie
Nuk të mban ngrohtë, veshur qyrk i huaj.
Në bukë të botës, a ngopesh? Më thuaj!
Drithin tënd ngarko, në mulli shko e bluaj,
Mbush hambarin plot, ç’t duash gatuaj.
Më dorën e tjetrit, kurrizin tënd mos kruaj,
As gjarprin kur fle, në ferrë mos e luaj,
Më pas zë e thërret, bobo seç po vuaj!
Çfarë i bëjmë vetes, di kush ta shkruaj?
Vetes ia them! Si të duan të tjerët!
S’pyes për zengjinët, më shumë për të mjerët.
Kërko yllin tënd, në qiellin e errët!
Mos e lerë të ikë, ndaj nisu herët.
Përtacia, ves, apo mungesë mençurie?
Të urtët na thonë: Jeta dhuratë perëndie,
Cilësia e saj, guxim dhe dritë diturie.
Besova, kur koka u mbush, thinja pleqërie.
Kadri Tarelli
Durrës më: 27, të shkurtit, 2019.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Një autor që kohën nuk e çon dëm
Sejdi Berisha: Nganjëherë historia i ngjanë kaosit
Albert Zholi: 'Deti i jetës' një libër tundues i Irena Hoxhës
Mehmet Elezi: Shtatë qiejt e Havzi Nelës
Gëzim Llojdia: Si u identifikua në vitin 2011 flamuri i Kongresit të Lushnjës?
Julian Çefa: Në Kishen e Shën Palit Michigan, me rastin e vorrimit të Kolec Pikolinit
Milazim Kadriu: Hamdi V. Thaçi - Ilir Durmishi – dëshmor i kombit
Bashkim Saliasi: Poezi që shigjetojnë të keqen dhe afirmojnë përvoja e vlera
Nexhat Halimi: Deti njeriu e dita
Halil Gashi: Lamtumirë maestro
Blerim Rrecaj: N'tregun e së dielës
Xhemaledin Salihu: Kur 'Veprimi' intervistonte Presidentin Rugova
Luan Kalana: Shqipëria na bashkon!
Jusuf Zenunaj: Kur vdes...
Albert Zholi: Mirënjohja
Xhavit Çitaku: Ne mposhtëm vetveten për t'i qëndruar besnikë popullit
Poeti Hasan Selimi nderohet me Çmimin Special ''Pavarësia''
Lekë Mrijaj: Intervistë me Sabri Behramaj, modelues i bustit të Gjergj Kastriotit
Jeton Kelmendi: Anton Marku - Në secilën dritë pak hije
Albert Zholi: Rrugica të errëta në Athinë